Takim i Degës së Vatrës në Detroit

Pjetër Jaku

 

Ditën e shtunë , me datë 12 Prill 2014, në një nga mjediset e Qendres së Shën Palit, në Rochester Hills, nga ora 7:00 Pm deri afer ores 10:00 Pm u bë një takim analizë i Degës së Vatrës në Detroit, e para e këtij lloji që nga rikrijimi i kësaj Dege në janarin e vitit 2012.

Veç vatranëve të kësaj dege, kishte edhe të ftuar nga komuniteti. Fjalën kryesore në emer të kësaj dege e mbajti, kryetari i saj. Z. Alfons Grishaj. Më pas, anëtari i këshillit të përgjithsëhm të Vatrës, z. Kujtim Qafa lexoi një letër  pëtrshëndetëse që Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj i kishte dërguar Alfonsit lidhur me këtë takim. Sekretari i Degës së Vatrës, Mondi Rakaj foli për të rinjët vatranë dhe të ardhmën e punës me ta. Takimin e drejtoi Pjetër Jaku.

Përshëndetën të pranishmit krijuesja Aida Dismondy, vatrani veteran dhe bizenesmeni i njohur Minir Nazifi, Sotiraq Laço, Nevruz Nazarko, Nikollë Hysa, Gjon Kaçaj, Fran Vokrri dhe nga të ftuarit klerikët e njohur, Don Fran Kola, Don Fred Kalaj, Don Ndue Gjergji dhe Gani Vila.

Nga mondi Rakaj u lexua përshëndetja qe aktivisti i njohur Ekrem Bardha, në pamundësi shëndetësore për të marrë pjesë i kishte dërguar këtij takimi.

Minir Nazifi solli për të pranishmit kujtime të paharrara me të ndjerin Xhevat Kallajxhi si dhe Baba Rexhepin. Isha vetëm 22 vjeç. – tha Miniri, – kur u pranova në Vatër dhe, prej asaj kohe kam ndihmuar vazhdimisht këtë Federatë Panshqiptare. Nikollë Hysa sugjeroi bashkëpunim me të gjitha qendrat fetare njëlloj, pa pasur asnjë dallim si dhe zgjerimin e kësaj dege me vatranë të rinj.

Nevrus Nazarko kërkoi daljen me një rezolutë në mbeshtetje të Vatrës në Qendër lidhur me zhvillimet e fundit me të ashtuquajturen degë të Wetchester, për të cilën kjo degë ishte prononcuar me një deklaratë dhe një shkrim analitik.

Përfaqësuesja e zyrës se Kongresmenit Gary Peters, Luiza Malile përhendeti të pranishmit dhe kërkoj të merrninin pjesë në takimit e tij elektorale.

Pas takimit për të pranishmit pati një kokteil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *