Gjon Marku
Shkolla eshte institucioni baze nga ku njeriu merr kulture. Aty konsolidon shprehite e tij, njihet me artin, me shkencen, zhvillon me tej talentin. Ajo shpalos perpara brezave te rene, te perparuaren, aty gjendet endrra dhe realizohet deshira per te marre dije. Pra gjithesesi ajo sjell progres. Ky institucion i dijes ka qene bashkeudhetare ne jeten e mirditorit, edhe pse deri me sot pak eshte hedhur drite mbi organizimin dhe funksionimin e saj neper shekuj ne treven e Mirdites. Pa lene menjane faktin se arkivat e kishave te vjetra, ketyre cerdheve te dijes e te hulumtimit mes malesh, ku ka rrenjet qyteterimi, kultura dhe identiteti yne kombetar per arsye nga me te ndryshmet, se pari prej barbarive te pushtuesve turq e serbe, jane zhdukur.Paraardhesit e kesaj treve dihet se kane qene Pirustet (1) e paraardhesit e ketyre te fundit dihet se kane qene Iliret (2) por as per Iliret, as per Pirustet, ne nuk kemi ndonje dokument te gjalle qe te mund te gjykojme per gjuhen e tyre, aq me teper nese funksiononte ndonje shkolle dhe, nese ekzistonte, c’natyre dhe c’orientim kishte.Keshtu qe gjurmet e para te nje arsimi te organizuar i gjejme ne shekullin e XII te, ne fillimet e tij, ne ate kohe kur Papa i Romes, duke dashur te rrise influencen e selise se shenjte dhe te forcoje kishen katolike ne Shqiperine e Veriut, vendosi themelimin e disa kuvendeve e manastireve, te cilet me vone qene qendra te rendesishme per pergatitjen e klerikeve.Keshtu, ne krahinen e Mirdites se mevoneshme (themi Mirdites se mevoneshme, sepse Mirdita eshte formuar si unitet krahinor vone) u themeluan ne fillim te shekullit te XII te kuvendet benediktine te Shpalit (ne Pshqesh), Shen Meria e Nderfanes (ne Geziqin e sotem), te Shelbuemit (ne Rrubik) dhe te Shen Llezhdrit (ne Malin e Shenjte ne Orosh) (3).
Autore te huaj kane shkruar jo pak per keto Abaci te Mirdites, mes te cileve dhe Shuflai, i cili pohon se: “me ne jug fare, nder gjindet shqiptare, ndermjet lumenjve te te dy Faneve, ne krahinen prej nga ne shekullin XIV dilnin prifterinj per krejt Dalmacine, gjendeshin Abacia e Shen Palit dhe Santa Maria di Trifantina, kjo e fundit qendroi si e tille deri ne te shekullin XVII (4).
Eshte pikerisht koha kur arsimi eshte plotesisht ne duart e klerikeve dhe levizja kishtare fillon te marre karakter te theksuar kombetar (5). Mirdita me shtrirjen e saj ne qender te Shqiperise se Veriut, ishte nje ure lidhje ne arterien kryesore lidhese ne mes te lindjes e te perendimit. Pra, duke e pare si nje nyje jashtezakonisht te rendesishme, Papa merr vendimin per ngritjen e ketyre kuvendeve te medha ne Mirdite.
Gjithecka flitet ne dokumentat e studiuesve perendimore per periudhen perpara pushtimit turk te Shqiperise, deshmon per lulezimin e nje kulture te mirefillte europiane e te nje niveli te larte arsimor, aq sa ne Shqiperi, sic pohon Shuflai, pergatiteshin klerike per krejt Dalmacine, madje dhe per Raguzen (6).
Pushtimi i gjate turk nuk mundi te asimiloje kulturen e lashte te popullit te Mirdites, po ashtu asnjehere nuk mundi te nenshtroje ate, pasi mirditasit nuk i leshuan kurre armet nga dora. Megjithate ky pushtim i gjate goditi fuqishem jeten kulturore e arsimore te Mirdites, ashtu si dhe ne ate te mbare Shqiperise.
Fushatat dhe sulmet e njepasnjeshme te turqve mbi Mirditen, bene qe se pari te shkaterrohen nga themelet Abacia e Oroshit dhe kuvendet e tjera benediktine. Duke folur per rrenimet e kishave katolike prej turqve, studiuesi Pal Doci, mes tjerash shkruan se, “Qysh nga fundi i shekullit te XV, dhe pergjate shekujve XVI XVII, qene rrenuar dhe qene goditur disa here nga pushtuesit turq (7). Pra sulmet turke bene qe te mbyllet Abacia e Oroshit dhe te mos funksionoje per nje kohe te gjate (8).
Perpjekjet per arsimin dhe gjuhen shqipe nuk pushuan asnjehere. Ne shekullin e XVI te, ne fillimet e tij, megjithese ne kushte shume te veshtira, sidomos prej izolimit dhe pushtimit turk dhe prapambetjes se madhe ekonomike, pati klerike te fuqishem e perparimtare mirditore, te cilet predikuan ne gjuhen shqipe, shkruajten dokumenta te rendesishme ne gjuhen tone. Njeri prej tyre ishte edhe Shtjefen Gazulli, i cili nenshkroi tri kontrata per shitje toke nga disa oroshjane, ne fillim te shekullit te XVII (9).
Por me e rendesishmja eshte se kleri katolik, ne menyre te vazhdueshme i ka kerkuar Selise se Shenjte qe te ndihmonte hapjen e shkollave shqipe. Kisha katolike shqiptare ne raven e perndritur te krijimit e evidentimit te vlerave te pashqitshme dhe shumeplaneshe ne rrafshin e kultures, vijon perpjekjet ne lemin e gjuhes dhe arsimit. Mjaft mire kjo gje vjen tek ne nepermjet relacioneve kishtare qe kane derguar ipeshkevinjte shqiptare per propogaden FIDE.
Ipeshkevi i Arberit, Gjon Kolesi, ne vitin 1625, duke relatuar gjendjen ne dioqezen e tij kerkon dhe sheh si te domosdoshme “hapjen e nje a dy shkollave me nga 10 12 vete, ku te mesohej shkrim e kendim”(10), pastaj te shkollohen diku ne Itali “sepse ketu do te nxirrej frut i mrekullueshem” (11), ne ate vend ku nuk ka shkolle as mesues qe te mesojne fargjaje.
Ata cuna, “pasi te nxene, do te behen mesues per te tjeret”(12) Ndersa ipeshkevi i Tivarit shkruan se “Shqiptaret po vuajne mjerisht dhe po bijen perdite, sepse jane pa shkolle, pa kolegje e pa asnje ndihme shpirterore …” (13) Per te vijuar me tej me viziten e Shtjefen Gasperit i cili gjate vizites se tij ne Orosh ne vitin 1671, nder te tjera permend nje shkolle qe drejtohej nga prifti Dom Nikoll Vladani (14) Ai nuk jep te dhena per kohen e hapjes se kesaj shkolle e as te dhena te tjera.
Nese shkolla e Oroshit e kesaj periudhe vjen vetem si nje lajm me vlera historike shkolla e Veles e hapur pas vitit 1660 nga Gjergj Uladangi eshte e dokumentuar. Aty nxenesve u mesohej gjuha shqipe. (15) Ky fakt mjaft i rendesishem dhe i dokumentuar historik vjen edhe ne burime te tjera. “Ne fund te shekullit te XVII te, kleriket mirditore pas perpjekjeve te shumta, kishin arritur te hapin nje shkolle te ulet ne Vele te Mirdites e cila funksionoi si e tille per disa vjet rresht (16) pohon studjuesi Jup Kastrati.
Per te vijuar me tej me dokumentat e njeres nder ngjarjet me te medha e me te rendesishme te historise sone kombetare Kuvendin e Arberit (1703) i cili leshon nje urdherese te vecante e te posacme per kete shkolle dhe per ate te Kurbinit. (17)Shkolla e Veles i kishte dhene nje hov te ri arsimit ne kete treve ajo formon fizionomine e vet dhe qendron e hapur pavarsisht prej shkeputjeve te perkoheshme deri ne vitin1817 si nje nder cerdhet e para te arsimit ne veri (18). Mesimi ne shkollen e Veles jepeshe ne gjuhen shqipe (19)
Por ajo nuk funksionon pas vitit 1817 u mbyll e u shkaterrua nga turqit te cilet me shkaterrimin e shkolles se Veles i dhane arsimit ne treven e Mirdites nje goditje teper te rende dhe bene qe ne Mirdtie te mos funksiononte me asnje shkolle laike apo fetare deri ne vitin 1899. Ne kete periudhe turqit duke ndjekur politiken asimiluese e shkombetarizuese mundohen t’i mohojne popullit shqiptar kombesine dhe gjuhen e tij. Aq me teper shkollimin ne gjuhen amtare.
Natyrisht shkolla zgjonte ndergjegjen e popullit, ajo e rendiste kombin tone krahas kombeve te tjera europiane ne zemer te te ciles Shqiperia fatmiresisht ndodhej, e ndergjegjesonte ate, i rriste ndjenjen e lirise dhe forconte bindjen se kultura jone e lashte dhe e hereshme s’duhej te shkaterrohej nga themelet si kishte ndodhur e vazhdonte te ndodhte nen zgjedhen turke. Prandaj edhe lufta ndaj shkolles dhe gjuhes shqipe ishte me e ashper.
Gjithnje lind natyrshem nje pyetje ne shkollat e hapura ne Shqiperi ne kete periudhe ne c’gjuhe vijohej mesimi? Mesimi ne shkollen e Veles jepeshe ne gjuhen shqipe (20) por ne ndihme te kesaj ideje vijne edhe dekomentat e Kuvendit te Arberit 1703 ku ne njerin nga urdherat e leshuara ne kete kuvend qe ka te beje posacerisht me shkollen e Veles dhe ate te Kurbinit ne mes te tjerash shkruhet se: “Porositen kleriket mesues qe te ju mesojne gjakojve, pasi te kene mesuar shkrim e kendim, latinishtja, ne mos mire nevoisht” (21) pra ky dekoment na lejon ne te gjykojme se latinishtja nuk ishte gjuha baze.
Ne nje kohe qe Mirdita per kushtet qe kishte s’mund te thuhet se gjuha baze kishte nje gjuhe te huaj, pasi se pari: sidomos pas pushtimit turk, Mirdita ishte pothuajse plotesisht e izoluar. Djemte e Mirdites zor te mesonin nje gjuhe te huaj ne ato kushte per te vijuar mesim. Se dyti ne ate periudhe latinishtja ishte njera nder gjuhet baze por kjo e fundit mesohet nga dokumenti i mesiperm qe ishte nje gjuhe e dyte. Pra gjithesesi mesimi vijohej ne gjuhen amtare.
Ne gjysmen e dyte te shekullit te nentembedhjete, selia e shenjte, duke pare se krahina te tera te Shqiperise se Veriut i kishin dale prej dore si rezultat i mungeses se institucioneve kishtare (keto te fundit shkaterruar barbarisht nga pushtuesit turq) u mundua ta rrise presionin mbi Porten e Larte, njekohesisht vete levizja shqiptare kishte marre permasa te medha.
Keshtu, ajo qe pati ndaluar kategorikisht hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe, qe e detyruar dhe nga levizjet dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pas shume shekujsh te lejonte per te paren here hapjen e shkollave shqipe dhe perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe amtare mesimi.
Nga ana tjeter shteti austriak dhe qeveria e saj perendorake fillojne te tregojne nje kujdes te vecante dhe te kene nje kontribut direkt ne shkollimin e te rinjve shqiptare. Keshtu ne vitin 1858 hapet ne Shkoder seminari i Jezuiteve ku arsimoheshin drejtuesit e ardhshem te kishes katolike (22) Ne vitin 1859 hapet seminari Pontefik (23).
Ne vitin 1877 hapet kolegji saverian dhe i motrave stigmatine (24) Abacia e Oroshit ne te cilen sherbyen Abate vendas, Gazulli i cili ne kapercyell te shekullit te XIX pati vendosur marredhenie me Ali Pashe Tepelenen (25), me vone pati si Abat Pjeter Zarishtin (1800 1866) prej Zadrime, pas tij Gasper Krasniqin prej Podrimje me vdekjen e te cilit me 1876 Abacia e Mirdites u mbyll duke u quajtur si molle sherri deri ne vjeshten e vitin 1888 kur u rihap me dekret papenuer “Supra Montem Mirditurum” (26) Ne krye te se ciles vjen njeri nder prelatet me te zgjedhur, politikani dhe diplomati Prend Doci, duke u bere Oroshi qender e Abacise se Mirdites, po ashtu duke shfrytezuar raportet e krijuara me qeverine austro hungareze abati i famshem ju vu punes per hapjen e disa shkollave ne Mirdite. Keshtu ne vjeshten e vitit 1889, ne nje ndertese te thjeshte prane Abacise se Oroshit hap deren e saj e para shkolle laike e Mirdites.
Ne vitin e pare shkollen e frekuentuan 14 djem te Oroshit te cilet u mesuan nga kleriku Zef Marashi (27) Nje vit me vone ne kete shkolle vazhdonin mesim 30 nxenes (28) Ne dhjetevjecarin e fundit te shekullit, ne Mirdite u hapen edhe disa shkolla te tjera si ne Rreshen ne vitin 1900, ne Kashnjet ne vitin 1901, ne Spac ne vitin 1902, e Rrubikut ne vitin 1903, e Gomsiqes ne vitin 1907. (29) Hapja e ketyre shkollave eshte e lidhur drejtepersedrejti me orjentimin dhe punen kembengulese te Abat Prend Docit si dhe financimit te qeverise Austro Hungareze.
Politika Austriake e futi arsimin e vendit ne nje stad te ri. Nga shume shkolla u hoq gjuha italiane dhe u zevendesua me gjuhen amtare. Abati i Mirdites u akuzua si me i madhi filoaustriak, madje dhe si agjent, por ishte ndoshta njeriu e politikani me largepames i Shqiperise, shkruan Durham. Per te lehtesuar mbarvajtjen e mesimit abati pati hartuar edhe nje abetare, nje gramatike dhe nje tekst gjografie.
Ne shkollat e kesaj periudhe dhane mesim kryesisht klerike. I pari mesues laik qe jep mesim ne shkollat e Mirdites eshte mesuesi Cin Gurakuqi, i cili dha mesim ne Orosh ne vitin 1902 1906. Ai sherbeu edhe si farmacist, pasi Abat Prend Doci kishte sjelle edhe disa ilace per banoret e ketyre fshatrave.
Shkollat e hapura ne Mirdite ne fund te shekullit te XIX te dhe fillim te shekullit te XX i dhane nje shtytje te fuqishme levizjes kulturore e arsimore ne kete treve. Ne keto shkolla sherbyen si mesues kleriket e nderuar Dom Ndre Simoni, Dom Zef Gjinali, Zef Ndreca e plot kelrike te tjere.
Ne vitet 1910 –1911 Mirdita ishte kthyer ne kyefjale e kryengritjeve per liri e pavaresi kombetare. Kisha katolike e Mirdites ne periudhen pas rimekembjes se Abacise se Oroshit ishte kthyer ne udheheqese shpirterore per atdhetari dhe shqiptarizem.
Kjo gje duket edhe nga qendrimi teper i ashper i kishes Ortodokse Serbe e cila ne vitin 1912 1913 e shpall kishen katolike shqiptare armiken me te medhe te popullit serb, biles me te madhe se Turqia. Eshte e teper te flitet per synimet serbe mbi territoret shqiptare. Mjaft qarte kjo del nga raportet e nenkolonelit serb Dimitrije Bulic per qendren ne Beograd.
Nenkoloneli serb u shkruan eproreve te vet me qellim qe sikurse deklaron ai vete “qe deri diku te paraqes pasqyren e ketij udhetimi”(30).
Ky nenkolonel e quan klerin Katolik te Mirdites, Abatin dhe prifterinjte, patriote te medhenj. Por nga ana tjeter ai qarteson se ato jane udheheqesit politik te fisit te Mirdites. Por ai nuk le pa theksuar se rreth Ipeshkevit ishin te mbledhur bajraktaret e ketij fisi, te gjithe njerez te pjekur me shprehje te vendosur dhe inteligjente ne fytyre.
Nenkoloneli djallezor nuk le pa i dhene rekomandime qendres se vet duke lutur qe te jepte per shqiptaret edhe vertetime formale “I lutem komandes qe ne rastin e diskutimit politik te metejme ne pyetjen mbi fatin e Shqiperise te merret parasysh fjala e dhene nga komandanti i udheheqesve shqiptare.
Nese eshte e mundur te jepen edhe vertetime formale mbi pavarsine e shqiperise ne te ardhmen”. (31) Ky oficer serb i impresionuar me arsimin dhe kulturen e prifterinjeve katolike shqiptare, shkruan me respekt per ta, Kisha Ortodokse Serbe e kohes se ketyre kontakteve (behet fjale per vitit 1912 1913) me urrejtje i bije kambanave te alarmit, duke i shpallur armiq edhe me te keqinj se turqit (Stev.Bojovic, prift, Obranovc” ne fletushken zyrtare kishtare publikon, qysh ne fund te vitit 1913, artikullin me titull “Veshtersite ne punen e ardhme me prifterinjte serbe”.
Ky prift serb me alarm deklaron ne artikull se “ Ne katolicizem deri me tani kemi patur armikun me te zemeruar dhe me tinzak…Edhe ne luftrat e kaluara rezistencen me te madhe neper Arberi e kane bere arnautet katolik”.
“…freterit katolik dhe Kisha katolike disponojne fuqi te madhe mendore dhe materiale. Prifterinjte katolike me gadishmerine dhe sakrificen qendrojne lart mbi ne –vijon artikulli ne fletushken kishtare. Ata te shumten kane te mbaruar fakultete, ndersa ne kemi te mbaruar seminare fetare te nje niveli te arsimit te mesem”.
Prifti ortodoks artikullshkrues nuk mungon te akuzoje edhe qeverine dhe shtetin serb duke deklaruar se: “Per nje gjendje te tille intelektuale dhe materiale te prifterise serbe mekatin e mban shteti serb.”
Nga ana tjeter ofensivat e ndermarra nga porta e larte kunder vendit tone ne vitet 1909 1912 per shtypjen e kryengritjeve te medha qe kishin shperthyer ne mbare vendin e ne vecanti ne veri te Shqiperise, i mbyllen pothuajse te gjitha shkollat ne Shqiperine e Veriut. Ekspedita e Shefqet Turgut Pashes qe pershkoi Mirditen ne veren e vitit 1910, jo vetem mbylli shkollat e kesaj krahine por shume prej tyre i dogji. Gjithashtu u dha urdher te digjej cdo dokument ne gjuhen shqipe.
Ne kete vale goditje te njepasnjeshme e te fuqishme mbi Shqiperine e Veriut e mbi Mirditen ne vecanti shkolla u vu nen thundren e dhunes e te poshterimit turk. Demet me te medha i paten shkolla e Rreshenit dhe ajo e Rubikut, te cilat u hapen serish ne vitin 1913 (32) pas mbylljes qe u beri atyre Shefqet Turgut Pasha. Ne vitin 1913 u mbyll shkolla e Oroshit, e Kashnjetit dhe e Gomsiqes.
Per gjendjen e shkolles ne Mirdite ne kete periudhe flet nje raport i drejtuar per Drejtorin e pergjitheshme te Arsimit ne Shkoder ku ne mes te tjerash thuhet: “Ne Gomsiqe jep mesim prifti Jakin Serreqi i cili nuk vlen per mesim. Ne Orosh e ne Spac shkollat jane mbylle. Ne bajrakun e Dibrrit nuk ka asnje njeri per tu perdorur si mesues. Ne Kashnjet jep mesim Dom Prend Spaci” (33)
Ne vitin 1917 populli i bajrakut te Bulgerit ne zonen e Rubikut i drejtohet Drejtorise se Pergjitheshme te Arsimit me nje kerkese per riceljen e shkolles. Ne kete menyre u ricel shkolla e Rubikut ne mars te vitit 1918 e cila u frekuentua nga 18 nxenes.
Po ne prill te vitit 1918 u hap shkolla fillore me 20 nxenes ne Perlat nga prifti Dom Prend Mala, e cila qendron e hapur vetem nje vit (34) Pra ne vitin 1918 ne Mirdite funksiononin vetem kater shkolla me rreth 100 nxenes dhe keto shkolla ishin ajo e Rubikut, Perlatit, Gomsiqes dhe ajo e Kashnjetit ne te cilat jepnin mesim famullitaret vendas. (35) Shkolla e Oroshit e Rreshenit dhe e Spaqit nuk u hapen me qysh nga viti 1915 1916 kur u mbyllen nga ushtrite e luftes se pare boterore deri ne vitin 1920 1921.
Inspektoriati i Pergjithshem i Arsimit parashikoi te hapte ne vitin shkollor 1921 1922, mbeshtetur ne kerkesen e popullit te Mirdites, shkollat e Rreshenit, Bushkashit, Kacinarit, Fanit dhe Rubikut me mesues te caktuar nga shteti. Gjithashtu u planifikua te hapej shkolla e Oroshit e te behet me interrnat (36) Por megjithe nevojat e medha qe kishte ne Mirdite per keto shkolla dhe parashikimet qe beri Ministria e Arsimit ne vitin shkollor 1921 1922, ne Mirdite funksionuan vetem gjashte shkolla te cilat paten 213 nxenes.
Keto shkolla te hapura e qe funksiononin ne Mirdite nuk mblidhnin ne fakt as 10% te femijeve te moshes shkollore pasi pjesa me e madhe e fshatrave nuk kishin shkolle. Populli vazhdimisht nepermjet perfaqesuesve te vet kerkonte prane organeve qeveritare rritjen e numrit te tyre dhe hapjen e shkollave ne cdo fshat.
Keshtu ne prill te vitit 1922 krahina e Kthelles me shkrese Nr 122 i kerkon N/ Prefektures se Matit (ne kete periudhe tre bajraket e Kthelles ku perfshiheshin Kthella, Selita e Bushkashi shkonin me Matin) qe te nderhynte prane Ministrise se Arsimit per te celur shkollat ne Malaj e Selite, pasi ishin mbyllur nga mungesa e kuadrit, pervec atyre te Bushkashit e te Perlatit te cilat ishin hapur para gjashte muajsh (37)
Po ashtu N/Prefekti i Mirdites ne Shkoder, ne shkresen Nr 541 te dates 13.11.1992. i kerkon Ministrise se Arsimit hapjen e 23 shkollave ne Mirdite te ndara sipas bajraqeve si me poshte: dy shkolla ne bajrakun e Oroshit, kater shkolla ne bajrakun e Fanit, dhjete shkolla ne bajrakun e Spacit, dy shkolla ne bajrakun e Kushnenit, dhe pese shkolla ne bajrakun e Dibrrit.
“Vetem shkolla ne e kthefte ne rruge te mbare popullin fukara por te zgjuar nga natyra”.(38) Megjithate ne Mirdite nuk ndryshoi asgje. Ministria e Arsimit miratoi hapjen e pese shkollave. Kjo gje u justifikua me mungesen e fondeve. Pra ne vitin arsimor 1922 1923 funksionuan dhe vijuan mesim rregullisht shkollat e Kuzhnenit, Simonit, Ungrejt, Rubikut Oroshit, Fanit, Perlatit, Bozhiqit, Bushkashit dhe Rreshenit ne pese prej te cilave dhane mesim kleriket vendas.
Per te paraqitur gjendjen e arsimit ne Mirdite ne vitet 1923 1924 mbeshtetemi ne nje raport te Inspektoriatit te Arsimit Shkoder derguar per ne Ministrine e Arsimit ku del se per ate vit shkollor ishin parapare te funksiononin shkollat e Rubikut, me mesues Cin Bushatin, e Kacinarit me mesues Kole Zadrimen, e Spacit me mesues Kol Leken, e Perlatit me mesues Dom Mark Biben, e Rreshenit me mesues dom Jakun, e Bushkashit me mesues Benardin Llapin. Keto shkolla funksionuan rregullisht gjate atij viti arsimor me perjashtim te shkolles se Rreshenit e cila u mbyll ne mes te vitit arsimor pasi kleriku qe sherbeu ne te si mesues u transferua nga eproret e vet ne Durres. (39)
Nje vend te rendesishem e krejt te vecante ne perpjekjen per arsimin dhe per gjuhen shqipe zene dhe marrdheniet Mirdite –Shkoder te kesaj periudhe. Ne fakt jane te hereshme lidhjet midis ketyre dy trevave ne te gjitha drejtimet por me te spikatura keto lidhje jane ne mes te intelektualeve mirditore e atyre shkodrane. Biles keto marredhenie kane quar deri atje sa fjala e tyre dhe kontributi i tyre eshte i madh e i paperseritshem edhe ne kulturen tone kombetare.
Prelati i kishes katolike mirdiore Imzot Prend Doci jo rastesisht u gjend ne krye te shoqerise “Bashkimi” te themeluar ne Shkoder ne janar te vitit 1899. Por ai nuk ishte i vetem ne plejaden e intelektualeve mirditore qe ne ate fund shekulli aktivitetin e tij ne fushen intelektuale e lidh me Shkodren. Perkrah tij gjendet edhe Gjergj Fishta, Dom Dod Kolesi, Tom Vela etje. Madje ajka e plejades se intelektualeve mirditore, e figurave me ne ze te Mirdites veprimtarine e vet e lidh me Shkodren kete djep te hershem te kultures dhe dijes.
Aspak nuk duhet menjanuar fakti se shume nga bashkepunetoret e shoqerise “Bashkimi” ishin famullitare te Mirdites te cilet i kishin kthyer ne cerdhe te dijes, kultures e hulumtimit kishat e tyre mes malesh. Tashme eshte bere i njohur nga studjuesi Ndue Dedaj fakti qe Dom Dode Kolesi e hartoi ne Nderfane (Geziq) “Fjalorin e ri te shqipes”.
Dijetaret e asaj shoqerie si shkencetare te vertete hartuan Abetaren, Gramatiken, Manualin e Estetikes te Historise se Shqiperise, Fjalorin e gjuhes shqipe si dhe “kryevepren e kohes Alfabetin e Gjuhes Shqipe qe do te miratohej ne Kongresin e Manastirit ne 1908 nen kryesine e Gjergj Fishtes.
Duke dhene panoramen e mesiperme per gjendjen dhe ecurine e arsimit ne Mirdite, mendoi se jepet dhe nje panorame e plote e ecurise se shvillimit te arsimit ne kete treve ne fillimet e saj. Eshte arsimi ndoshta njeri nder kontributet me te cmuara qe kisha katolike ky tempull i perparimit e dijes pa si faktorin e vetem per te quar perpara dhe par ta orientuar kete popull drejt vlerave.
“Rrenoje kete tempull e une do ta rindertoj per tri dite.”
Shenim: Botuesi i Revistes ” KUVENDI” i kerkon ndjese studiusit te njohur Gjon Marku per publikimin e ketij shkrimi ne nje autoresi anonime, qe na e paraqiti si te tijin shkrimin e mesiperm. Stafi do te kujdeset ne te arthmen qe mos te behen kesi gabimesh!
Lexuam flaj per fjale shkrimin Kisha Katolike dhe arsimi ne Mirdite. Fatkeqesisht konstatijme botimin e ketij shkrimi, jo nga autori i vertet i tij, pra Gjon Marku, por me emrin Andrea Lleshaj. Ky shkrim eshte botuar se pari ne permbledhjen e konferences shkencore “Shkodra ne Shekuj 1993”, nga autori Gjon Marku. Po nga ky autor eshte botuar dhe ne gazeten “Miridita” me vone dhe me pastaj me i zgjeruar ne konferencen shkencore te Prishtines. Ku shkrim eshte botuar dhe ne internet madje dhe me komente te studiuesve. Autori anonim dhe kopjues Andrea Lleshaj (leshaj) duket se eshte aq i pa ditur sa te mos mund te dij as minimumin e ketyre gjerave.
Eshte e turpeshme kopimi bastard i ketij materjali pa ju ndryshuar as nje fjale.
Biles ne kete shkrim, qe eshte varjanti i pare i botimit te tij, reflektohen dhe pasaktesite qe autori ne shkrimet e me voneshme i sakteson.
Sa turp