Për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme për sot dhe gjeneratat e tjera

VIZIONI për Shqipërinë e gjeneratave të ardhshme ka nevojë së pari për Filozofi (filozofë)të Zhvillimit të Qëndrueshëm, po aq sa për sociologë, psikologë, punonjës socialë e artistë.

 

Majlinda KETA

Lektore në Universitetin e Tiranës

 

 

Rastësi por e domosdoshme………

 

Disa kohë më parë, në një revistë shkencore dërgova një artikull timin që kisha referuar në një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare të Universitetit të Tiranës, departamentit të sociologjisë në një titull “Qyteti i Tiranës, “Konsensusi Europian mbi Zhvillimin” dhe edukimi për zhvillimin e qendrueshëm. Qasje dhe tendencë”. Të them të drejtën e bëra pasi më duhet burokratikisht për plotësimin e “standardeve të aftësisë” ( në letra se nuk ka rëndësi cilësia e punës dhe modelit të gjallë) për tezën e doktoratës që po punoj dhe ku kam zgjedhur në fokus konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm. Neverija që ndjej në raste të tilla kur kujtoj kontrastin e thellë mes përpjekjeve të jashtzakonshme të organizatotorëve (Dr. Vasilika Shtepani), ne pjesmarrësve nga gjithë universitetet e vendit, mua pjesmarrëses dhe mospjesmarrjes së asnjë titullari lokal (thuhej se prisnin Z. Basha) apo nihilizmi pas suksesit të saj nga eprorët me titull në Fakultet më trondit dhe tulat dëshirën se për këtë vend duhet kontribuar. Fakulteti nuk i botoi kurrë ato !!!!!! po aq sa këshillat a sygjerimet i mori lumi !!!!!!! Si edhe në rastin e një trajtese mbi rëndësinë e bioetikës si pjesë e kurrikulës universitare dhe asgjësë që ndodh pas Konferencave të duhet që në këtë vend të lutesh “në të ardhtë gjë në dorë ty vetë bëje……” ndërsa bota ka vite që i ka ndërtuar këto praktika të domsdoshmërisë që kanë për sigurinë e brezave trajtesa dhe modele të tilla qeverisëse. Kjo është Shqipëria, as më shumë e as më pak këtë kemi prodhuar të gjithë bashkë me veprimin apo heshtjen tonë.

 

 

Kërkoj dhe e gjej një zgjidhje edhe në këtë shtet ku idetë hidhen në kosh……………

 

Falë gazetës Telegraf kam botuar një sërë artikujsh që kam qasur analizën dhe opinionin që kam mbi raportet njerëzore që kemi tash 23 vjet me këtë qëllim  të madh  të botës qysh prej vitëve 90-të.

Po ja që u desh Konferenca nga pragqeverisja e re “Shqipërija e gjeneratës tjetër” dhe eho-t e saj politiko mediatike që të më kthente përsëri vëmendjen tek ambijcja e punës time në auditor, shtyp, media prej 3 vjetësh mbi atë që mendoj se doktorata do t’i shërbejë këtij vendi, gjeneratave të ardhshme……..Skeptike më shumë se besuese për atë që është prodhuar në vite  nga mentarë dhe thithet nga qeveritarë në këtë vend. Edhe rasti më erdhi po këtu…..

 

E shkruar pas lajmit por shkruar që të gjenerojë lajme më pas…….

 

Më mjaftoi leximi i këtij lajmi…dhe më ndryshoi drejt pozitives për ta ndjekur…..

“Jemi këtu me një grup të gjerë protagonistësh të zhvillimit në botën e sotme, planifikues urbanë, arkitektë e artistë të ardhur nga gjithë bota për të asistuar në përpjekjen e madhe të transformimit të një modeli të zhvillimit të vendit, që sot ka nevojë urgjente për të adresuar problemet e veta me një qasje të re”.

Ku janë ftesat për filozofët apo sociologët urbanë, qofshin këto edhe nga jashtë vendit Z. Rama?

Ju drejtohem ju për adresim përgjegjësie të votës por e di shumë mirë se është përgjegjësi e stafeve të ekspertëve pranë jush.

 ( Në se i keni patur edhe këto dhe lajmi nuk ma tha ju kërkoj ndjesë )

Pse?

Sot më shumë se lufta për konceptime hapsirash për ndërtim, shifra ekonomike investimesh, sigurime burimesh jetike është lufta e botës së zhvilluar, qytetëruar pas reflektimit mbi atë cka bëmë keq në këto shekuj dhe realiteeve të pritshme për gjeneratat e tjera është lufta për krijimin e komuniteteve të qëndrueshme që prodhojnë zhvillimin e qëndrueshëm, për sot dhe gjeneratat e tjera.

Këto komunitete, në nivel vendi apo qendrash të mëdha urbane ( edhe cilësia e të ftuarve në këtë Konferencë) janë prodhuesit e cilësisë së jetës në këtë Shqipëri për sot nga veprimi apo heshtja jonë për të djeshmen por mbi të gjitha për gjeneratat e tjara dhe sigurinë e tyre.Zhvillimi i Qëndrueshëm( term shumë pak i  përdorur nga politka e mbi tëgjitha I hedhur në erë nga modeli në këto 23 vite “zhvillim”) dhe komunitetet e qëndrueshmë duhet të fokusohen së bashku në KRITIKËN dhe AUTOKRITIKËN ndaj cilësisë së Mjedisit të Qëndrueshëm (kombëtar e lokal) që prodhuam në 23 vite. Shqipëria në bregdet e mal, fushë e miniera ka nevojë për këtë Ndërgjegje KRITIKE dhe Alternative të komuniteteve të qëndrueshme, me pikënisje nga refleksione filozofiko sociologjike. Shqipërisë I nevojitet krijimi i një MJEDISI Qeverisës dhe Qytetar të lidhur me komunitetet e qëndrueshme që duhet të kenë kurajon të ndërmarrin përgjegjësitë për KORIGJIM në nivel vendi duke ndikuar e kontribuar edhe për ato në Rajon apo hapsira shqipfolëse.

Nuk di në se Konferenca kish ftuar punonjës shkencorë dhe lektorë të Universitetit të Tiranës që kanë kontribuar për BIOETIKËN në vend e Rajon me studimet e tyre……ndonëse politka nuk I ka lexuar e jo më t’i ketë praktikuar në modele sygjerimet e tyre që do të shërbenin plotësisht për sigurinë e gjeneratave të tjera në këtë vend të begatë natyralisht të varfër në mbështetje idesh për zhvillim.

Ka nga 1980-ta që bota e ideve flet e modelon zhvillimin e qëndrueshëm dhe komunitetet e qëndrueshme dhe vizionarëve të pragqeverisjes nuk duhet t’I kishin shpëtuar as filozofët, as sociologët, as psikologët e punonjësit social pasi DUHET ta dijnë minimum se sot dhe termi kërkon revolucionarizimin e ideve për zhvillimim e korigjim që qaset mirë në togfjalëshin e ndarë “sustainable develop- ment” ku revolucioni mendor, mendësitë filozofike,  paraprijnë ato në fushën e arkitekturës, ekonomië…….

Lajmi vazhdoi të ndikojë tek unë………..

“ …..Me kohë kemi konstatuar se modeli i këtyre viteve ka shteruar duke hapur plagë të mëdha në jetën sociale dhe ekonominë e vendit. Zhvillimet në qytete u bënë kuturu,ndaj ndryshimi është po aq me rëndësi si në 92′.  ……..”Ne nuk mund të rrimë e të presim që potencialet e mëdha të këtij vendi të zhbëhen para syve tanë. Ne po ashtu kemi sfidën e transformimit te territorit së bashku me transformimin e jetës sociale të dhjetra mijërave shqiptarëve që janë afruar pranë qyteteve”.

Le ta pranoj si një VETËREFLEKSION të pragqeverisjes ( dhe më vjen mirë pasi ndjehem me mbështetës të ideve të mija) por është shumë pak në raport me përgjegjësitë që duhet të marrë nga ky moment.

Sot flitet edhe për filozofi të së drejtës urbane dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, sot flitet edhe për filozofi edukimi të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në se nuk i pashë në Programin e PS-së për arsimin doja t’i shihja në Programin e Qeverisë që ka filluar të mendojë edhe për gjeneratat e tjera.  Konferenca shkeli pragun me konceptim “të cungët” duke harruar pas derës potenciale njerëzore vendase për cilësinë e humanes që na duhet në dhjetëvjecarët në vijim.

Do kishte qenë mirë ky alternim mbase u besua më shumë se c’duhet vetëm tek rrethi i ngushtë politik  POR askush nuk mund të thotë se KRYEMINISTRI i pragqeverisjes nuk e shkeli pragun si deri më tash.

Kryeministri artist tentoi të thotë se duhet të fokusohemi tek cilësia e  dimensionit të sociales….. dhe artistët. Po jam dakort me ju. Sapo dolën edhe këshillat shumë të thjeshtëzuara të të ftuarve, praktikë që duhet përpunuar për t’u kthyer në përmbajtje por unë sërish tentoj të them VIZIONI për Shqipërinë e gjeneratave të ardhshme ka nevojë së pari për Filozofi (filozofë)të Zhvillimit të Qëndrueshëm po aq sa për sociologë, psikologë, punonjës socialë e artistë.

Pragqeverija deri në votim dhe ligjërim të saj kushtetues vazhdon mbase të na dëgjojë ende  ne votuesve deri në miratim të Programit 4 vjecar të Qeverisë së Re për një filozofi kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm me shumë anekse se ajo për edukimin, për zhvillim urban, bregdetar, mjedisor po aq sa për drejtësinë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *