Unë Muslimanja, që festova Krishtlindjet!

Nga: Qendresë Halili

 

Prej se kam ardhur në Amerikë kam mësuar shumë gjëra, që shpesh me veten habitem se si s’i kisha ditur më parë. Njohje të reja, takime të reja, përvoja të reja, njerëz të rinjë, biles më duket se edhe vet jam bë krejt e re,(  ti  te  isha  rikrijuar) ani se këtu i mbusha 24vjet te  lindjes. Kam njohur veten më shumë sesa kisha menduar që e njoh, karakterin tim, dhe vet ndërtimin tim si Qëndresë së bashku me personalitetin. Ndoshta, siç e kam shkruar edhe më pare, tani kam takuar  engjullin tim mbrojtës dhe gjërat e mira po vijnë si me të pikur nga qielli. Amerika, ky engjulli im qysh prej  fëmijërisë!

Ka një muaj e gjysëm që po qëndroj te shtëpia e Pjeter Jakut (publicist dhe botuesi i revistes “Kuvendi” Detroit), bashkshortes së tij, zonjës, poetes së madhe shqiptare Elinda Marku, si dhe vajzë së tyre Mara Jaku (fëmija më intelegjent dhe i zgjuar që kam parë ndonjëherë). Te kjo familje katolike, pra e besimit të “kundërt” nga imi dhe familjes sime, atij musliman.

Kur kam ardhur këtu s`kam kërkuar as musliman e as katolik. Kam kërkuar vetëm shqiptar, ama çudi është se deren time e hapi vetëm katoliku (duke mos harruar ato dhjetë ditë që isha te familja e shokut të babit, Milazim Zeneli që i përket besimit musliman). E di se me borgj a detyrim asgjë e mirë dhe njerzore s`bëhet, andaj këtu e kam edhe vemendjen.

Vjen një vajzë 23 vjeçare nga Kosova, e vetme, pa askend këtu, përveç (ftuesit Pjetrit dhe Elindes që këtu i kam njoftuar) dhe asnjë vëlla a motër, se paku i/e besimit të shenjtë musliman  nuk ma hap derën për të më pranuar si motër shqiptare e një e re nga Kosova, bile as hoxha i këtuhit (që s`ja mbajta mend emrin), por që shpreha dëshirë një ditë ta takoja, e që kur e takova fjalët e para të tij ishin se unë duhet të kthehesha në Kosovë dhe se Amerika s`ishte vend për mua e as nuk kishte mundësi për mua. Takova edhe sekretarin e tij, edhe gruan e tij pas një jave. I thash por ti pse po rri këtu, kur Amerika s`ka vend për mua. Edhe ti je musliman, bile je edhe hoxhë. Dikur ai u pajtua dhe tha se do t`i shihte mundësitë te me ndihmonte. Prita me javë të tëra dhe hoxha s`u lajmërua, as sekretari, as gruaja.Ende jo,  deri  tani! Hoxha që e diti cilit besim unë i përkas, ciles familja e  familja  ime  cilit  besim.E  pra,  sipas  besimit, une  e  hoxha  I  perkasim  te  njejtes  familje, asaj mulsimane!. Hoxha e diti që unë kurrë s`i kam festuar Krishtlindjet, s`i kisha ditur as s`i festohen (ani pse gjithmonë më kishte interesuar dhe kisha qenë kurioze sic  per  secilen  feste te secilit  besim).  Prej  se  une e  di  dhe e ndjej  se  jam  ne  paqe  me  secilen  fe, me secilin  besim. Cka kisha pritur, prej  Hoxhes ndoshta,  ishte vetëm të më bënte, së paku një telefonatë. Se paku  te  me  thoshte, te  me pyeste,:  Qëndresë, meqe ndoshta kurrë nuk i ke festuar Krishtëlindjet dhe meqe ketu  ne  usa  je e  ftuar  dhe  e  perkrahur prej  një familje katolike, e  meqë nuk pata tjetër mundësi me të ndihmu, të paktën çka mund të bëj  si hoxhë, si  shqiptar dhe  si  prind, tek  e  fundit  meqe  une  bashke  me  familjen time e  për hir’ të besimit tonë, te  ftojme   sonte te  pakten  në shtëpinë tonë, në mënyrë që të mos ndjehesh keq as ti si muslimane e as katolikët në festën e tyre. Nëse qenka ky mëkat s`besoj që hoxha i toleron dhe i le të rinjët e fesë së tyre me bë mëkate të tilla?! Habitem se si, s`i erdhi keq për mua,si  nuk  u  shqetesu  se unë, mund të ndikohem nga cilido besim që do t’më afronte,  ngrohtësi, bujari, siguri dhe dashuri.

Megjithatë së bashku me familjen Jaku e festuam Natën e Krishtit. Unë vet e ndihmova Elindën të gatuanim darken, bleme dhurata e shkëmbyem mirekuptim, teksa  une jo  vetem  u  bana  pjese  e gezimit  te  tyre, por  edhe  u  ndjeva si  t’i  kisha  vertete njerez  krejt  te  afert, si t’i  kisha njohur qysh ne  fillim te  jetes  time. E pra,  me  kete  familje  mua  deri me tash  nuk  me  kish  lidhur asnjana  prej  feve,  as  ajo  katolike as  ajo  muslimane, por  me  kish  njohur  e  afruar  me  to letersia. Uruam njeri  tjetrit, i  deshiruam  gjithe shqiptareve te  kudogjendur, paqe, dashuri dhe begati . Ne  urimet qe u  thane ne  kete  familje,  nuk  u  vecuan katoliket, por  perkundrazi ne  kete  darke  e  ne  kete  dolli, urohej  per  te  gjithe  njerezit  e botes.

 

Për mua ishte gjithçka e re, panjohur dhe interesante.  Nuk  mund  ta  fsheh te  verteten qe u kënaqa shumë. Tani po e di,dhe po bindem se  secila festë e ka për qëllim bashkimin, mirësinë, dhe solidaritetin mes vete.

Katolikët nuk qenkan aq të këqinjë siç kam dëgjuar. Edhe ata qenkan njerëz prej mishi, gjaku, paskan ndjenja, shpirtë. Edhe ata po fliskan gjuhën tonë, kanë traditat dhe zakonet tona, ushqimet tona, dashuri , bese  e  miresi. Poashtu me e rëndësishmja nga të gjithë qenka se edhe ata po besojkan në një Zot. Në një Zot, si ne! Sa shumë më dhemb kjo puna e fesë tash. Mua  e  familjen  time  ne  kosove,  per  mua  e  per  familjen  time ketu  ku  tash  per  tash  jetoj, feja  nuk  e  tejkalon kombin. Feja  nuk ndan njeriun  prej  njeriut, shqiptarin prej  shqiptarit. Kurre  me  pare  nuk  jam  ndje nje  shqiptare  kaq  e  plotesueme, sa keto  dite, ne  kete  vend. Le  te  kete  fe  me  dhjetra, per  aq  kohe  sa  ka  nje  Zot,  mbi te  gjitha  fete. E Zoti  e  vertetoj  pranine  e  miresine  e  tij,  pafundesine  tij, per  mua  teksa  nuk më la vetëm ,  nuk  më braktisi, as  kaq  larg vendlindjes …!

Një e re 24 vjeçare muslimane, që feston Krishtlindjet në një familje katolike është nje rast, qe  nuk  e  di  pse  as  si, sa kam arritur te marr shumë mesazhe private, sharje, fyerje, dhe dyshime ose  akuza  se a e paskam ndërruar  fenë tone   apo feja e  ketyre  më ka ndërruar mua?

Unë s`po përgjigjem, po ju lë të besoni në atë çka doni, të lire, pa pranga…!  Teksa po  I  lutem Zotit,  ne  gjuhen  time, te  mos  e  ndale  dashurine  dhe  meshiren  e  tij, as  per  ato, qe  mendojne  se  duhet  te  me  shajne , paragkykojne, akuzojne, ekzektuojne …!

 

Detroit,

Dec 26.14

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *