“Kuvendi” që bashkoi Lezhën dhe Michiganin me qytetarët e lirë të botës

Flet për ATSH-në Kryeredaktorja e Revistës “Kuvendi” në Michigan, Elinda Marku

el3Tiranë,11 Qershor/ATSH-Flora Nikolla/.- Në Gusht të  vitit ’99-të , Pjetër Jaku dhe Elinda Marku u vendosën në Amerikë në Shtetin e Michiganit. Larg kishin lënë  Shqipërinë, Lezhën  qytetin e Kuvendit por edhe “Kuvendin”  e tyre, një ent botues që ju kishte mbajtur besën jo vetëm  lexuesve dhe dashamirësve lezhianë të librit, por dhe autorëve  te ketij qyteti. Atëherë menduan se në të vërtetë  kishin ikur, por në  fakt nuk kishin ikur. Elinda Marku thotë në këtë interviste se, “ne as që kemi ikur ende”. Gjeografikisht, Lezha dhe  Michigani, janë shumë  larg njëri- tjetrit . Por ja që “Kuvendi” i Elinda Markut  dhe Pjetër Jakut, i afroi këto  dy vende deri dje krejt të largët e të huaj. Nga gushti i ‘99-tës, deri në Maji të vitit 2001, përveç gjithë të papriturave të tjera që takon në  një vend e kulturë të re për të ardhurit, për Elindën dhe Pjetrin  ishte ndër të papriturat e këndshme, fakti që në Michigan jetonte një komunitet vital dhe i madh shqiptarësh. Kuptuan, se këtij komuniteti të pasur në vlera i mungonte një media e shkruar shqip. I ra ndërmend ajo që në fakt për asnjë moment nuk ju kishte dalë nga mendja, Kuvendi. Aherë, seicili bënte nga një punë, Pjetri në fabrikë dhe Elinda në  hotel. Mbrëmjeve  bisedonin deri vone se si të realizonim prurjen e Kuvendit tek shqiptarët e Michiganit.  Ia  dolën në Maj të vitit 2001. Fillimi i botimit të revistes “Kuvendi” në Detroit, ishte i vështirë. Prej faktit se, endeel6nuk kishin dalë nga fillimi i jetës së tyrë atje. Tashmë “Kuvendi”, nuk është vetëm  i Lezhës, tashmë  nuk kuvendohet  vetëm  shqip në  Kuvendin e tyre,  nuk  “mblidhet”  “Kuvendi” vetëm në Lezhë, si dikur. Tashmë “Kuvendi”  shtrohet  e shpërndahet nga Lezha në  Amerikë dhe anasjelltas.  Shqip-anglisht dhe anasjelltas.  Në Kuvendin e tyre, nuk kuvendojnë vetëm lezhianët, vetëm shqiptarët, por edhe qytetarë të botës. Kështu “Kuvendi” , në sajë të vullnetit dhe dashurisë për letërsinë së dy njerëzve të përkushtuar u bë pjese e komunitetit, dhe ka 14 vjet që  “Kuvendi” e komuniteti janë bashkëudhetarë. Por në këtë udhë janë dhe  “Ditët të Letërsisë Shqipe në Michigan”, qëllimi i të cilave mbetet jo vetem njohja dhe mirënjohja për autorët shqiptarë të ndaluar gjatë sistemit komunist në atdhe, por në sajë të letërsisë shqipe, të arrihet të mbahet gjallë gjuha e tradita shqipe, kultura dhe historia jonë, pa harruar edhe vlerat dhe bashkimin e krijuesve shqiptarë. Me të gjitha mundësitë e saj, falë ndihmës së shumë dashamirësve të Kuvendit, çdo vit në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë krijues nga gjithë Amerika, pa përjashtuar edhe Evropën. E njohur si një individualitet origjinal në poezinë shqipe të pas viteve 90-të, Elinda Marku thotë se në poezinë e saj nuk ndikon asgjë dhe ndikon gjithçka. Po të kishte patur më shumë lapsa meel17ngjyra se sa një laps të vetëm plumi, ndoshta do të kishte bërë piktura në vend të vargjeve. Megjithatë ajo thotë se është penduar që ka mbetur tek poezia (ndonëse pendohet se ende nuk e ka shkruar poezinë e saktë, të  arrirën, të bukurën, atë poezinë që shijohet edhe si pikturë), sepse poezia për të është piktura që punohet  me fjalë. Fjalët janë po kaq edhe ngjyra, përveç të tjerash e pos fjalë. Eshtë e  bindur për këtë “njësim” të  poezisë me pikturën sidomos kur ka parë për herë të parë  pikturën “Motra  Tone” të Kol Idromenos. Për Elinda Markun, kjo pikturë e ky portret nuk ishte e nuk është vetëm thjesht një art i arrirë, por është një dashuri që e tejkalon artin. “Motra Tone” për të është ikonë e pikturës shqiptare, ky portret është edhe poezia më e bukur kushtuar motrës, nënës, gruas shqiptare. Dhe që për  fat kjo dashuri i është kushtuar asaj në universalishten e ngjyrave. Këtë portret do ta zgjidhte t’ia prezantonte gruan shqiptare botës së artit dhe më përtej. Ky portret i ngjan aq shumë me portretin  e “Zojës së  Bekuar, Shën Marinë”. “Motra  Tone”  për Elinda Markun është,  Shën Shqiptarja. Shën Motra, Shën Dashuria, Shën Fisnikeria…!!!  Ajo e ndjen poezine edhe tek piktura, sepse poezia e çon gjithëkund Elindën ashtu si atëhere, në vitin ‘92. Tek “Kuvendi” e çoi poezia derisa nuk u ndanë më.

F.N : Në filim të viteve 90, qyteti  i Lezhës, kishte një ndër libraritë më të pasura në vënd. Ishte koha kur shumë librari ndryshuan destinacionin , ndërkohe që libraria e Lezhës ishte ndër të rrallat,  për të mos thënë e vetmja  që jo vetëm nuk u tjetërsua por u zgjerua nga  një  librari e thjeshtë  në “Shoqëria Botuese dhe Tregtuese e Librit “KUVENDI”…

ek4E. M : Në vitin 1992, kjo librari, tashmë Shoqëria Botuese dhe Tregtuese e Librit, filloi serinë e  botimeve  me një revistë që i kushtohej folklorit, pasi kishte edhe një Shoqëri Kulturore me këtë emër. Prej këtij fillimi, në fushën e botimeve “Kuvendi” numeron afro 70 tituj të botuar. “Kuvendi” në  Lezhë  u  mbajti besën jo vetëm  lexuesve dhe dashamirësve lezhianë të  librit,  por dhe autorëve  lezhianë. Qyteti i Lezhës bëhet  i veçantë dhe prej faktit se Letërsia Shqipe vazhdimisht është pasuruar me autorë nga  ky  qytet. Madje, do të  thoja se më besnike u mbeti  libraria lexuesve lezhianë, se sa vetë shkrimtarët e këtij qyteti. Teksa kam parasysh se  pothuaj të gjithë  intelektualet  në zë, përfshi edhe  shkrimarët,  i braktisen  profesionet  dhe  iu  dhanë  politikës. Çfarë  në  fakt, shkrimarët që u shndërruan në politikanë  kurrë nuk u kujtuan, as  nuk u kujdesen  për libraritë e qyteteve  prej nga vinin. Pikërisht në  kohën kur të  gjithë  rendnin  të bëheshin  politikanë e deputetë, Pjeter  Jaku  zgjodhi  të  mbetej  librar e  botues ! Në të njëjtën kohë në shumicën e  qyteteve  të  tjera  të  vendit, librarët dhe botuesit erdhën  nga  sektori i ushtrisë. Libraria  e  Lezhës u  mbajt  hapur, u  zgjerua e nuk e ndryshoi kurrë  destinacionin, ndoshta  prej se fati i kësaj  librarie ra në duart  e dikujt që, përveç  se ishte i  diplomuar  në  “Gjuhë  Letërsi  Shqipe”, qëlloi të  ishte dhe  krijues. Për ta shpëtuar këtë  librari  nga kthetrat  bisnesmenëve të mëdhenj, është  dashur  shumë  këmbëngulje, dhe jo pak  sacrifica. Falë kësaj  këmbënguljeje elinda8Pjetër  Jaku nuk u  bë i pasur duke  shitur e duke  “bërë”  libra.  Por të paktën qyteti  i  Lezhës kishte dhe ka  ende një  librari që  kurrë  nuk  u  mbyll,(as  në Marsin e  vitit 97), që  kurrë nuk u tjetërsua, që  kurrë nuk  i  braktisi  lexuesit  dhe  dashamirësit  e  librit, krijuesit e rinj  të  qytetit, të famshëm tashmë  për poetiken e tij. Një  meritë e madhe i takon edhe dashurisë së  pazëvëndësueshme dhe të  pandërprerë e qytetarëve-lexues , çka kjo dashuri në fakt ka qënë një stimul tjetër i madh për librarianë, botuesin dhe autorin Pjeter  Jaku. Nuk besoj se mund të gjesh lexues kaq të shumtë sa në qytetin  e Lezhës. Vetem një qytet që lexon në masë, është i destinuar të nxjerrë shkrimtarë dhe  poetë. Këtë e vërteton pikërisht qyteti i Lezhës, nëse do të ktheheshim të numëronim autorët  lezhianë. Qyteti i Lezhës nuk është i vetmi qytet i bukur në Shqipëri, sepse qytetet e Shqipërise që të gjithë pa përjashtim kanë bukuri e pasuri poetike të  pafundme.

elinda2F.N: Pse e keni  quajtur revistën pikërisht “Kuvendi”?

E.M : Për të gjithë ata që  nuk e dinë se ku ndodhet Libraria e Lezhës, më lejoni të tregoj se: Libraria “Kuvendi”,  ndodhet në qënder  të qytetit. Përndryshe, të gjithë e dinë ku ndodhet monumenti i  Kuvendit të Lezhës, e kam fjalën për monumentin e Kuvendit të Skenderbeut 1444.  Pra, Monumenti i  Kuvendit të Skenderbeut, është  në oborr të  Librarisë. Meqë  Monumenti  i Kuvendit  ndante, pothuaj një truall me Librarinë, nuk kishte ku të gjindej një  tjetër  arsye me e qenësishme për ta quajtur librarinë  e qytetit  “Kuvendi”. Nuk ka vend më të  qënësishëm se sa një  Librari për t’u takuar e kuvenduar me brezat…!

F.N Ribotimi  i  Kuvendit ne Detroit, çfare të reje solli për revistën?

E.M : Në Gusht të  vitit ’99-të në erdhem në USA, në Shtetin e Michiganit.(ka aq shumë liqene në  këtë shtet, sa e kam ëndërr qe të mund një ditë njërit prej këtyre liqeneve t’i vë emrin e Lasgushit, ose të paktën të mund t’i dhuroj një liqen prej këtu parajsës së tij poetike). Nëse kjo do të mbetej në ëndrrat dhe projektet e mija e të “Kuvendit”, atehere do t’ua  lëmë  amanet  brezave të ardhshëm  të diaspores shqiptare, këtu  në Michigan. Menduam se duke ikur aq larg, e lamë Lezhën bashkë me Kuvendin atje. Ndoshta  ashtu  menduan  Lezha dhe Kuvendi, si në ikanakët, për  ne ikankët e  radhës. Ndonjëherë  ndodhkëka  që jo  vetëm  ajo që  mendojmë  nuk del e vërtetë, por  as  ajo që  bëjmë. Pra, ne vërtetë  ikëm, por në  fakt ne nuk  ikëm. As që kemi ikur ende. Lezha dhe  Michigani janë  shumë  larg njëri- tjetrit gjeografikisht.  “Kuvendi” ynë i afroi këto  dy vende deri dje krejt të largët e të  huaj. Tashmë  “Kuvendi” nuk është vetëm  i Lezhës, tashmë  nuk kuvendohet  vetëm  shqip në  Kuvendin tonë, e  nuk  “mblidhet”  Kuvendi vetëm  në  Lezhë, si dikur. Tashmë Kuvendi  shtrohet  e shpërndahet nga Lezha në  Amerikë dhe anasjelltas.  Shqip-anglisht dhe anasjelltas. Në Kuvendin tonë nuk kuvendojnë vetëm lezhianët, vetëm shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të botës.

elinda5F.N: Si vijoi  historia e saj 14 vjeçare ne USA?

E.M: Nga gushti i ‘99-tës, deri në Maji të vitit 2001, përveç gjithë të papriturave të tjera që takon në  një vend e kulturë të re për të ardhurit, për  ne ishte një ndër të papriturat më të  këndshme, fakti që në Michigan jetonte një komunitet vital dhe i madh në numër shqiptarësh. Në momentin që kuptuam se ky komunitet kaq aktiv dhe i pasur në vlera me individe të suksesshëm, me shoqata patriotike, me më shume se sa një institucion fetar, të dy feve tona shqiptare, na ra në sy ajo që  nuk  binte  në sy, ajo që në fakt i mungonte këtij komuniteti, një media e shkruar shqip, për jetën  aktive këtu. Na ra ndërmend ajo që në fakt për asnjë moment nuk na kishte dalë nga mendja, “Kuvendi”. Ndonëse bënim seicili nga një punë, Pjetri në fabrikë e unë në hotel, mbrëmjeve  bisedonim deri vone se si të realizonim prurjen e Kuvendit këtu, tek  shqiptarët  e Michiganit. Ia  dolëm në Maj të vitit 2001. Fillimi i botimit të revistes “Kuvendi” në Detroit, ishte i vështirë. Prej faktit se ne ende nuk kishim dalë nga fillimi i jetës tonë këtu. Megjithatë, nuk mund të lë pa përmendur, dhe madje të shfrytezoj rastin të shpreh sërish e gjithmonë mirënjohjen tone ndaj këtij  komuniteti, i cili e mirepriti dhe e mbështeti që në fillimet e saj Kuvendin tonë dhe ne. Në  Michigan  jetojnë shqiptarë  të të gjitha trevave. Në “Kuvendi” mund t’i takosh të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave, e te gjitha moshave, e të gjitha vendeve ku ata banojnë

elinda6F.N: Cilët  kanë  qënë disa  nga bashkëpunëtorët e revistës “Kuvendi” ?

E.M : Do të quaja bashkëpunëtorë të revistës “Kuvendi” seicilin shqiptar që ka lexuar qoftë edhe vetëm  një numër të Kuvendit, seicilin shqiptar që ka botuar në Revisten “Kuvendi” qoftë edhe vetem në intervistë, a qoftë edhe vetem një poezi. Do të quaja bashkëpunëtorë të revistes Kuvendi, seicilin shqiptar që ka shpërndarë jo vetëm revistën Kuvendi, por edhe lajmin se revista shqiptare  “Kuvendi” u botua në Michigan. “Kuvendi” ashtu siç nuk është vetem i Lezhës, nuk është as vetëm i Pjeter Jakut. Kuvendi është i komunitetit, dhe i mbarëshqiptarëve.Këtu  po përmend me emra bashkëpunëtorët e Kuvendit, që jetojnë jashtë Michiganit. Betim Muço është  kujdesur  për rubrikën e përkthimeve, për vite me radhe. Ndue Deda,( Mirditë), Ndrek Gjini (Norvegji), Dr.Romeo Gurakuqi, (Shkodër), Dr. Prof. Hektor Citja (Elbasan), Dr. Prof. Rovena Vata,(Tirane),  Ukë Buçpapa (Tiranë), Arjeta Ferlushka (Shkoder), Dr. Ardian Ndreca (Itali), Dr. Yllka Filipi (New York), DR. Merita Dollma (Tiranë), Dr. Nexhip Merkuri ( Vlorë ), Albana Melyshi (NY), Anton  Cefa (NY) Dr. Tomorr Osmani ( Shkoder ), Faruk Myrtaj (Toronto) , Majlinda Bashllari                 (Toronto), Aida Bode (Boston), Dr. Ermira Ymeraj (Shkoder),etj  14 vjet  botim  i Kuvendit,  ka një listë dhe më të  gjatë bashkëpunëtorësh se  kaq.

elinda7 F.N: Ju  jeni  shprehur se: Revista “Kuvendi” nuk  është vetëm  bijë e  komunitetit por është edhe  nënë  në këtë  komunitet…

E.M :  Revista “Kuvendi”,  doli me numrin e saj të parë në Maj të vitit 2001, dhe botimi i të saj u realizua pothuaj në mënyrë artizanale. Tre numrat e parë të saj, i kemi shkruar në një kompjuter të përdorur, i kemi printuar, faqosur e lidhur në apartamentin tonë një-dhomësh. “Kuvendi” u bë pjese e komunitetit, dhe tash ka 14 vjet që “Kuvendi” e komuniteti janë bashkëudhetarë. Në tetor të vitit 2001, Kuvendi organizoi për herë të parë në përkujtim të ditëlindjes Fishtës, “Ditët  Letërsisë Shqipe në Michigan”, një festë që tashmë Kuvendi e ka kthyer në traditë.

 F.N: Cilët ishën të parët që mbështetën nismat e Kuvendit,  dhe  veçanërisht, “Ditët e  Letërsisë  Shqipe  në  Michigan?

elinda10E.M :  Ishte 130 vjetori i Fishtes në 23 Tetorin e vitit 2001, kur Pjetër Jaku si fillim u angazhua, në një përkujtim që do të bëhëj në Kishën e Shën Palit në Detroit. Edhe pse po  përkujtohej Fishta, përkujtuesit ishin pothuajse bashkëpunëtorë të Revistes “Kuvendi”. Edhe pse Pjetri në numrin e shtatorit të atij viti publikoi një intervistë imagjinare me At’ Gjergjin, as nuk e integroi në atë takim, që më shumë ishte folklorik dhe me fjalime  të stërgjatura. Një vit më vonë, bash me 23 tetor 2002, Revista “Kuvendi” realizoi fillimin e “Ditëve të Letërsisë Shqipe” në Michigan. Në këtë takim, referatin kryesor e mbajti botuesi i kësaj reviste, Pjetër Jaku. Mori pjesë edhe këngëtarja dhe  artistja e fjalës Justina Alia, gazetari nga Shqipëria Gac Marku, si dhe krijues të njohur të komunitetit. Ishte një mbrëmje model, ku për herë të parë u dhanë çmime për lexuesit. Montazhin me pjesë të zgjedhura  nga Lahuta e Malësisë u realizua nga krijuesit, Gjovalin Lumaj, i ndjeri Zef Lleshi, Fran Gjoka, Edvin Hoti, Luigj Gjokaj e Tony Kastrati. Qëllimi i “Ditëve të Letërsisë Shqipe në Michigan ishte dhe mbetet jo vetem njohja dhe  mirënjohja për autorët shqiptarë të ndaluar gjatë sistemit komunist në atdhe, por në sajë të letërsisë shqipe, të arrijmë të mbajmë gjallë gjuhen e traditat shqipe, kulturën dhe historinë  tonë. Shto këtyre vlerave edhe bashkimin e krijuesve shqiptarë. Me të gjitha mundësitë e saj, falë edhe ndihmës së shumë dashamirësve të “Kuvendit”, disa vite dhe çdo vit, në këtë aktivitet morën pjesë krijues nga gjithë Amerika, pa përjashtuar edhe Evropën.

el10F.N: Cilat  jane  disa  nga  personalitet që kanë marrë pjesë në këtë  aktivitet  përgjatë  viteve?

E.M : Në “Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan”, kanë  përshëndetur e marrë pjesë përsonalitete të  Letërsisë e Politikës  Shqiptare. Krijuesit e njohur shqiptarë Naum Prifit, Fatos Kongoli, Agim Shehu, Justina Alia, Pandi Syku, Pellumb Kulla,  Bardhyl Mezini, Dalan Luzi, krijuesit nga Amerika, shkrimtari i njohur Ramiz Gjini, Gjekë Marinaj, Vlash Prifti e shumë të tjerë. Na ka nderuar Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi, zëvëndës  Ambasadori Kreshnik Çollaku, diplomati  i Kosovës në Washington Jetish Jashari. Ditët e Letërsisë i ka përshëndetur edhe ish zëvendëskryeminsitri shqiptar, Genc Pollo. Krijuesit në Amerikë e kanë pasur dhe e kanë rrugën e hapur të bashkëpunojnë me këtë aktivitet te përvitshëm. Duhet përmendur poetja e njohur Ilirijana Sulkuqi, Raimonda Mosiu, Mëhill Velaj, Nexhip Ejupi, Merita Bajraktari etj. Revista “Kuvendi”, në  vitin  2006 botoi librin voluminoz, pjesën e parë  “Shqiptarët në  Detroit”. Që të përmblidheshin në një libër të vetëm disa shkrime e biseda që kishin lidhje me komunitetin shqiptar të Detroitit, Pjetri mendoi të bëntë një vëllim të veçantë, edhe pse ishte një stërmundim për të, pasi ndërkohë  edhe el15Revista “Kuvendi” nuk e ndërpreu publikimin asnjë muaj. Vetëm skanimet e diçiturat, kanë qënë orë të tëra të një pune rutine, dhe për të cilën nuk ka pasur asnjë vërejtje si ndodh rëndom në shenimet tjetër për tjetër deri në pasaktësi emrash poshtë fotove. Ky libër është një histori e vërtetë e këtij komuniteti edhe pse të gjithë vrapojnë për të qënë patriotë, por e vërteta është se ka dhe patriotë, që nuk kanë kursyer asgjë për çeshtjen kombëtare. Ata është shumë vështirë t’i gjësh, pasi nuk bëjnë asgjë për t’u dukur.

F.N: Si  e  shihni  ju revistën Kuvendi pas 10 vitesh ?

E.M :  Jam e bindur se me mundësi e kushte te reja, me krijues të rinj e në duar të reja. Pjetri, disa herë e ka thënë, edhe pse e ka aktivitet privat dhe punë të tijën, se është i gatshëm t’ia lërë dikujt që mosha e bën të punojë më mirë e me të tjera cilësi, që sa më shumë t’u përshtatet të rinjve dhe tu shërbejë ardhmëtarëve. Megjithatë, “Kuvendi”,  do t’u krijojë dhe më shumë  hapsirë të rinjve, të cilët do të  sjellin e do të trajtojnë në Kuvendi, projektet e tyre, ëndërrat e tyre, talentin  e tyre…!

el30F.N: Kuvendi prej  disa vitesh ka dhe “Kuvendi  Café”-ne. Çfarë bën “Kuvendi”  për  Kuvendin” ?

E.M : Që  t’i  përgjigjem sa më sinqërisht  kësaj pyetje, po tregoj dhe se si lindi ideja për të hapur një kafene ! Në vitin 2012, u bëra e “keqe” dhe e luta Pjetrin ta nxirrte “Kuvendin” nga shtëpia, sepse u bënë kaq vjet që shtëpia jonë zvogëlohej teksa zmadhohej “Kuvendi”, në  kohë, hapësirë e numër. Tashmë kishte ardhur koha që “Kuvendi” të kishte një kafe të veten, ku  kuvendasit të mblidheshin jo vetëm në raste festash e takimesh  ceremoniale, por pse jo çdo ditë. Kështu “Kuvendit”, iu shtua kafeneja dhe një mjedis pune disi më komod. Sigurisht që ato e ndihmojnë njëra tjetrën, teksa në fakt kanë të  njëjtin qëllim.Të bashkojnë shqiptarët, duke përfshirë edhe ato që nuk e ndjekin revisten me lexime, por që tashmë e  përcjellen në bisedat e tyre. Në “Kuvendi Caffee”  tashmë realizohen takime me të shpeshta, siç  është : “Një krijues në muaj”, mbrëmje leximesh ku zgjidhet  një krijues qoftë ky i komunitetit, por edhe në kujtim të atyre që u jeton arti dhe fjala e jo trupi. Deri  tani  kemi  realizuar  ne  ambientet e “Kuvendi Caffee” , mbrëmje për poezinë e  Martin Camaj dhe Frederik Rreshpjes. Në “Kuvendi Caffee” organizohen promovime librash të rinj nga autorë të diasporës. Përmendim ketu promovimin e autores shqiptare me banim ne Francë, poeteshen Enkeleda el8Kondi,  poetet Qendrese Halili e  Bora Balaj. Së shpejti do bëhët promovimi i poetës nga Tirana, Anita Hoxha, etj.

F.N: Cilat  janë disa  nga  planet  e  afërta  që ju keni  për  revistën  “Kuvendi” ?

E.M: Revista  Kuvendi ka në planet e saj të aferta hapjen e një radioje online, e cila sigurisht që do  të quhet “Radio Kuvendi” dhe do të  ketë në qendër të saj brezin e ri. Qoftë edhe nëpërmjet  Radios të mund t’i afrojme të rinjtë e lindur këtu, me gjuhën shqipe, kulturën shqip, historinë traditën. Tashmë ne i kemi pothuaj gati 13-14 programet e para. Ndryshe nga radiot që jemi mësuar të dëgjojmë shqip, “Radio Kuvendi”, do të ketë në orët e transmetimeve të saj, edhe lexime  të autorëve shqiptarë, në dy gjuhë, shqip  dhe anglisht. Do ta nisim programin e leximeve me librin  “Rrno për me tregue”  të  Zef  Pllumit,  tashmë i përkthyer dhe i botuar në anglisht. Në  rubrikat për fëmijë do të ketë lexime shqip anglisht të përrallave shqiptare, dhe të huaja. etj. Revista  “Kuvendi”në bashkëpunim me “Albanian Excellence” në atdhe po  projekton realizimin e një maratone shqiptaro-amerikane,e cila do të fillojë në një nga shtetet ku ka më së shumti shqiptarë duke shkuar shtet me shtet ku jetojnë e veprojnë shqiptarët e kësaj diaspore. Kjo maratonë do të ketë qëllim jo vetëm bashkimin e shqiptarëve  me njëri-tjetrin, por edhe mirënjohjen shqiptare ndaj atdheut të tyre të dytë, Amerikës. Kjo nismë në përmbushjen e saj ka për qëllim të shndërrohet në një maratone mbarkombëtare dhe ndërkombëtare, mesazhi i të cilës  do të jetë,  Paqe-Dashuri-Prosperitet. Një  projekt tjetër i Revistës  Kuvendi, është  botimi këtu në Amerikë  i njërit prej librave të el12Pjetër Arbnorit, të cilin fillimisht do t’ia prezantojmë komunitetit tonë nëpërmjet leximitnë  mikrofonin e “Radio-Kuvendi  në  të dyja gjuhët, shqip-anglisht.  Por po ashtu Kuvendi do të vijojë evindentimin e talenteve të reja jo vetem  në letërsi por  në  çdo fushe të jetës. Revista dhe Radio- Kuvendi do të shkojë shkollë më shkollë  dhe kolegj më kolegj dhe  në të gjitha universitetet  e Michiganit, për të zbuluar e takuar studentet shqiptare me të suksesshmit e më të talentuarit. Kështu do të përcaktojmë vazhdimësinë e Kuvendit dhe të të gjithë veprimtarive të diasporës në shërbim të komunitetit dhe çështjeve shqiptare.

F.N: Si  e  sheh  Elinda  Marku komunitetin shqiptar në Michigan  sot?

E.M :  Këtu seicili është i lirë të krijojë e bashkëpunojë më kë të dojë e kur të dojë. Nuk ka vendime dhe kupola, edhe pse ka shumë shoqata e “patriotë”, që duan të jenë në krye e në fakt, nuk e kuptojnë se nuk janë askund. Komuniteti shqiptar në Detroit, duam apo s’duam ne është i bashkuar vetëm në qendrat fetare, që festojnë e gëzojnë së bashku, është i mbledhur vetëm në aktivitete që do t’i bëjnë të ndjehen mirë, në shkolla e ndihma etj etj. Si e shoh une komunitetin shqiptar te  Michiganit  sot ? Të pamotivuar. Ky komunitet në mbarë diasporen ka më se të drejtë të ndihet krenar për sa ka bërë ndër vite, për çështjen shqiptare, dhe se fundi sidomos për çështjen e Kosovës. Nëse shqiptarëve iu bie të pushojnë gjatë, fillojnë e “luftojnë” njëri-tjetrin. Shpresoj se mbas pushimit, ky  komunitet të gjej një problem nga të shumtët që ka vendi dhe demokracia shqiptare, për t’i kushtuar  vemendjen e përkushtimin që meriton.

el16F.N: Po  rolin  e  gruas shqiptare  në këtë komunitet si do të mund ta përcaktonit ?

E.M :  Në fakt rolin kryesor në komunitetin  shqiptare të Michiganit e luan gruaja. Ani se burrat  shqiptarë në komunitet mbajnë titujt e kryetarllekut në shoqata, organizata e aktivitete. Po të fillojmë qysh në dy Kishat e shqiptarëve  në Michigan, këto vjetët e fundit rol mjaft  të rëndësishëm  kanë luajtur murgeshat, me afrimin dhe përkushtimin e tyre, me të  rinjtë e të rejat e komunitetit katolik. Po të  marrim familjen  shqiptare këtu në Michigan,  rol më të rëndësishëm luan gruaja se sa burri. Gruas shqiptare ketu, i takon të bëjë punën që i siguron të ardhurat, i takon të bëjë shkollë me fëmijët, dhe të gjitha aktivitetet e familjes. Gruaja shiptare, këtu është  kudo me e suksesshme. Suksesi i një gruaje shihet tek rezultatet e fëmijeve në shkollë. Shihet tek ingranimi i saj në jetën  dhe kulturën amerikane. Gruaja  shqiptare  pavarësisht se në ç’moshë emigron, pavarësisht se mund të jetë nënë e më shumë se dy a më shumë fëmijësh, pavarësisht se bën një ose dy punë, për të përballuar kërkesat ekonomike, ajo jo vetëm që gjen  kohë, por madje e krijon kohën për të shkuar edhe vete në  shkollë. Dhe kjo grua në 5 vitet e para të emigrimit, nuk merr vetem testin e nënshtetësisë  Amerikane por pajiset madje me një diplomë e një profesion të mirëfilltë. Gruaja shqiptare tashmë është edhe një intelektuale shqiptare-amerikane. E denjë  për t’u krahasuar e për të  konkuruar me gruan e lindur e të rritur këtu.

el40F.N:  Ju  shkruani më së shumti poezi, a ndikon “Kuvendi”  në poezinë  tuaj ?

E.M:  Në poezinë  time nuk ndikon asgjë dhe ndikon gjithçka. Po të kisha patur më shumë lapsa me ngjyra se  sa një laps të vetëm plumi, ndoshta do të kisha bërë piktura në vend të vargjeve. Megjithese nuk jam penduar që kam mbetur tek poezia (ndonëse pendohem se ende nuk e kam shkruar poezinë e saktë, të  arrirën, të bukurën, atë poezinë që shijohet edhe si pikturë), sepse poezia për mua është piktura që punohet  me fjalë. (Fjalët janë po kaq edhe ngjyra, përveç të tjerash e pos fjalë). Jam bindur për këtë “njësim” të  poezisë me pikturën sidomos kur kam parë për herë të parë  pikturën “Motra  Tone” të Kol Idromenos.  Çka për mua kjo pikturë e ky portret nuk ishte e nuk është vetëm thjesht një art i arrirë, por është një dashuri që e tejkalon artin. “Motra Tone” do të thoshja se është ikonë e pikturës shqiptare. Për mua ky portret është edhe poezia më e bukur kushtuar motrës, nënës, gruas shqiptare. Dhe që për  fat kjo dashuri i është kushtuar asaj në universalishten e ngjyrave. Këtë portret do ta zgjidhja të prezantoja gruan shqiptare botës së artit dhe më përtej. Ky portret më ngjan aq shumë me portretin  e “Zojës së  Bekuar, Shën Marinë”. “Motra  Tone” për mua është Shën Shqiptaria. Shën Motra, Shën Dashuria, Shën Fisnikeria… Çdo emër që mund t’i vija këtij portreti do të më duhej t’i shtoja një  “Shën” përpara. Përndryshe unë guxoj ta quaj “Shën Piktura”  shqiptare. Unë e ndjej poezine el18edhe tek piktura, sepse poezia më çon gjithëkund. Edhe atëhere, në ‘92 tek “Kuvendi” poezia më çoi, derisa nuk u ndamë më. Poezia, Pjetri, Kuvendi dhe unë…, sepse Pjetri dhe unë nuk jemi një çift dysh’ por jemi një çift katërsh. Ama “Kuvendi” për  poezinë  time nuk  është  si “Motra Tone”. Ndonëse në  Kuvend, ndodhin gjëra të bukura si ajo, si poezia, si piktura, si dashuria.

F.N:  A  ka  Elinda Marku  një  listë  dëshirash?

elinda9E.M :  Po, sigurisht që edhe unë kam një listë dëshirash. Madje do të thoshja se kam një libër dëshirash. Dëshirat  e mija  nuk janë të parealizueshme, shume prej tyre dhe kam mundur t’i  realizoj. Unë  dëshiroj si fëmijë. Si fëmijë besoj në dëshira. Para 40 vjetësh kisha dy dëshira, të bëhesha  shkrimtare dhe të  bëhesha nënë. Të dyja këto dëshira i shndërrova në premtim nënës time. Shkrimtare dhe nënë, besoja se këto të dyja mund ta kthenin nënën time sërish në jetë. Ende e besoj këtë veçse tashme jo si një 6 vjeçare, atëhere para 40 vjetësh. Në fillim të viteve 90- të të gjithë i binin shkurt e iknin në Europë, ndërsa unë  besoja dëshirën time për të ikur në Amerikë. U bë dhe erdha në Amerikë mbas 9 vjetesh. Qysh në qershor të 2005, dëshiroj vazhdimisht vetë e treta. Mara, Nëna ime dhe unë. Tash nuk ka edhe aq shumë rëndesi lista e dëshirave që mund të kem, e rëndësishme është “The team of  dreamers”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *