Shёnime nga atdheu

Albana M Lifschin

Pjesa e pare
 Koha  qё po kaloja vetёm me mamanё pёr mua qe bёrё e paçmueshme. Jeta na merr me vete me  rutinёn e saj dhe vetёm  nё  momente tё caktuara e kuptojmё se sa pak kohё-jete kemi kaluar me prindёrit.
…Qe fund shtatori  dhe fёmijёt kishin filluar shkollёn, qё do tё thoshte qё familja e tim vёllai e kishte lёnё fshatin dhe qe kthyer nё Tiranё.
-Mirё do tё ishte qё t’i  planifikoje ardhjet e tua gjatё verёs, dhe tё rrije  ca mё shumё. Ditёt janё tё gjata, shtёpia ёshtё bollshme dhe e rehatshme, -tha nёna ime.
 Nёnёs  i pёlqen shumё shtёpia me oborr nё stinёn e verёs. Ёshtё ndёrtuar nё njё faqe kodre me pamje nga veriu, vetёm  15 minuta larg Tiranёs. Kёtu  temperaturat e nxehta tё verёs  nuk ndihen. Kёshtu verws e kalon pothuaj tёrё ditёn duke u marrё me lulet dhe me oborrin. Pastron nga barishtet rreth pemёve dhe  trendafilave. Trёndafilat nё oborr janё tё çdo ngjyre, tё bardhё tё verdhё, rozё, tё kuq.Trёndafila me arom.ё
 “Kjo shtёpi mё ka zgjatur jetёn”  mё thoshte shpesh  kur pinim kafen e mёngjesit nё oborr.  Ne tё dyja nuk ngopeshim duke folur. Nёna sillte ndёrmend kohёt kur ishte fёmijё , ngjarjet nё familje, tё njohurit qё s’ishin mё. Jeta e saj qe e ndarё midis Shkodrёs, Mirditёs, Vlorёs dhe Tiranёs dhe kujtimet e saj ishin tё larmishme. I pёlqente tё dёgjonte trion e paharruar tё Vlorёs, Doda -Thana –Osmani, kёngёt labe me iso, dhe tё tregonte histori tё vjetra tё Veriut.
1. Tё shtёna nё dritёn e pishtarit
Dritat na iknin shpesh . Duket sikur njerёzit  u mёsuan me ikjen e tyre e nuk ankohen mё, por nё fakt janё lodhur tashmё me kёtё temё.  Natyrisht ”tё priten duart’, se s’je nё gjendje tё bёsh asgjё, as tё gatuash, as tё shikosh televizor, as tё… Vetёm se  mungesa e dritave nuk na injektonte heshtjen. Pёrkundrazi. Errёsira e ndriçuar vende-vende  nga qirinjtё e ndezur ngacmonte mendimet.
– Çudi si e kanё “mundur” njerёzit  errёsirёn nё tё kaluarёn. Si kanё bёrё pa dritё…them unё sikur flas me veten time mё shumё.
-Pёrdornin kandilё dhe  pishtarё, -thotё nёna. I ndiznin dhe i vendosnin nёpёr mure. Bёnte dritё  mirё pishtari.  E merrnin nё dorё kur lёviznin nga njё dhomё nё tjetrёn, apo kur shkonin pёr tё fjetur.
Pёrfytyroj lёvizjen me pishtar nё dorё nёpёr ambjentet e njё kulle guri. Hijet e njeriut nёpёr mure  nga flaka e tij zgjateshin e lёviznin si fantazma.
-Po nёse vinte dikush natёn pёr vizitё si e njihnin nё errёsirё?
– Miku i shtёpisё lёshonte zё. Njihej nga zёri, e pastaj nga drita e pishtarit. I zoti i shtёpisё dilte tek dera me pishtar nё dorё.
Mua mu pёrfytyrua  njё skenё e tillё. I zoti i shtёpisё nё derё, i ndriçuar nga pishtari i vet, lehtёsisht i parё dhe i idendifikuar nga dikush qё ndodhej  disa metra larg, por qё e mbulonte errёsira.
– Po sikur i ardhuri tё ishte hasёm me tё zotin e shtёpisё? Pishtari ndriçonte atё vetё nё prag tё derёs, dhe ai, hasmi, mund ta vriste. A ndodhte kjo?
-Ka ndodhur,- thotё nёna dhe nisi tё tregojё .
Nё njё shtёpi tё fshatit, njё gruaje tё re i vdiq burri. Kaluan muaj e ndoshta vite, dhe gruas i dolёn fjalё me njё burrё nё fshatin fqinj. Thuhej se ai vinte tek kulla e saj natёn. Fisi i burrit kur e mёsoi kёtё, u ndije i turpёruar. Po pёrflitej mbiemri i shtёpisё. Njёri prej tyre u shqetёsua shumё  e nuk po zinte vёnd. Ishte njё djalё i ri dhe sa herё binte nata tek i kujtohej se ç’mund tё ndodhte nё kullёn e vejushёs, i turbullohj gjaku. Sё fundi nuk duroi dot mё dhe i shkoi vёllait tё madh nё shtёpi e i tha: Do ta vras atё maskara.
I vёllai i madh , qё ishte mё i shkolluar, mё i shёtitur e mё i duruar, u pёrpoq t’i mbushte mendjen tё mos e bёnte atё vrasje. Do tё qe marrёzi. Gruaja ishte e ve. Ishte puna e saj se çvendoste pёr veten.
Por  djalit qe e vёshtirё t’i mbushej mendja. Turpi binte mbi familjen, mbi mbiemrin e tyre qё mbante vejusha.  Tё dy vёllezёrit nuk ranё dakort me njeri tjetrin. Pёrfundimisht, djaloshi u ngrit njё natё, rrёmbeu armёn  e pa marrё parasysh kёshillёn e vёllait iu afrua kullёs sё vejushёs. I bёri veshёt pipёz e sytё katёr. Kishte rёnё mesnata dhe jarani me siguri do dilte jashtё kullёs pёr tё derdhur ujёt. Dhe kёshtu ndodhi. Burri hapi derёn duke mbajtur nё dorё njё pishtar tё ndezur pёr tё parё rreth e rrotull nё errёsirё. Djalit i hipi gjaku nё kokё. Ishte pikёrisht ai: dashnori i vejushёs sё shtёpisё, qё po u turpёronte fisin. U dёgjuan dy krisma pushke nёpёr natё dhe burri ra pёrdhe i vdekur.
Vrasёsi u kthye i qetё nё shtёpi, sepse tjetri e kishte paguar me jetёn e tij turpin.
Tё nesёrmen ia befi vёllai i madh, qё i kishte thёnё tё mos e bёnte atё vrasje.
-Tani vrasja do tё merret vesh nё katund dhe nё tёrё  krahinёn. Historia nuk u shua, por mori dhenё…” As ti, as unё nuk e dijmё nёse vejusha nuk do tё martohej me atё djalё. Ndoshta do tё martohej me tё.
***
Heshtёm njё copё herё. Gjykimet pёr njё ngjarje nё tё shkuarёn nё kohё tё ndryshme, mund tё jenё tё ndryshme, ndaj ёshtё mё mirё tё lihen ashtu nё ‘gjyqin’ e asaj kohe. Gjithёsesi duke pёrtypur ngjarjen thjesht pyeta:
-Po, a nuk kishte gjakmarrje ? Gisht pёr gisht e gjak pёr gjak, siç thotё kanuni? A nuk e vranё vrasёsin mё pas?
– Jo, tha nёna, sepse ai shtiu pёr “nder”,dhe me kanun nё kёto raste nuk kishte gjak pёr t’u marrё. Domethёnё gjaku u mbyll.
Kishim folur pёr njё rast tё rallё,  jo tё rёndomtё, dhe ndёrkohё ёshtё e pamundur tё mos mendosh pёr gjakmarrjen e ringjallur, tё ngujuarit e sotёm, familje, fëmijë të mbyllur brenda,qё kanё braktisur shkollat e fёmijёrinё për shkak të gjakmarrjes. Njё plagё e hapur sёrish, dhe njё ilaç i pagjetur.  Mё shkoi ndёr mend fenomeni Anton Çeta.  Nёse nuk ka njё ligj shtetёror pёr t’i thёnё ‘ndal’ gjakmarrjes, mos ndoshta na duhet tё kёrkojmё sot njё Anton Çetё, me magjinё e tij pёr tё pajtuar gjaqet, pikёrisht pёr hir tё kombit?
***
Filluan shirat e para tё vjeshtёs, oborri u mbush me gjethet e pemёve , pjergulla e rrushit  qё im vёlla e kishte ujdisur si strehё pёr makinёn e tij, lёshoi kokrrat pёrdhe.
Temperaturat ranё menjёherё, dhe shtёpia nё kodёr sikur ndihej mё pranё ёndёrimeve tё zjarrit bubulak nё vatёr se sa freskisё e bukurisё  sё vjeshtёs.
“Sikur tё kishim ca gёshtenja tё pjekura, -thashё unё mё shumё sikur po flisja me vete.
 -Sikur s’e kanё kohёn ende, foli nёna, -Po misra? Disa misra tё pjekur, sa do tё na shijonin!”
-Dola,- thashё duke hedhur xhakoventёn krahёve.
– Ah, ç’ta kam merakun, -tha  nёna me njё zё pendese kur mё pa tek dola nё oborr. -Kujdes bijo, se ajo rrugё ka marrё jetё njerёzish.
Kur udha e re automobilistike çau mes pёr mes fshatit pati viktima . Fshatarёt s’mёsoheshin lehtё me tё. Makinat zbrisnin nga tatёpjeta me njё furi tё paparё, tё frikёshme. Pёr tё kapёrcyer nё krahun tjetёr tё rrugёs duhej tё zbrisje disa blloqe mё poshtё, aty ku trafiku qetёsohej disi.
Eci ngadalё nё ngjitje pёr tek tregu fshatar. Mё tёrheq vёmendjen emri i rrugёs ngjitur nё njё shtyllё telefoni: “Bulevardi Blu”. Fillimisht m’u bё si emёr romantik. Madje m’u kujtua njё koleg i imi nё Nju Jork, qё e kishte pёr zemёr kёtё ngjyrё nё krijimtarinё e tij. Unё isha mёsuar qё blu-nё ta shikoja si ngjyrё tё mёrzisё, trishtimit. Ndoshta sepse ende mё xhironte nё tru njё kёngё e Elvis Preslit”Blue, blue Christmas…without you”. Por para syve tё kalimtarit ky emёr konvertohet shumё shpejt nё gjuhё politike. Vetёm disa sekonda dhe e kuptoje qё je nё njё zonё  me ngjyrёn e partisё demokratike. Pse mendja  vete gjithnjё tek politika? Njё arbitraritet i trurit. Pёrpara nё njё poster tё madh fotografia e deputetit tё zonёs. Portret i njohur. Ky deputet ka qёnё edhe nё Nju Jork pёr vizitё e mori respektin e komunitetit. (Tek sa shkruaj kёto radhё, mёsoj nga interneti se sapo qenka arrestuar pёr afera korruptive). Papritur , kёmbёt mё mbajnё para njё pllakё pёrkujtimore buzё rrugёs. Fotografia e njё tё riu tё vrarё tё vendosur nё pllakёn e mermertё- viktimё e trafikut tё çmendur. Pёr ironi tё fatit, ai ёshtё pёrjetsuar me njё buzёqeshje ironike sikur tё thotё: “Tё tremba?  E di. Unё s’duhet tё isha kёtu. Por mё kёputёn nё mes. S’mё lanё tё veja nё shtёpinё time”.
Mё vonё, tek udhёtoja gjatё Rrugёs sё Kombit, kam parё edhe kurbane tё tjerё. Thuhet se kёto 20 vjet nё atdhe nga aksidentet janё vrarё mё shumё njerёz se  nga pushtuesit gjatё luftёs sё parё e dytё dytё botёrore. Tё thuash “e dhimshme”ёshtё pak, se e dhimshme ёshtё çdo vdekje e natyrshme. Por kёto janё vdekje  nga pakujdesi kriminale. Nga krimi i neglizhuar. Mu kujtua qё njё i njohur qё kisha takuar tek po nxitonte tё blente lejen e makinёs.”Pse, di ta ngasёsh makinёn ti? e pyeta.“ Ç’rёndёsi ka di apo s’di. Tё marr patentёn njёherё, pastaj ajo tjetra kollaj!” m’u pёrgjigj.Dhe mua mu duk sikur tha:” Ç’rёndёsi ka nёse vritem nё aksident, apo vras dikё tjetёr?”
Duket sikur jeta kёtu, si askund tjetёr, nuk ka asnjё vlerё.

 

Pjesa e dyte

III. Fallco, vёlla, fallco!

 

-Fallco, vëlla fallco!  Fasadё! Ore, ju që vini këtu nga jashtë shtetit bëni ndonjëherë ca pyetje tё çudiçme, naive.

Ishim njё grup miqsh e tё njohurish virtualё rreth njё tavoline tek “Piaca” e po gjërbnim kafenё. Ai qё po flliste qe Astriti, njё inxhiner mekanik qё kishte ndёrruar karierёn pёr mungesё pune.

-Po s’u vё faj unё juve , jo. Vini prej andej dhe e keni vёshtirё tё na kuptoni. Rrini ca mё gjatё, jo si turistё, qё t’i shihni gjёrat siç janё. Ju shikoni vetёm shkёlqimin e jashtёm dhe entuziazmoheni… Gocat e bukura qё vishen ekstravagante e bёjnё ato lёvizjet seksi duke  buzёqeshur majtas e djathtas sikur po vdesin nga lumturia… janё fallco.

 -Vishen vёrtet bukur. Edhe atёhere, nё monizëm, veshja kishte rёndёsi tё dorёs sё parё-tha Alberti i ardhur nga Bostoni

-Atёhere sёpaku ishin tё fabrikёs, rroba tё reja, por tani kapardisemi me rrobat e Gabit . Dmth vishemi me rrobat tё pёrdorura qё vijnё nga Evropa. Janё mbushur tezgat kudo, i ke  brenda nё kryeqytet, edhe pas Ministrisё sё Arsimit, jo vetёm pёrtej unazёs. I ke parё? Se nё fakt vajzat tona janё tё bukura. Yje janё. Po ç’e do! Janё tё varfra. Ku do venё tё vishen? Tek Gabi! Njё palё çizme dimri 500lekё! Shesin mend mёsueset , nёpunёset e zyrave me rrobat e …Gabit.  Do njё pallto? E ke tek Gabi, 1000 lekё. Edhe qeveria e ka mbledhur mendjen. Nuk ka pse tё ulet e tё bёjё njё llogari se sa u del rroga njerёzve.  Se veshjen ua ka siguruar falas tek gab-e-lёt.

Mua mё kujtuan vargjet e njё poeti..

 

GAB, 2013

 

Ka kohë që po ecim

me këpucët e të vdekurve,

Me xhupat e tyre

dimrit i shpallim luftë!

…………………….

(Skёnder Rusi)

 

Ndёrsa poetesha nga Vlora, Anila Toto  shkruan:

Ndonjёherё…

E urrej kёtё botё manekinesh.

Veshur me ngjyra tё ndryshme.

Vetёm pёr reklamё.

Shkelqejnё pas xhamave, nё ballё tё vitrinёs.

Gati pёr shitje…rrobat qё i dhanё

 

-Kategoria qё sfidon Gabin ,-foli profesori i Arteve,- janё ato femra qё kanё zёnё  nga njё dashnor tё pasur, dyfishi i moshёs sё tyre qё i mban me para, u blen rroba, xhingla, dhe  makinë! Dhe meqё ra fjala, kujdes kur udhёton se bёn vaki ta cikёsh makinёn e saj, tё del punё. Thёrret nё vend dashnorin nё cel. ajo! Paçka, se mund ta ketё fajin vetё. Dhe hajde tё merresh me dashnorin pastaj. Se mund tё mos jetё dokushdo i biri i botёs. E pe statusin e Nelit  nё fb”Kёrkesat e njё femre pёr njё mashkull?”:Duhet tё jetё i njohur nё Tiranё dhe super i pasur! ”. Nuk mund tё ul unё standardin tim tё jetёs”. Varfëria të prish, thonë. Ca s’e besojnë, por unë po.Ndonjёherё mё duket se ka zbritur Migjeni nё skenёn e kohёs. Do tё vёrtetёn ti, vlla? Pa para, je pa personalitet, je  njё  frikacak. Ja shikomё mua pёr shembull. Unё dal nga shtёpia me 2000 lekё tё vjetra nё xhep. Jo vetёm unё, po shumё si unё, e them me vete:” Ishalla s’takoj ndonjë të njohur ,se do mё duhet  ta fus në lokal, t’i jap një kafe. E po mirё, në kërkoftë vetëm kafe, por po të kërkojë edhe ujë?!! Mirё kafen, po ujin ç’e deshe zotërote?”Nuk ve dot njё kacidhe mёnjanё pёr ditёn e fundit. Tё fut frikën pasiguria për të nesërmen. Partishmёria ‘moderne’ ka pjellё servilё tё rinj. Ka deformuar karakteret. Njerёzit kanё nevojё pёr bukёn e gojёs  pёr familjet e tyre. Çdo pushtet i ri hedh nё rrugё mijra njerёz, trembet edhe pastruesja e shkollёs pas zgjedhjeve.

 

* * *

 

IV.

 

Intermexo: Gjeneratё e re tё pёrkedhelurish prepotentё

 

 -O ba! M’i bo i çik detyrat!

-Sot e ka radhen ma-ja -thotё ba-ja.

-Po janë të vështira, o ba! Ku di mami t’i boj kёto…

-Mamin e kemi mësuese!

-Po ёshtё për fillooren o ba, unё hyra nё gjimnaz.

-Po mirë thotë goca, edhe ti! pёrgjigjet ma-ja që nga aneksi tek pёrgatit darkёn.

-Do mi boni detyrat ju, apo si e keni hallin? Keni pёr tё pagu pare ju kur tё ngel nё klasё unё ! ngre zёrin vajza.

Presioni ёshtё i hapur.

-OK , s’du darkё, po shkoj tё fle. Ja tek kjo faqja kёtu, ku kam vu lapsin janë detyrat,-nesёr kam provim, thotë vajza duke u ngritur nga divani. Burrё e grua lёnё çkanё nё dorё e marrin librin e shkollёs, tё hapur pikёrisht aty ku e ka vёnё lapsin vajza.

* * *

 

 

A ke nevojё pёr ndonjё diplomё ti?

 

– Ore t’i lёmё kёto, se tё mёrzisin. Ti andej, mos ke ndonjё hall? Me se mund tё ndihmojmё ne ty? Mos tё duhet ndonjё diplomё shkolle, ndonjё master? Pyes se  na  vijnё edhe  pёrtej detit pёr ndonjё shёrbim tё vogёl. U duhet ndonjё pёr rezume. U ndihmon pёr tё gjetur punё. Sot kemi me kuintalё nga kёto ne, ti vetёm hidh paranё!

Kaq u desh dhe biseda pёr shkollat mori pёrpara.

-Hahaha! qeshi emigranti- t’i hyj “Kristalit” thua? Po atij i ka dalё boja fare!

Çfarё boje or burazer! Pse s’kemi furçe ne kёndej, a si? Binjakё janë bёrё të tërë, po hë. Pastaj pse Kristalit? Kemi plot ne kёndej. Evropa ka njё universitet nё 500 mijё banorё, nё kemi njё universitet nё 40 mijё banorё. Popull  i shkalluar.. ap..shiu! “shkolluar”-desha tё them.

–Natyrisht, s’mund tё jenё tё gjithё njёlloj, -ndёrhyra unё. Ka njё llogjikё kёtu. Nuk janё shuar petagogёt e mёsuesit e ndёrgjegjshёm. Ata punojnё. Dёgjova njё rast qё njё drejtuesi fakulteti i erdhi “porosia” qё disa  studentё duhet tё rregjistroheshin nё vitin e dytё, dhe ai u lemeris dhe dorёzoi çelsat. Pёr njё petagog tё ndёrgjegjshёm, kjo do tё  thotё vetёvrasje.

-Asnjё s’e vret veten pёr kёto, motёr. Se janё realistё. Ja një miku im, vajti t’i marrë studentët në provim, por s’u paraqit askush . E thirri eprori i tij  e i tha: “Provimi ka mbaruar, ja tek është lista e studentëve dhe notat qё duan ata. Vёri notat dhe firmos mbylljen e procesit tё provimdhёnies”. Ç’tё bёnte ai? Tё kundёrshtonte? Tё mbetej papunё? Shkolla private ёshtё treg. Mё dhe, tё dhashё. Studentёt paguajnё, ti do t’i kalosh se s’bёn, edhe po tё mos vijnё fare nё shkollё!

-Po ata qё “studiojnё” pёr mjeksi, qё nesёr do tё kenё nё dorё jetёn e njerёzve?

– Ahaaa, -bёri bashkёbiseduesi  me njё ndjenjё humori pёr t’u pasur zili-mos t’i ngatёrrojmё gjёrat. Pas “studimeve” ata emёrohen direkt drejtora spitalesh, drejtora personeli… ministra. Ata qё drejtojnё s’kanё nevojё tё jenё profesionistё apo jo?

-Paraja hidhet pёr tё fituar…Apo ju tё Amerikёs s’e keni kёshtu?

-Edhe tek ne e paguajnë shkollёn, por pikёrisht  sepse e kanё paguar studentёt nuk mungojnë në mësim.

Mu kujtua koha kur shkoja tё studioja nё NYU. Mё dhimseshin paratё qё kisha dhёnё pёr shkollimin, se kisha punuar pёr to, dhe jo vetёm nuk mungoja asnjё ditё, por  s’lija tё mё kalonte as njё frazё pa kuptuar nga spjegimi i petagogut.

-Jo , jo jemi shumё larg …, por nё fund tё fundit,  e kush e di se si e ke marrё diplomёn apo masterin ti? Si vijnё punёt kёtu mё kollaj tё heqin ty se sa atё qё ka mastёr.

– Po tё vijё atё puna aty, as diploma as masteri s’tё ndihmon. Vetёm po tё jesh  militant i partisё, ndryshon puna,- tha Astriti.

-Pse s’thoni ju? Prit kur tё hapet ndonjё shkollё partie, pёr militantёt, si njё herё vakti- tha Genci nga Parisi,  po pse o, kёshtu do hyni në Evropё ju, me gёnjeshtra!?

-Kush të tha që ne duam të hyjnë në Evropë, o i uruar?  Ne djemtё  e çupat nё Evropё i kemi, -ç’ta duam Evropёn! Na jep detyra zysha Evropё, e luan me ne.. hё, bё edhe kёtё, hё  bё edhe atё. Kur na ka dashur Evropa ndonjёherё ne? Kёshtu them unё, xhanёm..

 

 

V. – Skuta tё dhimshme tё jetёs.

 

Çdo mёngjes e filloj me ndjekjen e lajmeve nё televizor. Lajmet flasin pёr aksidente,pёr grabitje vrasje e vetёvrasje, afera korruptive, arrestime, dhe  mua mё bёhet se jam nё Nju Jork. “Çudi, sa tё ngjashёm u bёmё! Vetёm se nё Amerikё sundon ligji e kёtu kaosi”, them me vete.

Kamera televizive hyn nё skutat e mjerimit, nё “shtёpi” me mure tё rrёnuara, me “dritare” tё zёna me letra plasmasi, pёr tё ndaluar tё ftohtin. Tё krisurat nё murin e batuar, kalojnё pёrtej konceptit “rrezik shёmbje”. E frikshme. Askush nuk do tё guxonte tё flinte as edhe njё natё tё vetme nёn atё ‘strehё’. Nё ‘juridiksionin’ e kujt janё kёto familje vallё? Kush kujdeset pёr to? Fytyra e pashpresё e njё nёne qё nuk di se çdo tё ndodhё nesёr me familjen e saj, me fёmijёt e saj.

 

Fёmijёt e rrugёve

 

Makina jonё ndalet para dritёs sё kuqe. Fёmijё tё vegjёl, tё reckosur  na dalin pёrpara  me duar tё zgjatura drejt nesh. Lypsarё qё tё rrёngjethin. Flitet shumё pёr shfrytёzimin e tё miturve , pёr”punёsimin” e tyre nga mё tё mёdhenjtё,  tё cilёve ata u dorёzojnё “rrogёn” e rrugёs. Thonё se kёta fёmijё shfrytёzohen edhe nga vetё prindёrit. Çfarё po bёhet pёr t’i larguar fёmijёt nga rruga? Kush kujdeset pёr ta? A egziston njё shёrbim social pёr tё ndihmuar? Po shteti? Pyetje tё menjёhershme tё sulmojnё trurin. “Nёse nuk ndёrhyn shteti, shoqёria civile nuk ka si tё ndihmojё. Por nёse shteti  u jep si ndihmё 40 mijё lekё tё vjetra nё muaj, problemin  e kёtyre fёmijёve nuk e zgjidh dot, sepse ata vetё duke lypur mund t’i bёjnё 120 mijё”-  hidhet njё opinion  nё ekranin televiziv.

Pёr mua nuk ёshtё koncept i ri ky  “Fёmijёt e rrugёve”.  Ndodh edhe nё Amerikё ky fenomen. Kam lexuar njё libёr ”Please help me God” shkruar nga  Sister Mary Rose McGeaady, ku flitet pёr fёmijё tё braktisur,adoleshentё tё gjetur nё rrugё e tё ndihmuar nga Kisha deri nё njё moment tё rritjes sё tyre e pastaj ata pёrpiqen tё çajnё vetё nё jetё… Por deri atёhere ata ata kanё nevojё pёr strehёn e parё… Kush do t’ua japё kёtё?

Nё njё station televiziv transmetohet njё takim i ministrit Veliaj me romёt tё cilёve u premton shtёpi, shkolla, punё, barazi sociale. Dalin edhe ata vetё nё ekran e lёvdojnё ministrin e ri megjithёse ai s’ka shumё qё ka filluar punёn e ёshtё ende nё fazё premtimesh. Habitesh. Eshte e vёrtetё kjo qё po ndodh, apo njё shfaqje e organizuar,ku gjithkush i ka tё ndara rolet? Vetёm koha do ta tregojё.

Nё rrjetin social  facebook publikohet njё fotografi e njё famillje te varfёr  deri nё mjerim duke pritur vitin e ri.

Dikush reagoi duke thёnё se  ai qё e ka nxjerrё kёtё foto,do kishte bёrё mirё  t’u jepte ca para qё edhe kjo familje tё gёzonte vitin e ri si tё gjithё tё tjerёt.

“Mjerimi nuk do mёshirё , por don vetёm tё drejtё! Na kujton Migjeni ynё.

 

 

 

VI. Emigrantё nё Shqipёri

 

Intermexo: Nga njё bisedё tek pragu i derёs midis Lules dhe Ijes.

 

Ija: –Nuk di çfarё bojnё kёto djemtё e nonave jasht shtetit. Paret i kanё bo, ene shpijat kёtu i kanё ndёrtu. Mo t’mira se vila e Enverit, pasha zotin!  Nona, baba vetёm knejta. Ata anejta. Nё vend qё t’vijnё e tё rrijnё si zotni nё vend tё vet. E kanё lon venin bosh kёtu, ene po i a ze kinezi, rusi, taljoni, izraeliti

Lulja:- Bota ёshtё bёrё globale mi Ije…

Ija- Si glob ka qenё edhe dikur vafti , biles  ka pas qenё edhe njё kongё , me globni qё  rrotullohet. Tani duhet tё jetё bo shesh-besh!

Lulja: E di t’i qё 3000 italianё  banojnё sot kёtu tek ne?. Kanё ardhur si emigrantё tё shkretёt. Kёshtu shkruajnё edhe gazetat italiane.  A e pe atё emisionin mbrёmё  nё televizior?

Ija- Nuk thu shyqyr qё kanё ardh!!Kjo don me thonё  qё ne nuk jemi mo mё tё vorfnit e Evropё,se na plasёn mo! Ul e ngre Shqipnia nё vend tё funit. S’e kom pa ate shoun qё thu ti; janё bo  nja 100 kanale televizive e s’vjen radha pёr mu qё ta hap atje ku du unё, se janё gocat njёherё, pastaj çunat, burri,mbesat…

***

 

E  kisha parё edhe unё atё emison njё pasdite. Mёsova se nё atdheun tonё ka rreth 8500 emigrantё qё kanё zgjedhur Shqipёrinё pёr banim dhe punёsim dhe se fliteshin  8 gjuhё. Nё studion televizive qenё ftuar njё ruse, njё italian dhe njё çift hebre. Tё gjithё e flisnin gjuhёn shqipe shumё mirё, sidomos rusja edhe hebrenjtё, por edhe italiani jo keq. I jepte njё theks  si nga Vlora. Rusja tha se kishte ardhur  nga Moska. Ajo me tё ёmёn dhe familjen kishte zgjedhur pёr tё jetuar e punuar Shёngjinin. I pёlqente natyra ,deti, ushqimi i freskёt dhe njerёzit e dashur. Nё Shёngjin kishte blerё njё apartament dhe kishte filluar njё bisnes tё sajin. Çifti hebre, nga ana e tyre, ishin shumё tё kёnaqur nё Vlorё. Burri kishte njё bisnes me peshkimin(biopeshkimin). Tё dy, dukeshin si shqiptarё nё tё parё. Burri i tha gazetares se “nё pak vite kёtu do tё vijё gjysma e Izraelit”.

Italiani, sipas fjalёve tё tij, mezi i kishte mbushur mendjen shqiptares pёr t’u martuar me tё . Ishin njohur nё Itali, por ai kishte qenё shumё kureshtar pёr  Shqipёrinё qё e kishin aq afёr dhe rreth tё cilёs ai nuk dinte asgjё me parё madje kishte marrё hartёn pёr tё parё se me kё kufizohej. Ndёrsa nёna e tij kishte patur njё ide tё vakёt. Mendonte se  shqiptarёt ishin  zioshё.

 

 

VII. Gjuha jonё (e pёrzier) shqipe.

 

Pёrzjera e gjuhёs shqipe me fjalё tё huaja, kryesisht anglisht e italisht ёshtё fenomeni mё i rёndomtё qё vihet re sot nё atdhe. Tё krijohet pёrshtypja se askush s’do tё dijё mё pёr kёtё punё. Fjalёt e huaja –sidomos  nga anglishtja, kanё hyrё pa fre  nё fjalorin e pёrditshёm tё drejtuesve, folёsve tё televizioneve dhe madje gjen edhe nё tituj programesh qё s’janё shqip ! (kujto: X Factor Albania ; The Voice of Albania ; Albania’s Got Talent apo edhe kanale televizive  si ABC news ,etj.)  Sa pak fantazi ka! Sa dёshirё pёr t’i marrё tё gatёshme nga bota!  E pastaj flasim pёr ruajtjen  e idenditetit! Gjuha, elementi mё i rёndёsishёm i tij, injorohet, shtrёmbёrohet e deformohet; Mania pёr tё krijuar  fjalё tё panevojshme, ‘moderne’(Pse thuhet “shorteu” e jo ‘shorti’-siç ka qenё mё parё? Apo “shumatorja” nё vend tё “shuma”? etj.) Mё kujtohet Konica i madh ,tё cilit i referohemi shpesh sepse mbetet gjithnjё aktual.

Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me greqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë, më mirë ta lëmë fare shqipen.” (1899)

Kёto qё them unё, tashmё s’pёrbёjnё lajm. Me siguri lajm do tё pёrbёnte  fillimi i pastrimit tё gjuhёs dhe heqja dorё nga imitimet, e kopjimet e majmunizimet. (A do tё fillojё vallё?) Duket se nuk e vret mendjen njeri pёr tё qenё origjinal e i mbёshtetur nё taban… Nёpёrmjet televizionit si mjet i komunikimit masiv edukohet keq sidomos brezi qё rritet. Anormalja kthehet nё normale. Mё e keqja ёshtё se sa mё shumё fjalё tё huaja nё ekranin e televizorit , aq mё me kulturё u duket vetja dhunuesve tё gjuhёs mёmё.  A thua se janё  adoleshentё qё duan tё bien nё sy, tё tёrheqin vёmendjen. Ca mё keq kur mpleksja e gjuhёs praktikohet gjerёsisht nga folёsa apo drejtues  tё vjetёr e  me reputacion. Ndoqa nga ekrani natёn finale tё Kёngёs magjike 2013 nё Tv Klan. Nga skena e  festivalit jepeshin nominimet pёr “best performance” , pёr “ best dance”, “Kёnga hit…

Cili popull nё vendin e tij, do injoronte gjuhёn e vet  pёr t’i dhёnё ‘respekt’ njё tjetre?

“Shqiptarёt nuk  respektojnё gjuhёn e tyre”. Ky qe  konkluzion i njё tё huaji qё kishte qenё  nё Shqipёri

Mё kujtohet njё rast tek ecnim nё Central Park, nё Manhattan, m’u bё sikur dikush na ndiqte nga pas.  Ngadalsuam hapat. Nё krahun tonё ishte njё çift.

-Mё falni, m’u drejtua me mirёsjellje burri: A mund ta di se çfarё gjuhe flisni? Na tingёlloi interesante,-tha ai duke parё nga e shoqja. Ajo pohoi me kokё duke buzёqeshur.

-Flasim shqip. Ne jemi nga Albania.

-Nga Albania? Nuk kam pasur rast ta dёgjoja mё parё gjuhёn tuaj.

-Ju pёlqen?

– Oh, tingёllon diçka si midis frёngjishtes dhe hungarishtes.Gjuhё interesante ,vёrtet e bukur.

Ata u larguam dhe ne tё dyja pamё nga njёra tjera.

S’na kishte shkuar mendja se si tingёllonte gjuha jonё nё veshёt e njё tё huaji. Ky qe nje rast i thjeshtё qё na krijoi njё ndjenjё tё kёndёshme pёr bukurinё e gjuhёs sonё, pa hyre mё thellё  nё vlerat e saj .

* * *

 

Me “ti” apo me “Ju?”

 

Mungesё respekti pёr tjetrin dhe pёr veten

 

Kam shkruar edhe njё herё tjetёr pёr kёtё fenomen. Nё emisionet televizive ftohen personalitete tё njё fushe apo njё tjetre pёr t’u marrё mendimin apo njё opinjon tё kualifikuar pёr njё problem a temё tё caktuar, dhe me tё filluar biseda gazetari u drejtohet me “ti”. Teleshikuesi pёrjeton njё ndjenjё e parehatshme me kёtё lloj komunikimi. Mungon edukata dhe kultura. Dhe nuk ёshtё se gjuhёs sonё i mungon ‘Ju’-ja-pёr t’i shprehur tjetrit vlerёsimin dhe respektin. Nё fakt  nё “ti”-nё, ndihet mendjemadhёsia e intervistuesit.  Pёrse u bie nuri po tё flasin me Ju? A nuk e kuptojnё kёta intervistues se  thjeshtёsia e tyre do tё qe mё dinjitoze nё sytё e teleshikuesve?

Njё shёmbull mendjemadhёsie dhe arrogance: Njё redaktor i ri tek tё tridhjetat interviston njё zotёri tek tё nёntёdhjetat. I ftuari ka pёrjetuar ngjarje tё rёndёsishme nё tё kaluarёn dhe pёr fat ruan njё kujtesё tё mrekullushme. Ai  flet thjeshtё, dёshmon. Nga ana  e tij gazetari nxiton t’ja marrё fjalёn nga goja arbitrarisht dhe jep njё konkluzion krejt tё gabuar tek publiku. Zotёria reagon me qetёsi: “Jo nuk jam ndjerё ashtu! “

Sa qesharake! Gazetari nё vend qё tё dёgjojё si njё njeri i ndёrgjegjshёm e me kulturё, ndёrhyn pikёrisht pёr tё treguar mungesёn e kulturёs sё vet.

 

Dhjetor, 2013

Nju Jork

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *