BABA REXHEBI, 43 VJET NE SHERBIM TE FESE DHE KOMBIT ( Nga libri Shqiptaret ne Detroit)

Me rastin e 20 vjetorit te shkuarjes ne amshim!

 

Pjeter Jaku

 

Nuk arrita ta njohë fizikisht Baba Rexhebin, pasi une erdha ne Detroit 4 vjetë, pasi ai kishte ndrruar jete. Qe ne viziten e pare ne Teqen Bektashiane te Shqiptareve ne Detroit, ne takimin me Baba Flamurin u njoha me vepren e tij, me miresite e tij dhe ndigjova shume miq dhe te njohur te tij, me sa superlativa te merituara flisnin per te. Njerezit e Zotit lindin dhe nuk vdesin, ata vetem ndrrojne gjendje, pasi mesimet e tyre trashegohen brez mbas brezi. Ne te gjitha takimet qe kam pasur me botuesin e gazetes ” Illyria” Ekrem Bardhen, ne asnje rast nuk ka mbete pa  dale fjala te Baba Rexhebi. Ne takimin e fundit, kur po flisnim per projektin e ketij libri, ai me premtoi se dote me sillte nje foto te tij, si nje  kujtim te paharruar me  Fan Nolin si dhe pse Fan Noli e kishte respektuar fene bektashiane. “Baba Rexhebi ishte njeri me bote te madhe. Ai dinte te falte, edhe kur gjerat shkonin vertete keq, dinte te ndihmonte edhe athere kur nuk shihej rrugezgjidhje. Ai te kuptonte edhe kur ti nuk ishe ne gjendje ti spjegoheshe. Ai ishte vertete si nje shejtore,- me thote ne nje bisede Shaban Shemshedini, i cili bashke me te atin, ka pase mundesine ti qendroj shume kohe prane.” Edhe pse libri” Bektashizmi dhe Teqja Shqiptare ne Amerike”, me autor Xhevat Kallajxhi eshte shkruar ne vitin 1964, Baba Rexhebi, nuk ka ndryshuar aspak nga pershkrimi i tij, veç persosjes dhe fisnikerise shpirterore, qe sa vinte e plotesohej deri ne persosje.

Baba Rexhepi - Teqja

Ndoshta jo te gjithe kane pase mundesine ta kene dhe ta lexojne kete liber me vetem 73 faqe, por me nje permbajtje vertete ekstrat, qe nuk na jep vetem nje pasqyre te jetes shpirterore te bektashinjeve te Detroitit, me Baba Rexhebin ne krye, por edhe te frymes humane dhe atdhetare, qe e pershkon fund e  maje. Perpjekjet per te mbijetuar, per ta mbajtur Teqene, si te vetmen faltore te ketij lloji per gjithe Ameriken dhe Kanadane, per tu sherbyer te pamundurve pa e pare perkatesine fetare, eshte diçka vertete hyjnore. Vete fryma shqiptare, persosmeria e faljeve, e  te mos parit me inat vellaun e mikun, kunder xhelozive primitive, qe nuk kane asnje baze fetare etj.. etj.. e bejne kete qender shume te vizitura edhe nga besimtare te sekteve te tjera fetare. E, kjo ishte krejt merite e Baba Rexhebit.

Baba Rexhebi u lind ne vitin 1921, ne qytetin historik te Gjirokastres. Ishte nipi, ose baba Selimi i njohur i Teqese se Gjirokastres, ishte daja i tij. Pikerisht nga daja, Baba Rexhebi mori  se pari udhen e Zotit, duke u vene ne sherbim te njerezeve. Ne moshen 43 vjeçare le Shqiperine, Atdheun e tij te dashur, nga qyteti i skajshem verior, Shkodra bashke me  Mit’hat Frasherin, Hasan Dostin dhe te tjere, per t’u vendosur ne Itali. Mosha e emigrimit perkon me vitet e sherbimit, te urdheruara nga Zoti.

 

Me emigrimin ne Itali, Baba Rexhebi nuk do ta percillte Baba Selimin, dajen e tij ne boten e amshuar, i cili ndrroi jete ne vitin 1945. Baba Rexhebi kishte marre mesime te rregullta ne Liceun e Gjirokastres. Po ashtu mori edhe mesime private nga myderizi i vendit, Mulla Rakipi, i cili zoteronje njohuri te gjera fetare. Keto mesime i konkretizoi, me nje ceremoni te posaçme, ku Baba Rexhebit iu leshua  ” Ixhazetnameja” ( dekreti kultural ), ku vuloste formimin e tij kultural ne sherbimin fetar. Me kete rast, ai kishte mesuar edhe gjuhet  turke, arabe dhe perse. Me qendrimin per 4 vjete ne Itali, ai zoteroi edhe gjuhet italiane dhe frenge dhe, ne asnje moment nuk rreshti se punuari, qe nje dite t’i perkushtohej fese dhe njerezve, qe besonin. Pas Italise, ai do te shkonte ne Teqen e Kajros, ne Egjypt, qe kryesohej nga Baba Siri Glina. Ne Kajro, qendroi ma shume se kater vjete. Nderkohe, ne Kajro i persos mesimet e gjuheve arabe, dhe i perkushtohet me shume perkthimeve, ndonese qe ne moshe te re kishte perkthyer Vilajtname te Haxhi Bektash Veliut, dhe  shume lutje e kenge fetare te fese bektashiane.  Baba Rexhebi erdhi ne Amerike ne vitin 1952, ku per disa muaj qendroi te e motra, Zejnep Çuçi, ne  New York dhe, me pas i ftuar per nje vizite ne Detroit, ku lindi edhe ideja per ndertimin e Teqese qe u be realitet. Ne Michigan, Baba Rexhebi, iu perkushtua punes per librin e njohur ” Misticizmi bektashian dhe… ” Gjate jetes dhe punes se tij ai, ndonese e kishte te ndaluar politiken, bindjet e tija i pat drejtuar nga Balli Kombetar, levizje te cilen e simpatizonte dhe perkrahte. Ne Detroit dhe Boston, mori pjese ne shume takime patriotike dhe fetare, ku edhe diskutimet e tij qene me shume vlere dhe u percollen me vemendje nga te pranishmit. Ai nuk dinte te bente dallime fetare dhe krahinore, keshtuqe Luften dhe perpjekjet e kosovareve per liri dhe te drejta njerezore, i vleresoi si te shenjta. Baba Rexhebi shkoi ne amshim me 10 Gusht te vitit 1995, duke u prehur ne tyrben ku kishte lene porosine e fundit.

 

Adresa e Teqese Bektashiane:

Teqja Bektshiane

71 749 North Line Rd

Taylor MI, 48 180

Tel: 1-734-287-3646

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *