Ditëve të Letërsisë – 2014 u bashkangjitet edhe “Dita e Librit, piktures dhe fotografisë”

Pjeter Jaku

Shenim: Letrat para dhe pas aktivitetit do publikohen ditet ne vazhdim, ndersa fotot e plota ne numrin e ardhshem te revistes ” Kuvendi”

Ditëve te Letersisë Shqipe në Michigan për vitin 2014, iu shtua edhe një ditë me tepër,  “ Dita e librit, piktures dhe fotografisë”, e cila u realizua për herë të parë në Diasporen Shqiptare të Amerikës. Ishin promovuar libra, por jo panaire si ky, ishin ekspozuar tek-tuk piktura, por jo ekspozita si ajo e  Muamer Malos , Bora Balaj, Mark Gjokaj, Vasel Ujkaj  e Engjell Mene. Edhe më parë ishin shitur libra, por jo ekpsozuar,dhe vec për t’u  dhuruar siç bëri aktivistja e njohur Rita Saliu, Iliriana Sulkuqi, Qendresa Halili e ndonje tjeter.

ditet leter 2014 premte

Fillimi ka filluar para 13 vjetesh

Ditëtë e Letersise Shqipe ne Michigan u festuan këtë vit për të trembëdhjetin vit radhazi, duke u rikthyer në një Institucion letrar ne emigrim. Organizimet e ketyre diteve fillojne , së paku 6 muaj më parë dhe pothuajse çdo vit bëhën në javen e fundit të  tetorit,çka përkon me Ditëlindjen e Fsihtës dhe disa autorëve të tjerë shqiptarë, që linden ne këtë muaj. Çdo vit sillet diçka e re, diçka ndryshe për ta ndryshuar sado pak formatin e kësaj feste, e prapë se prapë mbeten  për t’u bërë disa ndryshime, sidomos në drejtim të cilësisë së aktivitetit, vlerësimit të punimeve vjetore të publikuara në Revisten Kuvendi, të printuar ose online. Të gjitha publikimet e një viti, si dhe ato të dërguara enkas për konkurs i dorzohen një jurie, e cila duhet ta përmirësoj shumë punën e saj në vlerësimet objektive dhe dallimin e  gjinive, që janë të përafërta, për të mos renë pre e vlerësimeve, në ndonjë rast të pamenduar mirë.

E gjithë kjo veprimtari kulmon me mbrëmjen finale të këtyre ditëve, e cila lihet për në fund të aktivitetit, por këtë vit  fundi qe ndryshe. Dita e librit, piktures dhe fotografisë, qe një gjetje vërtet e bukur për të mbyllur këtë vit me dhurimin e librave si dhe ekspozimin e shumë punimeve artistike ; si piktura, fotografi dhe veshje  popullore, çka në vitet në vijim mendohet të jetë shumë më efikase edhe me paraqitjen e punimeve  të dorës, si veshje popullore, qendistari të ndryshme, punime në dru dhe mjete të tjera, që do ta kthej në të verëtë në një festival të këndshëm të punës  së secilit që e ka dhunti artin. Poashtu mendohet t’u bëhët thirrje dhe botuesve shqiptar, kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë të paraqiten në këtë panair, i cili është edhe në ndihmë të shqiptarëve, duke u ofruar libra dhe punime arti, të cilat u duhte kohë ti sigurojnë nga atdheu.

Diskutimet  cilësore në takimin e parë të këti viti

Që në mbrëmjën e parë të takimit pritës, me 31 Tetor 2014, në një ambient të këndshëm dhe poetik u diskuatua për ndryshimin e  formatit të këtij aktiviteti. Të ardhurit, Naum Prifti, Rita Saliu, Rafaela Kondi, Bora Balaj, Qendrese  Halili, Piere- Pandeli Simsia e të tjerë e drejtuan diskutimin, të cilin e filloi Pjetër Jaku drejtë përmirësimit, sidomos të  vlerave krijuese, por edhe duke parë  me objektivitet punën e secilit që paraqitet në publik, dmth publikohet. Subjektiviteti në disa raste e dëmton krijuesin, por edhe  fikson shije jo të mira të letërsisë tek të rinjët. Nëse nuk kemi krijimtari për vlerësim, pse duhet të japim cmime,- vijoj në diskutimin e tij, Jaku.

Poetja Rita Saliu, e cila merrte pjesë për herë të parë në këtë  aktivitet, vlerësoj punën e bërë më parë duke thëksuar se, edhe pse s’kishte pasë mundësi të ishte e pranishme në vitet e shkuara, ajo e kishte ndjekur dhe vlerësuar këtë veprimtari që në fillimin e saj.

dit-let 2014

Poetja dhe etnologja Bora Balaj, e ardhur për këtë aktivitet nga Kosova, pas falenderimit  për këtë organizim, tregoi edhe eksperiencen e saj në lidhje me festën e poezisë, që për prej vitesh bëhët në Gajkovë. Prozatorja e re Qendrese Halili, veç falenderimit theksoi edhe nevojen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave krijuese në të mirë të letërsisë. Naum Prifti, Alfons Grishaj, Piere-Pandeli Simsia, Nexhip Ejupi dhe Kujtim Qafa u ndalen tek nevoja e të menduarit për aktivitetin në fillim të çdo viti, pasi interesi për të sa vjen e rritet. Një nga ndihmuesit e vazhduesehm të këti aktiviteti, i riu Mondi Rakaj, theksoi se projekti i këtij aktiviteti duhet bërë që në Janar, për të ardhur me njëfarë buxheti në Tetor, pasi shpenzimet janë të kosniderueshme.

E shtuna e vlerësimeve dhe përgaditjeve për të nesërmen

E shtuna e datës 01 Nendor 2014  startoi me mengjesin në “L’Gorges”, resorant i aktivitstit të njohur në komunitetin shqiptar të Amerikes Kujtim Qafa, dashamirës i letërsisë dhe sportit, i artit në përgjithësi, i cili si përherë bujar, nuk u kursye as në këtë rast. Pas mengjesit, me Boren dhe Qendresen shkuam të interesohemi për  të nesërmen, edhe pse ende s’kishte përfunduar mbrëmja finalizuese. Bora do konkretizonte  mundësinë e ekspozimit të albumit të saj, titulluar “ Veshje tradicionale shqiptare në Kosovë” , një punim luksoz i përgaditur  nga puna e saj disavjecare dhe ndihmesa botuese e redaktorit Engjell I. Berishaj, koordinatorit të projektit Binak Balaj dhe entit botues Klubi letrar “ Gjon Nikolle Kazazi” në Gjakovë.

Veç kësaj, në një mjedis krejt të ngushtë, në apartamentin e tij, piktori i talentuar Muamer Malo po përgaditej për  ekspoziten e nesërme, ashtu siç po bënte edhe Mark Prelë Gjokaj e Vasel Ujkaj.

Në pritje të mbrëmjes, do saktësonte pjesëmarrjen e tij edhe  aktori i talentuar Agim Agalliu, i cili jetonte disi larg qendres ku bëhëj aktiviteti, ndërsa Kryetari Komisionit të Festës, poeti Gëzim Basha, edhe pse u nis nuk mundi të mbërrinte për arsye defekti të paparashikuar në makinën e tij. Ne  kete  aktivitet qe  e  pranishme  edhe  intelektualja  Diana Gellci, e  cila  eshte  edhe  autore. Veçojmë  librin  me  tregime “ E  hene  ne Detroit”,  nje  nder  librat  me  te  bukur  shkruar  ne  proze – shqip  ne  Michigan. Moderatorët, aktori i njohur Arben Dervishi dhe të rejat e talentuara Alba Xifaj dhe Enita Hajdari po bënin përgaditjet e fundit me improvizimet e tyre. Aktori Ndue Gjekaj, i njohur  ne komunitetin kulturor të Detroitit, i kishte marrë pjesët një javë më parë. Muzijkanti Gentjan Cakorja po zgjidhte pjeset me të cilat do shoqëronte poezitë e përgaditura për këtë natë.

ditet e let me naumin 14

Mbrëmja fillon si përherë , aty rreth orës 8:00 pm. Një hyrje e shkurtër prezantuese e krijuesve pjesëmarrës dhe të ftuarve nga moderatorët, ngjitur një  historik i shkurtër dhe fjala përshendëtëse, në emër të Komisionit Organizativ  e poetës  Elinda Marku. Para se  të shkohej të çmimet, përshendesin Don Fran Kola, duke vlerësuar aktivitetin, Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë, Ekrem Bardha, shkrimtari i njohur Naum Prifti, Bora Balaj, Rita Saliu, Qendrese Saliu, Kujtim Qafa dhe Asqeri Guri. Fjala poetike kishte pushtetin suprem të kësaj nate!

Pas punës vlerësuese të jurisë, ne emër të saj dhe i autorizuar nga kryetari Nexhip Ejupi, shkrimtari Pierre-Pandeli Simsia njoftoi fituesit dhe çmimet përkatëse, të cilat u priten me duartrokitje nga të pranishmit:

POEZI

Çmimi i parë: Reshida Çoba

Çmimi “Gjergj Fishta”: Rafael Floqi

Çmimi “Migjeni”: Bora Balaj

 

PUBLISTIKë

Çmimi i parë: Nevrus P. Nazarko

Çmimi “Anton Pashku” Valentin Lumaj

Çmime “Petro Marko”: Brunilda Liço

 

PROZË

Çmimi i parë: Dr. Ermira Ymeraj

Çmimi “Faik Konica” Agim Dëshnica

ditet e lete 14 ekremi

Pas dorëzimit të çmimevem atyre që ishin të pranishëm dhe falenderimeve të rastit, Botuesi i Kuvendit, Pjetër Jaku, në emër të Këshillit Botues njoftoi tri mirënjohje për; Shkrimtarin e njohur Naum Prifti, i cili prej vitesh ndihmonte me pjesëmarrjen e tij dhe keshillat për organizimin, Konsullit të nderit, Ekrem Bardha, që vazhdimisht e ka ndihmuar këtë aktivitet dhe projekte të tjera kulturore të Kuvendit dhe Dom Anton Kçires, i cili ka dhënë ndihmesën e tij për revisten Kuvendi si  dhe Ditet e Letersisë.

ditet e leter 14

Dita librit, pikturës dhe fotografisë

 

Siç ishin njoftuar më parë, të dielën me 02 Nendor 2014, në Sallën “ Gjergj Fishta” të Qendres së Shën Palit, nga ora 9:00am deri në 5:00 pm u  realizua ekspozita e librit, piktures dhe fotografisë, ku moren pjesë piktori i njohur Muamer Malo, etnologia Bora Balaj,  artistet e fotografise, dhe modelimit Mark Prelë Gjokaj dhe Engjell Mene, shkrimtaret  Rita Saliu, Iliriana Sulkuqi, Qendrese Halili, Elinda Marku, Pjeter Jaku, Vasel Ujkaj, Lulash Palushaj, Mensur Spahiu, Gjon Kaçaj dhe Pal Rakaj. Naum Prifti dhe Pierre Simsia u larguan drejt New Yorkut, në mëngjes, për arsyet e tyre familjare, Gjatë gjithë ditës, edhe pse ishin njoftuar në mediat  e komunitetit dhe në të gjitha rrjetet sociale, si përherë interesimi për librin, pikturen dhe artin në përgjithësi, nuk qe në nivelin e  pritur, edhe pse kaluan plotë vizitorë.

ditet e let 14 me nevrusin

Nga ora 2:30 deri në 5:00 u bënë promovimet e librave të autorëve Qendrese Halili, Pal Rakaj dhe Gjon Kaçaj si dhe ekspozita e etnologes nga Gjakova, Bora Balaj dhe piktorit Muamer Malo.

Në diskutimet e tyre Lulash Palushaj, Dr. Gjeke Gejlaj dhe Rita Gjelaj, Valentin Lumaj, Bora Balaj, Qendrese Halili dhe Muamer Malo, vlerësuan punimet e paraqitura dhe, tërësi Diten e Librit, piktures dhe fotografisë e cila bëhëj për të parën herë në Diasporë.

Autorët që u promovuan  treguan për të parnishmit për punën e tyre në realizimin e   veprave dhe vështirësitë e paraqitura deri në finalizimin e tyre.

ditet e lete 14 pnairi

dit..let 2014

Me këto promovime përfunduan Ditët e Letërsisë Shqipe për vitin 2014, duke menduar realizimin më të mirë në vitin që vjen.

 

ditet e lete percjellja 14Rita Saliu do më shkruante nga Bosotni përshtypjet e saj nga mbërritja deri në përcjelljen nga krijuesja e  Michiganit, Vera Vuçaj!

 

Detroit,

05 Nendor 2014

 

 

Pershendetje ne Mbremjen finalizuese te Diteve te Letersise Shqipe ne Michigan

Elinda Marku

Une, Elinda Marku, anetare e Komisionit te kesaj fetse, po u pershendes edhe si redaktore e  Kuvendit por, ne radhe te pare edhe ne emer te kryetarit te ketij konisioni, poetit dhe krijuesit te njohur Gezim Basha, i cili edhe pse kishte deshiren nuk mundi te vinte ne kohe per arsye defekti ne makinen e tij.

Revista “Kuvendi” u publikua per here te pare na Maj 2001 dhe u nderpre perkohesisht ne janar 2013.
Se shpejti, ne mos keto dite, pasi eshte ne shtyp, Kuvendi do te vij me nje rrregullsi tjeter
ndoshta njehere ne tre muaj, pasi publikohet edhe ne ëebin e saj cdo dite.

Vec botimit te saj, Kuvendi me stafin jane te njohur edhe per aktivitete te tjera ne dndihme t e komunitetit, sidomos te komunitetit krijues ne Amerike.
Me te kane bashkepunuar personalitet te letersise dhe historise shqiptare. t’i permendesh gjithe emrat eshte teper e veshtire.
Fill pas botimit te revistes u realizuan edhe Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan,  ku qe ne fillim e deri me sot ka qene aktivitet i hapur per te gjithe krijuesit dhe dashamiresit e librit.
Ne kete aktivitet kane marre pjese krijues te njohur, si Naum Prifti, pothuajse cdo vit, Fatos Kongoli disa vite, Poeti i njohur Agim Shehu etj.
Aritstet e fjales dhe kenges: Justina Aliaj, Aleksander Ruci, Pandi Syku, Agim Agalliu, poete e prozator te njohur te komunitetit shqiptar ne Amerike, personalitete diplomatike te Kosoves e Shqiperise etj etj

Ditet e Letersise Shqipe vit pas viti krijuan portretin e tyre, duke u kthye ne nje Institucion tashme te njohur jo vetem ne Diaspore, por edhe ne gjitha trojet shqiptare.

Per te gjitha keto Revista Kuvendi u eshte mirenjohes te gjithe krijuesve dhe miqeve te tyre dhe vecanerisht atyre  qe e ndihmuan ne vite kete  veprimtari, te cilet edhe jane nderuar por edhe do te nderohen.

Por, a kemi ne krijues per te bere festa letersie? Edhe brenda kesaj salle edhe jashte saj ( ata qe nuk erdhen, per arsyet qe vetem  ata i dine) nuk shkojne as te gishtat e njeres dore!

Edhe pse keshtu, ata qe na ndihmonje ne jane njerez te nderuar e Revista Kuvendi do i nderoi vazhdimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *