Poezi nga Drita Ademi, Zvicer

ademi dritaLiria

 

Asht mëngjes Maji.
Nji prostitutë ban qef
Në krahët e Wilhem Tell- it
Sa për imazh në dorën e mjatë e mbanē
Nji shishe Jak Jonson
Me të djathtën
Prekë ballin ,flokët, barkun,
Fshinë qiellin
qeshë,qan …
N` ekstazë
Nji lot i rrëshqet mbi një glasë
Tremben pëllumbat
Marrin krah mbi Rhein
E Ndezi nji cigare
Qeshë me vete
Liria lindka në imagjinatë
Dhe vdiska në një glasë…

 

 

 

Do të bëhem dhe

 

Ai vet është paqja.
Me yje, diell, dashuri e hanë përrreth
Me liri të paskajshme, t`gjatë ,t`gjerë.
Ndërsa unë? Unë jam dilemë, kam mall, kam dhimbje, kam zjarrë
kam buzeqeshje ,ëndërra, me zemër që pulsojnë rimë e hapa të pabindëshem.
Unë jam vesë
mekatare
jam kështu qysh se kam lind
e rrethueme me engjuj ,
ata kur t`duan më marrin, më qojnë lartë
me dashuri, me  zjarrë, ,
dilema , malli, dashuria, dhimbja
treten diku tjeter, si polen lulesh, ndoshta si ujvarë
veç trupi ka me u bë dhe!

 

 

E heshtur e huaj

 

Jam një pasardhëse e heshtur

Në mes të dy qiejve,

Si hëna në errësirën e natës

E humbur e kaluar…

Jam nisur të vij,

Natyrisht të kthehem,

Gjethet bien

Pa shifra,

Pa kode të dheut

Afër trungut të tyre

Ato

Treten lirshëm.

 

Jam vetëm një qënie e heshtur

Në mes të dy hapësirave

Si nëna në përditësitë e jetës

E malluar e hutuar

Jam nisur natyrisht…!

Do të kthehem,

Që ju të besoni,

Të kuptoni

Se çfarë do të thotë

Të bëhesh shifër me kodin: E huaj!

 

 

Metamorfozë

Kam vendosur të hesht, e

Të shkruaj për një njeri

E për një tjetër që quhet luftë

Për ty, për vete,

Për atë Kala që kurrë nuk e ndërtuam.

Kam vendosur të shkruaj, të hesht

E njëkohësisht të mos hesht, ju dua, e

Ju kam frikë

Frikë

Për ju, për vete, nga ju të gjithë

Në heshtje, në paqe, në luftë,

Kam frikë se do të vdesim një ditë

Pa folur , në heshtje, pa u thënë

Pa u njohur!

 

Ajo e bardhë do të vijë

Erë e lehtë atë ditë do të fryej
Mjegullën lehtas do të largoi,
Rrezet e diellit mbi majat e lisave do të bien
Frymës, lirine e përbotëshme t`i falin.

Retë e zeza do të zhduken,
Qielli i kaltër, heshtur roje t`më bëjë
Dhe shi do të bie,mallnueshëm kohërave…

Milliona yje atë natë, qiellin do të ndriqojnë
E vetëm dy tre zgjuar do të rrinë
Të shohin në sytë e njëri tjetrit
Pejsazhet e ruajtura kohërash.

Ajo do të vijë e bardhë
Si një mike e mirë, të më qeras
Dhe unë, e qetë do të jem, ju premtoj
Ashtu lirshëm, në maje të bregut
Se, vetëm bregu i qeshë, perëndimit
Dhe lindjes së Diellit.

 

***

 

Të endesh rrugëve dhe të numërosh të çmendurit

është fatkeqësi

sepse njëri nga ta mund të jesh dhe ti

i çmenduri një, i çmenduri dy, i çmenduri tre…

një shifër të bartësh mbi supe

e të mos kuptosh nëse je kalbur apo gjallë je

nëse ke një varr apo dy metra qiell.

Shekull i pa fat!

Njerëz te palumtur

buzëqeshje të rreme

zemra pa ujdi

shpirtëra qe mundohen të clirohen nga vetvetja

e zënë rob.

Sa trishtim të jetosh në shekull të ri,

në shekullin njëzet e një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *