ENDER ISHTE ?
E zemeruar me rri nata
kur rruget humbas me nuk me flet
u lodha se ecuri, ne ender me nje burre,
ndaj ulem diku.
Me sa kam kuptuar nga gjestet e tij
do te jete poet!
Nuk flasim kur ecim,
se ne fillim kam ca si turp,
tere kohen une vetem recitoj rrugeve
ulemi te pime ndonje kafe
gjithmone ne west
atje i shoh vetem syte
kontrolluar nga dy vetullat,
kur imagjinata i mat perimetrin e buzeve.
Pastaj, fshehurazi mbledh avujt e kafeve
(pak me shume ato te tijte )
gjithe format siper nesh te reve
dhe ne shtepi i ruaj ne nje gogel…
besoj shume ne gjykimin prej lartesive
ne mençurite e densitetit te vogel.
Nganjhere eci mbi shkrime
po trembem mos e shkel diku
dhe rri e vras mendjen
mos i kam pare atje, keto buze burri
me shume se nje here i kam
pare
keta sy te çuditshem tejpames!
Ne nje nga endrat m’u duk se donim…
u puthem pak ne jug te buzeve
pastaj te trembur u zgjuam
e therritem njeheresh:
mekat!
U shndrruam ne forma, ne pika
si pluhur, ne kurrizin gungaç te rrugeve.
Mos e lame per me vone
apo gabova une, qe e dija
se endrat e zgjedhin vete
naten kur do dashurohen?!
Dhe ja, u puthem me ne fund,
u puthem gjate sa nje shekull.
Kur u zgjuam nuk ishim me ne toke
ne qiell kishim fjetur
mberthyer ne gjokset e njeri tjetrit.
Ah, mos bera gabim qe fola kaq hapur
dhe ti Reshida nuk di te ginjesh
aq sa te devijosh nje ender?