Qëndra Kulturore Shqiptarë në- Nju Xhersi më e madhja në SHBA

Beqir SINA – New York

 

Ndërtesa e cila gjëndet në adresë 90 Riverdale rd, Riverdale NJ, thuhet se u ble për 2. 250.000 dollar dhe ka vleftën e 8 miljon e pesqindëmijë dollarëve amerikan . Objekti ka afro 60 mijë sq. feet, dhe ka një strukturë për një qendër multi fonksionale, dhe një parking afro 10 hektar.

ahmeti esat1 Pjesmarrsit ne kete akt historik, bene nje fotografi ne Objektin e ri ,,, nga e majta, Alit Ibrahimi (arkatar ) Nebi Kaba nenkryetar ,Atmi Kurtishi (ish kryetare ,aktivist) Harun Pollozhani Imam , Esat Ahmeti antare i kryesise , Izmir Alla pergjegjes per grumbullimin e donacioneve(kontributeve) Inajet Shabani personi qe ”’e zbuloi ”’ ndertesen ,, Hajri Hoxha aktivst , Urim Shabani sekretar

RIVERDALE NJ : Ditën e hënë, më dt. 3 Gusht – 2015, u pronësua zyrtarisht objekti i ri Qëndra Kulturore Shqiptare – Fondi i Përbashkët Shqiptarë i Patresonit – që ndodhet në adresën 90 Riverdale rd, Riverdale New Jersey – duke u bërë kështu qendra më e madhe kulturore shqiptare në Amerikë – për komunitetin shqiptarë.

 

Duke i nënshkruar dokumetet përfundimtare të Pronësisë së Objektit të ri në lagjen Riverdale, nënshkruesit e saj, thanë, se kjo ishte një ditë historike për komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

 

Nën/Kryetari i Fondit të Përbashkët Shqiptarë të Patresonit zoti Nebi Kaba, në emër të tij dhe Kryetarit Zylfi Alla – pershëndeti uroi, dhe falenderoi të gjithë, komunitetin, donatorët, kryesinë dhe veprimtarët, për punën e bërë në realizimin e qëllimit të tyre disa vjeçar, dhe u shpreh: “ Jam me fat që jam unë Nën/Kryetar në këtë moment historik kur ne, së bashku, po nënshkruajm pronësimin e ndërtesës që do të jetë shumë shpejt Qëndra Kulturore Shqiptare në Nju Xhersi”.

 

Një faleminderimu drejtua edhe për zyrtarët e lart të minibashkisë zotit Wiliam Budesheim edhe bordit të katundit te Riverdelit

 

Ky moment shkruajn nënshkruesit e dokumentit u shoqërua me brohoritje, duartrokitje, urime , dhe fotografi takime e përqafime.

 

“Ky moment bëri realitet ëndrrën shumëvjeçare të gjithë shqiptarëve të zonës së Tri-Shteshit, për të patur një vatër të kulturës shqiptare. Ky moment vjen si rezultat i punës, kontributit dhe i përpjekjeve të shqiptarëve, sidomos atyre të emigruar në vite të ndryshme nga Struga dhe fshatrat për rreth saj – për realizimin e kësaj ëndrre dhe i hapi rrugë të reja zhvillimit dhe prezantimit të kulturës shqiptare në SHBA”.

 

Profesor Esat Ahmeti – veprimtar i këtij komuniteti dhe anëtarë i kryesisë së kësaj qendre i tha gazetës sonë se “ Komuniteti strugan e priti këtë lajm me një entuziasëm të paparë , gjithë secili que e ka patur mundësin të shohë këtë ndërtesë ka mbetur i mahnitur”, tha prof. Ahmeti,

 

Kurse, shtonë ai :”Kur u themelua Fondi i Përbashkët Shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, asnjerit nuk i vente mendja se do të arrijmë ku jemi sote, madje shumica ishin të bindur se pasë disa viteve do të ktheheshin në vendlidje,. Por, nuk shkoi shumë kohë dhe më 1984 u blejtë – Objekti i parë i Organizatës Kombëtare – FPSH, ku u hapë edhe Shkolla e parë shqipe në Nju Xhersi, dhe filluan të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe sportive. Po ashtu pasi pjesa me e madhe e antarëve ishin muslimanë u hapë edhe Xhamija shqiptare “

 

Ai tregon me këtë rast se pas demonstratave të vitit 1981 , kishte ndryshuar edhe prespektiva e mergimtarëve tonë, “FPSH, u bë qëndër e aktiviteteve Kombëtare, për një pjesë të mirë të shqiptareve të Amerikës së bregut lindor të Atlantikut. Gjatë periudhës 30 vjeçare në Paterson këtë qendër e vizituan shumë mysafir me rëndësi shtetrore , kombëtare, krijues, artist, politikan, veprimtar të shquar, dhe lider të komunitetit. Pas viteve 90’ komuniteti filloi të rritet në numër , e u pa nevoja e lëvizjes për ndonjë objekt të ri – më të madhë, që do të i plotsonte kërkesat e rritura të këtij komuniteti mjaft aktiv në çështjen kombëtare”

 

Nga ajo kohë simbas zotit Ahmeti, me një pauzë për angazhimet gjatë luftës së Kosovës(1999) dhe asaj në Maqedoni ( 2001) të gjitha kryesitë kërkoni një zgjidhje! për atë u bë edhe një si ta quajmë ”Luftë”, me qytetin e Wayne – NJ, për disa vite , derisa u muarrëm vesh se do të e blejnë tokën dhe do të na kompenzojnë dhe të kërkojmë një zgjedhje tjetër. “Orvajtet, nuk pushuan , por nuk u gjetë një vend i përshtatshëm , deri sa para tre vjetesh u “hasë” ose e gjetëm vendin e duhur pikërisht në ndërtesën që sot është pronësuar si e jona në Riverdale NJ, me pozitë shumë të volitshme per Komunitetin tonë .”

 

Dhe kështu filluan bisedimet me pronarët ligjitim të cilat mbaruan më 4 Gusht 2015 me nënshkrimin përfundimtar për blerjen zyrtare të ndertesës, e cila është më e madhja në ShBA – për komunitetin shqiptarë ,

 

Ndërtesa, e cila gjëndet në adresë 90 Riverdale rd, Riverdale NJ, ka afro 60 mijë sq. feet, dhe ka një strukturë për një qendër multi fonksionale, dhe një parking afro 6 hektar.

 

Kjo ndërtesë natyrisht duket se i plotson të gjitha nevojat e këtij komuniteti dhe të komuniteteve të tjera shqiptare, për rreth saj – në zonën e Tri-Shteshit, mbasi është në qendër të tre shteve , Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektiket.

 

Në faqen e tyre në facebook zoti Ahmeti shkruan se kjo qendër do të ketë përveç qendrës Islame – Xhamisë, edhe shkollën shqipe me klasa për të gjithë nxënësit. Me perspektivë, që të bëhet shkollë e plotë , me të gjitha ciklet e saj : foshnjore, fillore dhe 8 vjeçare. Qendra do të ketë disa zyra sociale – zyra avokatie, mjekve, dhe shërbime të tjera. Axhensi për siguracionet dhe biletat e udhëtarve, dyqane të ndryshme, salla sportive dhe salla të tjera për festat e mëdha kombëtare,. Organizmie për promovime librash, festivalesh e tjer, si dhe dasma dhe gazmende të tjera.

 

Pjesëmarrsit në këtë akt historik, siç e ka quajtur atë në postimin e tij, nën kryetari i FPSH, zoti Nebi Kaba, në statusin e rrjetit social face book – bënë me këtë rast edhe një fotografi të përbashkët, në Objektin e ri me pjesmarrjen e tyre, siç shihen edhe në foton të cilë po e botojmë : nga e majta, Alit Ibrahimi (arkatar ) Nebi Kaba nënkryetar , Atmi Kurtishi (ish kryetarë ,aktivist) Harun Pollozhani Imam i Qendrës, Esat Ahmeti antarë i kryesisë , Izmir Alla përgjegjës për grumbullimin e donacioneve(kontributeve) Inajet Shabani personi që ”’e zbuloi ”’ ndërtesën , Hajri Hoxha një aktivst i dalluar disa vjeçar i komunitetit, Urim Shabani sekretari, i cili thuhet se ka bere pjesen me te madhe te punes.

 

Objekti thuhet në njoftimin e tyre në facebook “është pasojë e punës së palodhur të disa gjeneratave të aktivisteve të kësaj organizate, të cilët me të gjitha vështërsitë asnjëherë nuk u ndalën, dhe me në fund u arritë që komuniteti shqiptarë të ketë objektin me të cilin mund të mburremi , të gjithë ne shqiptarët e Amerikës.

 

Një faleminderim i veçantë në donacionet e kësaj qendre, i është drejtuar veprimtarit dhe biznesmenit të njohur strugan Atmi Kurtishi, i cili ka dhuruar 100 mijë dollar amerikan.

 

Me këtë rast Kryetari Alla dhe Kryesija e tanishme u zgjodhën me premtimin se do të e finalizojnë punën dhe dëshirën e kryesive të mëparshme për lëvizje nga të reja nga Patersoni,- Nju Xhersi.

 

Prerja e shiritit të inagurimit të Qëndrës Kulturore Shqiptarë në Riverdale- Nju Xhersi, do të bëhet në shtator.(photo credite facebook Esat Ahmeti)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *