Nje ”dosje” per tim bir

Marjana Zeneli Bulku

 

…Lindi ne nje dite te kthjellet kur stinet nderroheshin dhe jeta merr nje dimension te ri . I shendetshem,i bukur si te gjithe femijet . Enderrimet e gjata u zevendesuan nga pagjumesite e gjata. Momenti magjik ne jeten e nje gruaje perbri momentit enigmatik te jetes se nje femije takohen ne nje cast lindjeje kur ne fakt rilindin dy jete qe vijne nga dy bote te ndryshme…

Kjo shpjegohet nga lotet e perbashket te dhimbjes,gezimit,ankthit,perpjekjeve…

I ruaj ne memorje qe te gjitha keto lot kujtimesh qe shpirtit i vizatonin lumturi ndersa trupit pasuri…

Dhembi i pare,fjala e pare,hapat e pare,fjalia e pare,vizatimi i pare,shoket e pare,dita e pare ne kopesht,ne shkolle dhe natyrisht rezultatet e para , jo si stoli ,por si ecuria e nje jete qe proceson ,progreson nen vemendjen time :dashuri, ankth ,shtyse,motiv,deshire,lutje…

 

…Mesuesja e pare,esseja e pare,provimi i pare, flete-nderi e pare, zhgenjimi i pare,,,jo si flamuj betejash,por si hapa te bera mire ose keq neper rrugetimin e gjate ku edhe djeshmja ,e sotmja apo neser jane dinamika te levizjes pa fund….

 

I kam te shenjuara ne ”dosje” te gjitha ditet qe me thonin dicka per tim bir, neper te gjitha ”zhgarravinat” e hedhura pa kujdes ndertoja ekspozita ku syri im spektator shijonte ,duartrokiste,kritikonte …

Ne ”dosjen” e tij edhe ushqimet qe ai ha dhe nuk duhet te haje,,,ku ”fotografuar” rrine ne memorje bisedat e lumtura prane ushqimit te preferuar dhe sa kujdes ,,,ka edhe nga ato qe mund te shkaktojne alergji,,,stop eating!!!!

 

Nje ”dosje” per punimet e tij qe fillimisht ishin objekte me rrota, pastaj fluturues, me vone inspiruar nga librat qe lexonte,,,pas leximit te volumit te 7 te Harry Poter,,,ah!!!!… fillova te mos e kuptoj me…as pikturat e komplikuara ne bardh e zi…

As neper ditare nuk shkruante me, sepse  ”mekatoja” ndonjehere duke ia shfletuar, padrejtesi kjo qe vetem nenes i lejohet (hahah).

Mesa duket kishte filluar nje faze tjeter e jetes,,,ajo neper te cilen prezenca e nenes fiton nje dimension te ri jo vetem fizik, jo vetem shpirteror,aspak fotografik, por tejet te rendesishem dhe te vecante.

Eshte koha kur perqafimet,perkedhelite,perkujdesjet qe rrisin femijen zevendesohen me te tjera detyrime te pashkruara.

Koha kur pagjumesite projektojne ,pamundesite enderrojne, deshirat parakalojne , inflacion mundesish dhe migrim shpresash…neper nje kaos zgjidhjesh e alternativash.

Nje ”dosje” per gjendjet dhe mendimet,per veprimet dhe mosveprimet,per sukseset, zhgenjimet,insistimet,,,

Eshte ”profesioni” me i mire ne kete bote, qe ka ne permbajtjen e vet edhe pasionin,,,uroj ta ushtroj deri ne fund.

Misioni : Nje ”dosje” per tim bir” vazhdon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *