Ja statistikat e “çmendura” të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është në zjarrë. Portugezi e përfundoi vitin 2013 me spektakël për klubin dhe vendin e tij dhe duket se është në formë të mirë pas fitimit të Topit të Artë këtë Janar.

Në katër sezonet e tij të parë, Cristiano Ronaldo ka shënuar 33 gola(në 35 ndeshje), 53 gola (në 54 ndeshje), 60 gola (në 55 ndeshje) dhe 55 gola(në 55 ndeshje). Ky term, megjithatë, ai ka shënuar 49 herë në 44 ndeshjet e fundit me një mesatare prej 1,11 gola për lojë – më e mira në karrierën e tij.

60 golat që shënoi bën që Real Madridi ta fitojë La Liga-në në sezonin 2011/2012 dhe erdhi në një normë prej 1,09 gola për ndeshje, por Portugezi është në drejtim që ta thyej edhe këtë. Sezoni i tij më i mirë tek Manchester United solli: 42 gola në 49 ndeshje – me një mesatare prej 0,86 gola për ndeshje. Ronaldo ndoshta nuk mund të arrijë të shënojë 60 gola këtë sezon, por ai ka humbur ndeshje nga dëmtimet si dhe nga suspendimi prej tre ndeshjeve.

Megjithëkëtë, Ronaldo ka shënuar 30 gola në La Liga aq sa ka shënuar, Luis Suarez në Premier Ligë, me të cilin luftojnë për Këpucën e Artë Evropiane. Uruguajani ka vetëm dy ndeshje, teksa Ronaldo ka edhe katër ndeshje tjera dhe kjo mund të jetë favorizuese për të. Ndërkohë në Ligën e Kampionëve, 29 vjeçari ka shënuar 16 gola në 10 ndeshje, duke thyer rekordin e Leo Messit, i cili kishte shënuar 14 gola në një sezon të vetëm në LK.

Ronaldo është në një nivel me Messin ku kanë shënuar 67 gola në Ligën e Kampionëve, me vetëm 4 gola pas Raulit. Ronaldo ishte 17 gola prapa Messit dy vite më parë. Kur Barcelona mundi 3-1 Milanin më 3 Prill 2012 në Camp Nou, argjentinasi shënoi dy gola për të kapur shifrën e 51 golave në Ligën e Kampionëve dhe ishte i gjashti në listë me shënuesit më të mirë. Ronaldo, asokohe ishte me vetëm 34 gola, dhe nuk ishte as në Top-10.

Por, 12 golat sezonin e kaluar dhe 16 tani ndoshta edhe më shumë, pasi finalja kundër Atletico Madrid mund ta bëjë që Ronaldo të shënojë edhe më shumë gola. Ai ka mundësi të ecë përpara, përpara Barcelonës – diçka që dukej jashtëzakonisht e vështirë vetëm disa vite më parë. 37 golat e Real Madrid këtë sezon në LK është gjithashtu rekord i ri për kompeticionin.

Ronaldo me 49 gola është lojtari me një të tretën pjesë për golat e shënuar të Real Madrid dhe 24 më shumë se sa golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madrid, Karimi Benzema, i cili ka 25 gola. Kur Mesut Ozil u largua nga Real Madrid drejt Arsenalit, shumica besuan se Ronaldo do e humbë formën, por Benzema, Di Maria dhe Gareth Bale kanë dhënë mjaft mbështetje për dy herë fituesin e Topit të Artë, i cili ka 250 gola në 243 paraqitje për Real Madrid dhe është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë të Real Madrid pas: Raul (323 gola – 741 ndeshje), Alfredo Di Stefano (308 gola – 392 ndeshje) dhe Santillana (290 gola në 645 ndeshje).

Raporti i Ronaldos, megjithatë, është superior ndaj të gjithë atyre. ”Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave të Real Madrid” – e përgëzoi edhe Owen këtë javë sulmuesin portugez. Portugezi ka numrat për ta mbështetur këtë argument dhe këtë sezon ai ka treguar se ai mund të shkojë mirë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *