Kujtime te paharrueshme nga vizita e Papa Françeskut ne Shqiperi

Interviste me Don Ndue Gjergji

 

– Don Ndue,si u perfaqesua Kisha e Zojes Pajtore ne viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi?

Kisha jone, Zoja Pjatore e Shqipetarve mori pjese ne viziten e Papes me nje perfaqesi prej tete personave, une sebashku me nje grup besimetaresh, dhe udhtuem me kohe dhe enkas per kete takim historik  te paharrueshem.

-Cilat jane pershtypjet e para qe perjetuat ne kete takim me Papen?

Ishte nje ngjarje e jashtezakonshme vizita e Papes ne Shqiperi, ose siç e quajne Vizita e Shekullit per Shqipetaret. Gjithashtu impresionet e mija, pershtypjet e mija, dhe perjetimet e mija kane kene te jashtzakonshme. Ne rradhe te pare asht per t’u permend se si Tirana, qytetaret Shqiptar, qeveria, presidenti, dhe te gjitha strukturat e Shtetit kishin ba nji pregatitje shume te mire. E para pershtypje e kandeshme ishte Aeroporti; ne hyrje te Aeroportit ishte vendos truporja e re e Nene Terezes. Mandej, gjate gjithe rruges prej te aeroporti deri ne hyrje te Tiranes ishin mbjelle peme te reja per ti dhene rruges nje gjelberim, gjalleri dhe jete te re. Ndersa brenda qytetit te Tiranes ne cdo vend kemi pare portrete te Papes me citate dhe thanje te tij te ndryshme ne te dyja anet e rruges. Bulevardi deshmoret e kombit ka kene i zbukuruem ne menyre perfekte, ku 40 martire, meshtare dhe laik, qe kane kene te vrare nga komunizmi, ishin paraqite ne menyre te dukshme me piktura te medhaja, me emra dhe mbiemra te lexueshem. Mandej ishte bulevardi Deshmoret e Kombit me ate hapesire te madhe dhe gjelberim, qe rradhe e gjen ne qytete tjera te Europes.

-A ishte pregatitur Kisha Shqiptare dhe shteti Shqipetar per ardhjen e Atit te Shenjte?

Pergatitja e Kishes dhe shtetit ka fillue me ndertimin e Elterit i cili nuk ishte aq grandioz por me shije dhe dimencione perkatese ku Elteri dhe ndertesa e Universitetit ne mrapaskene ishin ne harmoni me ngjyra bardhe e blu te Nenes Tereze dhe shume artistikisht te pergatitura mire. Gjithashtu edhe rezervimi i karrigave per 3-4 mije vete, ku ne njeren ane ishin te rreshtue perfaqesuesit e shtetit dhe ne anen tjeter perfaqesuesit e tri besimeve fetare ne Shqiperi, Katolik, Ortodoks, dhe Mysliman. Aty kena kene rreth 200 apo ma shume meshtare me archipeshkvin e Tiranes dhe Durresit Rrok Mirdita, archipeshvin e Shkodres Angelo Masafra, gjithashtu kan marr pjes rreth 30 Ipeshkvnij dhe dy Kardinale dhe te gjithe se bashku kena meshue me Papen. Une lirisht mund te them se mbare qeverija dhe shteti Shqipetar me te gjitha institucionet e veta dhe Kisha kane qene te angazhuara maksimalisht me kohe dhe me pregatitje shume te perparshme qe kjo vizite te jete e sukseshme. Rendi, kontrolli, dhe trafiku kane qene te mireorganizueme, pa asgja te teprueme dhe ne harmoni. Papen ne aeroport e priti Kryeministri Edi Rama dhe me pas pritjen e pare e kreu Presidenti Bujar Nishani ne presidence. I paharrueshem eshte fjalimi i jashtezakonshem i Presidentit, aq i bukur, ku i thot Papes “une i kam lexua gjithhere mesazhet Tueja qe i keni dergue botes, kishes, dhe njerzimit, ku edhe jam frymezue prej tyne”. E dyta eshte ku Presidenti i thote Papa Françeskut se shpia e Shqiptarit eshte e Zotit dhe e mikut, prandaj sot eshte dy here e juaja si njeri i Zotit dhe mik i Shqipetareve. Mbas meshes ishte nje takim me meshtare dhe perfaqesues te Kishes dhe peraqesues te gjithe besimeve te tjera. Ky takim u ba i gezueshem, si te ishin te gjithe vllazen te nje peshkopati, se bashku me prinjesat e besimit ortodoks the atij musliman.
Takimi i fundit ishte ne Katedrale me freten, seminarista, murgesha kandidate, e murgesha te rregullta e te gjithe ata qe sherbejne kishes ne Shqipni, ku ishin te pranishem rreth 700-800 vete.
E jashtezakonshem ishte edhe “Lutja e Mbramjes” te cilen e organizojme ne Kisha e kleri katolik, ku kishim nje kendim te bukur, koral, e i mrekullueshem. Papa tha “nuk po e lexoj fjalimin tim zyrtar te pregatitur po po ja jap ate Imzot Rrok Mirdites qe ta shtype, por deshiroj te kem nje kontakt me ju”.
Mandej Papes i dhuruen dhurata te ndryshme. Nder to nje pikture e madhe e Zojes se Shkodres apo e Zojes se Keshillit te Mire, qe eshte pajtorja e shqiptareve; i dhuruen edhe fotografite e zhvillimeve te medhaja ne Shqiperi, nje kelk te Meshes e gjana te tjera. Por dhurata me e madhe qe i dhane ishte nje deshmi e dy njerezve qe jane ende gjalle, te periulles se komunizmit, te asaj kategorie qe qe jane perndjek dhe persekutue barbarisht. Ata ishin Don Ernest Troshani, i cili ka qene shume here ne Kishen tone, dhe motra Marije Kaleta.
Dom Ernesti lexoi the tregoi se si ka vuejt nder burgje, miniera e xeherore te ndryshme rreth 100 metra nen toke, se si kishte kene i denuem per vdekje, te cilim ma vone e ndryshuen ne burgim te perjetshem, dhe kishte qendrue 28 vjet ne burgje , kto ne dy hove qe e kane burgos.
-Cila ishin sipas mendimit tuaj mesazhet kryesore qe Papa u la Shqipetarve?
Mesazhet e Papes nuk ishin veç per popullin Shqiptar por per te gjith boten, dhe per kete arsye e ka zgjedh Shqiperine si vendi i pare qe ka vizitue ne Europe.
E para ishte, sic tha Papa: “ se ne Shqipni gjeta jo vetem nji harmoni fetare por gjeta nje vllaznim Shqiptar”. Papa dha nje mesazh edhe per demokracine e re Shqipetare, ku Shqiperia ka kene nje dere e mbyllun per ungjillizimin, per Kishen, per Krishtin dhe besimin jo vetem katolik por edhe tjera dhe ka mbi 20 vjet qe Shqiperia i eshte hap jo vetem besimit fetar, por zhvillimit te gjithmarshem, civil, kulturor, shoqeror.
Papa percolli edhe mesazhet e tij, per kete vend qe ka vuejt kaq shume, tuej slelle ne kujtese fjalet e Papa Gjoni Palit II: “Shqiperia sa afer Romes e e krishtenimit, dhe aq i larget e i mbyllun”. Papa Francesku tha se ju jeni te bijte e Shqipes, te cilen e mori si simbol, krenare fluturon lart mbi rete, dhe se shqipja nuk i largohet cerdhes por gjithmone kthehet ne cerdhen e vet. Ai u tha shqiptareve te qendrojne ne vendin e vet, te mos largohen pa nevoje.
Papa ju drejtue te rinjve te cilet ishin rreth 70 % e te pjesmarreseve qe e priten te entuziazmuar Papen me kenge e simbole te ndryshme. Ai tha se eshte e vertete se shqiptaret jane populli ma i ri ne Evrope, prandaj ai u tha te rinjve, duajeni jeten, rinia asht jete, i thirri rinine qe t’i perkushtohen besimit, fese, Ungjillit, lajmit te mire te gezueshem te Zotit i cili na liron prej shume robnimeve. Ruajuni mos u bani pre e ineresave, e egoizmit, modave te botes, e pamoralit, drogave, dhe e gjanave negative qe epo e shoqerojne kohen tone, po te jeni ne lartesine e detyrave qe ky brez neser do ta kete ne dore fatin e Shqiperise, dhe ashtu sic pergatiteni ju sot ashtu do te jete neser Shqiperia.

-A mendoni se duhej vizita dhe kerkesa e Papes qe figura e martireve shqiptare deri tani ne disi ne hije, te ngrihej lart dhe te vleresohej me madheshti sic e meritojne.

Shume kane mendue se Papa ka me shpalle shenjten martiret shqiptare ne kete vizite te tij, por Papa ma se shumti e ka nxitue kete vizite per te takue popullin martir shqiptar, per te pa ne realitet paqesine fetare, civilizimin dhe zhvillimin shumedimencional te Shqiperise, dhe nga ktu, per me i dergue mesazhet e paqes mbare botes. Çeshtja e martireve shqiptare po shkon drejt nje proçesi normal, dhe nuk ka me shkue shume kohe dhe ata do te shpallen shenjten.

Ç’fare perfitoi Shqiperia nga kjo vizite e Papes?

Shqiperia ka perfitue shume. Vendi yne ishte vendi i pare jo vetem ne Balkan por edhe ne Evrope qe Papa viziton per here te pare, dhe kjo vizite e ngre Shqiperine ne piedestalin me te larte moral te Evropes. Ajo ka qene e vemendjen e mbare botes, dhe ishte ngjarja numer nji ne mbare boten e transmetuar drejtpersedrejti. Mendohet se aty ishin rreth 1300 gazetare. Papa me mesazhet e tij e ka ngrit lart popullin shqiptar, ka ngrite ate qe asht ma e virtytshmja, Ai u tha shqiptareve “ ju pregatitet dhe rritet Nenen Terezen e cila thirret ndryshe edhe Nana e gjithe botes.

Ju faleminderit Don Ndue Gjergji, Zoti te bekofte dhe te rrit’ pushtetin!

 

Bisedoi: Valentin Lumaj

16 Nentor 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *