Nje risi e re ne Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan

Ndue Gjekaj*

 

Ditëve te Letersisë Shqipe në Michigan për vitin 2014, iu shtua edhe një ditë me tepër,  “ Dita e librit, piktures dhe fotografisë”, e cila u realizua për herë të parë në Diasporen Shqiptare të Amerikës. Ishin promovuar libra, por jo panaire si ky, ishin ekspozuar tek-tuk piktura, por jo ekspozita te plota. 

Edhe më parë ishin shitur libra, por jo ekpsozuar, ishin promovuar libra, por jo diskutuar, te cilat u arriten kete radhe, ne saj te punes krijuese te komunitetit letrar dhe organizatorve.

Per kete eveniment u ekspozuan punime te etnologes dhe poetes Bora Balaj, e ardhur enkas nga Kosova me Albumin e veshjeve tradicionale shqiptare te Kosoves, nje botim luksoz pas  nje pune disa vjecare te autores. Pothuajse gjithe punimet e albumit, autorja i kishte pergaditur per ekspozim ne formatin e duhur, ne te cilat vizitoret mund te shihnin qarte bukurine e vlerave estetike te ketyre veshjeve, te cilat mbajne brenda tyre historine, traditen dhe kulturen mijevjecare te etnografise shqiptare ne Kosove  dhe vise te tjera shqiptare.

Shumellojshmeria e tyre dhe punmet e realizuara nen drejtimin e autores, binin ne sy te vizitorve,

Nen nje perzgjedhje dhe finese te detajuar deri ne imtesi. Ne kete ekspozite vihej re edhe perzgjedhja e  njerezve per ti rekalmaur keto veshje dhe, se bashku paraqitnin denjesisht bukurine shqiptare.

 

Piktori i njohur Muamer Malo, i cili ka hapur disa ekspozita ne qytete amerikane ketu ne Detroit dhe per te cilin jane bere  dhjetra shkrime po ne shtypin amerikan, paraqiti ne kete ekspozite te perbashket vlerat me te mira te punes se tij krijuese disavjecare. Ne  punet e tij do te shihjje edhe kullen pogradecare, por edhe  tablo  te absurditetit dhe fantazaise me pamje nga vendi ku jetojme, te realizuara ne vaj. Mendojme se kjo lloj krijimtarie duhet ndihmuar e perkrahur, jo vetem ne kesi evenimentesh, por ne te gjitha rastet, kur autori, ne pamundesi studiosh, sic  i kishim ne atdhe, detyrohet te punoj ne kushtet e veshtira te nje apartamenti.

Aktivisti i njohur Mark Prele Gjokaj, Vasel Ujkaj dhe Engjell Mena, paraqiten punimet e tyre ne artin e fotografise , te cilat  kishin nje rol  hsitorik per  veprimtarine e komuniteit shqiptar ne Detrori dhe me gjere.

Marku dhe Vasel Ujkaj jane ndodhur gjithemone ne vendin dhe kohen e  duhur, sa i perket veprimtarise patriotike te shqiptareve ne Amerike, duke i ruajtur  fotografite si nje fakt i historise se mirefillte.

 

Vec ekspozimit kete dite u realizuan edhe  promovimet e librave dhe ekspozitave te tyre.

Per librin “Perseri perseritet” e te rese nga Kosova,  Qendresa Halili, ardhur posaqerisht per Ditet e Letersise Shqipe, foli Alba Xifo, e cila vuri ne dukje  disa nga vecorite krijuese te saj. Vete autorja u prezantua  me 6 librat e saj edhe pse vec ne moshen 23 vjecare.

 

Per ekspoziten etnografike te Bora Balaj, paraqitur  ne kete dite, si dhe librin e saj prej nga ishin marre pamjet, foli  Pjeter Jaku dhe me pas vete autorja paraqiti disa detaje  te realizmit te ktyre fotove si dhe rrobave kombetare, jo vetem si nje dukuri krahinore, por si nje vlere historike e ruajtur nder shekuj.

 

Per librin “ Fal, por mos harro”  te autorit Gjon Kacaj,  folen Dr Gjeke Gjelaj dhe Rita Gjelaj te cilet vune  ne dukje vuajtjen e personazhit te gjalle, Ndreke Pjetri, neper burgjet shqiptare, por edhe per  faljen, si nje Institucion njerezor qe ai  po realizon ne jeten e lire te pas viteve 90-te. Ndersa i riu Valentin Lumaj,   theksoi punen e bere ne realizimin e vepres ne    gegnisht.

Po ne kete dite u promovua edhe libri “ Ne folen e shpirtit” te autorit  Pal Rakaj, nje liber   me poezi dhe pershkrime per vendlindjen, familjen dhe Panfederaten e njohur “ Vatra” te Amerikes, referoi Profesor Lualsh Palushaj, me nje theksim te vecante per dobine e ketyre lloj librash biografik dhe pershkrues.

 

Ne fund te aktivitet Pjeter Jaku falnderoi te pranishmit dhe beri analizen e ketyre diteve.

 

  • Redaktor kulturor i ACTV

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *