Poezia  e Reshida Cobes, bartese e nje hapsire te gjere ( Nje shkrim dhe disa poezi)

Reshida Coba komunikon me cicërimin e zogjve, ajo dhuron jetë me vargun e saj!

Kur kam lexuar poezinë “Ëndërr ishte” të Reshida Çobës jam menduar gjatë të kuptoj në mos është skllave e muzave që aq thjesht të shëtit nëpër jetë, aq bukur të shkruan vargun, aq art të sjellë nga dy apo tre rreshta, është mbase një dhunti edhe pse dihet se poetet e mëdhenj shpesh marrin rrugën për në qiell. Kur nisa të lexojë dhe poezitë tjera fitova bindjen se nuk është rastësi, dhe e them se ajo komunikon të paktën me yllin e vetë siç thuhet se çdo njëri ka një yll fati, por mjeshtëria është tek komunikimi.

Nga Safet Hyseni

coba reshidaShprehjet e bukura artistike dhe stili i lart ruhet edhe te poezia “Habitem”. Kjo poezi që të bartë një hapësirë të gjerë dhe ruan freskinë dhe bukurin artistike të fjalëve të cilat të buzëqeshin shumë lehtë duke të bërë bashkudhëtar, nga vargu në varg dhe të shëtit hapësirave të pafund është sikur je në një ëndërr ku jeta të është treguar që nga fillim e deri në fund, d.m.th ke bërë udhëtimin jetësor. Padyshim që autorja këtu ka jetën , ndryshimin e njeriut duke shpjeguar format rritën, zhvillimin, plakjen duke mos i prek stinët siç bëjnë një mori poetësh, por ato i kalon thua se janë të konsumuara, edhe pse dihet se në art s’ka asgjë të konsumuar, arti, fjala e bukur është shpërthim ashti siç bënë Reshida Çoba. Rrëfimin jetësor ajo (poetja) na bënë krejt në një mënyrë tjetër me trupin, lëvizjet, mugullimin, përdredhjen etj. Poetja nëpërmjet jetës personalitetin e ndërton më shumë sakrificë por si duket ia arrin qëllimit për ta paraqit në një hapësirë universale, si diçka të vlefshme, të çmuar. Nga vargu në varg ruhet dramaciteti kështu që në strofën e fundit merr formën që ne të kënaqemi, ta shijojmë, ta përjetojmë. “Secili nga ne, me mirësi e le trupin e vet/ të formohet, të shtrihet/ pa e bezdisur, pa e pyetur pse/… por kuptohet se ajo e din se as trupi nuk na pyet se si zhvillohet se si rritet, por me një kulturë të mirë ne mund t’i japim një përshtatje, mund të bëjmë finesa të bukura ashtu siç bënë Reshida në vargun që krijon. Në kohën derisa ne nuk kemi njohuri sa jemi në moshën e njom tjerët kujdesen dhe më pas kur marrim njohuri të duhura dhe kur depërtojnë tek na ndjenjat tjera, sërish nuk kemi kontroll mbi përdredhjen, lëvizjet, apo kontrollin e duhur se në akte dashurie ne bëhemi skllav të zjarrit, të afshit. Mjafton një puthje e ëndërruar dhe ja ajo do dirigjoj me lëvizjet. Reshida Çoba na e bënë me dije se sado që të zhvillohet bota lëvizjet e njeriut nuk mund të kontrollohen në asnjë çast. ” Ky mendim i përsosur na rrëfehet në një mënyre tejet ndryshe, dhe ka arritje të pakapërcyeshme. Trupi i njeriut me moshën ndryshon, ne as që mund t’ia ndalojmë shtrirjen dhe s’mund ta bezdisim dhe së fundi është shprehur me vargje magjike. “Vështron përkëdheljet e tij/ si trupat në kozmos, më i lehtë si bëhet/ si flori mbi peshore, më i rëndësishëm si bëhet.” Kjo është kur njeriu ka marr pjekurin e duhur, e ka veshur kostumin e personalitetit të vetë dhe me aq sa ka pasurua intelektin e tij aq është dhe i vlefshëm, jo vetëm në jetë por dhe pas saj në amshim matet me gjurmët që ka lenë. Vetëm mendja intelektuale e Reshida Çobës të nesërmen e mendon si ditë të fundit dhe sot bënë punën më të çmuar, kur çdo punë e bënë me të shpejt sikur të nesërmen ta ftoj vdekja, se dhe vdekja është intelektuale ajo mbetet e pavdekshme. Vdekja është shpikja më e mirë e jetës dhe ajo është intelektuale se po të mos ishte ajo e reja s’do vinte kurrë, dhe si e tillë ajo është edhe humane se pastron ambientin. Është filozofia që e ka krijuar autorja, që nga trupi të cilin çdo njëri e donë të jetë i lëvizshëm, i lehtë të ruaj formën e atletit, dhe poetja na bart ne zhvillimin intelektual (personalitetin, identiteti të jetë me peshë të rëndësishme si floriri, të lej gjurmë në jeta ashtu siç i ka lënë veta ajo me këto vargje dhe gjithë këto mesazhe. Kjo është jeta, jeta që kalon nëpër stinë, duke lënë vepra. Madhështia është tek cilësia, e kjo është arrit. Titulli i poezisë “Habitem” është një provokim si për lexuesit, kritikët madje edhe për vetë autoren, ajo me këtë le të dyshosh se ende se ka thënë të gjithë dhe ka hapësirë edhe të tjerët të shprehin mendimet e tyre. Është mjeshtëria e poetes që të bartë në hapësira të pafund derisa të bënë të gjurmosh për jetën të arrish që fizikisht të dukesh i lehtë (me shëndet) ndërsa nga intelekti të peshosh si floriri.

HABITEM

Habitem me ato shtrirje të trupit
që vinë, kur s’ndjen asnjë lëvizje
përdridhen si gjarpër
vallëzojnë mbi lëkurë
duke shpjeguar format e qenies
në zgjerim, në përkulje
në mbërritje.

Sa të çuditshme këto shtrirje
(s’di pse diçka dua të zbuloj prej tyre)
vështroj si dalin nga cepat e trupave
dhe si ajka e butë e qumështit zgjatin kokën
në paqe braktisin heshtjet, ngecjet
vallëzimet e molekulës
rreth boshtit imagjinar
ti shpjegojnë botës.

Ç’do lëvizje e tyre
ju ngjan reve në zgjerim
universeve ne ikje, në shtyrje.

Secili nga ne, me mirësi e le trupin e vet
të formohet, të shtrihet
pa e bezdisur, pa e pyetur pse
(e dëgjon kur thotë, jam pak univers
nuk çuditet))
vështron përkëdheljet e tij
si trupat në kozmos, më i lehtë si bëhet
si flori mbi peshore, më i rëndësishëm si ndihet.
Poezia tjetër që të bartë në moshën e pjekur ku tani tek njeriu ka dashuri, dhimbje, pikëllim, gëzim.. por që të gjitha këto duhet provuar e pranuar. Autorja në këtë poezi thurë vargje tejet të magjishme, me shije dhe ngjyra.. Titullohet “Letra e Gruas”, gruaja është ajo që lind, ajo që bart gjenet e amzës, ajo që dhuron dashuri të pafund, ajo që dhuron jetë, ngrohtësi e mall të pashuar. Kur dashuria është e madh nuk ka ndoshta shprehje me të mirë se; “Kush ishte puthja e fundit që dhamë/ as prekjen e fundit se kujtoj dot/. Kur humb për një moment, kur largohesh nga i dashuri apo e dashura, nga djali a vajza të parën që harron është prekja apo puthja e fundit, dhe kjo ndodh nga një dëshirë e madhe për ta pasur përherë afër, dhe shpesh i kthehesh vetes me pyetje të kotë por të ndjeshme që burojnë nga thellësia e shpirtit të plagosur, “ah sikur ta kisha puthe në buzë, faqe, ballë… ah sikur ta kisha shtrënguar fort”, kur i bënë pyetje vetes se si nuk e putha dhe njëherë, dy herë, tre herë të duket se i ke harruar të gjitha. “Si mu rrëzua ashtu fjala zemër/ nga duart/ e dhembur me hallin tim/ e s’u kthye ma as sot/. Fjala zemër nuk ruhet në dorë, por e gjitha ajo që kishte në dorë autorja ishte zemër (e gjitha zemër dhe nuk qe e zonja ta ruaj në dorë, në krahët e saj), zemër që s’u kthye as sot dhe i la një hall dhe një mall. Jeta ec rrjedh dhe poetja rrëfen apo pyet;
Kush ishte meraku im i fundit për ty
Natën kur fjetëm pse se mbaj mend
Si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje
trembur nga sulmet e inatit tënd?
“Kush ishte meraku im i fundit për ty/ natën kur fjetëm pse se mbaj mend”; s’ka si të mbahet mend se meraku nuk ka fund, “si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje/ trembur nga sulmet e inatit tënd? Me rrëfimin që bënë ajo nuk e ka “grisë letrën”, “Letrën prej gruaje” që mund të zbërthehet si “kujtesa prej gruaje” që brenda kësaj ka të gjitha që nga dashuria, malli, frika, meraku, vuajtja etj. Madhështia e shpërthimit vjen në strofën e radhës ku autorja me lehtësi dhe fjalë të zgjedhura e të bukura thurë shprehjet artistike:
Kush ishte e fundit frika ime për ty
Ajo që në shtrat të hyra
mos kishe ftohtë
e zhvesha lëkurën time të bardhë
dhe ika
ika pa lëkurë
Aty e ke akoma në shtrat,
ajo të mban ngrohtë.
Shkëlqimi i vargut, që bart mesazh të çart ndodh dhe bënë gati revolucion në këtë poezi sa të këndshme aq domethënëse. Autorja me lojë fjalësh e zhvesh lëkurën e bardhë dhe e mbulon me të që të mos ketë të ftohtë. Ku ka më të bardhë se dashuria e pastër, ku ka më të ngrohtë se dashuria. Ajo e zhvesh dashurinë dhe ia lenë aty në shtrat, dhe nuk ka më mundësi që ta vesh se dashuria është një. Ajo me këtë na jep të kuptojmë se nuk do ketë më forcë që të dashuroj pasi që e ka zhveshur lëkurën e saj të bardh.
Cili krah nga të mijtë
të përkëdheli së fundmi
fytyrën tënde si foshnjë e mbajti në duar
“Mos shpirt”, “mos e tremb”,
dashuria është si një bebe
dhe që beben e syrit se ka akoma të kuptuar.
Dhe në këtë vargje ajo na e zbërthen se dashuria kërkon siguri, kërkon krah për të ruajt e përkëdhel, për të ushqyer. Dashuria është si bebe për atë duhet kujdes e ngrohtësi, duhet dhënë dritë dhe sy. Përderisa dashuria nuk ka arrit që të ketë beben e syrit ajo do shpërthej dhe do jetë gati për një mall që do e djeg dhe së fundi pajtohet se e ka humbur, por është shpirti prej gruaje që nuk mallkon. Nëna kur nuk lëshon mallkim për fëmijën e saj edhe Reshida e ka rrit dashurin e ka ushqyer dhe si do që të ndodh nuk e mallkon. Këtu është mjeshtëria që bënë autorja, nga ku kuptojmë se kemi të bëjmë me një thesar intelekti të përsosur.
Atëherë le të digjen ditët
Më dot si shuaj
me mallin që djeg
Le të çmenden netët
me dot si ruaj
me dot si prek.
Nuk kam me foshnjën, nuk të kam ty
Nuk i dua më në fytyrë
as këta dy sy.
Këto vargje na vinë nga fundi i shpirtit pasi që ka humbur beben “dashurinë” le të digjen ditët, le të çmenden netët… Ç’mund të thuhet më shumë se ç’thonë këto vargje aq të bukur me një stil të lirë me gjuhë të kulluar dhe me ndërtim të lart artistik. Reshida Coba është mjeshtre e krijimit të vargut të lirë, ajo e bënë ketë me lojën e bukur të fjalëve duke sjell çdo varg me një filozofi jete, qoftë nga dashuria, malli, jeta, apo fenomene tjera. Në poezitë ë saja ka shumë jetë, shumë ritëm, shumë muzikalitet shumë ngjyra e pejsazhe, janë vërtetë piktura të mëdha por shumë të bukura.

LETRA E GRUAS

Kush ishte puthja e fundit që dhamë
as prekjen e fundit se kujtoj dot
si mu rrëzua ashtu fjala zemër
nga duart
e dhembur me hallin tim iku
e s’u kthye më
as sot.

Kush ishte meraku im i fundit për ty
Natën kur fjetëm pse se mbaj mend
Si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje
trembur nga sulmet e inatit tënd?

Kush ishte e fundit frika ime për ty
Ajo që në shtrat të hyra
mos kishe ftohtë
e zhvesha lëkurën time të bardhë
dhe ika
ika pa lëkurë
Aty e ke akoma në shtrat,
ajo të mban ngrohtë.
Cili krah nga të mijtë
të përkëdheli së fundmi
fytyrën tënde si foshnjë e mbajti në duar
“Mos shpirt”, “mos e tremb”,
dashuria është si një bebe
dhe që beben e syrit se ka akoma të kuptuar.

Atëherë le të digjen ditët
Më dot si shuaj
me mallin që djeg
Le të çmenden netët
me dot si ruaj
me dot si prek.
Nuk kam me foshnjën, nuk të kam ty
Nuk i dua më në fytyrë
as këta dy sy.
Poezia lirike që ka dhe erotizëm përbrenda tregon për një poete e cila ka shkel shumë e sigurt në krijimin e tekstit artistik. Pasi që në shportën e hedhurinave ka hedhur paragjykimet vlerën e dashurisë e mat me puthjen. E kua ka më bukur dhe më kuptim të sjellsh elementin e parë të dashurisë e ajo është “Puthja”. Puthja e Reshida Çobës është një poezi e rrallë, por është hapi i parë i ndjenjave se çdo shije për gjininë e kundërt fillon nga puthja. Çdo ishte akti i dashurisë po ke droje nga puthja. “Puthja” është një perlë e rrallë në poezinë shqipe, është një nga poezitë me të bukura të krijuara dhe që është mes klasikes dhe modernes por që është e kuptueshme dhe e lexueshme nga të gjitha shtresat. Kjo poezi e përbërë nga katër strofa çdo njëra më e mirë se tjetra dhe që e ruan mendimin nga fillimi e deri në fund, është vërtetë ajo që kap majat e letërsisë shqiptare. “Të të puthja mirë/ Ndaj prita kaq gjatë/ Prisja ndonjë ditë/ Kur mos kisha flakë.” Është një strofë aq e këndshme sa prek në shpirtin e çdo njërit që ka provuar puthje të adhuruar. Prita gjatë, prita që të dashurohesh dhe të dashurohem, kjo është puthja e gjatë kur e ndjejmë njëri tjetrin kur e ushqejmë dashurinë. E vërteta tingëllon bukur dhe ruan mendimin e përsosur se puthja do zgjaste në momentin që nuk do kisha flakë, se nuk donë puthje sa për shfryrje epshi por puthje dashurie që mbeten varë si çengela në zemër. Në strofën e dytë na tregon se flaka nga ashklat prej mishi që janë metaforat më të goditura në këtë poezi tregon për mjeshtrin e autores se ajo ka aftësi dhe mundësi që të krijoj edhe vargje me rimë dhe duke e sjell mendimin nga vargu në varg për të ruajt rrjedhshmërinë dhe ngjyrat, i jep poezisë shumë ritëm dhe muzikalitet. Sqarimi i llojit të buzëve që vërtetë janë simboli i zjarrit jepet në strofën e tretë ndërsa në të katërtën simbolika bije të thëngjilli si një metaforë që e plotëson buzën që është një burim flake e zjarri prej mishi. E them me përgjegjësi se Reshida Çoba është një krijuese e rrallë dhe ka zënë vendin e saj të merituar në letërsinë shqiptare.

PUTHJA

Të të puthja mirë
Ndaj prita kaq gjatë
Prisja ndonjë ditë
Kur mos kisha flakë.

Kisha frikë nga flaka
Se e kisha parë
Me ashkla prej mishi
Ndizej si e marre.

Se ka buzë gruaje
Që e ndezin burrin
Pëlqen të digjet natën
Si do të digjet druri.

Për buzët e mia
Nuk me prishet punë
Buze kurrë s’kam pasur
Thëngjij atje kam unë.
Reshida Çoba është një nga poetet e rralla që krijon edhe HAIKU në letërsinë shqipe. Haiku janë poezi të vogla, që fillimet i ka në lindje. Kjo lloj poezie është krijuar më së shumti në Japoni dhe lexohet shumë pasi që është ë shkurtër. Rrjedhe nga teoria “zenbudiste” . Këto poezi vinë si kënga i një bilbili apo cicërima e zogjve. Kumbojnë bukur kanë ngjyra dhe mbeten si mesazhe me një kuptim të paharruar. Janë dy poezi të tillë nga Reshida që i kam hasur. Një këngë bilbili për të madhen Vaçe Zela dhe një që i kushtohet njeriut të interesuar për një shikim apo për një buzëqeshje!
HAIKU PER VACE ZELA

…SA SHUME PIKA SHIU
PO HUMBIN RRUGËN SOT
MBETUR NË LOTËT E NJERËZVE.

Haiku

Ju jini duke lënë
mbi fytyrën time
pa dashje dy sytë e tu.

 

Lluksi me Gaxhij

Nuk isha më shumë se 15 vjeç
…nuk shkoja në disko,
as në piano bar,
flokët e verdhë si shirita dielli

më vareshin mbi supe…
plot pyetje
dashuroja çdo këngë…serenatat me kitarë
…dhe ahengun e gaxhijve në mëhallë.

Kalldrëmeve të Korçës,
po lija pas vajzën vogël…

 

Filloi gaxhiu…Ramadan
të shtonte darkat dhe sazet,
një herë për vehte,
një herë për motrën,
pastaj për vëllanë…
darkën tjetër…
e bëj për babanë

.

Po çmendej Ramadani me vehten
flokët gjithë brilantinë
…mustaqet i ndrroi,
shtoi një dhëmb tjetër,
floriri në gojë…
por zëri po i mekej
…sa herë që thosh,
do të vijë prapë në aheng
ajo leshverdha e bukur,
leshverdha prej soji

.

Me dantella, si kurbatkat
më qepi mamaja një fustan,
bleva një ton fytyre
me ngjyrë fare të errët,
dhe pse nuk e ndryshova dot lëkurën
aq të bardhë,
shpirtin e qepa njëlloj si ezmeret

Tërboheshin gaxhijtë…
këngë kurbatçe po mësonin
dhe gurët plot aristokraci të Korçës.
unë vetëm përcillja kureshtjen,
gëzimet e tyre,
përcillja habitë,
…pyetjet e moshës.

Qysh atëhere mbaj mend
dëshirën për ti mësuar vehtes
ç’do gjë të re…
me të kundërtën e shoqeve,
të kundërtën e
…e së zakonshmes.

U rritën pazaret dhe bastet,
me lojën e xhambazëve
njëlloj si për gomerët,
sa herë që ziheshin për mua,
kush do të ulej pranë,
…kush do ta cikte pa dashje
gjoksin e madh të leshverdhës

.

Dhe xhelozia e gaxhijve u rrit
por më shumë ajo e grave,
unë besoja akoma në sigurinë
e mos përzierjes së ngjyrave,
në lehtësinë e rrëshqitjes
…si në format konkave.

Jetova si grua e bukur,
… e përkëdhelur,
me nazet e lëkurës së bardhë.
por një ëndërr që doja,
ta shihja me gaxhi,
(sa vite kam që e pres)
…nuk e kam parë

.

Dhe nuk di akoma
cilin të zgjedh për këtë ëndërr,
Ramadanin, të jatin,
apo vëllanë … Gurali,
( më mirë po ja u lë atyre
ta zgjedhin)
për mua mjafton…
të jetë veç njëri…
…nga këta gaxhij

.

Pastaj unë ika,
humba rrugëve të Korçës…
pyetjeve të kaltra në qiell,
gaxhijtë akoma e tregojnë
historinë per mua
si klarinetat…
zgjatnin kokën…të vështronin,
sytë e bukur…gjoksin e leshverdhës

.

Shijova netë…me më shumë muzikë,
dhoma me shumë lluks
me shumë dëfrim
…por akoma se kam gjetur
lluksin e mendjes,
si në dhomat pa mure
…me gaxhij.

Los Angeles, Qershor 26, 2014
1:23 am

 

 

KORCA IME

Korce…..qyteti im
më i bukuri
I gjithë qyteteve…
Nuk do të vdes këtu
pertej kaq oqeaneve te medhenj
dhe deteve.
Vitet e fundit, me ty do ti ndaj.
Do te vi e do t’i marr
në krahë të gjitha rrugët …
të gjithë gurët e kalldremeve
kilometra do ti bej
…i mbaj mend mire
format e tyre…pjertesite
ngjyrat …ndryshe
ndermjet tyre
nje…nga nje
Dhe malin e Moraves
ngarkuar ne shpine
mundem ta marr.

Borxhin qe ika dhe të lashë
ndoshta kështu… e laj.

Kam fjetur me qytete te tjere
nuk të genjej…
kam bërë dashuri me ta,
se zemërimin e kisha të madh.
Ja u kam puthur mbrëmjet
dhe qirinjtë netëve
(po aman, e moren vesh qe isha nga Korca,
se vetë më thanë )
asnjë më parë se Korcarja
s’kish qene kaq grua
…s’kish ditur
te puthte aq mirë
buzët e oqeaneve
dhe deteve…

Unë jo pa qëllim
të prezantoja ty
… korcaren e mencur
dhe vetë fshihesha derteve…..

 

HABITEM

Habitem me ato shtrirje te trupit
qe vine,kur s’ndjen asnje levizje
perdridhen si gjarper
vallzojne mbi lekure
duke shpjeguar format e qenies
ne zgjerim,ne perkulje
ne mbritje

Sa te cuditeshme keto shtrirje
( s,di pse dicka dua te zbuloj prej tyre)
veshtroj si dalin nga cepat e trupave
dhe si ajka e bute e qumeshtit zgjatin koken
ne paqe braktisin heshtjet, ngecjet
vallzimet e molekules
rreth boshtit imagjinar
ti shpjegojne botes

C’do levizje e tyre
ju ngjan reve ne zgjerim
universeve ne ikje ,ne shtyrje

Secili nga ne,me miresi e le trupin e vet
te formohet,te shrihet
pa e bezdisur,pa e pyetur pse
(e degjon kur thote ,jam pak univers
nuk cuditet))
veshtron perkedheljet e tij
si trupat ne kozmos, me i lehte si behet
si flori mbi peshore,me i rendesishem si ndihet

Los Angeles 2 Prill,2014

 

ENDER ISHTE ?

E zemeruar me rri nata
kur humbas rruget me nuk me flet
u lodha se ecuri,ne ender me nje burre
ndaj ulem diku
me sa kuptoj nga gjestet
do te jete poet

Nuk flasim kur ecim
se ne fillim une kam ca si turp,
tere kohen vetem recitoj rrugeve
ulemi te pime ndonje kafe
gjithmone ne west
atje i shoh vetem syte
nen hijen e dy vetullave
dhe me mendje i mat perimetrin e buzeve

Pastaj fshehurazi mbledh avujt e kafeve
(pak me shume ato te tijte )
gjithe format siper nesh te reve
dhe ne shtepi i zbras ne nje gogel
besoj ne gjykimin prej lartesive
ne mencurite e densitetit te vogel

Nganjehere eci mbi shkrime
po trembem mos e shkel diku
dhe rri e vras mendjen
mos i kam pare atje,keto buze burri
keta dy sy te cuditshem te tij

Ne nje nga endrat mu duk se donim
u puthem pak ne cep te buzeve
pastaj te trembur u zgjuam
bertitem
mekat!
u shndruam ne forma, ne pika
si pluhur,ne kurizin gungac te rrugeve

Mos e lame per me vone
apo gabova une,qe e dija
se endrat e zgjedhin vete
naten kur do dashurohen

Po cmendem me c,far po ndodh
ndaj e di c,bera nje nate
e pashe endren dhe me syte e mi
dhe dy syte e tij i vura afer
u beme kater
ngrita shpejt nje perendi te re
dhe ju luta per te dy
te na mbante disi me hater

Dhe ja,u puthem me ne fund
u puthem gjate sa nje shekull
kur u zgjuam nuk ishim me ne toke
ne qiell kishim fjetur
mberthyer ne gjokset e njeri tjetrit

Ah,mos bera gabim qe fola kaq hapur
dhe ti Reshida nuk di te ginjesh
aq sa te devijosh nje ender?

Ose dhe me keq akoma
kete kenge te cmendur?

Mos i ke pare ne ender tere keto endra
mos i ke lexuar ne letrat e tua
nga ato qe shkruhen vete ne gjume
Mos?

 

LETRA E GRUAS

Kush ishte puthja e fundit qe dhame
as prekjen e fundit se kujtoj dot
si mu rezua ashtu fjala zemer
nga duart
e dhembur me hallin tim iku
e s’u kthye me
as sot

Kush ishte meraku im i fundit per ty
Naten kur fjetem pse se mbaj mend
Si e grisa ashtu, letren time prej gruaje
trembur nga sulmet e inatit tend?

Kush ishte e fundit frika ime per ty
Ajo qe ne shtrat te hyra
mos kishe ftohte
e zhvesha lekuren time te bardhe
dhe ika
ika pa lekure
Aty e ke akoma ne shtrat,
ajo te mban ngrohte

Cili krah nga te mijte
te perkedheli se fundmi
fytyren tende si foshnje e mbajti ne duar
“Mos shpirt”,”mos e tremb”,
dashuria eshte si nje bebe
dhe qe beben e syrit se ka akoma te kuptuar

Atehere le te digjen ditet
Me dot si shuaj
me mallin qe djeg
Le te cmenden netet
me dot si ruaj
me dot si prek.
Nuk kam me foshnjen,nuk te kam ty
Nuk i dua me ne fytyre
as keta dy sy

 

 

PUTHJA – STATUJE

Të kam futur e nxjerrë
nga të gjitha bagazhet,
me shpresën e mospaketimit përsëri,
e rëndë për udhëtime
kjo statujë mermeri,
gdhendur për puthjen tonë
me aq dashuri.

Nganjëherë besoja se mundesha,
fshehur nga vetja të të hiqja,
të t’lija diku,
kur ndërroja aeroportet.
radhe -radhe

Eh, sikur aq lehtë të lëvizej statuja
për të vënë aty një të gjallë,
( naive më dukej vetja pastaj.

Doja ta harroja statujën,
sytë plot mall nga më shikoje,
me sigurinë e mbylljes shihja
ngushticën e harrimit, dhe pse kurrë
nuk të harrova.

Nga mbrapa më vinte puthja,
kujtoja çdo fjalë tënden,
statujën grua të Canova-s
(e mban mend?)
“I ngjan në forma…” sa shpesh më thoje.

Fillova të mendoja të tjera puthje,
të tjera net që s’do kishin emër,
të harroja dashurinë e burrit
me drithërima statuje në zemër.

Dhe ndodhi…
shpesh e gjeta kozmosin tim,
arsyen disa hapa më tutje
ta harroa statujën dashuri,
kur shkoja të puthja
një tjetër fytyrë,
fytyren tende
mberthyer gjeja aty.

 

 

Puthja e lypsarit

Puthme,puthme…lerme te te puth !
Nuk kam puthur kurrë
një grua kaq të bukur,

O Zot…çfarë po ndodh
nuk paskam vdekur?
Po ndiej të puth një grua,lërmë të lutem,
i lumtur te ndjehet një lypsar

Ne dore mbante nje shishe uiski
qe perkedhelej andej-këndej ,
fliste fjalë të bukura për gruan,
kërcente,,recitonte,
vargje nga i dehuri…Heminguej
me veshtrimet e shpirtit ,perkedhelte trupin tim
vazhdonte të hapte krahët,si meridiane
dhe lutej…eja me mua,
mbështetu ne perqafimin tim,
Ju s’e dini sa të lumtur
do bëni një lipsar si unë
do dua të rroj shumë,
do rroj vetëm për ty,do lutem,për ty.

Tërë jetën…ne netet e mia
te akullta, nga te ftohtit mbi sy
shoh vetem nje ender…sikur puth një grua,
ja…kështu si ty,
me këtë fustan plot lule dhe sytë kaq të kaltër
si e kaltra e luleve,që buisin,
…e mbaj mend
dhe këtë mëndafsh qe prek lekuren tende
të lutem,lërme të të puth,lerme të të gjej
ty…që nuk di akoma në të kam gjetur!

Dhe vazhdonte të humbte në kërcim
me përplasjet e fuqishme,të thembrës në tokë,
u ngjanin puthjeve prej malli,obsesive
të përsosura, nga buzë të tendosura .

Hapa derën…hyra ne shtepi pa zhurme ,
kisha frike mos trembja lutjet,kercimin
mos shurdhoja zerin e tij te bukur

Kam qarë dhe kam kërcyer
në dyshemenë e dhomës,
jashtë e nxora ajrin,gjithe puthjet emia
dhe jeten time
e zbraza nga çdo orendi,
kërceva dhe qava,
recitova po aq e dehur…si ai.

…ishte tronditur kujtesa ime
mbi fytyre vizatoja hije deshirash…humbjesh
jete te dhuruara keq…deshtime levizjesh
ndjeva se isha kthyer,nga një funeral
ku nuk kisha shkuar,për të vdekurin,
por për te lindurin nga vdekja… si detaj.

I mbylla sytë…dhe ai ende
në atë errësirë të trishtë nate,më lutej:
“Lërmë, lërmë,te te puth”

Los Angeles 7/ 30 /2014 2:09 AM

 

KAM PARE SY

Kam pare hapesira sysh
(kam pare sy)
nuk ngjajne me qiellin as me detin
si dy satelite te deshtuar
vertiten ne fytyre,
nuk mbjellin veshtrime,ngjarje nuk percjellin
perpendikular flene me dyshimet.

Syve te tille, cuditshem rrine dhe qerpiket
te gatshem per kurthe.
Prej se vogles retine
distanca te medha frike
percjellin imagjinatave,

Lote nuk zbresin kurre
gure ju pikojne
dhe cjerin fotosferen
thurrin mjegulla blu
(keshtu ndodh me ta )
…nonsense.

Kane gjetur menyren me te cuditshme per te jetuar,
…nga vdekja e drites.
Nuk shikojne asgje qe eshte e vertete
ah… ! sikur te pakten te shihnin …Qiell

Une kam pare sy te tille
dhe kam thene:
“Sa fatkeqe shqisat e tjera te fytyres
qe bashkejetojne ne nje fytyre me ta”

Reshida Coba

Los Angeles 4:23 pm
07/ 22/ 2014

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *