Poezi nga Gjovalin Lumaj

Gjovalin LumajGjovalin Lumaj

 

 

ASKORTISH, KURBETQARI

 

 

K ur vendlijes ju largova, me mendimin per tu kthyer,

U gabova, u vetmashtrova, perjete mbeta ne t’huajat dyer.

R end ne endrra ne kujtime, prej se largu fluturim,

B ehet shqipe shkon ne male, ku ka cerdhen shpirti im

E shte nje force qe me terheq, nuk ndalohet, nuk njeh prita,

T oke e te pareve, toke e shtrenjte, ku kam lindur ku u rrita.

Q ari i botes dihet mire, jete me dhimbje fund me lote,

A maneti ah.. i shkreti, shkrihet tretet neper bote.

R endojne vitet shtojne peshen, rendon shpirt e lodhet shtat,

I  perjetshem mbetet malli, as ne varr s’te le rehat..!

 

 

 

      F J A L A

 

Sa me gaz e me deshire,

Del nga shpirt qe miresi rjedhe.

Ma ngroh zemren fjala e mire,

Rrezaton, shkelqen si diell.

 

Eshte e madhe, ka fuqi,

Eshte e bukur, eshte e dlire,

Ka shkelqimin si flori,

Eshte e shtrenjte dhe kushton lire.

 

Si e folur si e shkruar,

Prej vete Zotit ka bekim.

Perse jemi dorshtrenguar,

Pse e japim me kursim..?!

 

Fjala del, merr “arratine”

Nuk pushon duke vrapuar.

Tregon “marken”, pastertine,

Cili shpirt e ka prodhuar..!

 

 

 

  BLASFEMIA

 

 

Besimtari,

Gaboj e blasfemoj qyqari..!

Kishte nje jete,

Qe nderonte e besonte, nje Zot te vertete.

 

Nje dite e humbi durimin,

E harroj besimin ne Zot, perkushtimin.

Ne mes katrahures, ne hukubet,

Ne Shoqeri, ne drejtesi, ne shtet,

Me duart drejt qiellit thirri plot siklet:

– Ku je o Zot, perse nuk i vret..?!

 

Prape ra ne pendim:

– Me fal o Zoti im.

U nxitova nga halli,

Harrova se keta jane vete djalli.

Gabon, blasfemon njeriu i shkrete,

Ti je Zot, nuk je pistolete,

Qe te vras une cilin te dua vete,

Eh.. ne te varferit, mekataret e kesaj jete..!

 

 

 

M A R R J A

 

Marrja don me u fsheh, por nuk ka fat,

I zoti nuk e le rehat:

– Hej.. zgjohu, leviz, mos rri mbrapa bote,

Hajde te dalim publikisht, sot eshte koha jote.

 

I zoti ka tager, ka fuqi,

Kapardiset me marren, e ka per lavdi.

Opinioniste e gazetare vrapojne si zagare pas tije,

Elozhet, ne gazeta dhe ekrane e vashin me madheshti,

E mburret ky faqezi,

Pse shet marren e poshtersine si ndershmeri.

 

Dalja e marres ne treg nuk eshte sot risi,

Cudi..!

Edhe pse e neveriteshme,

Gelltitet me shije si gjelle e perditeshme..!

 

Suksese diteve te letersise.

Besoj dhe shpresoj, po perpiqem e po punoj.

Qe te jem ne ate dite, te mos mungoj…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *