Se shpejti Revista “Kuvendi” do te kete nje bisede me Dr. Gjon Kelmendin ne lidhje me zhvillimet e reja te komunitetit tone, si dhe historikun e shqiptareve ne Michigan e atdhetarizmin e tyre te pashoq, ne perpjekjet e vazhdueshme per demokratizimin e Shqiperise dhe Pavaresine e Kosoves!
Nga Gjergj Zhei, shkrimtar
Dr. Gjon Kelmendi eshte, veçese patriote, para se gjithash, misherim i inetelektualit te plote, qe gjithe aftesiet perpiqet t’i vere ne sherbim te Atdheut dhe çeshtjes kombetare…. Njeri me kulture te gjere, me parime te palekundura demokratike e humane, i patrembur para shantazheve qe i kane bere vazhdimisht funderrinat e Sigurimit dhe UDB-se; ai e ka çuar zerin paprere deri ne Senatin Amerikan, apo ka bere çmos per te sensibilizuar per çeshtjen shqiptare personalitete nga me te larta te Shtepise se Bardhe.
Per shembjen e diktatures komuniste ne Shqiperi kane luftuar, jo vetem shqiptaret ne Shqiperi, por edhe pjesa me e shendoshe e me e kulturuar e diaspores ne vende te ndryshme te botes. Agjentet e Sigurimit dhe te UDB-se, ne bashkpunim midis tyre, bene çmos per t’i penguar, per t’i percare, per t’i zhdukur. Bishtrat e ketyre te rekrutuarve nga agjentura komuniste, vazhdojne sot e kesaj dite luften e tyre. E, kjo ndodhi jo vetem ne vise te ndryshme te Evropes, por edhe ne SHBA, ku misioni yne komunist ne OKB, qe prej fillinit e deri ne fund, ishte ne te vertete nje agjenture e mirfillte e Sigurimit. Diplomate shqiptare ne kete organizate kane punuar me perkushtim per te mbjellur helmin e percarjes, duke rekretuar me dollare individe qe, sot, perhere vegla te tyre, kane hapur dyqane dhe nje sere restorantesh me keto shperblime tradhtie. Me keto vegla, teper te rrezikshme, jo vetem ne ate kohe, por edhe sot, jane ndeshur patriotet e ndershem, demokratet dhe antikomunistet shqiptare ne kushtet e mundimshme te kurbetit.
Nje prej ketyre ka qene dhe eshte ende sot Dr. Gjon Kelmendi ne Detroit te SHBA. Afro dyzet demostrata patriotike, ne te cilat ka marre pjese, duke qene edhe organizator i shumices prej tyre, na japin te drejte ta quajme, ashtu siç e quajne miqte e shoket e tij, “Flamurtar te demostratave”. Njeri me kulture te gjere, me parime te palekundura demokratike e humane, i patrembur para shantazheve qe i kane bere vazhdimisht funderinat e Sigurimit dhe UDB-se; ai e ka çuar zerin paprere deri ne Senatin Amerikan, apo ka bere çmos per te sensibilizuar per çeshtjen shqiptare personalitete nga me te larta te Shtepise se Bardhe.
Dr. Gjon Kelmendi ne nje nga demostratat e shqiptareve te Detroitit
Dr. Gjon Kelmendi, sa vuri kembet ne token e demokracise, nisi nga aktiviteti patriotik, duke u bashkuar me demostratat kunder shtypjes komuniste ne Shqiperi si dhe kunder roberise titiste te shqiptareve nen Jugosllavi. Keshtu, me 1976, ai eshte ne krye te domstrates ne Washington, ku kishte ardhur per vizite Titoja. Demostruesit, qe mbanin ne duar pankarta “ Liri per popullin shqiptar”, “Rrofte Shqiperia etnike!” etj. i krijuan jo pak kokeçarje demagogjise se Titos ne lidhje me “harmonine” kombetare ne mbreterine e tij. Mik i Martin Camajt, qe e kishte per nder te rrinte ne krah te Tij dhe te mesonte prej Tij. Dr. Kelmendi eshte treguar kurdohere intrasigjent kundrejt aventurierve komuniste, qe kishin skllaveruar popullin shqiptar. Se bashku me patriote te tjere, ai eshte perpjekur dhe perpiqet per bashkimin e grupeve te ndryshme te diaspores; detyre e veshtire kjo mbas “perpunimit” te saj nga ana e Sigurimit, duke mbajtur nje qendrim te prere dhe pa kompromis kundrejt kujtdo qe shprehte, qofte edhe prirjen me te vogel te pajtimit me ata qe i bene varrin atdheut. Dr. Gjon Kelmendi, bashke me te tjere, organizon ne New York, perpara godines se UNO-s nje demostrate te fuqishme me flamurin e kuq e shqiponjen e zeze, pa yllin komunist dhe me kryeparullen “ Shqiperia etnike”. Demostraten u orvaten ta pengojne enveristet e shitur, qe ngrinin lart flamurin me yll te kuq dhe hidhnin parulla pro regjimit gjakatar.
I pari nga e djathta Dr. Kelmendi me Dr. Ibrahim Rugoven
Kur levizja e shqiptareve te Kosoves arriti nje nga kulmet e saj me 1981, ne mbeshtetje te saj, nje demostrate e fuqishme u organizua ne Washington prej patrioteve te vertete, midis te cileve, si kurdohere shquante Dr. Kelmendi. Kja ka qene nje nga demostratat me masive dhe me te organizuara. Demostruesit kerkonin Shqiperi etnike te lire, kerkonin Republiken e Kosoves, kerkonin permbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracise.
Po ate vit, ne Detroit, Dr. Kelmendi organizoi nje demostrat tjeter, ku moren pjese mbi dymije emigrant; gjate kesaj demonstrate pati ndeshje midis patrioteve shqiptare dhe agjenteve jugosllave. Kur era e demokraise nisi te fryje edhe ne vendet e Evropes Lindore, me 1989, patriotet e diaspores u gjalleruan. Dr. Gjon Kelmendi, se bashku me patriote te tjere, punoi shume per te arritur nje veprim te perbashket te forcave te ndryshme, nje bashkepunim ne te mire te kombit dhe çeshtjes kombetare. Kur Ramiz Alia shkoi ne SHBA, patriotet organizuan nje demonstrate te fuqishme proteste. E njejta gje ndoshi ne SHBA edhe kur atje ishte kryeministri komunist Ylli Bufi. Te mashtruar a te blere, disa kurbetllinje e takuan, por pjesa me e shendoshe, e nder ta Dr. Gjon Kelmendi, qe e dinte mire se ujku qimen e ndrron, por jo zakonin, jo vetem qe s’iu afrua, por demonstroi kunder tij me force.
Dr. Kelmendi me te njohurin Arshi Pipa
Eshte e veshtire te flitet per te gjitha domastratat, ne te cilat Dr. Kelmendi ka qene i pranishem. Ato jane shume, afro dyzet. Pjesemarresit ne to kane harxhuar jo vetem kohe, por edhe shume nga kursimet e tyre. Dr. Kelmendit i eshte dashur qe, per vite me radhe te shpenzoje afro 2000 USD ne muaj per çeshtjen shqiptare
Dr. Gjon Kelmendi eshte, vecese patriote, para se gjithash, misherim i inetelektualit te plote, qe gjithe aftesiet perpiqet t’i vere ne sherbim te Atdheut dhe çeshtjes kombetare.
Me 1979, Dr. Kelmendi, se bashku me patriote te tjere si Zef Mehilli organizon Shoqaten Kulturore Amerikano –Shqiptare, nje shoqate e hapur, demokratike, ku diskutoheshin dhe rriheshin problemet shqiptare. Ne shoqate u orvaten te depertojne veglat e sigurimit, por vigjilenca e Dr. Gjonit me shoke i spastroi ata. Kjo shoqate botoi prej vitit 1983-1990 revisten “ORA”, me te cilen bashkepunuan Martin Camaj, Zef Mehilli, Loro Stakaj, Xhevat Kallajxhi, Pjeter Vuçani etj.
Platforma politike e revistes kishte si baze Shqiperine etnike, lirine e demokracine dhe luften kunder komunizmit. Domosdo nje shoqate e tille ishte e rrezikshme per Sigurimin dhe UDB-ne, qe bene çmos ta shuajne, me ane kercenismesh, me shantazhe, me orvajtje per perçarje, me kanosje direkte per jeten etj.
Nje aspekt tjeter jo pak i rendesishem, e per te cilin meriton te flitet me vete i Dr. Kelmendit, eshte ai i studiuesit. Me 1990 ai merr doktoraten per pedagogji ne Universitetin e Shtetit te Wayne-s. Ai eshte nje specialist ne fushen e edukimit, te mesim dhenies, te pedagogjise dhe didaktikes moderne. Vitet e fundit ai eshte bere nje mbrojtes per femijet dhe te rinjte e emigranteve dhe te refugjateve ne Shkollen Publike te Detroitit, nje nga shkollat me te medha te vendit. Ai ka kryer specializime ne Universitetin e Londres dhe ate te Oksfordit ( 1984), ne Universitetin e Madridit, te Bracelones dhe te Granades ( 1988-1989). Ai ka mbajtur leksione ne shume Universitete te SHBA-se ( Boston, New York, Kolumbia, Xhorxhtaun, Michigan etj.), eshte autore i shume shkrimeve filozofike e pedagogjike, si dhe i disa botimeve kushtuar kultures dhe Historise se Shqiperise.
Eshte detyra jone, qe t’i njohim me thelle figura te tilla patriotesh e demokratesh, qe perbejne nje pasuri te vertete shpirterore, kulturore dhe shkencore bashke.
Botuar me pare ne Rilindja Demokratike