Një kafe me këngëtaren dhe poeteshen e talentuar Suela Mecolli

Suela,  tashmë  ti  je  vendosur  të jetosh  në  shtetin e  Michiganit,  në  këtë  shtet ku  komunitetit  shqiptar  është i  madh, aktiv  dhe  i  njohur.  Njohjen  e  parë  me  këtë  komunitet  ti  e  ke  filluar  me  këngën,  të  cilën  kohëve  të  fundit   e  ke  kënduar  edhe  në  Kafe “Kuvendi”  për miqtë  e  Kuvendit, dhe shqiptarët që frekuentojnë jo  vetëm  kafen, por  edhe  revisten  dhe  veprimtaritë kulturore që  organizon kjo  revistë e  që  realizohen në  ambjetet e Kuvendit.

Për sa  thamë  më  lart, Kuvendi   sot  të  fton  në  një  bisedë  për  lexuesit  e  saj,  që  janë  edhe adhurures  të  këngës e  të  fjalës  shqip!

suela4

Suela : Ju  falenderoj  për  ftesen  dhe  mbështetjen  që  i  bën  kjo  revistë tashmë e  mirënjohur në  komunitet,  në  diasporë e atdhe  jo  vetëm  talenteve të  reja  në  fushën  e  muzikës  ,  por   talenteve në të  gjitha  fushat  e  tjera  të  artit  dhe  kultures  shqiptare në  përgjithësi.   Dhe  po , është  e  vërtetë,  që  unë  jam  ende  në   fillimet  e  mija  prezantuese  me  këtë  komunitet  si  kengëtare  sido  që kontaktet  e  mija  me  këngën janë  shumë  më  të  hershme. Dhe  shumë  më  herët  se  të  vendosesha  të  jetoja  në  këtë  kontinent.

Kam  filluar  të  këndoj  që  kur  isha  fare  fëmijë,  dhe  si  cdo  fëmijë  që  fjalët  e  para  ua  beson  prinderve ,  ashtu  edhe  unë  këngët  e  mija  të  para  ua kam  kënduar  atyre,  dhe  që  familja  ka  qënë jo  vetëm  auditori  im  i  parë,  por  edhe  inspirimi dhe  inkurajimi  im  gjithashtu.  Kënga  ende  më mban disi  fëmijë  të  pastër ,  si  veten e  saj  dhe  si  femijeria  e  secilit.  Nuk  mund  të  lë pa  përmendur faktin se,  jam  e  bija  e  një  babai , i  cili  ka  kënduar,  ka  luajtur në  teatër  dhe kinema. Pra, jam e  bija e Fatri Mecollit.

Kuvendi:  Kur  ka  kënduar  Suela  për  herë  të  pare  për  një  audiencë  më  të  gjërë  se  familja?

Suela:  Për  herë  të  parë  kam  hypur  në  skenë  gjatë  Festivaleve  të  Këngës për  Fëmijë,  në  qytetin e  Korcës, ku  jam  vlerësuar  me  cmime  të parë   dhe  të  dytë.  Pastaj   sa  pa  perfunduar  shkollën  e  mesme ,  kam ardhur  të  jetoj  në  Amerikë,  ku  kam  kënduar në  aktivitete  të  ndryshme  që kanë  organizuar shqiptarët    këtu.  Sa herë  këndoj  edhe  pse  nuk  këndoj  vetëm  këngë  korcare,    unë   Korçën  e  kam  sinkronizuar një  me  këngën. Korça  për  mua nuk  është  vetëm  qyteti  im  i  fëmijërisë,  dhe  si  i  tillë   është  edhe  qyteti  më  i dashur në  botë  për  mua,  por  sa  herë  përmend  emrin  e  Korçës  më  duket  sikur  njëherësh    jam  duke dëgjuar, ndjerë  e  kënduar një  këngë.

suela5

Kuvendi:Cfarë  tjetër  dashuron  Suela  përvec  këngës dhe  çfarë  tjetër bën  Suela  përvec  se  këndon?

Suela:  Ashtu  si  çdo  njeri  edhe  këngëtari    ka  e  bën  një  jetë  të  zakonshme,  të  cilën   duhet  ta  mbushë  jo  vetëm  me  këngë. Por  mund  t’i  shoqërojë  të  gjitha  veprimtaritë  e  saj me  këngën.  Unë  këndoj,  por  edhe  qesh,  qaj,  vuaj,  lumturohem,  trishtohem,  përmallem   e  punoj. Dhe  të  gjitha  këto  i bëj  me  këngë në  buzë,  me  këngë  në  zë,  me  këngë  në  zemër.  Edhe  kur  më  qëllon  të  qaj (sido  që  qaj  shumë  rrallë e  shpesh  herë  qaj  vetëm  nga  gëzimi,  qaj   duke  kënduar).  I  kam  vënë   synim  vetës  që  edhe  lotët,  si  ato  të  trishtimit  si  ato të gëzimit,  do t’i  mësoj  të  këndojnë  bashkë  me  mua.  Po,  unë  dashuroj,  dhe  dashuroj  me  gjithë  qenien  time,  çdo gjë  të  bukur.  Duke  qënëse  në   fëmijëri  jam  rrethuar  vazhdimisht  me  dashurinë  e  familjes dhe  të  afërmeve, jam  e  bidnur  se të  dashuruarit  është talenti  im  më i madh  i  trashëguar dhe  i  mësuar  prej  prindërve  të  mij.  Të  gjithë  artistët,    mëndoj  unë   posedojnë  talentin e  të  dashuruarit.  Ky  talent  Ii madh  iu  prijn  atyre  drejt  taleneteve  të  tjera…., këngës,  pikturës, poezisë…etj.  Të  jesh   single ,  nuk  do  të  thotë  se  nuk  je   duke  dashuruar. Jam  single, por  jam  e  dashuruar! Jam  e  dashuruar  me  këngën! Kam  aq  shumë  dashuri  për  të  dhënë! Dhe  jam  aq e  lumtur  për  këtë! Me  çfarë  tjetër  merrem? Përveçse  këndoj,  jam  shumë  e  dhënë  edhe  pas   poezisë.  Poezia  më  shijon  po  kaq  sa  kënga. Biles kam  edhe  unë sekretet  e  mija  me  poezinë. Një  prej  këtyre  sekreteve,  po  e  ndaj me  ju. Unë   shkruaj  vargje, dhe  vargjet  e  mija  ia  kushtoj  këngës,  në  kontekstin ,  i  shkruaj  me dëshirën  për  t’i  këngëzuar e kënduar  ato.

suela1

Kuvendi:  Sa  prej  prej poezive  të tua ,  ke  ndarë  t’i  shndërrosh  në  këngë. Dhe  a  ka  patur  ndonjëra  nga  poezitë  e  tua  fatin të  bëhet  këngë?

Suela:Po,  prej   ciklit të  parë të  poezive të mija kam  muzikuar  deri  më  tani 2 prej tyre.

Kuvendi: Cilat  janë  projektet  e  tua të  tanishme  dhe  të  mëvonshme   si  kantaoutore, tashmë?

Suela: Së  shpejti  kam  një  projekt  në  përfundim  të  të  cilit  jam. Të  dal  së  shpejti  me  albumin  tim  të  parë. Këngët  e  këtij  albumi  do  të  jenë  edhe  tekste  të  mija.  ëer  realizimin  e  këtij  albumi  jam  duke  bashkëpunuar  me  muzikantin e   talentuar  Florent  Nushi.

Ndersa  në  aktivetet  e  ndryshme  këtu në  komunitet,  si  ineterpretuese , bashkëpunoj  edhe  me  muzikante  të  tjerë. Siç  është  i mirënjohur  në  këtë  komunitet, muzikanti Gentian Cekorja.  Gjithashtu muzikantin  Beni Capollari,  dhe Elvis Tërshana.

Kuvendi:   A  ka  diçka  që  i  mungon  Suelës, dhe  që  do  të  donte  ta  kishte  në  kualitetin  e  saj si  një  njeri me  vlera.?

Suela: Me  thone  ndonjëherë  se  jam  e  rrëmbyer.  Dhe  unë  nuk  e marr  sikur  ma  thonë  për  të  më  vënë dukje  një  të  metë. Përkundrazi unë  e  marr si  kompliment. Dhe  gati-gati  më duket  se sa  herë më thonë  “  Ti  Ela  je  pak  e  rrëmbyer” më  bëhet  se më  thonë:  “ti  Ela , je  artiste” . Ndoshta  prej  se  shumica  e  artistëve  janë  të  rrëmbyer e  të  ndjeshëm.

Kuvendi: Cfarë  tjetër  konsideron të  rëndesishme   Suela përveç  këngës  dhe  vargjeve  si krijuese  dhe  si  femër?

Suela:  Po   citoj  një  thënie  të  Margeret  Thatcher:  “Nëse  të  duhet  një  mendim  pyet  një  burrë. Nëse  të  duhet një punë  e  kryer, pyet  një  grua.”   Ndihem  me  fat  që  kam  lindur  femër. Dhe  si  e  tillë  ka  shumë  gjëra  të  rëndësishme  në  jetë.  Por  e  para  e  mbi  të   gjitha është  familja.  Familje për  mua  nuk  do  të  thotë  thjeshtësisht  një   qift  që  lind  e  rrit  fëmijë, që  ka një  mbiemër e një prejardhje të caktuar. Familja  për  mua  është   universi i origjinalitetit  tonë. S’ka  gjë  më të  çmuar se ky univers i “vogël”  prej  nga  vijmë , të  shëndoshë, të  bukur  e të  aftë  për  t’u  përballur,  për  t’u  krahasuar  e  për  të bashkjetuar me  universin tjeter, me  universe  të  tjera.

Kuvendi:  Ku  tjetër  kërkon  ta  gjej  veten  Suela,  përveçse  tek  familja,  kënga  dhe  poezia?

Suela:  Tani  për tani  nuk  jam  në  kërkim  të  vetvetes. Besoj  se  atë  e  kam  gjetur  tashmë , tek  këto  të  tria dritare të jetes time dhe që  përmendem. Gjendem  e  ndihem  mirë. Gjithë  çdo  të  doja ,  të mund  ta  përsosja  këtë  vetevete  të  gjetur , brenda  këtij  triniteti.  Ndërsa jam  duke  pritur,  të  gjindem   me  gjysmen  tjetër  timen.  Gjysmën  me  të  cilin  unë   do  ë  krijoj  familjen  e  enderrave  të  mija. Do  të    përplotësoj universin tim,  si njëri,  si  femër,  si  këngëtare ,  si  krijuese,  si  shqiptare!

suela

Kuvendi: Suela,  të  falenderoj  për  praninë tënde në Kuvendi,  bisedën  dhe  kënaqesinë,  duke  të  uruar  suksese  në realizmin  e  enderrave  dhe  synimeve  të  tua.suela2

Suela:  Faleminderit  Kuvendit  për  ftesën  dhe  mundesinë  që  nëpermjet  jush  të komunkoja  edhe  me  lexuesit  dhe  dashamirët  e  Kuvendit  dhe  komunitetin  tonë  të  përbashkët.  Ndërkohë  edhe  unë  iu  uroj ju  dhe  nëpërmjet  jush, secilit  shqiptar këtu  në  Michigan  e  kudo  që  ndodhen,  sukesese , dashuri, paqe e bashkim!        `           `

Bisedoi: Elinda Marku

04 Prill 2015

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *