Kane thene per Shqiptaret ne Detroit

Ne librin e vizitave te personaliteteve qe gjindet ne Kishen e Shen Palit ne Detroit jane keto shenime:

Kane thene per shqiptaret ne Detroit:

shqiptaret ne detroit1Dom Antoni me  shkrimtarin e njohur shqiptar Isamil Kadare, ne Kishen e Shen Palit me 28 nendor 2004

 

* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit ka ne mesin e tij, personalitete shqiptare qe kane ndikim te posaçem ne Shtepine e Bardhe” .

Dr. Ibrahim Rugova, Ish President i Kosoves

Shkurt 1993

 

* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit, eshte nje komunitet i shkelqyer, qe kam mall te madh per t’u takuar serish dhe, ruaj kujtimet me te mira, me mbreselenese, nga takimet e mia ne kete komunitet” .

Prof. Dr. Sali Berisha, Ish President i Shqiperise, tani Kryetar i Keshillit te Ministrave,

Maj 2005

 

“ Kisha e Shen Palit dhe Dom Anton Kçira rrezatojne drite ne Komunitetin shqiptar te Detroitit ”.

Azem Hajdari, Heroi i Demokracise Shqiptare

Nendor, 1997

 

* “ Mbeta shume i kenaqur nga shqiptaret e Detroitit”.

Pjeter Arbnori, ish Kryetar i paralamentit Shqiptar

Shkurt 1993

 

* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit, nje komunitet patriotik dhe demokart, me  krijoi nje kenaqesi te veçante, gjate vizites time ne SHBA”.

Mehill Marku, ish Zevendes Minister i Puneve te Jashteme te Shqiperise

Nentor 1991

 

* “ Drita e ketij komuniteti reflektohet ne te gjitha skajet e shqiptarise. Protestat e vazhdueshem per Lirine e Kosoves, jane nje merite e veçante”.

Adem  Demaçi,

Qershor 1992

 

* “ Shqiptaret ne Detroit i dhane nje mbeshtetje te madhe demokratizimit te jetes ne Shqiperi”.

William Rajerson, ish ambassador i SHBA ne Shqiperi,

Qershor 1995

 

* “ Komuniteti shqiptar i Detroitit, nje komunitet patriotik, per t’u marre shembull ne gjithe diasporen.”

Fatmir Mediu, kryetar i Partise Republikane Shqiptare

Nendor 2000

 

* “ Ne komunitetin shqiptar te Detroitit perjetova emocione te veçanta, sidomos, ne perkujtimin e Dites se Flamurit.”

Arian Starova, Nen kryetar i Bashkimit Liberal dhe ish Minister i Jashtem i Shqiperise

Nendor 2000

 

* “ Shpreh nderin dhe respektin me te madh per shqiptaret e Michiganit, per patriotizmin dhe ndjenjat atdhetare qe kane.”

Ridvan Bode, Sekretar i Pergjithshem i PDSH-se,

Nendor 2000

 

* “ Kam kenaqesi te veçante qe kete pervjetor te pavarsise e festoj ketu ne Detroit, ne vendin ku Azemi e kishte vizituar tri vjet me pare.”

Fatmira Hajdari

Nendor 2000

 

* “ Shqiptaret ne Detroit, kane ne mesin e tyre te gjitha mekanizmat e nje mikroshteti kompakt dhe, ndihmojne vendin e tyre, pa u kursyer”.

Dritero Agolli,

Dhjetor 2002

 

* “ Mesa pashe une keto dite, shqiptaret ne Detroit kane  nje organizim kompakt dhe intelektual, qe duhet ti vleresoj e te mbeshtetet edhe shteti shqiptar”.

Isamil Kadare,

Nendor, 2004

 

 

  • Shqiptaret e Detroitit i kane vizituar edhe presidentet Rexhep Meidani, ne vitin 1999 dhe, Alfred Moisiu ne vitin 2003, te cilet jane shprehur me superlativa per kete komunitet, duke vene ne pah vlerat patriotike, atdhetare dhe bujarine per te ndihmuar shqiptaret ne te gjitha trojet e tyre.

 

———————

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *