“Palla ime eshte penda, ate palle te vogel kam, me ate perpiqem t’i sherbej atdheut tim”
Faik Konica
Elinda Marku
Bashkatdhetare, shqiptare, demokratet e vertete te diaspores ketu ne Amerike, qe e duam ende Shqiperine dhe Kombin mos u dorzoni! Mos u trembni! Mos u fshihni, as mos u mjaftoni vetem me meriqenien dhe lirine e pakufishme, qe ua ka siguruar ky vend i shenjte, model i shkelqyer per t’u marre edhe prej vendit tone. Mos u deshperoni kur shikoni me syte tuaj, se si disa element regressive, qe per kaq kohe u shtiren Shqiperise dhe diaspores si demrokrate antikomuniste, si superpatriote, si idealiste te aspiracionit te dhimbshem te lirse, me keqardhje “ishteperndjekur”, te cileve iu besuam dhe u vune ne krye te levizjeve dhe shoqatave ne diaspore per te kontribuar edhe ketu ne Ameriken e larget, per shqiptaret dhe Atdheun. Me keqardhje mund te them se zhgenjimi qe i madh. Rasti i”Vatres” flet me se miri per keta psudodemokrate, te cilet hapur mbeshtesin jo idealet e verteta te Konices, por kane nje agjende tjeter. Bash vete ne duruam Vatren, te na tradhetoi hapur, se pari veten, masken, dhe besen qe i kishin dhene demokracise dhe Shqiperise, ne bashkepunetoreve e miqve te saj. Sado deshperuese qe eshte tradhetia e vatranve, ata tashme e bene edhe publik qendrimin e tyre, pikerisht ne mbeshtetje e pinjolleve te bllokut dhe segmente te dikurshme te sistemit komunist ne Shqiperi , duke dhene edhe deklarata te paskurpullta neper mediat e tyre. Enderren per ta rimarre e per ta mbajtur monopol te tyre Shqiperine, te cilen ende e konsiderojne si prone private dhe te perjetshme. Nuk mjaftohen me aq, po vrapuan e vrapojne deri ketu ne diasporen e larget te Amerikes, duke kaluar neper permendoren e Lirise, per te na i edukuar e imponuar edhe ketu “idete” dhe “kulturen” e tyre. Amerika eshte atdheu im i dyte, ky atdhe qe me dha mireqenien dhe lirine e fjales, ate qe nuk munda t’i kemë e t’i shijoj ne atdheun tim.
Amerika, themeluesja e Lirise se Fjales, dhe dinjitetit njerezor. Amerika, barku prej ku lindi demokracia me e shendoshe dhe e shendetshme e njerezimit. Bijtë e ishëve, qe jane edhe bashkatdhetaret tane, i kane te gjitha shanset dhe mundesite, te behen bashke , te rrine bashke e besnike idhujve te tyre, idealeve te tyre, eproreve te tyre politike.
Ne nuk duhet t’ia mohojme keto te drejta te barabarta e te pacenueshme vetes , qe te rrime bashke e besnike ndaj idealeve tona, ndaj vendit tone, ndaj demokracise, si enderra dhe asprimi yne. Kombi yne, dy here ne nje shekull mundi te bente realitet dy aspirimet me te shenjta. Ne 1912 shpalljen e Pavarsise!. Ne 1992 hapjen e Shqiperise dhe rrezimin e diktatures me te tmerrshme. Ne nuk mund te heqim dore sot as kurre nga idealet dhe aspiratat tona. Kjo Diaspore dinjitoze e ka gdhendur emrin e saj ne mbrojtje te dinjitetit te kombit shqiptare, sot pak e lodhur dhe fort e tradhetuar. Duhet te zgjohet edhe njehere e perhere te fitoje besim e force se demokracia shqiptare, se Shqiperia dhe Kosova e mbare bota shqiptare ka ende nevoje per kete diaspore dhe mbeshtetjen e saj. Nuk u trembemi, as nuk e çojme nepermend, te dorezohemi para atyre qe kane marre peng shoqata si Vatren e Konices, etj per ineteresa personale, pa asnje veper kombetare, pa asnje talent jo me veper intelektuale. Po marrim per shembull Vatranet e sotem , pasardhesit e Konices para nje shekulli (krahasim i bukur). Vatra e Michiganit, doli para nje kamere ne Michigan dhe nepermjet tyre morem vesh se i kishin dhene (po qe se ia kane dhene) 60.000 dollar nje Senatori te nderuar. Por, do te ishte mire qe vatrat e ndryshme dhe shoqata te ndryshme te kishin bere ndonje shkolle fshati a spital te vogel ne vendlindje, te ndihmonin ndonje shqiptare ne nevoje ketu ne diaspore. Jam e bindur dhe besoj se Senatori do t’i pergëzonte e do te ishte mirenjohes !
Thone se jemi nje popull i tradhetuar ne vetvete, nje popull pa ideale, pa bindje te qarta politike.
Nuk jemi ashtu siç thone! Nuk jemi ashtu siç jane vetem disa!!
Bashkeatdhetar te diaspores ketu ne Amerike, ketu ne Michigan, ketu ne komunitet, kudo qe te jeni, mos u trembni as mos u deshperoni. Nese deshperimi qe shkaktojne njerez e tradheti te tilla, na mbetet ta ndajme me ata qe na tradhetuan, kjo nuk do te thote qe ne te na takoje pjesa me e madhe e ketij deshperimi. Ne raste te tilla , me fort duhet te deshperohen tradhetaret, se sa te tradhetuarit!! Asnjehere, e sidomos ne rastet kur pseudodemokratet, pseudointelektualet, pseudopatriotet na dalin hipokrite te paskurpullt, ne aspak nuk duhet te biem ne pesimizem e as te behemi viktima te euforise se tyre. Euforia e hipokritit dhe e te paqendrueshmit eshte drite e jeteshkurter!
Sot e perhere duhet te punojme me vullnet te palekundur, me kurajo qytetare, qofte edhe duke u vetsakrifikuar per te mbrojtur demokracine, qe siguron Lirine e Fjales, lirine e mendimit, te drejten e votes. Ne, shqiptaret e diaspores, demokratet e vertete te Michiganit, dhe te gjithe shqiptaret qe aspirojne per demokracine, zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise, si vend e si komb dinjitoz ne familjen europiane , kemi se çfare t’u tregojme bashkeatdhetareve tone ketu e atje ne atdhe. Kemi se çfare te bejme ketu e atje per demokracine shqiptare. Kurre nuk do te leme askend te na beje indiferent as inferiore ne mbrojtjen dhe shendoshjen, ne ngritjen e demokracise tone drejt standarteve te demokracise se ketij vendi. Pseudodemokratet dhe pseudopatriotet le te veprojne e vrapojne si te duan e nga te duan.
Asnjehere nuk duhet te heshtim aq shume e aq gjate, sa ata te besojne se ne nuk ekzistojme, se ne nuk dime, se ne nuk mundim. Ne jemi, dhe jemi dinjitoz! Ne dime e mundim siç ditem e mundem ne 1912, siç ditem dhe mundem ne 1992. Ky eshte shekulli i shqiptareve !