Gezuar 27 Majin, Revista KUVENDI!

Nga Elinda Marku

 

Revista KUVENDI, doli per here te pare me dt 27 Maji te vitit 2001!

Revista Kuvendi, nuk eshte vetem bije e ketij komuniteti,por eshte edhe nene ne kete komunitet, e cila lindi dy krijesa te saj te pavdekshme e te paharrueshme:  “Shqiptaret e ne Detroit”, dhe  “Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan”. Personalisht krenohem me kete reviste! I mbetem mirenjohese kembenguljes, vullnetit, durimit, te botuesit te saj Pjeter Jaku. Te behej i mundur botimi i kesaj reviste, sigurisht qe nuk mjaftojne vetem cilesite e botuesit te palodhur dhe bashkepunetoreve te tij. Por, nuk mund te mos permendet edhe kembengulja e atyre qe luftuan e luftojne me cdo kusht te mjegullojne, pengojne, cdo pune te mire te ketij komuniteti. Me pretendimin se nuk eshte edhe aq e mire sa puna e tyre e pabere. Ose, me porosi te ndokujt qe kerkojne me cdo kusht qe shqiptaret te mos e lene askund e asqysh gjurmen e tyre. E, megjitheate,  Shqiptaret e Detroitit e kane lene edhe nje gjurme te pashlyeshme, nje veper te paharrueshme, e kane bere edhe nje pune te pamohueshme, Revisten “Kuvendi”.

libri shqip ne detroit

Prej ne 2001, tashme kane kaluar 14 vjet. Nuk eshte kjo reviste qe e beri me emer as te pasur Pjeter Jakun. Por eshte  Pjeter Jaku qe, pasuroi komunitetin shqiptar me kete Reviste. Mbas ndoshta 100 vjetesh, ky komunitet, do te kujtohet pikerisht prej kesaj reviste. Mbas ndoshta 100 vjetesh, niperit dhe mbesat e atyre qe jane intervistuar ne kete reviste, do te gjejne e do te lexojne emrat e gjysherve te tyre, ketu. Kujtoj ketu intervisten e pare te nje mikes time, e cila vjet eshte bere gjyshe. Nipi i saj mbas 30 a 50 vjetesh, nuk do te mjaftohej e cmallej e njihej me gjyshen e tij, vetem nepermjet incizimeve, por do te mrekullohet teksa do te lexoje per vete, ose per femijet e tij, intervisten e gjyshes ne revisten “Kuvendi” ne fillim te viteve 2000. Kujtoj ketu dy shqiptare, qe shenuan emrin e tyre ne reviste si “editore” dhe megjithese kane qene editoret me te paafte qe jane pare ndonjehere ne jeten e mediave, niperit dhe mbesat do te “mashtrohen” se gjysherit e tyre paskan qene editore te revistes KUVENDI ne fillim te viteve 2000. Keto dy editore qe mbasi kujtuan se u “bene” kerkuan largimin dhe heqjen e emrit te tyre prej revistes, kerkojne e punojne me nje vullnet te papare, te mund ta fshijne nga faqja e dheut revisten e botuesin me gjithe familje, por pa mundur ta shenojne kund tjeter veten si editore, e dicka te perafert. Nuk jane te penduar se kane ikur prej revistes, por jane te penduar e te egersuar se si revista nuk u zhdukeka sall se duan ata.

 Editori i fundit dhe i vetemi i Revites “ Kuvendi” do te mbahet mend si heroi, qe ne kohen e tij dhe me ndihmen e tij duke e terhequr botuesin ne shoqata inproduktive, justifikuan mosdaljen e Kuvendit per afro dy vjet. Duhej te “vdiste’ “miqesia” e tyre, qe te mbijetoi Kuvendi.

Revista Kuvendi i sherbeu ish editorit si trampoline per te kercyer ne Vater, organizate te cilen dita dites po e shnderron ne kancer te keti komuniteti.

Kancer mashkull per fat, sepse ky komunitet vital, do ta mbijetoje bashke me Revisten kete semundje te sotme! Meqe jemi tek mbijetesa;

Revista  Kuvendi  eshte  ende  e  re  per  t’ia  shpersuar  “vdekjen”. Komuniteti   shqiptar  ka  ende  per  te  bere  e  per  te  mbajtur    mend. Revista  Kuvendi ka  ende se  cfare  te  tregoje  per  kete  komunitet. Sot  eshte  27  Maji  i  14’te.  Kemi  Feste,  Enderra  e  Projekte!!! Jemi  bash  ne  fillim! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *