Pershendetja e Sekretarit te Vatres ne Michigan, Mondi Rakaj

Si Sekretar i Deges te Vatres ne Michigan ju uroj mireseardhjen gjithe vatraneve!

Do e filloi me mungesat e ketij takimi, pasi kam qene nje nder personat kryesor te organizimit.

Sonte, per arsye pune, edhe per arsyen qe nuk ndodhen ne Michigan, na mungojne Anetaret e Kryesise se Vatres: Ilir Myftiu, Donika Bardha, Enita Hajdari, Dritan Mishto (Anetari i Kryesise te Nderit) dhe ish Konsulli i pergjithshem i Republikes te Shqiperise ne SHBA.

Na Mungojne vatranet: Valentin Lumaj, Ermira Babaliu, Elinda Marku, Monela Jaku, Viola Tamburi, Merushe Lumaj, Franz Grishaj,Sele Cela, Dr Paulin Gjoni, Gjovalin Gjelaj,Fran Marku, Zef Marku, Gjevalin Gegaj, Gjeto Ivezaj, Luigj Gjokaj, Vasel Ujka,Lulash Palushaj,Gjergj Ivezaj,Nikoll Qafa, Nikoll Pepa.

Edhe pse me shume mungesa, Kryesia e pa te udhes ta  beje kete takim te paralajmeruar prej mese dy javeve.

Konsulli i Nderit ne Michigan Z Ekrem Bardha, qe per arsye shendetsore, nuk ka mundur te marre pjese ne kete takim,na ka derguar kete mesazh:

I dashtun Alfons,

Ju falenderoj per ftesen tuaj, per te marre pjese ne aktivitetin e Vatres, qe mbahet sot ne Kishen Katolike te Shen Palit.

Per arsye Shendetsore nuk e ndej veten akoma te marr pjese ne aktivitetet e komunitetit.

Ju dergoj urimet e mija dhe suksese Vatres dhe Vatraneve, qe gjithmone kane perfaqesuar dhe mbrojtur interesat e kombit, dhe te Shqiptareve kudo qe ata jetojne dhe punojne.

Me respekt,

Ekrem Bardha

Taulant Kadia, administrator i Qendres Ballkanike ne Michigan, na pershendet nga New Yorku me pamundesine per te marre pjese.

Sigurisht, ne takimet e ardhshme do te jene te pranishem.

 

 

Strategjija e Vatres per Rinine.

 

1. Vatra mund te bejne aktivitete te ndryshme me Rinine, e cila perkon me programin e Statutin e Vatres.

2. Ne do te kerkojme , qe te ndihmohen ne bursa Studendet, sipas fondit qe ka ne dispozicion Vatra.

3. Kjo tregon, qe perveq detyrave qe ka rinia shqiptare ne emigracion per te perçuar frymen patriotike te Vatres, ka edhe perfitimet e veta.

4. Rinia do te jete e nderthurun me kontributoret veteran te çeshtjes kombetare, te cilet marrin prej tyre eksperiencen, dashurine dhe perkushtimin per Atdheun.

5. Ne do t’i krijojme kushte rinise, qe ta ndjenje veten te barabarte midis te barabarteve, duke pretenduar te behen Lider, ne te tashmen dhe ne te ardhmen.

6. Cdo njeri qe pretendon te mbaj larg rinine duke e frikesuar, ai person apo persone, eshte ne kundershtim me filozofine e Vatres.

 

Zoti e Bekofte Rinine tone , forcen vitale te se ardhmes!

 

Nje verejtje miqesore per ata qe do te na ndjekin nepermjet mediave.

 

Ne qofte se ne, per hire te Vatres, nuk ju pergjigjemi disa personave, qe shkruajne anonim e shpifin, i kemi te evidentuar 100% , nepermjet strukturave te Shtetit Amerikan.

Mospergjigja jone eshte force per ne, dhe shans per ata qe te kthehen ne rruge te mbare.

Kjo eshte filozofija jone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *