FRESKIA E NJE TRADITE

DITET E LETERSISE SHQIPE, DETROIT 2013

Rafaela Kondi

 

Kur një ngjarje kulturore kthehët në traditë disavjecare, aty mund të gjesh përsëritje të një platforme të njohur të konceptit tërësor edhe segmenteve përbërëse.  Mirëpo, në përvjetorin e 12-të të këtij aktiviteti letrar ( i vetmi në këto përmasa në diasporë ),  u shfaqen natyrshem risi tërheqëse, për të cilat ia vlen të krenohen komisioni organizues dhe krejt nikoqiret e  Kuvend-it.

 

Sipas tradites, Revista Kuvendi fton autorë e letrarë nga brenda dhe jashtë Miciganit për të qënë pjesëmarres të një shkëmbimi kulturor e shpirtëror midis bashkatdhetareve në Amerikë, të njohur tashmë si Ditet e Letërsisë Shqipe.

Nëse e pyesni veten : Pse ne Detroit? Përgjigjen e gjeni në disa emra të përveçëm që mbajnë peshën kryesore teë aktivitetit. Por e verteta eshte se emrat si : Pjeter Jaku, Alfons Grishaj,Elinda Marku, Gjovalin Lumaj, Nexhip Ejupi, Lulash Palushaj, Nevruz Nazarko, Luigj Gjokaj, Kujtim Qafa ,Gjeto Ivezaj, Mondi Rakaj përbëjnë një bashkim ideal të energjive shpirtërore, materiale dhe intelektuale që rrallë përsëritet në komunitetet e tjera shqiptare në Amerikë. Dhe, aq më pak të vazhdohet për 12 vjet rrjesht!

Me këtë rast Kuvendi mblodhi pranë sofres letrare përveë penave te njohura te letrave shqipe, disa debutant dhe letrar te mirëpritur. Në darken « jozyrtare », me 7 dhjetor tek Kafe Kuvendi ishin ulur natyrshem ne bisede shkrimtaret Naum Prifti, Fatos Kongoli, Pandeli Simsia nga Nju Jorku, dhe vajza amerikane me  « zemër shqiptare », Ashley Ëood, së shpjeti autore e një libri për Shqipërinë. Ndersa komunikimi në tryezë dublohej aty-ketu shqip-anglisht, ishte e qartë se nuk mund kishte pengesa gjuhësore midis artisteve të dy brezave dhe dy kulturave. Dhe, vërtet drejtuesi spontan i kësaj darke, e cila i paraprinte mbrëmjes zyrtare  me 8 dhjetor, Alfons Grishaj, e « zuri ngusht » secilin të pranishëm që të thoshte dy fjalë përshëndetje. Kjo i dha shkas një parade origjinale të ndjenjave e emocioneve të shprehura nga Elinda Marku, mprehtësisë së  Gjovalin Lumajt, urtësisë së Don Fran Kolajt, humorit te Nevruz Nazarkos, dhe përgëzimeve të pjesëmarresve për sukseset e Kuvendit. Mbi të gjitha vërehej vetëdija se atë natë secili ndihej pjesë e një diçkaje më të madhe. Ky ishte manifestimi i bashkimit kulturor të shqiptarëve, që gjeti shprehjen e vet në formë të një « programi të improvizuar artistik » me krijime të disa krijuesve të pranishem dhe pastaj në këngët që nuk njihnin kufi etnik.

Pjesë e tradites është ngritja e jurisë që pranon dhe vlerëson të gjitha krijimet e paraqitura në datat e caktuara. Juria e Ditëve të Letërsisë 2013, e përbërë nga Gjovalin Lumaj, Ruzhdi Gjokaj dhe Arben Dervishi, u prezantua me shumë dinjitet gjatë mbrëmjes. Në këtë festë të letërisë, komisioni organizues kishte ftuar në sallën « Gjergji Kastrioti » të Kishes së Shën Palit ne Detroit, plot veprimtarë e krijues, drejtues e anetarë të shoqatave patriotike.

 

Mbremja kishte një platformë serioze dhe një program të kombinuar me fjalën e hyrjes së kryetarit të komisionit organizues, Nevruz Nazarko, me përshëndetjet nga mysafiret, me recitime nga poetet dhe krijuesit dhe me pika muzikore e interpretime. Mikrofoni kalonte nga duart e drejtuesve tek folesi i radhes, tek autoret e respektuar dhe tek te ftuarit e nderit si Don Ndue Gjergji e z. Reshat Sahitaj dhe pastaj alternohej me poetet dhe këngëtarët Hana dhe Kol Nikprelaj. Salla u mbush me ngrohtësi nga interpretimet e Simon Sinishtes e Luigj Gjokajt, nga recitimi mjeshteror i Arben Dervishit dhe nga improvizimet aq të goditura te drejtuesit Ndue Gjekaj.

 

Ne këtë përjetor, ne mesin e letrareve pjesëmarres ne konkurs u shfaq nje filiz, vogëlushja 8-vjeçare Mara Jaku. Me këtë debutim, tradita e këtij aktiviteti hodhi hapin drejt ardhmërisë. Me siguri nuk ka garanci më të mirë për suksesin e metejshëm të Revistes Kuvendi, qe pas 12 vjetëve do të ketë një organizim të ri : botimin periodik të printuar siç ka qënë, faqen në inetrnet të përditshme, si dhe një palosje të përmuajshme që do të shpërndahet falas.

Sponsorët e bashkëpunetorët  e Kuvendit i kultivuan Ditët e Letërsisë në gjurmët e parardhësve të tyre me të hershem. Ata jane « autoret » e një tradite dymbëdhjetëçare, për të cilen hyjnë me nderim në historikun e ri të komunitetit shqiptar në  diasporë. Nga viti ne vit, ata e risjellin tek artdashësit dhe krijuesit një të përbashkët  të patjetërsueshme të identitetit tonë : letërsinë.

E veçanta shpresëdhënëse e Ditëve të Letërsisë në Detroit 2013 ishte freskia e sjellë nga zerat rinor të pasardhësve. Dhe, për çdo sfidë e gabim që e kapërcejmë në udhën tonë, përserisim shprehjen e vjetër, me të cilën Don Fran Kola pranoi çmimin e akorduar nga Juria për Merita të veçanta në përkrahjen e vazhdueshme të veprimtarisë së revistes : Te gabosh është njerezore, të falesh është hyjnore !

Ndarja e çmimeve nga juria vijon me poshte :

ÇMIMET E AKORDUARA NGA JURIA,

NE DITEN E LETERSISE SHQIPE

ORGANIZUAR NGA REVISTA “KUVENDI”

DETROIT.

 

I- POEZI

 

– ÇMIMI I PARE – Mensur Spahiu

– ÇMIMI “GJRGJ FISHTA” – Ana Toma Agraja

– ÇMIMI “MIGJENI”  –      Gjeto Turmalaj

 

II- PROZE

 

– ÇMIMI I PARE – Agim Dishnica

– ÇMIMI “PETRO MARKO” – Vlash Fili

 

III- HUMOR

 

– ÇMIMI I PARE- Naum Prifti- Pse qeshim dhe si qeshim.

 

IV- PUBLICISTIKE.

 

– ÇMIMI I PARE- Hatixhe Latifi Popovci- Polarizimi, fenomen shqetesues.

 

       ÇMIME TE VEÇANTA.

 

– PER KRIJIMTARINE QE SJELL REALITETIN

– Gani Vila – Poema- s’eshte vone

 

–         ÇMIMI I DHUNTISE 

 

– Vogelushja 8 vjeçare- Mara Jaku.

 

– PER KRIJIMTARI ME FRYMEN E TRADITES-

Lulash Palushaj

 

 

                JURIA – Gjovalin Lumaj

– Arben Dervishi

– Ruzhdi Gjokaj

                           

   

               ÇMIME TE AKORDUARA NGA REVISTA

                     “KUVENDI”

            MIRNJOHJE DHE RESPEKTI PER MERITA

            TE VEÇANTA NE PERKRAHJEN E VZHDUESHME

            TE VEPRIMTARIVE TE REVISTES.

 

   – FATOS KONGOLI– Shkrimtar- ” Per pjesmarrje ne ditet e letersise Shqipe

te organizuara nga revista “Kuvendi” vlersimin

dhe perkrahjen e vazhdushme.

 

– DOM. FRAN KOLA- Famulliar i kishes se “Shen’ Palit” Detroit.

Perkrahes dhe dashamires i vazhdueshem

i veprimtarive letraro-artistike.

 

– EKREM BARDHA- Konsull nderi, biznesmen.

Perkrahes i vazhdueshem dhe kontribues

ne realizimin e veprimtarive te revstes “Kuvendi”

 

KUJTIM QAFA

Per ndihmen, aktivizimin dhe kontributin e

pa kursyer ne aktivitetin e revistes “Kuvendi”

-RAFAELA KONDI-

Per interpretimin me te realizuar paraqitur ne Konkursin e Revistes “Kuvendi”

Ne përfundim të aktivitet, na ra në sy mungesa e disa çmimeve si dhe mungesa e ambasadorve shqiptarë, të cilët disa vite kanë qënë të pranishëm. Për këtë pyetëm botuesin e Revistes “ Kuvendi” dhe krijuesin e njohur Pjetër Jaku: “ Këtë vit Juria veproi mirë, duke mos i akorduar të gjitha çmimet. Kur nuk ka krijimtari për t’u vlerësuar, pse të jepen çmime fiktive. Ndersa, në lidhje me ambasadorët, të cilët kanë qënë pjesëmarrës në këtë aktivitet prej disa vitesh, këtë vit nuk menduam t’i ftojmë, pasi ambasadat dhe qeveria shqiptare duhet t’i ndihmojnë këto aktivitete. Në fakt, asnjëherë nuk është bërë kjo.”

Për një aktivitet të tillë, jo vetëm Revista Kuvendi, por të gjithë krijuesit dhe mbështetësit e tyre duhet të mendojnë gjatë gjithë vitit.

Foto dhe shenime te tjera do te vihen gjate diteve ne vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *