Edukojini mirë vajzat tuaja. Mësojuni të bëhen të zonjat e vetes. Mësojuni që nuk është nevoja të shkurtojnë fundin në kthesën e parë sa del nga shtëpia, mësojuni që mund të veshin ç’të duan. Mësojuni që parimet dhe normat qëndrojnë në tru. Mësojuni që xhelozia dhe dashuria janë dy gjëra krejt të ndryshme. Mësojuni që është gjë e bukur kur dikush bëhet xheloz për ty, por është gjë e keqe dhe e shëmtuar mos të të respektojë. Edukojini mirë djemtë tuaj. Mësojuni të tregojnë rrespekt për gjininë tjetër. Mësojuni që femra kthehet natën vonë në shtëpi “nuk po kruhet”. Mësojini që një femër mund tu mbeshtetet në sup dhe t’i përqafoje dhe si mik. Mësojini që të mos kenë frikë të prekin; që të dashurosh do të thotë të vlerësosh. Mësojuni që “ti dalësh për zot dikujt” nuk do të thotë se është prona jote. Mësojuni që nuk janë pëlhurë e rrallë indiane dhe nëse janë të tillë, duhet të dinë që nga ajo pëlhurë shami për hundët prodhohet. Mësojuni që te mos përçmojnë askend.
Por të gjitha këto… në fillim mësojuani fëmijës së vogël që gjendet brenda jush!
(A. Einstein)