Refleksione nga Raporti i Sekretarit te pare…
Paulin Palushi
Në ri-krijimin e degës lokale të “Vatres” këtu në Miçigan ne 2012-ten pranova të bëj pjesë duke u bazuar në historinë e organizatës së njohur si nacionaliste gjatë përpjekjeve për Pavarsinë e Shqipërisë dhe si antikomuniste gjatë Diktaturës Enveriste. Ishin motive të mjaftueshme që të antarësohesha.
Duke lexuar fjalimin e Lidershipit të Votrës tek “Dielli”, një fjalim pa asnjë rezultat në misionin që “Vatra” ka si shoqatë në tre vjet të ekzistencës së saj, por i mbushur fund e krye me sulme pa princip kundër kujdo që mendon ndryshe brenda apo jashte saj e kujdo tjeter që nuk i aprovon metodat e tyre aspak demokratike që përdoren për manipulimin e komunitetit… dhe optiken se si te tjeret duhet ta shohin atë.
Lidershipi i Votres i bjen pikes ne raportin e saj kur shkruan se: “Ndër më seriozet, për shkak të vetë natyrës sonë shqiptare që karakterizohet nga pasioni pas polemikave iracionale, Në prurjet e shumta që ka diaspora këtu në Sh.B.A, natyrisht që ka dhe individë apo grupe individësh, të cilëve nuk u vjen për mbarë prestigji i Vatrës”…
dhe besoj se kete bazojne ne ekperiencen e tyre ne luften me “armiqte” imagjinar e real.
Pa filluar jetën si degë lokale, grupi i “Trustit të Lulelakres” kishte kohe që punonte nën rrëgoz por intensivisht e me të gjitha mjetet që të shantazhonte e anatemonte kryesinë e atehërëshme të “Vatres” në New York. U blasfemua cdo person pavarsisht nga mosha apo intelekti që mund të ishte pengese e mundëshme. Qellimi justifikonte cdo mjet. I vetmi që u “kursye” nga te gjithe qe nga ajo kohe e deri me sot, ishte nje shkrimtari i epokës komuniste!! U organizua edhe nji sulm mediatik kundër grupit tjetër të organizatorëve te mundshëm për degën e re lokale, drejtuesi i nje TV Lokal dhe nje artiste e Komunitetit, mbi të cilët nuk u kursyen as fyerjet e atakimet personale.
Por shqiptarizmat në organizim dhe zgjedhje nuk kanë të sosur, pa filluar mire jetën dega qe sa po lindte! Si antar i Komisionit te Numërimit te Votava u përplasa përsonalisht me prapaskena bazuar në emrat që DUHEJ të zgjidheshin me cdo kusht. Deri edhe fleta ime e votimit u muar dhe u mbush nga nji person me interresa ne zgjedhjet e mundeshme. Mu kërkua gjithashtu personalisht që të vezhgoja fleten e votimin te ish krijuesit të së parës degë të “Vatres” per Miçigan, për të ditur se cilin do të votonte, mbasi ai ishte kontestuesi kryesor që mund ti merrte Kryesine kryetarit aktual. E refuzova refuzova kategorikisht nje gje te tille. Në fund bazuar në familjerët e shumtë të pranishëm dhe miqtë që i kishin sjellur për të votuar ato që u zgjodhë!… fitoi “me i miri”! Tallava Party hesapi.
Një pjesë e pjesmarrësve nga diaspora e jugut duke parë ketë maskaradë u ngritën dhe iken pa mbaruar mire zgjedhjet.
Justifikova pranine time aty duke thënë se zgjedhjet kështu e kane… luftë për karrige, mbasi personalisht nuk kisha asnjë inspiracion.
Degës së njomë lokale të “Vatrës” tani i duhej rritja e reputacionin në komunitet, por mjetet për të relizuar qëllimin duhej të mbeteshin të njejtat.
Me nje dore “serioze”, Lidershipi i Votres shkruan: “Kjo përvojë na bën të jemi të vëmendshëm ndaj farës së përçarjes që hedh urrejtja armiqësore e duarve të njohura. Në traditën e vet demokratike Vatra ka respektuar çdo kritikë të arsyeshme që ka ardhur në adresë të saj, veçmas kur kritika ka shenjuar një alternativë bindëse për një çështje të caktuar. Askush prej nesh nuk i ka parë autorët e këtyre kritikave si armiqtë tanë(?!), përkundrazi janë konsideruar miq me sinqeritet të plotë(?!)”… por pa kaluar as dhjete rrjeshta me poshte ai heq masken e pacifistit duke shpallur luften e shtrigave kur shkruan me shume krenari: “Për këtë, unë kam shkruar artikullin “Krimbat e Internetit!”. Disa prej tyre u vetpaditen, duke e gjetur vet veten në rrjetën e kritikës sime”.
Manipulimi i opinjonit të emigrantëve, me përdorimin e mjeteve mediatike, print dhe online që kishin, dhe ne intervista ne dy tv e komunitetit lokal, ku evidentonin se ishin të vetmit reprezentues të Patriotizmës… Kerkohej që cdo aktivitet të kalonte vetëm nëpër logon e degës lokale të “Vatrës” duke prezentuar vehten si trashëgimtare të Vatrës së Konicës dhe Nolit, e të vlerave nacionaliste, cka nuk e kanë dëshmuar në asnjë rrethanë. Posturat neper tribuna jane sa ala Bonaparteske e Don Kishoteske ne te njejten kohe.
Po ne te njejtin raport plenumi, lidershipi i Votres shkruhen: “Për fat të mirë, një grusht patriotësh Vatranë me në krye Dr.Gjon Buçaj,Agim Rexhaj,Naum Prifti etj, e kuptuan imperativin e kohës për ndryshim…”
Në te vertete ne Kuvendin e “Vatrës” ne 2013 ne New York pashë fëtyren e saj te vertete nga ajo që kishte krijuar Noli e Konica. Vatra ishte e eshte e pushtuar nga antarësia marksistë…, e drejtohet nga po nga drejtues marksistë…(perjashto Kryetarin Bucaj dhe disa veteran qe nuk kishin me asnjë peshë). I vetmi që paraqiti vizionin e tij modern për “Vatrën” e shekullit të 21-te me kandidimin per Kryetar ishte Bisnesmeni dhe intelektuali nga New York-u Nick Markola, Drejtor i “Fieldpoint Private Managing”, por qe per drejtuesin e Vatrës lokale qe ja kishte marre doren Kryetarit te vjeter, nuk mjaftonte, e për ta denigruar u mundua ti tregonte se edhe ai kishte bërë “plane bisnesi” para tij, bile që në klasën të parë fillore…, por per modesti nuk i tregoi se kishte falimentuar…
Mbas kthimit në Micigan paraqita doreheqjen time mbasi nuk e shihja me vehten në këtë organizatë.
Ne pamfletin e tij Don Kishotesk, lideri i Votres sheh endrra me sy hapur kur shkruan: “E kam thënë dhe më parë, shoqëria e Vatrës, është një shoqëri elitare dhe si e tillë, ajo duhet t’ u paraprijë zhvillimeve dhe përgjegjësisë shoqërore e kombëtare”, duke fyer rende sentimentet e intelektualeve qe nuk aderojne te “Vatra”. Ne fakt me pak perjashtime ne realitet eshte vete “Vatra” qe ndien mungesen e intelektualëve te vertetë e largpames.
Ne kete dege ka filluar të shkërmoqet edhe ajo luster sipërfaqsore me te cilen u shit fillimisht. Drejtuesit e saj e matin jeten e organizatës me dreka e darka që shtrohen per filanin e fistekun, por me mungese absulute te aktivitit real e konkret mbasi atje mungojne kapacitetet e kreativiteti per realizimin e tyre, edhe pse lidershipi i Votres pretendon se: “ruajtja dhe konsolidimi i vlerave të identitetit kombëtar, si gjuha, kultura, dhe nxitja e ndjenjës së patriotizmit tek brezi i ri i emigrantëve…”e te tjera utopina te pa realizueshme per arsyet e mesiperme.
Historia e deges lokale “Vatres, eshte e mbushur me konfrontime verbale e ne media me diasporen e ketushme në lidhje me zgjedhjen preferenciale për “Qendren Kulturore” të komunitetit shqiptar. Lufta midis dy grupimeve plasi pa doreza. Ideja se “Vatra” ishte një organizatë që bashkon të gjithe shqiptarët pa dallim feje dhe krahine u shkërmoq keqas duke e ndarë edhe me keq diasporen e këtushme. “Vatra” lokale pa marre parasysh statusin e paanshem të institucioneve fetare, bene qe keto Shtepija te Zotit, Paqes e Besimit te ndaheshin e te beheshin pale…
Që nga 2001 që jam në Miçigan, unë nuk e kam parë kurr më të ndare diasporen se sa në periudhen që dega lokale e “Vatrës” dhe grupimi tjeter u muaren me pregatitjen e festimit të 100 vjetorit të Pavarsisë, datë që duhej të ishte simbol bashkimi.
E ruajta me qellim ta fus te fundit kete citim te drejtuesit te Votres ne plenum, sepse me ka bere te qesh gjithmone hipokrizia e tij.
Ai shkruan me shume “seriozitet” se: “Akoma më të patolerueshëm janë ata që mbjellin “teza lokaliste dhe krahinoriste”. Këta përbëjnë dhe precedentin më të rrezikshëm, sepse i ndajnë shqiptarët në: “shqiptarët e Shqipërisë” dhe “shqiptarët e …”.Duhet dënuar mendësia e atyre njerëzve që artikulojnë diskriminim, sipas të cilëve, “Shqiptarët e Shqipërisë” nuk kanë të drejtë të flasin për komb, nuk kanë të drejtë përparimi, nuk kanë të drejtë të hapin gojën kur u bëhet e padrejtë, nuk kanë të drejtë të shkojnë në ndërmarrjet ku punojnë ata, të shkojnë në qendrat e kultit ku shkojnë ata, në kafenetë që frekuentojnë ata, absolutisht, as në VC ku përmjerrin ata…”. Por ne realitet ai vete qe personalisht perdore gjuhen e urrejtes patetike. Sipas tij cdo gje qe nuk i ngjet atij sidomos fizikisht nuk eshte shqiptare. Ne pranine time disa here profanonte per shqiptaret e pertej kufirit duke thane: “shihi sa te gjate jane, kane shkuar grate me … se ska mundesi me qene aq te gjate”…
Per te “rritur” reputacionin e të shiteshin si qendra e “Universit Shqiptar” ato vrapuan që të ribëjne mik armikun e dikurshëm të tyre, nje bisnesmen i njohur. Ajo që i detyroi të ndërronin opinion për përsonin për të cilin drejtuesit e “Vatrës” dikur përdornin edhe një nickname, ishin paratë e tija për financimin e ziafeteve dhe aktiviteteve të tyre. Ato duke përdorur edhe njohjet e bisnesmenit filluan të vraponin drejt autoriteteve amerikane në pushtetin lokal e rajonal e duke joshur me pseudo “fundraiser” kandidatët apo të zgjedhurit në Kongres që në shumicen e rasteve ERDHEN, HENGREN dhe IKEN pa asnje mesazhë e pa asnje qellim vetëm fjale boshe te rutinës qe i merrte era sapo dilnin nga sallat. Vrapuan që të jenë intermediator mes autoriteve shqiptare për Dekorime duke marrë kredit për gjëra që edhe gomari e din se nuk i kane në dore, por ama e kuptonin që shqiptarët rrehen edhe me nje copë letër sic ndodhi së fundi me perfaqësuesit e nje Organizate Politike shqiptare qe mbushi komunitetin me Flete-Nderi…
Pak kthim ne kohe. Deri në momentin që unë e quaj “Faza e Parë” e konsolidimit te “Vatrës” në komunitetin Miçiganas, drejtuesit e ciles përdorën “human resources” për të arritur qellimin e kryesisht personat që nuk kursenin askënd në sharje e fyerje nëpër media e social networks. Unë e kam quajtur në një shkrim tjetër loja e policit të mire dhe e policit të keq, sepse personi që i shtynte të sulmonte “armiqte”, në anën tjetër deklarohej paqësor, por i pa fuqishëm per ti mbyllur gojën iksit e ypsilonit.
Por ama kur vjen puna tek paratë këtu fillon “Faza e Dyte” që duhej të bazohej në njerez me portofol të madh që ishin gadi të shqyenin xhepat për tu bërë me emër. E këtu fillon drama e brendëshme e “Vatrës”. Njerezit e saj që kishin “luftuar” me penë e me gojë për “Vatrën” lokale tanimë e kishin kryer misionin e nuk duheshin më! E ky konflikt është aktual edhe në këtë moment që shkruajmë, mbasi pala e larguar mendon se ka sakrifikuar cdo gjë që lidershipi i sotëm të qëndrojë në krye.
Për të mbajtur numrin e duhur që të kenë përfaqësi në Këshillin Kombëtar apo Kuvend paguheshin… e ka mundësi qe vazhdohet të paguhen kuatizacione anëtarsije edhe për përsona fiktivë. Edhe për mua është paguar kuatizacioni edhe mbas largimit tim, së paku për 1 ose 2 vjet e ndoshta edhe sot. Gojët e liga thonë që është gadi e rekomandueshme që puntorët e një bisnesi duhet të jenë antarë të “Vatrës”…
U afruan persona me xhep të madh që pranonin të paguanin per ziafetet e kryesisë apo u “antarësuan” mediat komunitare që i afronin mikrofon për to per ti bërë heronj. Për arsye të konflikteve tashmë te hapura ngaqë komuniteti më në fund e ka parë së kush është “Vatra” reale”janë afruar disa persona pa asnjë vlerë,
por që duhet të përdoren si asete sot apo në të ardhmen… preferencë personale e Dear Leader, i cili edhe në atdhe ja kishte qejfi ta shihte vehten të rrethuar nga “bodyguards”. Nga nje bisede mesova se kane nisur sejmenet per ti bere presion mediave online qe te mos shkruajne apo diskutojne per degen lokale e veprimtarine e saj.
Sa herë që flitet për “Vatren” lokale këtu në Miçigan më kujtohet një film francez i viteve ’80 me titull “Marrëzia e Madhështise”…