Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias sipas Noam Chomsky

1-Strategjia e devijimit të mendjes

Elementi kryesor i kontrollit social është strategia edevijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut ngaproblemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dheekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacionetë pakuptimta. Strategjia e devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme përtë evituar interesin publik ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë,psikologjisë, të neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes sëpublikut nga problemet e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjërëndësi. Mbaj publikun të impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohëtë mendojë, gjithmonë në kthim drejt fermës si të gjitha kafshët.

2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij

Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”.Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar nëpublik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë.Për shembull: lejimi i luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apoorganizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai qëpretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimine një krize ekonomike për të pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin etë drejtave sociale apo shpërbërjen e shërbimeve publike.

3-Strategjia graduale

Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjaftonqë të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë.Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi)imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri,fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po tëaplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.

4-Strategjia e shtyrjes

Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor ështëprezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë momentkonsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë tëpranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasisforcimi nuk do jetë i menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonëtendencën për të shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër”e se sakrifica e kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumëkohë njerëzve të mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kurtë vijë momenti.

5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije

Shumica e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime,argumente, personazhe me një intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zëtë dobët, sikur spektatori të ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë ngatrutë. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet publiku, aq më infantil është toni ipërdorur. Pse? “Kur dikush i drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apomë pak, për shkak të sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi dotë tentojë të jetë pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më paknë moshë se ai.

6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi

Shfrytëzimi i emotivitetit është një teknikë klasike për tëprovokuar një qark të shkurtër të analizës racionale e të sensit kritik tëindividit. Përveç kësaj, përdorimi i tonit emotiv i hap derënpapërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide, dëshira, frika, detyrime osjellje.

7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet

Bërja e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për tëkuptuar teknikat dhe metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre.“Cilësia e edukimit ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfëre mediokre, në mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasasuperiore të mbetet e pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”.

8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit

Nxitja e publikut për të besuar se është në modë të jeshbudalla, vulgar e injorant.

9-Përforcimi i ndjenjës së fajit

Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivishtpërgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë sëinteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohetkundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që ngaana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. Epa reagim nuk ka revolucion.

10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten

Në vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan njëboshllëk midis njohurive të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falëbiologjisë, neurobiologjisë e psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi njënjohuri të avancuar të qenies humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemiarriti të njihte individin më mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që nëshumicën e rasteve sistemi të ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi mëtë madhe ndaj njerëzve, madje më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndajvetvetes.

 

Nga Albert Vataj

 

 “New York Times”
“Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”

 

 “The Guardian”:
“Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën, është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”

Bottom of Form

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *