Meqe shume miq ne facebook, qe dje filluan te urojne datelindjen sit e behej fjale per nje person u detyrova te beje kete sqarim, qe njekohshem eshte dhe falnderim.
Numri i pare i Revistes Kuvendi ne Detroit, ka qene ne duart e lexuesit me daten 27 Maj 2001. Nje falenderim te vecante per stafin e ati viti, dhe vecanerisht per Elinda Markun, qe me mbeshteti ne kete “aventure” te kendshme, per te nderin Zef Lleshi, per mikun e mrekullueshem Dr. Dede KOLNDREU, per juristin e njohur Dr. Zef BROZI qe me nxiti vazhdimisht. E paharrueshme eshte ndihma e pare ne shperndarjen e asaj te diele te miqeve te Kuvendit, Franz – Lleshi Grishaj dhe artistin Dode Gjonaj. Prej ate dite e deri sot kane kaluar shume vite, e per mua ajo dite me duket sikur te ishte sot. I falnederoj nga zemra te gjithe ata qe kane bashkepunuar me Kuvendin, qofte edhe nje dite te vetme, sidomos per ata qe sinqeritetin e ndihmes e kane norme te jetes se tyre. Ne te vertete, ka qene nje pune, qe kur e mendoj , them me vete: ” Si eshte e mundur, me ato pak mundesi qe kishim, e rritem nje peme te shtypit shqiptar, qe nuk do te harrohet dhe, ne te cilen kane pasur deget e tyre, poete e shkrimtare, artiste e shkencetare te te gjitha profileve.”
Me dashurine per te gjithe!
Pjeter Jaku