Reagim ndaj deklarates se Petrit Selimit zavendes minister i puneve te jashtme

Nga Hafiz Shala *

DioGuardi promotor dhe gardian i çështjes shqiptare ne Wadhington DC.

Mosnjohja ose urrejtja,naiviteti ose panjohuria,ose denigrim pa argumente,ky do te ishte vleresimi ma i bute per kuazidiplomatin i caktuar nga bosi i tije Hashim Thaqi i cili thene ma se buti as per nevojen fiziologjike nuk do te shkonte pa e pyetur,dhe keshtu ky po i sherbene me perkushtim urdhedhenesit te tije ose bosit te bosave krimiit dhe korrupcionit ne Republiken e Kosoves.

Nuk e kame as pake te lehte te shkruaj per kete personalitet me permasa boterore i cil i pari i hapi dyerte e Senatit dhe Kongresit per shqiptaret ne Washington DC.Perderisa siq e dine edhe opinioni i gjere shqiptar se diplomati dhe kryeministri i Shqiperise Theofan Stelian Noli,duhet te flinte ne shkallet e Kongresit per tu takue me ndonji Kongresmen,sot,shqiptaret i kane dyerte e hapura duke ju falemenderue ketije biri te arberit i lindur ne fshatin Greqi te Kalabrise(siq ju thote shepeshe edhe italianve: Kalaja Arberia),familja e te cilit u shperngul qysh ne shekullin 15 te duke i dalur ne  ndihme  heroit tone kombettar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Per opinionin e gjere due te ju beje me dije se muajn e ardhshem do festohet 25 vjetori i veprimtariese se Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikan apo siq quhete: Lobi Shqiptaro-Amerikan i vetmi i regjistruar prane shtetit Amerikan ne Washington DC.Pretendimet e disa organizatave e shoqatve per ta pervetesue kete titull ishte i pa realizueshem sepse nuk egziston mundesia tjeter qe te regjistrohet nji Lob i cili shtetit amerikan i jep raportet financiare dhe te tjera qdo gjashte muaj.

Dua ti permendi ne mneyre telegrafike vetem disa nga datat ma  te rendesishme qe nga fillimi.
Ne vitin 1990 nen patronatin  Liges Qytetetare-Shqiptaro-Amerikane u organizue darka historike ne hotelin e njohur “Sheraton”ne Manhatan ne te cilen ishin ftuar elita intelektuale kosovare ne krye me Dr Ibrahim Rugoven e ashtuquajtura Altaernative e Kosoves qe pastaj u shenderrue ne partin politike ma te madhe,Lidhjen Demokratike te Kosoves.

Dhe,aty nisen fillet e prezentimit te qeshtjes se Kosoves para Kongresit,Senatit dhe Administrates Amerikane e cila ne baze te fakteve dhe deshmive,u orientue ne prekrahje te parezerve dhe nuk mungoje deri ne ditete e sotit.

Me te drejte,Liga dhe zoti Dioguardi dhe bashkshortja e tije Sherley Cloys-DioGuardi  quhen pjese e historise se shqiptarve ne pergjithesi e te Kosoves ne veqantinuk ne tri dekadat e fundit dhe ne vazhdim.

Organizimi i demonstratave neper SHBA posaqerishte ne Washington DC,New York.Chicago,Detroit Ishin te pa imagjinueshme,pa  zotin  DioGuardi si organizator,ideator dhe udheheqes gjithmone ne prezencen e Kongresmenve dhe Senatorve me ndikim qe ne menyre te sukseshme senzibilizuan opinionin amerikan dhe e rriten simpatine ndaj kombit shqiptar.

Diametri i veprimtarise se zotit DioGuardi ishte qe nga Alaska deri ne Zelanden e Re duke mos e lene anash as shume shtete te Europes.

Zoti DioGuardi ishte i sukseshme ne deshmine prane Kongresit amerikan ne duel me ish Kongresisten me origjine serbe Helen Deliq Bentley ne prezencen e elites intelektuale kosovare kur ajo shprehej se shqiptaret kane mjafte te drejta sepse ata munde te flasin shqip ne familje.DioGuardi ju pergjegje se Kosova dhe shqiptaret jane ne Europe e jo ne Afriken e jugut dhe nga nervoza i drejtohet DioGuardit se sa te paguajne ty shqiptarete per kete “propagande”qe bene ti.Ky ju pergjejgj: ne damaret e mije rrjedhe gjaku i shqiptarit dhe une do te punoje tere jeten pa kurfar kompenzimi sepse une jame krenar se jame shqiptar.

Me 28 shkurte,nese nuk gaboje,kur u sulmue Likoshani nga i tere arsenali ushtarak me artileri dhe aeroplana duke vra popullaten civile:femije,pleq,gra te strehure ne ato bjeshke,pas telefonates ne oren kater te mengjesit,i lajmeruam zotit Dioguardi i cili filloje ti kontaktoje Ambasadat e shteteve perkrahse dhe mike te Kosoves duke i alarmue per sulme shkaterrues.

Menjiher u mbajte nji deshmi(hiring) prane Kongresit ku me paraqitjen e fotografive nga “Koha Ditore” qe ishin te trishtueshme,u alarmue Administara dhe filluan veprimet dhe per te parandalue masakrimet e matejme te popullates.

Me paraqitjen e Ushtirse Çlirimtare te Kosoves,Lobi Shqiptaro-Amerikan ishte i pari nder subjektet e komunitetit qe e njohu dhe e perkrahu dhe kerkoje qe te armatoset UQK-ja per ta mbrojtur popullaten duarthate.

Ne nji deshmi(hiring) ku Ambasadori Gilbard kercenonte se UÇK-ja munde te fuetet ne listen e grupeve terorishte,zonja e nderuar Sherley Cloys-Dioguardi ju drejteu: zoti Ambasador:nese UQK-ja eshte teroriste,athere me shiko mua une jame njera nder ata.

Te kuptohemi,Liga ka qene per krahese e asaje ushtrie qe u themelue nga Qeveria e athershme respektivishte nga Presidenti Ibrahim Rugova.Ne nuk e perkrahem ushtrine e Fatosave: as te Fatos Nanos e as ate te  Fatos Klosit.Pramdaj,Liga ishte tere kohen ne kontakte dhe veprime me Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Menquria,gjeturia,aftesia dhe perkushtimi i zotit DioGuardi,u terguan me strategjine e tije sepse per qeshtjen e Kosoves i angazhonte perfaqesuesit e te dynpartive rivale,republikane dhe demokrate mu sikur veprohet kur eshte inetersi amerikan ne pyetje.

Vlene te ceket se kur gjykohej Milosheviqi ne Hage,ai permendi vetem emrin e zotit DioGuardi dhe askende tjeter,qofte Kongresmen a Senator,udheheqes shtetror a partiak nga Kosova i cili tha: parafrazim(egzistone vidoja) se Kongresmeni me ndikim Josef Jej Dioguardi e me solli ketu ne hage dhe Serbia humbi perkrahjen ne arenen nderkombetare.

Liga Qytetare- Shqiptaro-Amerikane,asnjihere nuk ju ka bashkangjit ndonji partie politike apo Qeverie.Ne te vertete,Liga eshte gjithmone opozite e Qeverive qofte edhe ketu ne SHA.Zerave se Dioguardi e perkrahe Ramush Haradinajn apo AAK-ne,jane vetem paranoje ndersa se zonja Sherley Cloys-DioGuardi eshte Keshilltare e Ramush e ,jane te paverteta dhe vetem insinuata.

E verteta eshte se zoti DioGuardi posaqerishte zonja e tije Sherly e ka ndihmue zotin Haradinaj gjate gjykimit te tije siq eshte angahue edhe per Fatmir Limaj,krejtesishte ne interes te mbrojtje te luftetarve te UÇK-se.

S   e Liga eshte e zhgenjyer ne udheheqjen dhe Qeverine e Thaqit nji dhe dy dhe Thaqi-Mustafa,aty nuk ka kurfar dilemave dhe e vertete eshte ajo qe deklaroje zoti DioGuardi ne seancen e fundit me 29 prille ne Washington DC,sepse populli i Kosoves eshte ne gjendje te mjerueshme,ndersa krimi e korrupcion jane ber perditshmeri ndersa qytetari eshte ne kufije te egzistences,

Sa i perkete situates politike,Qeveria Thaqi e ktheje Kosoven ne gjendje shume ma te keqe se sa me Kushtetuten e vitit 1974 duke u kthye ne Rezoluten 1244 dhe fusnaotat e famshme qe Kosova kur ma pare nuk eshte paraqitur ne kete gjendje inferioriteti

Sipas kesaje,vihet ne perfundom se ata qe me genjeshtra u paraqiten si luftetar te lirise pa qene fare ne lufte te cilen gje e konfirmuan vete dhe me  vrasje politike te paraluftes,gjate luftes dhe pas luftes,erdhen ne pushtet dhe lufta per pushtetin dhe jo shtetin,lufta per pasurim personal dhe moskujdeje per popullin,e solli Kosoven ne kete gjendje te mjerueshme ku ishte edhe pasoje e egsodit dhe ate permes shtetit i cili deri dje na kishte qfarose,perdhune dhe masakrue.Çka mund ti thuhet kesaje?

Zoti DioGuardi,jame shume i bindur se si gjithmone pa ekuivoke e ka thene te verteten e hidhur qe ma se paku i shkone per shtati udheheqje se tanishme e ma se shumti te vertetes qe populli nuk e di se per qfar aresye nuk e thote troq.

Sipas kesaj del se,perderisa Thaqi me grupin qe i ka instalue ne te gjitha poret e shtetit te jete prezent ne politiken Kosovare,Serbia do te  jete prezente ne Kosove ne forma dhe metoda te ndryshme.
Te shantazhuarit,te korruptuarit dhe te inkrimihuarit,nuk munde te  bejne ndryshime sepse ndryshimet duhet te nisen nga ata qe jane sot ne pushtet,domethene qe ata te largohen qe Kosova te qlirohet edhe nga ata e edhe nga Serbia.

Kosova eshte ne krize morale te udheheqjes, sepse klasa politike e tanishme,nuk eshte ajo qe munde te beje ndryshime dhe te dale nga kjo krize qe e ka kaplue Kosoven ne te gjitha sferat.

 

*Hafiz Shala  – Anetar i Bordit te Liges Qytetare-Shqiptaro-Amerikane

 

New York  Prill,2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *