Nje President poet eshte fat per nje komb

Ndreke Gjini, MA

Presidenti i Republikes se Irelandes Michael D Higgins, eshte nje politikan karriere, nje Profesor i politikes, nje poet dhe c’ka eshte me e rendesishmja per ne shqiptaret, ai eshte nje dashamires i madh Shqiperise dhe shqiptareve. Kete ai e ka deshmuar me fakte gjate gjithe karrieres se tij si duputet, si minister, e tani si President i Republikes se Irelandes. Ka pritur ne takime dhe ndihmuar me dhjetra shqiptare me banim ne Irelande, si dhe ka marre pjese ne shume aktivitete qe shqiptaret kane organizuar.

Qellimi i ketij shkrimi, kesaj radhe, nuk eshte evidentimi i ketyre miresive qe ai ka bere per shqiptaret, pasi per keto kam shkruar para disa muajsh si ne shtypin shqiptar, ashtu dhe ne ate Irlandez.

Kesaj radhe kam perkthyer nje poezi te Presidentit Michael D.Higgins, te botuar ne gazeten me prestigjioze Irlandeze, ‘Irish Times’ se bashku me nje shenim te redaksise.

Eshte poezia e vetme qe ai ka shkruar qe nga koha qe ai ka marre postin e Presidentit te Republikes.

Flet per nje shqetesim universal, ate te manipulimeve qe behen ne emer te fese, ne emer te Profeteve dhe librave te shenjte.

Kjo poezi e tij tingellon shume aktuale. Ajo eshte nje deshmi e faktit qe poetet kane nje intuite te jashtezakonshme per t’i parashikuar gjarat. Kjo per faktin se megjithese kjo poezi u butua vetem para disa javesh, ai e ka shkruar ate para vrasjeve qe ndodhen ne revisten franceze Charlie Hedbo dhe para gjithe kesaj vale vrasjesh e shkaterrimesh qe ISSIS ka ndermarre javet e fundit. Ky fakt eshte lehtesisht i vertetueshem pasi Presidenti Higgins e ka derguar teksitin e kesaj poezia si kartoline per Krishtlindje tek shume miq te tij, qe ne Dhjetor te vitit 2014.

Nje President poet eshte fat per nje komb.

 

Ndrek Gjini MA

Managing Editor of The Galway Review

 

_________________

 

Profetët po qajne

 

Njerzve ne rruge u eshte thene se,

Profetët po qajne,

per abuzimin e bere

me fjalet e tyre

te shpërndara për të mbjellë faren e shejtanit.

Gjithandej thonë se

Profetët po qajne

per shtrebmerimin qe u eshte bere

shkrimeve te tyre,

per vdekjet dhe shkatërrimet,

qe behen në emër të tyre.

 

Dielli po zhurit,

Femije qe vec qajne

Ne udhetimet e gjata

Qe perseriten.

Pa pergjigje mbeten peytjet e tyre,

Nënat dhe baballarët e tyre fshehin fytyrat,

Në pamundësi për të shpjeguar,

Pse ata duhet që pambarimisht,

Pa asnjë shprese te afert,

Te enden ne kerkim te nje strehe,

te ushqimit, sigurise, shpreses.

Profetët po qajne,

për fjalët e tyre te vjedhura.

nga librat qe ata dikur ofruan për të mesuar,

në kohët e lashta,

lidhur me bashkejetesen, dashurine

e perkujdesjen për mikun

mbi të gjitha.

 

M.D.H. 2014

 

Perktheu: Ndrek Gjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *