Mbrëmje festive për DioGuardin në Detroit

Nga Pjetër Jaku

Botues i Revistes Periodike “ Kuvendi”

 

Në Qendrën e Shën Palit, siç ishte njoftuar më pare, u festua 25 vjetori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, 75 vjetori i lindjes së Liderit të saj, ish kongresmenit me origjinë shqiptare, të njohurit Jozeph DioGuardi dhe, 65 vjetori i linjdes se bashkëshortes së tij, një nga bashkëpunëtoret në këtë Ligë, Shirley Cloyes DioGuardi. Mbrëmjen e moderoi, aktivisti Anton Lajçaj, pjesën ceremonial, ndërsa pjesën kulturore e drejtoi artisti i njohur , Fran Gjoka. Në këtë festë merrte pjesë edhe Ambasadorja Shqiptare ne Amerikë, Floreta Luli Faber.

Gjate  interpretimit te hymneve kombetare te Amerikes dhe Shqiperise. Nga e majta:Dom Ndue Gjergji, Dom Fred Kalaj,Shirley Clois DioGuardi, Jozeph DioGuardi, Floreta Faber me bashkeshortin, Anton Lajçajdioguardi 75 vjet.png6 mbas se pares

DioGuardi dhe çeshtja shqiptare në isntancat më të larta Amerikane

Në përshëndetjen e tij Dom Fred Kalaj, njëkohshëm famullitar i Komunitetit Katolik të Shën Palit, theksoi të qënit shqiptar të DioGuardit dhe të vetmit njeri më origjinë shqiptare që ngjiti shkallët e Kongresit Amerikan. Të parët e tij, – tha Dom Fredi, – ishin ushtarët e Gjergj Kastriotit për 25 vjet. Babai i tij emigroi në  Amerikë, përkatësisht në New York, si miliona të tjerë për një jetë më të mirë. Ai kishte marrë me vete edhe  pjesë të shqipës së arbëreshve. “Punën e DioGuardit për çeshtjen shqiptare e kanë prekur shumë shqiptar, ende pa u hapur mirë Shqipëria. DioGuardi dhe Lantos i vunë kusht Presidentit Komunist të atëhershëm, që të lironte të burgosurit politik, për të realizuar takimin me ta. Nga kjo përfitoi dhe vëllau im-, theksoi Dom Fredi.

Ishte vërtetë një moment prekës sjellja e këtij fakti nga Dom Fredi, që shpërtheu në duartrokitje. Aktivisti Marash Nucullaj, Kryetar i kësaj Lige për Michiganin, në cilësinë e folësit të rastit, bëri një biorgrafi të shkurtër të çiftit DioGuardi dhe të punës së Ligës në të mirë të shqiptarëve kudo në botë.

dioguardi 75 vjet.png5

Vet DioGuardi theksoi në përshëndetjen e tij të qënit gjak shqiptari dhe krenarinë që kishte për këtë. Theksi i tij u vu në njohjen e Shqipërisë dhe Kosovës, njohjen e pakicave shqiptare në Greqi dhe Mal të Zi dhe cenimin e  vazhdueshëm të të drejtave të tyre. Impenjimi i tij në dy  mandatet që kishte në Kongresin Amerikan, u  përqëndruar, më së shumti në njohjen e kongresistëve, sa të ishte e mundur e më shumë me problemet shqiptare. Nga 435 kongresistë, as 12 nuk e njihnin Kosovën por,  edhe Shqipërinë fare pak e njihnin. Debatet e tij me drejtues të Kongresit dhe instancave të tjera të larta të  Amerikës, rrihte vetëm në një drejtim: të njohjes së Shqipërisë së izoluar komuniste, të cënimit të drejtave të njeriut në mënyrë sistematike, të mungesave  ekonomike të pashembullta, por më e rëndësishmja të  mungesës së lirisë së fjalës dhe mendimit ndryshe. Kush tjetër më mirë se DioGuardi mund ta sensibilizonte opinion amerikan për çeshtjen shqiptare?! Edhe pse sot, mbas më shumë se 30 vjetësh, shfaqet ndonjëri me unin e tij për t’u dukur, se na paska bërë namin për çeshtjen shqiptare ( një alter ego e njohur tek shqiptarët), kurrë nuk mund të bënte as nuk ka bërë sa DioGuardi! Ata duan të kishin bërë, por atëherë u mungonte orientimi i saktë , duke u luhatur në paradokset e momenteve, pa gjykuar se ç’e neserme do të vinte. Prototipa të tillë shkojnë aq larg, sa bëhën qesharak me deklarata, sikur ata ishin koka e Diasporas, sikur pa ta nuk do ishte arritur Pavarësia e Kosovës, nuk do të ishte çliruar Shqipëria nga prangat komuniste etj etj…

dioguardi 75 vjet.png7

Deklarat e Millosheviçi në Gjyqin e  Hagës

Deklarata e Millosheviçit në Gjyqin e Hagës është një nga faktet më domethënse të punës që ka bërë DioGuardi dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, sidomos për Pavarësinë e Kosovës. “DioGuardi dhe Liga e tij kanë dëmtuar shumë Jugosllavinë time”, deklaronte ai ( Millosheviçi). Kush nuk do e deshironte një lobim të nivelt DioGuardian? Realizimi i këtij Lobimi ishte mbështetja e ishkongresmenit nga shqiptarët që e kishin kuptuar prej vitesh se ç’do të thotë të kesh një mik të këtij rangu, që di ku ta adresoj çeshtjen shqiptare, e cila prej dekadash po zvarritej, vetëm nëpër demostrata, ndikimi i të cilave nuk ishte i pakët, por zëri i shqiptarëve nuk shkonte aty ku merreshin vendime e diskutoheshin çeshtje madhore. DioGuardi do të gjindej në Mal të Zi, në takime të nivelit të lartë për të drejtat e shqiptarëve, do të shkonte në Kosovë e Maqedoni, do të trokiste kudo edhe për Çamërinë dhe të drejten për të kërkuar qeverisjen e tyre dhe njohjen e pronave që shteti grek ua mori me dhunë.

dioguardi 75 vjet.png3

Dom Fred Kalaj, duke pershendetur

Gjeneza shqiptare te arbëreshët

Leximi i Letres së Prifitit arbëresh Antonio Belushi, i njohur për demostrimin e vazhdueshëm të shqiptarizmit te arbëreshët, ishte prekëse edhe në lidhje me aktivitetin proshqiptar të  DioGuardit. Të qënit shqiptar do të thotë të bësh për shqiptarët, të pamunduren e mundshme. Veç tekstit prekës për biografinë e DioGuardit, ai kishte shkruar një poezi. Letrën e Antonio Belushit e lexoi Dom Fred Kalaj.

DioGuardi arrin të sjellë shumë kujtime nga festat shqiptare  të arbëreshëve dhe të kujtonte largësinë që i ndante ata nga mëmëdheu i  gjyshërve të tyre, të sillte në kujtesë disa toponime që shqiptarët e kohës së Gjergj Kastriotit i kishin marrë me vete, të cilat i ruanin për më shumë se 500 vjet, pa arritur të asimiloheshin nga  gjuha dhe kultura italiane. Kalatë e kujtesës i kanë marrë në më shumë se 25 breza deri në ditët e sotme, pa i lënë askund për të humbur, por një Shqipëri e fortë dhe e bashkuar do t’i bëntë dhe ato vende ku zunë arbëreshët e sotëm ma shumë shqiptare, edhe pse ishin dhe janë shqiptare. Katunde të tëra, kanë simbolet e tyre që lidhen me kohën kur emigruan. Kastrioti dhe shqiponja janë përherë të pranishme në gëzimet dhe fatkeqësitë e tyre.

dioguardi 75 vjet.png2

Ambasadorja e Shqiperise ne Amerike, Floreta Luli Faber

Një aktivitet model që duhet përshëndetur

Ambasadorja e Shqipërisë në Amerikë, Floreta Luli Faber, e ardhur enkas për këtë aktivitet, theksoi punën e bërë nga çifti DioGuardi në lobimin në dobi të shqiptarëve, por edhe në ruajtjen e komunitetit, si një tërsi e pandarë, kur bëhëj fjalë për Kosovën, kur bëhëj fjalë për diktaturen dhe  themelimin e një  rendi të ri demokratik. Ajo, ndër të tjera vuri në dukje dhe projektet e të arthmes që ka qeveria shqiptare për një takim të diasporës në Tiranë pranverën e ardhshme, për detajet e së cilës do mësohet në të arthmen. Dom Ndue Gjergji, famullitari i Kishës Zoja Pajtore në Michigan do të bëntë një përshëndetje koncize me një thirrje për bashkim e  bashkëpunim të të gjithë faktorit shqiptar, brenda dhe jashtë Atdheut, në të mirë të  çeshtjes së përbashkët dhe  bashkimit të trojeve shqiptare.

dioguardi 75 vjet.png1

Nga e majta: Marash Nucullaj dhe Fran Gjoka, organizator te aktivitetit

Anton Lajçaj do të lexonte përshëndetjen e ardhur nga Teqja Bektashjane, edhe pse aty ndodhej kryetari i Këshillit të Teqes, Ekrem Bardha. Në emër të Televizionit Shqiptar të Amerikës do të përshendeste Drejtori i tij, Gani Vila, pas shfaqjes së një dokumentari për  jetën dhe veprimtarinë e DioGuardit, i cili i  akordoi edhe çmimin “ Thank You”, titull i një emisioni qe e ka prej vitesh ky television. Në emër të Shoqatës “ Kosova”, aktivistja Marqe Domgjoni i dhuroi një Mirënjohje Jozeph Dioguardit me një tekst, që nënkupton gjithë ç’ka bërë ky shqiptar për shqiptarët.

Faton Beqiri,  në emër të atyre që kishin udhëtuar nga New Yorku e Chikago, një aktivist i njohur i kësaj Lige, do të theksonte se punë të reja e presin këtë Ligë në të arthmen, duke qënë ende larg objektivave të saj.

I pari dhe i vetmi aktivitet që i shpëtoi shoqatizmit dhe fjalimeve pafund , korr e mos lidh, edhe pse në sallë ishin afro 500 të pranishëm.

Pjesën  kulturore e  drejtoi këngëtari dhe aktivisti i Ligës, i mirënjohuri Fran Gjoka, ku sëbashku me artistë të tjerë të njohur në komunitetin e artistëvë shqiptar në Amerikë, argëtuan të pranishmit deri pas mesnatës. Këngëtari Gëzim Nika, një zë i veçantë i muzikës shqiptare , solli para të pranishmëve një cikël me këngë patriotike, aq sa u duratrokiten dhe u kënduan sëbashku.

Hyrja e Falmujve nga një grup të rinjësh dhe hymnet i paraprinë si përherë këti aktiviteti mbresëlënës, ku më shumë finesë drejtoi grupin e valleve e njohura Joli Paparisto.

Fotot jane realizuar nga Mjeshtri Paulin Palushi, mbajtes i Urdherit ” Naim Frasheri” te Klasit te Pare

Me shume foto te aktivitetit do te gjeni ne numrin e printuar te Revistes ” Kuvendi “

One thought on “Mbrëmje festive për DioGuardin në Detroit

  1. vleresim per paraqitjen nga ju te kesaj veprimtarie mirenjohese per nje nga njerzit dhe ligen qe ai drejton me nje veprimtari te madhe ne dobi te kombit tone
    respekte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *