Ndrron jete Akadamik Mark Krasniqi

Amaneti i MARK KRASNIQIT:

“Mos hiqni dore kurre nga BASHKIMI KOMBETAR”

Sot,28 Gusht 2015, ora 00.35, ndrroi jete ne Prishtine, MARK KRASNIQI, antar i Akademise se Shkencave e Arteve te Kosoves e antar i Akademise se Shkencave te Shqiperise, i dekoruar “Nderi i Kombit” (ne Tirane) e me Medaljen e Arte te Lidhjes se Prizrenit” (ne Prishtine), “Qytetar Nderi” i Pejes, ish profesor i Universitetit te Prishtines, historian, shkrimtar, perkthyes, poet, etj.

Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970), kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. President i Forumit Shqiptar te Kultures, Edukimit e Shkences.
Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.

Vepra e tij e fundit, e para disa diteve, eshte “POROSIA ime per SHQIPTARET: Mos hiqni kurre dore nga BASHKIMI KOMBETAR”.

Sot Dhimbja e ka emnin MARK KRASNIQI. Sot HUMBJA e tij eshte HUMBJE PANSHQIPTARE…

Sot…NDERIMI per MARK KRASNIQIN, per jeten e veprimtarine e tij, per percjelljen e tij, vjen nga te gjithe Shqiptaret, nga Historia e Kultura Shqiptare, nga nga institucionet e Kombet, nga te gjitha breznite shqiptare.

Marre nga  facebook i Ramiz Lushaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *