Janullatosofobia dhe shqiptaret ekstremiste te Al Qaides qe bejne thirrje ne shqip 24/7 per Lufte te Shenjte (Jihad)

Klajd Kapinova

 

 

Shume mire kjo proteste me 10 apo 15 vete. Dhe ky tubim shqiptar ne New York, eshte vlere fale demokracise amerikane. Kjo eshte nje e drejte elementare dhe e respektuar si per te mire apo per te keq, permes Kushtetutes Amerikane.
Gazetat e perditshme: Daily News, The New York Times, New York Post, etj. deri tani nuk kane dhene asgje per protesten e pakuptimte te shqiptaro-amerikaneve per Prof. Dr. Janullatosin. Shqiptaret edhe kete radhe ketu bene nje autogol ne porten e tyre, kulture dhe sport, qe kane kohe qe e kane per zemer dhe e pelqejne shume.
Por nga ana e tjeter, mendoj, se kjo proteste pa efekt, ne essence dhe permbajtje, eshte paksa hipokrite, sepse ne shohim vetem mallkime me plot te keqija, qe ka “bere” Fortlumturia e Tij Imzot Janullatosi dhe asnjehere nuk pyesim vetveten ose te shohim faktet e historise moderne, se kush ndihmoi me perkushtim dhe udhehoqi Ringjalljen apo Ringritjen e fese se rrenuar dhe Kishes Ortodoxe ne Shqiperi, pas periudhes se erret te komunizmit.
Une mendoj, se i duhet dhene haku kujtdo, ashtu sikurse thote historia, me te mirat dhe anet negative.
Te flasesh vetem zi dhe te mohosh miresite e klerikut te larte te nje komuniteti te madh, ne sherbim te besimtareve te devotshem te krishtere orthodox, nuk me duket serioze dhe e vertete.
Eshte mire, qe para se te shkruhet me tendenca te paramenduara denigruese zi e me zi per nje person, te nje niveli dhe cilesie te larte te rangut boterore, te merret informacioni ose hulumtohet me detaj jeta dhe puna e tij dhe jo te flitet me hamendje dhe emocione, thjeshte se pse ai eshte i krishtere dhe duhet urryer me mentalistet jeniceresh anadollak.
Nje fjale e urte e marre nga BIBLA, thote: “Jepni Çezarit çka i takon Çezarit dhe jepni Zotit çka i takon Zotit”.
Si shpiegohet, qe e gjithe komuniteti orthodox ne Shqiperi, nuk ka pare deri me sot kaq shume te zeza, sa thuhet me histerizem ne media ndaj Imzot Janullatosit, duke e kthyer luften kunder tij si qellim primare ne Janullatosfobi!?
Po mire o burre apo grua e dheut, kaq budallenj dhe antishqiptare, eshte i gjithe komuniteti orthodox ne Shqiperi dhe kaq miope dhe budallenj, jane profesoret e shquar te Fordham University ketu ne New York, sa te mos dijne se po vleresojne nje “kriminel” apo “terrorist” te betuar antishqiptar!?
Presidenti i Fordham University ne New York, nder te tjera, vleresoi se me punën bamirëse të Kishës, jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë shqiptarët, përfshi këtu riparimin i rrugëve, urave, klinikave, si dhe mbledhjen e donacioneve për riparimin e një xhamie. Nën udhëheqjen e kryepeshkopit kisha shpërndau qindra ton ushqime dhe furnizime për refugjatët e gjithë besimeve dhe kombësive, sidomos gjatë krizës në Kosovë. Në mënyrë të palodhur, Kryepeshkopi, ka dhënë kontributin e tij për të lehtësuar tensionet në Ballkan dhe për këtë në vitin 2000, ai u zgjodh kandidat për Çmimin Nobel për Paqen, shkruan shkrimtarja Aida Bode, ne shkrimin e saj botuar tek e perkohshmja mujore “Dielli” organ i federates Panshqiptare ketu ne New York.
Ne i pame shqiptaret ne vendlindje, qe shfryn dufin anadollak dhe arkaik kunder K/Ministrit te Britanise se Madhe, pse tha lakuriq 100% te verteten per ne shqiptaret, mbasi per inerci te komunizmit, ne ishim mesuar se kushdo qe flet per ne dhe rreth nesh te na bejne qefin, (si ne mitingjet e permotshme me elegji glorifikuese), sikurse na e benin shume parti“motra”marksiste-lenisniste ne kohen e Dulles se Gjinokastres, qe hanin dhe pinin me muaj te tere, neper resortet lukzose (per kohen), kur shqiptaret viheshin ne radhen e qumeshit apo per nje cope buke ne dyqanet e varfera, qysh ne 2 te nates…
Nese e shikon ceshtjen me gjakftohtesi, i bie ose bota eshte dyfiqitare ne tru, qe e vlereson me tituj dhe ndere te larta te merituara Fortlumturine e Tij Imzot Prof.Dr. Janullatosin ose ne shqiptaret jemi s’mirezi, hipokrit, trushperlare dhe genjeshtare te cilesise se larte, qe e urrejme kete klerik te respektuar nga e gjithe bota e civilizuar, thjeshte pse eshte i krishtere dhe behemi te verber karshi mercenareve e terroristeve kamikaze vehabist islamik te Al Qaides, qe veprojne diten per diell, para kamerave televizive apo internetit, shkurt para hundes sone dhe syve te leshkosur ne Siri, Irak e gjetke dhe bile na thone hapur ne youtube, se do te vendosin Ligjin e Sheriatit me ose pahir edhe ne trojet shqiptare dhe gjithe boten…
Nese shfletojme historine, shohim se ne kohen e Italise fashiste dhe Gjermanise naziste, kufiri shqiptaro-shqiptare, ishte i pandare dhe te gjithe hynin e dilnin lirshem. E pra, kjo eshte merite e nazi-fashisteve se na bashkuan te gjithe trojet shqiptare ne nje shtet te vetem etnik.
Pra, keto fashiste e naziste, qe kane bere krime kunder njerezimit (kane vrare mbi 56 milion, ku, mbi 6 milion jane ebrej), kane bere edhe mire per popullin tone, ne momente kyce te historise sone, pikerisht, ate qe nuk arriti t’a bente as periudha e mbas Pavaresise me 28 Nentor 1912…
Me duket hipokrite kjo proteste ne New York dhe teper qesharake edhe per faktin tjeter, se ata qe protestojne me shumice, nuk i perkasin komunitetit orthodox, por besimit islam, e cila nga ana e saj, asnjehere deri me sot nuk ka protestuar, kunder shqiptareve te rinj terroriste te Al Qaides, qe po luftojne edhe mes vedit, per vendosjen me fanatizem edhe ne trojet tona (ne perspektive) te Ligjit kobzi te Sheriatit.
Duke u marre shume me Janullatosfobine, nje pjese e ketij komuniteti ose drejtuesit e besimit islam, ne disa redaksi gazetash, revistash, fondacionesh, forumesh me emra hipokrite europiane e boterore, website, radio, television etj., ne vendlindje dhe diaspora, kane harruar te merren me ose paqellim me problemet brenda fese se tyre, ku, me se shumti po gjen truall vehabizmi radikal, larg islamizmit tradicional te ish kolonizatoreve barbar turq…
Brenda komunitetit te tyre, ka lindur dhe lulezuar, diten per diell ne sy te te gjitheve, individe dhe grupe ekstremiste, qe moren fizionomi dhe kane veprimtari konkrete terroriste te paster fetare perkrah Al Qaides, ne Siri e gjetke.
Per mendimin tim, nuk duhet vene shenja e barazimit, midis Fortlumturise se TijImzot Prof. Dr. Janullatosit dhe terroristeve shqiptare te Al Qaides, qe luftojne ne Siri, per te shkaterruar edhe trojet etnike shqiptare, permes vendosjes me cdo cmim te sundimit te Ligjit famkeq te Sheriatit, ku, grate dhe nenat, motrat apo shoqet tona, do te fillojne jeten mesjetare te inkuizicionit, brenda kater mureve te shtepise se shtetit burg, qe do te lind nga Ligji Vdekjeprures i Sheriatit. Ato fatkeqe, do te jene viktime, fale tolerances dhe verberise se vete komunitetit islam shqiptare ne trojet etnike.
E thene shkurt, keto nena dhe motra te mira shqiptare, do te trajtohen si kafshe shtepiake, qe riprodhon mbasardhes e asgje me shume, sepse do te jene te privuar sipas ligjeve ne fjale nga cdo e drejte….Nese dikush ben “mekat” te dashurohet me nje vajze ose djale jo te besimit te tyre, vajzat apo grate me “mekat”, do te vriten me gure ne nje grope te vdekjes, qe ata do ta hapin meduart e tyre… Mjafton te shohim shtetet apo republikat islamike, ku, sundon Ligji i Sheriatit dhe s’ka nevoj, per shume koment, se si do te jete jeta e shqiptareve ne te ardhmen…
Gjithashtu, duhet te them, se asnjehere, nuk kam pare protesta te komunitetit ortodox ne Shqiperi, kunder klerikut arvanitas me shtetesi greke dhe shqiptare.
Kujt me shume, se ketij komunitet orodox ne Shqiperi, i takon te vendos, se kush duhet te jete ne krye te Kishes se tyre autoqefale.
Sot, me terbim dhe histerizem radikal, ceshtja shqiptare ne Shqiperi, shikohet vetem kunder Shkelqesise se Tij Imzot Janullatosit, pse ai nderohet nga nje universitet amerikan.
Kryepeshkopi Anastas, u shpall sot “Doktor Nderi” i Universitetit Jezuit Fordham (1841). Protesta shqiptare, nuk pati asnje efekt negativ tek zyrtaret e universitetit, te cilet nuk e moren vesh se kishte apo jo proteste. Universiteti amerikan Fordham ne New York, shpalli me 28 janar 2014, “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Anastasin. Pra, kete titull deri me sot nuk kane arritur asnje nga presidentet e Shqiperise, Dardanise e gjetke, se per K/Ministra dhe ministra as qe behet fjale t’a degjojne se cfare do te thote ky titull. Sa me shume, qe ne shqiptaret e urrejme me fanatizem anadollak kete figure te larte boterore, aq me shume ai nderohet dhe respektohet dhe se nje falenderim i perzemer, mendoj se i duhet percjelle ne kete rast demostruesve dhe mediave shqiptare, qe kane bere qe popullariteti i tij te rritet shume, ne boten shqiptare, se te huaj nuk dijne shqip dhe nuk i kuptojne sherrbudalliqet tona anadollake…
Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit“Doktor Nderi”, u mbajt pasdite pa asnje problem, në Kampusin Universitar “Rose Hill”, afër Kopshtit Botanik të këtij metropoli njujorkez. Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit te nderit Fortlumturia e Tij mbajti kumtesen: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.
Per me shume, shqiptaro-amerikania shkrimtare,poete, përkthyese dhe kritike e njohur Aida Bode, duke pershkruar realisht historine te Universitetit Jezuit, vlereson, se: “Fordhami është një universitet jezuit nga më të vjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I themeluar në vitin 1841, universiteti qëndron me një mision të patundshëm: të zbulojë urtësinë dhe të transmetojë mësimdhënien nëpërmjet studimit dhe arritjeve më të larta mësimore. I udhëhequr nga tradita katolike dhe jezuite, ky universitet mbështet zhvillimin intelektual, moral dhe fetar të studentëve dhe i përgatit të udhëheqin një shoqëri globale. Ky universitet nderoi të martën më datën 28 Janar, 2014 Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me Doktoraturën e Letrave Njerëzore Honoris Causa (në latinisht “për hir të nderit”). Ceremonia u zhvillua në Kishën e Universitetit në kampin Rose Hill (kodrina e trëndafilit)…”
Por, nga ana e tjeter nililistet, asnjehere nuk permendin, se sa shkolla ka hapur, sa kisha ka rindertuar dhe ndertuar nga themelet, sa femije ka derguar me studime jashte vendit ne profile te ndryshme dhe jo vetem fetare, sa femije ka derguar per sherim falas jashte Atdheut etj. Ai eshte qytetar nderi i Tiranes, titull ky i dhene nga Kryeministri i Shqiperise (i mire apo i keq) me emrin Edi Rama. Ai erdhi ne krye te Kishes Ortodokse te Shqiperise, me miratimin apo deshiren edhe te ish Kryeministrit dhe ish Presidentit Dr. Sali Berisha.
Kryebariu i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise Imzot Janullatosi, eshte Antar Nderi ne shume akademi universitetesh presitigjioze te botes dhe figure e larte e botes akademike laike dhe te Kishes Otodokse neper bote.
Pra i mire apo i keq, ne New York, Shkelqesia e Tij, eshte i ftuar si shqiptare dhe Kryetar apo Kryebariu i Kishes shqiptare dhe jo asaj helene (greke). Ai flet shqip dhe ka nenshtetesine shqiptare prej shume vitesh. Ai eshte zeri dhe ndergjegja e komunitetit te tij orthodox. Ne podium ishte i vendosur perkrah flamurit ameirkan dhe te universitetit prestigjioz edhe Flamuri Kombetar Shqiptar Kuq e Zi dhe jo ai helen grek.
Janullatosfobia fondalemtaliste, ka verbuar nje pjese radikale te shqiptareve, qe te mos shohin trahun, qe po na verbon te gjitheve, para syve tane dhe diten per diell.
Shume organizata islamike, gjoja “bamirese” ne Kosove e Shqiperi dhe shtetin “vella” te ish “baba Dovletit”, qe sot per fat te keq drejtohet nga i korruptuari ne skandale te medha neo-otomanisti i terbuar radikal vehabist K/Ministri Erdogan (i cili, eshte i padeshiruar perpopullin e vet, sepse ka mbytur ne gjak dhe terror opoziten laike ataturke…), po rekrutojne si mercenare fetare, ne emer te fese islame me mijera te rinj shqiptare, per te luftuar per Jihad (Lufte te Shenjte) dhe se asnje gazetar, analist, televizor shteterore apo privat,reviste, website (qe pothuajse drejtohen nga perfaqsues te komunitetit islam ne vendlindje dhe diaspore), si te verbuar, nuk i shohin thirrjet e tyre histerike fashiste ne youtube, kunder vete shqiptareve.
Pse kjo heshtje nga komuniteti dhe “intelektualet” islam ne trojet etnike!? Qeveria Amerikane, kohet e fundit, eshte shume e shqetsuar dhe alarmuar me te drejte, per perhapjen e shpejte, qe po marrin keto grupet terroriste te Al Qaides ne Siri, ne te cilen ka shume antare me gjak dhe gjuhe shqiptari, qe flasin dhe kercenojne hapur vetem shqip 24/7 edhe ne mediat elektronike.
Pse nuk behet pyetja: Pse ky universitet amerikan apo nje tjeter te nderoj nje klerik tjeter orthodox etnik shqiptar?! A ka klerik orthodox shqiptar, qe ka nivelin e kryebariut te tyre?! Nese po, cili eshte dhe pse nuk eshte ftuar nga universitetet prestigjioze amerikane!? Mos eshte kjo nje “padrejtesi”, qe amerikanet u bejne klerikeve etnike shqiptare orthodox!?
Po cfare po behet ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni apo diaspore kudo ne bote, ku, askush nuk ngrihet ne demostrata, kunder “shqiptareve”, qe po luftojne per Jihad (Lufte te Shenjte per vendosjen e Ligjit te Sheriatit kudo ne bote dhe trojet shqiptare)!? Sheriati eshte kunder vendeve perparimtare te perparuara si Amerika dhe Europa Perendimore etj. Ata nuk njohin komb, liri dhe te drejta te njeriut. Mjafton te lexosh programet e tyre dhe e sheh boten e erresires dhe vdekjes qe do ti ndodh kujtdo qe do te behet si ata. Republikat islamike ku aplikohet ky krim i lirive dhe te drejtave te njeriut eshte shembulli me klasik.
Kjo heshtje me ose paramendim, i ka dhene krah lulezimit dhe zgjerimit te grupeve ekstremiste, qe nga Siria bejne thirrje per Jihad.
Ata si kancer, ne trupin e sfilituar nga hallet ne trojet shqiptare, neser mund tebehen nje eksploziv i rrezikshem dhe shqetesim serioz per gjithe Ballkanin dhe Europen.
Toleranca e forcave te rendit dhe ministrive te brendshme, sherbimeve sekrete respektive Kosove dhe Shqiperi, ka bere, qe ata kanceroze te perhapen si kerpudhat mbas shiut, sepse qeverite dhe“intelektualet” shqiptare, me shume po merren me Janullatosfobine, se sa me celulat e Al Qaides ne trojet arberore, qe po veprojne si kompani dhe brigada te medha hapur per Jihad ne Siri.
Per keto gazetaruce dhe analiste fanatik trushperlare, me i rrezikshem eshte kleriku i larte shqiptar orthodox me fame boterore, qe nderohet dhe respektohet nga auditoret prestigjioze amerikane, se sa “shqiptaret” e Al Qaides, qe kerkojne te vrasin edhe besimtaret e vet, qe jane islame te mire shqiptare…
Shqiptaret ne Siri, po vrasin si pushtues ne emer te fese islame, kurse Shkelqesia e Tij Imzot Prof.dr. Janullatosi nuk ka vrare, por ka ushqyer me predikimet e tij elokuente DASHURI, MIRESI, PROGRES, CIVILIZIM, dashuri dhe respekt per prinderit, vellain, nenen, motren, te mbash afer dhe ta kthesh ne rruge te mbare edhe njeriun qe gabon etj…
Ai, ka shkolluar e shkollon vijueshmerisht me dhjetra te rinj e te reja ne vendet e botes civilizuese.
Ai, ka punuar per Shqiperine dhe shqiptaret e mire ortodox, me shume se shume shqiptare per atdheun e tyre. Kleriku i larte orthodox, nuk ka sulmuar popullin e lashte paqesor sirian, nuk ka vrare asnje femije ne Siri, nuk ka perdor arme kimike te shfarosjes ne mase, per te vrare me dhjetra femije, sikurse kane bere dhe bejne bashkekombasit tane (nen emrin e Al Qaides ne Siri etj.), qe sot Kombet e Bashkuara, i kane cilesuar keto terroriste si pergjeses, per krime kunder njerezimit.
Keto grupe ekstremiste, nuk linden dje, por u eshte dashur kohe dhe mund, per te arritur aty ku jane ato sot. Kush i ka toleruar dhe pse!?
Imazhi i Shqiperise, Kosoves apo shqiptareve te Maqedonise, ne sy te botes po del krejt negative dhe ne pasqyre, ashtu sikurse eshte ne realitet apo e thene ndryshe krejt lakuriq…
Ja pra, se ne si shqiptare, tregohemi para botes si njerez hipokrit dhe me dy apo me shume fytyra.
Shqiptaret, kerkojne te integrohen me te drejte ne Bashkimin Europian, por per fat te keq, sa me shume kohe te kaloi, aq me shume forcohen pozitat e ekstremisteve te Al Qaides ne vendlindje: Kosove e Shqiperi, qe permes Turqise dhe K/Ministritit me baze islamike, po rekrutojne dhe perdorin si mish per top nje pjese te rinise shqiptare nga trojet etnike, duke ua shperlare trurin dhe mbushur ate me pikpamje dhe nxitje te urretjes fetare ndaj atyre, qe nuk jane te nje besimi si ata.
Pse intelektualet e besimit islam, nuk flasin apo protestojne ne rruge cdo dite ose te shkruajne apo bejne thirrje vellazerore, per ndalim te derdhjes se gjakut shqiptar per interesa te Al Qaides ne Siri!?
Heshtja vret me shume dhe eshte e demshme per te ardhmen e kombit dhe femijeve tane. Ata do te mallkojne nenat che baballaret e tyre pse heshten kur Atdheu kishte me shume nevoj per zerin dhe ndergjegjen e tyre, kurnder terroristeve shqiptar radikale te Al Qaides, qe do ta kthejne token e lodhur te Arberit ne Republik Vdekjeprurese Islamike. Cfare prisni Atdheu yne eshte ne rrezik!?
Deri kur shqiptaret, do te mbajne dhe ushqejne lepurin e frikes ne bark!? Deri kur do te shitemi me heshtje vetevrasese, per disa aspra, duke pranuar me ndegjegje, qe femijet tane ne vend te shkollave do te kene ligjet vdekjeprurese dhe asgjesuese totale te vetes dhe kombit shqiptar.
Ku jane shkrimtaret dhe artistet, profesoret e universiteteve me emra fallco europiane, qe heshtin para degradimit te perditshem te Atdheut tone!?
Jane jo pak, por mbi 3000 vete, qe ne gjuhen shqipe ne youtube etj, bejne thirrje per vendosjen e Republikes Islamike kudo ne trojet shqiptare.
Asnje organizate apo shoqate ne vendlindje dhe diaspore, qeveri, president apo kryeminister ne trojet shqiptare, nuk proteston apo deklarohet hapur, per rrezikun eminent, qe do t’a kercenoj neser Atdheun e Shqiponjave te Gjergj Kastriotit, sapo Lufta Civile Fetare ne Siri te perfundoj.
Kush do te mendoj dhe mbroj te Drejtat dhe Lirite e Njeriut, per shqiptaret, qe nuk i perkasin besimit islam ne trojet shqiptare!? Ka ardhur koha, ndonese me shume vonese, qe Shqiperia te dale menjehere nga Konferenca Islamike Boterore, ku e plandosen gabimisht politikanet driteshkurter, cka do te ishte nje hap i domosdoshem dhe reflektim pozitiv, per te mire te interesave kombetare, mbasi shteti duhet te jete domosdoshmerisht laik, duke respektuar keshtu Kushtetuten e neperkembur te Atdheut tone.
A duhet lejuar, qe Shqiperia e Kosova te behen si Egjipti, ku, Vellazeria Islame dogji me histerizem, brenda nje dite mbi 30 kisha te besimit te lashte kristian, ne kete vend, qe perben 25% te popullsise etnike dhe me Kushtetuten e Ligjit te Sheriatit, qe u mundua te vendos ish presidenti i permbysur, keto te krishtere privohen nga cdo e drejte njerezore, ku, grate, vajzat dhe motrat e tyre, duhette veshin ferexhe dhe te dalin te mbuluar ne rruge…
A mund te vij kjo dite e zeze edhe ne trojet shqipare!? Gazetat ne vendlindje dhe diaspore, s’kane kohe te merren me kete ceshtje teper teper serioze, qe neser do te jete shqetesimi kryesor dhe do te prish fallcitetin e tolerances fetare ne popullin shqiptar, ne mes te Europes.

 

Shenim: Edhe pse Kuvendi e publikon, nuk do te thote se ndajme te njejtat mendime me autorin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *