Beqir SINA – New York
Viti 2014 – ka qenë ai ku jeta artistike dhe kulturore – gjatë këtij viti ka qenë më e pasura me aktivitete nga më të ndryshmet, kryesisht ato me karakter kombëtar
BENSONHURST BROOKLYN NY : Viti 2014 – ka qenë ai ku jeta artistike dhe kulturore – gjatë këtij viti ka qenë më e pasura me aktivitete nga më të ndryshmet, kryesisht ato me karakter kombëtar. Emra nga më të shquarit të artit dhe kulturës në komunitet, sollën me promovime librash, koncerte, shfaqje teatrale, filma, festivale me këngë e valle festivale filmi – përkujtimin e ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare gjatë këtij viti me anë të një serë aktivitetesh kujtuan ngjarje të rëndësishme kombëtare, këtu në komunitetin shqiptarë në SHBA.
Mendoj që 2014 nuk ka qenë një vit i vakët edhe për sa i takon aspektit të politikës i lidhur ky me shoqatat dhe organizatat e komunitetit – mbasi gjatë këtij viti kemi pasur edhe disa organizime të fuqishme të demostratave dhe protestave në Uashington për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe protesta në Nju Jork, Detroit, Çikago dhe Toronto për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Në Nju Jork – në maj të këtij viti – fillimisht dhe më pastaj në Kosovë, dy muaj më parë u mbajt spektakli i cili iu kushtua projektit “Histori suksesi shqiptaro-amerikan”, një veprimtari kjo që synon të bëjë të njohura arritjet e pjesëtarëve të komunitetit shqiptaro amerikan në fusha të ndryshme. Ku nismëtarët e projektit thonë se në këtë mënyrë synohet edhe frymëzimi i gjeneratave të reja, shkëmbimi i informacionitdhe nxitja e investimeve në vendet ku jetojnë shqiptarët.
Një aktivitet tjetë që velen për tu shënuar për këtë vit, është edhe ai i shtatorit, ku Presidenti i Shqipërisë zoti Bujar Nishani – dekoroi me medaljen Nderi i Kombit personalitete të shquara të komunitetit – në kuadër të një takimi me përfaqësues të shumtë të komunitetit, veprimtar, lider të komunitetit, artit, kulturës dhe sportit,
Presidenti Nishani, nderoi me medalje dhe urdhra një organizatë dhe 5personalitete të diasporës – Presidenti i Shqipërisë zoti Nishani ka dekoruar KKSHA-në me urdhërin “Gjergj Kastrioti” si dhe me “Nderi i Kombit” aktivistët: Anthony Athanas (pas vdekjes), Nikolla Pano, Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Jim Xhema – dy kryetarët e Vatrës zotin Agim Karagjozi dhe Dr. Gjon Buçaj dhe vtranë të tjerë.
Viti 2014 mbyllet me festimin e bukur të Krishtlindjeve të cilat janë vezulluese në Nju Jork – dhe Vitit të Ri 2015
Janar :
Mijëra njujorkez i uruan mirëseardhjen kryetarit të ri të Bashkisë Bill de Blasio – marrin pjesë edhe mbështetësit tij shqiptarë
Intervistë me regjisorin dhe skenaristin shqiptar në Nju Jork, Andamion Murataj – Murataj: “Ja pse kësaj rradhe zgjodha “Burrin e shtëpisë””!
Intervistë me këngëtarin e mirënjohur MEDA – Meda: I dua SHBA, por ma shumë e dua Nju Jorkun !
Në qytetin Waterbury të Connecticut, u zhvillua një takim me komunitetin shqiptarë dhe dy senatorëve amerikanë, përfaqësues këta të këtij shteti në Senatin e SHBA, Richard Blumenthal dhe Chris Murphy. Takimi u mbajt nën kujdesin komunitetit “Hasan Prishtina” në qëndrën islamike shqiptare të këtij qyteti.
Shkurt :
SHBA: Presidenti Nishani, do të marrë pjesë në “Mëngjesin Kombëtarë të Lutjeve” – Në këto takime, ftohet edhe Shqipëria rregullisht në 15 vitet e fundit
Shpallja e pavaresise se Kosoves u festua ne menyre madheshtore edhe nga shqiptaret ne New York : Gjysme milion shqiptarë festojnë 17 shkurtin – 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës
SHBA/ New York– U zhvillua festivali 29të “Festivali i Artë Ballkanik” : Muzika shqiptare e kënduar nga Merita Halili dhe shoqërurua nga grupi i drejtuar nga Raif Hyseni magjepsën adhuruesit amerikan të këngës e valles popullore, duke ngritur në peshë sallën e mbushur përplotë me spektator
NY : Shqiptarët e Amerikës në protestë kundra nderimit të Fortlumturisë së tij Anastasios, kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë – 17 Shkurt 2001 : Shqiptarët i organizoi dhe i udhëhoqi organizata Rrënjët Shqiptare dhe Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por u bashkëngjiten edhe organizata dhe shoqatat të tjera të komunitetit
SHBA- NY: U përkujtua 27 Janari – Dita Ndërkombëtare e Holokaustit – Vlerësohet lart akti trimëror dhe i pashembëllt i shqiptarëve në mbrojtjen e herbenjve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore
Mars :
NJ : Caparello e “mposhti” Muriqin – ESPN : “Muriqi . 34 – vjeçar , i cili pati një tërheqje të tij pas periudhë të gjatë , nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë formë të rezistencës”
WASHINGTON : Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që po zhvillon në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e “Urdhrit të Flamurit” për kongresistin amerikan, Eliot Engel.
HARSTDALE – NEW YORK : Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” – Shqipëri në bashkëpunim me: Kishen Katolike Shqiptare në Amerikë ”Zoja e Shkodrës” Hrastdale – New York dhe Misionin Françeskan, Tuz – Mali i Zi, Shkollën Shqipe në Bronx – New York,“Ansambli Muzikor i fëmijve të shkollës Shqipe” në Bronx, Organizojnë një Koncert festiv titulluar : “Gjurmëve të Nëna Terezes ” – “Lutje për Paqe në Botë”
Intervistë me ish Kreyminsitrin e Kosovës dhe Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj – Haradinaj : “Marrëdhënjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, janë nga më të mirat në historinë e tyre!”
Thaçi e Daçiç në OKB, Thaçi: Në OKB, për të paraqitur arritjet e fundit në Kosovë, ndërsa Daçiçi për ” sigurinë dhe pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, arrestimin e Oliver Ivanoviçit ”
Bronx: Ndërtimi i Katedrales në Tivar : Besimtarët shqiptarë mbledhin çerek milioni dollar
Prill:
Vepra “Kosova” e shkrimtarit, publicistit dhe historianit Jusuf Buxhovi u promovua në Nju Jork
Në Nju Jork kujtohet 111-vjeçarja që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford – Mrika Mrnaçaj, dëshira e nënës shqiptare për të jetuar dhe vdekur në një vend të lirë
Bisedë me Harry Bajraktarin: veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-Amerikan, themelues i gazetës Illyria dhe bisnesmen i skusesshuem për më shumë se 30 vjet në New York
Kryetari i Dibrës Ruzhdi Lata takohet me komunitetin dibranë në Staten Island
Refik Kosovrasti dibrani në Amerikë, që nuk e harron asnjëherë Dibrën
Udhëtim nëpër Eldaradon : Çikago Çikago qyteti i Gradaçeleve ose si i thërrasin amerikanët :”Qiell-gërvishtësit – Skyscrapers”
SHBA: Homazhe te varret e dëshmorëve të UÇK-së, tre vëllezërve Bytyqi – Ceremonia u zhvillua në Yonkers, aty ku për herë të parë u nis Batalioni Atlantiku për në Kosovë. Kjo veprimtari tani do të bëhet e përvitshme dhe do t’i bashkohet manifestimeve të 5-7 Marsit që njihen si ”Epopeja e UÇK-së”
“AMA” koncert në Çikago me muzikën shqiptare dhe klasike të interpretuar nga fëmijët
Maj :
Nju Jork, digjet nëna shqiptare, shpëton foshnja disa muajshe
Në Nju Jork, u kujtua ditëlindja e ‘Gjeniut të Kombit’, Mit hat Frasherit – Në Nju Jork, Producers Club Theater Fredi Tollja prezantojnë në fillim të këtij aktiviteti, një film dokumentar me të njëjtën emër, dedikuar jetës dhe veprës së Mit hat Frashërit,realizuar nga Pëllumb Lamaj
NJU JORK : U shfaq nga aktorët shqiptarë premirera “Colonel Bird”me regji të Arta Kallabës
Studentija shqiptare Atdhetare Ame, vendos flamurin shqiptarë në Anarktidë
Samir Pirgu, shkëlqen me Donizettin – dhe mrekullon publikun e Los Angelosit
Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj falas
Spektakli më i madh shqiptar në Amerikë për të festuar titulluar :”Histori Shqiptaro Amerikane Suksesi Spektakilin e organizojë Vera Mjeku dhe e moderoj Eliza Dushku dhe Tony Dovolani
Qershor :
NJU JORK : Shënohet 44 vjetori i Kishës Katolike Shqiptare në SHBA dhe 15 vjetori i shugurimit të Kishës “Zoja e Shkodrës” –
SHBA : Princi Harry dhe Riçard Lukaj bashkojnë forcat filantropike
Intervistë e eskluzive me Hysen Previzin, veprimtarin dhe gazetarin shqiptar të radios Zanit të Atdheut dhe Zëri i Amerikës – “Ju flet Zani Atdheut! Zani i Lirisë! Zani i Monarkisë Shqipëtare” në Mërgim
SHBA: U çelë në Florida Shkolla Shqipe: “Një dritare Shqiptare në Amerikë”
Shkodranja, Zerina Derveni, në 20 më të bukurat në «Miss Universe Kanada»
SHBA: Në 90 vjetorin e ditëlindjes DioGuardi – uron Presidentin George H.W.Bush – DioGuardi : “Gëzuar ditëlindjen e 90-të, presidenti Goerge H.W. Bush – një mik për të drejtat e njeriut, lirisë, dhe demokracisë”
SHBA : Dy emigrantë nga Puka në Amerikë kanë dërguar në Shqipëri një zjarrfikëse
“Një Mbrëmje me Muzikë Klasike Shqiptare në Nju Jork”- Carnegie Hall ushton nën tingujt dhe zerat e muzikës klasike shqiptare
Korrik :
Nju Jork : Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Jerrold Nadler, u takua me DioGuardin
Nju Jork : U zhvillua Parada shqiptare: Të gjithë Kemi Rrënjët Shqiptare – Shqiptarët u derdhen si lumë kuqezi në një ditë në sheshin Amerika
SHBA: 4 Korriku 238 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës- 4 Korrik 2014, u mbushën 238 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit amerikan, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin
Ballkoni” i Lendita Zeqirajt në festivalin “KahBang” në ShBA
Mbrëmje verore artistike: “APEN Art 2014: Summer Soiree” në New York
Takime lamtumire me komunitetin shqiptar në New York të Ambasadorit Sejdiu – Me rastin e largimit Ambasadori Bekim Sjediu – është nderuar me një çertifikatë mirënjohje nga Kuvendi(Asambleja) i Nju Jorkut, e sponsorizuar nga anëtari i Asamblesë së New York-ut, z. Mark Gjonaj
Joe dhe Shirli DioGuardi biseduan me Ileana Ros-Lehtinen, mbi atë çfarë po ndodh në Maqedoni
Protesta mbarëshqiptare në Çikago,Nju Jork, Detroit, Toronto dhe Uashington me moton ” protesto edhe ti !” kundra diskriminimit te shqiptarve ne Maqedoni
Gusht :
Asambleja dhe Bashkia e Nju Jorkut – nderoi me Proklamatë dëshmorin e lirisë Vezir Ademaj me rastin e rënjes heroike – 25 korrikut 1998
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskutoi për Kosovën – Ban Ki – moon :” Sfidat mbeten në zbatimin e disa arritjeve të marrëveshjes së Brukselit”
Bebe Rexha debuton me videoklipin e parë: ‘’I can’t stop drinking about you’’
Dibranët, në SHBA, bëjnë me shtëpi të re një familje skamore dibrane
Në Uashington – është kujtuar 23 gushti “Dita e Shiritit të Zi” – datë për te përkujtuar së bashku me anëtarët e, Memorialit dhe Fondacionit të Viktimave të Komunizmit
Shtator:
Botohet ne Amerike, versionin anglisht i librit; “A life between Kosova and America” – “Nje jete mes Kosoves dhe Amerikes” e Hajdar (Harry) Bajraktarit
Një rrugë e vogël me një emër të madh në Nju Jork -mban emrin e Nena Tereses
SHBA: Një shqiptarë zëvendës ambasadorë në Podgoricë – B. Bix Aliu, është i pari dhe i vetmi deri tani – që emërohet në detyrën më të lart në diplomacinë e Shteteve të Bashkuara –
Fiton përsëri shqiptari Adrian Hadribeaj! me nofkën “-The Eagle – Shqiponja ”
Mirë se na vjen në Tiranë, Ati i Shejtë! Qindra besmitar shqiptar nga Amerika shkojn në Tiranë për vizitën e Papa Franceskut në Tiranë
Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, mbajti takimin në kolegjin Monroe të Nju Jorkut
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në mbështetjen e Kongresmenit Grimm
SHBA: Liri Berisha merr Çmimin e Arritjes Globale për Autizmin në Nju Jork
Presidenti Nishani, nderoi me medalje dhe urdhra një organizatë dhe 5personalitete të diasporës – Presidenti i Shqipërisë zoti Nishani ka dekoruar KKSHA-në me urdhërin “Gjergj Kastrioti” si dhe me “Nderi i Kombit” aktivistët: Anthony Athanas (pas vdekjes), Nikolla Pano, Harry Bajraktari, Richard Lukaj dhe Jim Xhema
Tetor :
Nisi rrugëtimin në Nju Jork – Festivali i Filmit Shqiptar
Mijera besimtarë myslimanë shqiptarë, në Amerikë, kremtuan ditën e sakrifikimit – Kurban Bajramin
SHBA: Shqiptari në Florida vret gruan dhe më pas veten
U kujtua në Nju Jork, 65 – Vjetori i vdekjes së Mit’hat Frashërit – Në këtë veprimtari u bë një apel qeverisë dhe politikës shqiptare, duke çuar në vend edhe dëshirën e bashkëluftëtarëve të tij të idealit,të kthehen në Kryeqytetin shqiptarë eshtrat e Mid’hat Frashërit….
Vëllezërit Miftari, në Nju Jork – Pronto Pizza një histori suksesi në ishullin Staten Island
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore promovon në New York, aksionin për ndërtimin e 100 shtepivë „Të Ndërtojmë shtëpi! Ta shpëtojmë Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjën dhe Ta Paralandalojmë shpërnguljen“
SHBA: Universiteti Oakland Michigan – Konferenca Ndërkombëtare e 2të për “Shipëtaret në Mal të Zi”
Intervistë me balerinën shqiptare Oriada Islami – Oriada Islami “Në majë të gishtrinjëve”, në “Metropolitan Opera House ”… nga Broadway Show
Edhe një mbështetje tjetër nga shqiptaro amerikanët për kongresmenin Eliot Engel
Nëntor:
4 nëntori 2014, një natë e bukur për politikanët shqiptaro-amerikanë! Mark Gjonaj, u ri-zgjodh për të dytën mandat me 84 përqind të votave – kundrejt 14 përqind të rivalit të tij republikan.
Nëntori, i Javës së Filmit Shqiptar në New York – Intervistë me themeluesen e festivalit producenten dhe regjizoren Mrika Krasniqi
Festivali i XXIII-të Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale nën bukurinë dhe madhështinë e këngëve dhe valleve nga e gjithë Shqipëria
Intervistë me financierin e dalluar shqiptaro amerikan me origjinë nga Ulqini – Richard Lukaj, filantropist dhe biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar, në SHBA
Intervistë e gazetës “Bota Sot” me biznesmenin dhe publicistin shqiptaro-amerikan Uk Lushi
New York-u stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit
Festohet”102 Vjetori – i Pavarësisë së Shqipërisë” në SHBA – Meshë dhe ngritja e Flamurit me rastin e 102 vjetorit në Kishën Katolike Zoja e Shkodrës
Dhjetor:
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada: Ministri për Diasporën, të jetë nga Diaspora!
Gjashtë, studentë nga Kosova në një program trajnimi dy javor, në SHBA – Joe DioGuardi, inkurajonë studentët, brezin e të rinjëve, për një pjesmarrje sa më aktive në shtet -ndërtimin e shtetit më të ri në botë – Kosovës
Kongresmeni Crowley mbajti Koktejlin e Krishtlindjeve,i pranishëm zv/kryetari i Vatrës Agim Rexhaj
New York : Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) përshëndet zgjedhjen e qeverisë së re në Kosovë, të udhehequr nga zoti Isa Mustafa dhe e përgëzonë atë
Shuhet ne Heshtje-Shkrimtarja e Shquar, Dardharja e Bostonit -Rozi THEOHARI!
Prjojekti “Histori suksesi shqiptaro-amerikan – dhe Shpresa amerikane për autizmin në Kosovë – Dr. Shpresa Xhaklli – Ambasadorja e fëmijve me autizëm të Kosovës – nëpër botë
Engel, në banket; faleminderime dhe urime të ngrohta shqiptarëve me rastin e Krishtëlindjeve dhe Vitit të Ri 2015 – Eliot Engel: Formimi i qeverisë së re – një lajm shumë i mirë për Kosovën!
Diplomati dhe publicisti Mal Berisha, mbajti ligjetarë në Institutin e Studimeve Hebraike – YIVO në Nju Jork – “Marrëdhëniet shqiptaro-hebrenj dhe Kontributet e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein (1876-1935)”
SHBA: Humb jetën një vajzë 16-vjeçare shqiptare në qytetin Bensalem në Pennsylvania
“Sikur kjo të ishte shfaqje” shfaqet për her të parë në New York
Gorgio Kolaj : Bujaria shqiptare në komisariatin 84-të të policisë njujorkeze, ku ndodhën dy vrasjet e policëve
Viti 2014 u mbyll me festimin e bukur të Krishtlindjeve të cilat janë vezulluese në Nju Jork – Shtëpitë, dyqanet dhe zyrat e biznesve të shqiptarëve në lagjet e qytetit të Nju Jorkut, e paraqitën me mënyrën e tyre kudo festën me zbukurimet e tyre -festën e Krishtlindjeve, ku mbi të gjitha ra në sy zbukurimi dhe festimi madhështor në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Harsdale – Nju Jork natën e Krishtlindjes më 25 dhjetor.
(FOTO)