Revista Kuvendi do te botoje se shpejti supplementin: ” Te vertetat e pathena, theshetheme te verteta”, bashkerisht me suplementin e lartepermendur, do te keni mundesine te ndiqni online “Radio Kuvendi” me intervista e biseda ne mikrofonin tone,rubriken “Mikrofon i i fshete”, rubriken “Kenge e rapsodi te reja” qe u kendohen “Personazheve” me ne ze te koheve te fundit! Nder kohe do kemi rastin te ofrojme “Letersine Shqipe dhe Amerikane ne mikrofon”, “Drama radiofonike”,” fragmente te shkeputura nga jeta dhe aktiviteti ne Qendren e Shën Palit, me te madhen ne komunitet”, “Femijet dhe mikrofoni” ne emisionin per femije, do te kene rast qe femijet e bashkeatdhetareve tane ne komunitet, te tregojne mbresat e tyre rreth pushimeve ne atdhe, kujtime e perralla qe ua kane treguar gjysherit e tyre, te rrecitojne e te lexojne shqip (per kete realizim do te kete edhe nje konkurs per femije). Femijet shqiptar te lindur ketu do te kene rastin te luajne pjese ne mikrofonin e radio Kuvendi, me instrumentet qe ata kane mesuar te luajne, si piano, flaut, kitare, bateri, dhe instrmente tradicionale shqiptare, si fyellin, cifteline, lahuten, sharkine, dajren,daullen, etj. Jeta e dendur e ketij komunitetit duhet pasqyruar me realitet, regorizitet, e detaj per detaj ! Duhet te mbahemi mend bash per bemat tona! Te na njohin saktesisht ketu e ne atdhe kush jemi e cfare realisht bejme per kombin e njeri tjetrin! Si i sherbejme realisht, se si ia shprehim mirenjohjen ketij shteti e vendi te shenjte! Sa realisht te ndershem jemi! Radio Kuvendi tashme i ka realizuar dhe montuar 14 emisionet e para! Radio Kuvendi eshte e hapur per te gjithe! Zeri dhe fjala e sicilit shqiptar e gjen mikrofonin tone per te thene e per t’u degjuar! Intervistat surprize do te jene nje gjetje e re nga radioja jone! Sot eshte shume me e kollajte per te krijuar media se sa ishte para 14 vjetesh kur u krijua Kuvendi! Amerika eshte vendi i lirive dhe i mundesive, per ta gjetur secili veten!
Korespodenti i Revistes “ Kuvendi”