Menaxheri dhe Editori i rivestës Nancy Gibbs tha Pope Francis kishte ndryshuar tonin, perceptimin dhe fokusin i një prej institucioneve më të mëdha botërore në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Leaker Edward Snowden përfundoi e dyta njoftoi revista TIME në përzgjedhjen e saj zgjedhjen teksa publikoi dhe nëntë emrat e tjerë që ishin kandidatë deri ditën e mërkurë kur përfundojë edhe votimi që i dha të drejtën për këtë vitë Papa Francis të jetë në kopertinën e kësaj reviste që do të thotë se ai është Personi i Vitit – Person of the Year i resvistës TIME.
Të nëntë finalistët përfshijnë si në vijim emrat e tyre:
Bashar Asad, presidenti i Sirisë Jeff Bezos, themelues Amazon.com Senatori Ted Cruz, Republikan-Texas Kathleen Sebelius, Sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Edward Snowden, NSA
Pas kësaj, Françesku I ka bërë një lutje për Papa Benediktin e XVI-të.
Në vijim të fjalimit ai ka thënë: “Le të nisim këtë rrugëtim bashkë, të lutemi për njëri tjetrin dhe për të mirën e të gjithëve.Uroj që ky udhëtim të jetë i frytshëm.”
Kisha Katolike tashmë ka prijësin e saj shpirtëror, Atin e Shenjtë, Papën e ri, i cili u zgjodh në mesin e 115 kardinalëve të izoluar në Kapelen Sisitine, të cilët përmes votave të tyre zgjodhën pasardhësin e Papa Benediktit të XVI në përpjekjen e pestë.
Mijëra qytetarë atë ditë kanë nisur festën në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan, ku në orën 19:06 tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke lajmëruar se Ati i Shenjtë është zgjedhur, pas 5 votimeve, nga 33 të parashikuara. Kardinalët kanë votuar disa herë, derisa një kandidat i vetëm ka arritur të marrë 77 vota nga 115.
Prej asaj ditës kardinalët kishin hyrë në Kapelen Sistine dhe qëndruan aty derisa një kandidat mori 2/3 e votave për t’u zgjedhur Ati i Shenjtë.
Papa FRancis është i 266-ti në historinë e papateve të Vatikanit, ai zëvendësoi Papa Benediktin e XVI, gjermanin Racinger i cili dha dorëheqjen një muaj më parë se Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina, të merrte detyrën e Atit të Shenjtë.