New York, 3 dhjetor 2013 ( “Detroit Free Press”) – Një nënë shqiptare (Kile Prestrecaj nga Tropoja) me tri fëmijë, është paralajmëruar vetëm 24 orë me herët se do te deportohet nga Detroiti për në vendlindje. 24 orësh i fundit për të dhe fëmijët kanë qenë një makth.
Sipas familjes dhe avokatit të tyre, autoritetet amerikane ia kanë dërguar njoftimin për dëbim të hënën në mëngjes, duke e njoftuar për kohën e nisjes se avionit dhe aeroportin përkatës prej nga do të bëhet kjo.
“Në përvojën time, unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Unë kurrë nuk kam parë te dëbohet një femër me tre fëmijë” ka thënë avokati emigracionit New York Andrew Johnson, i cili është në një garë me kohën për të shpëtuar klientët e tij nga deportimi.
Sipas avokatit askush nuk mund të besojë se kjo është duke ndodhur më të vërtetë. Ndërsa bashkëshorti i gruas që pritet të deportohet është shprehur i tronditur. “Ai ka thënë se po pret ndonjë mrekulli që kjo të mos ndodhë në të vërtetë”.
Prestrecaj, ka lindur në Shqipëri në vitin 1972 , u largua për në SHBA në vitin 2000 për t’i shpëtuar një të fejuari abuziv, duke dëshmuar se ajo nuk mund të rikthehej në vendlindje nga frika e rrëmbimit dhe trafikimit. Ajo hyri në SHBA ilegalisht nëpërmjet Kanadasë. Pas mbërritjes, kërkoi azil. Ndërkohë që jetoi në SHBA në mënyrë të paligjshme , ajo u martua dhe krijoi familje . Ka punuar në restorante të ndryshme dhe mësuesit e zonës lavdëruan atë si një nënë e mirë që kishte një ndikim pozitiv në ecurinë e fëmijëve të saj në shkollë.
Por, pavarësisht apelit e saj për azil , një gjyqtar imigracioni ka refuzuar kërkesën e saj, duke rrëzuar argumentin e saj për frikë nga prostitucioni dhe krimi. Sipas gjyqtarit mungonte besueshmëria në këtë rasti. Prestrecaj, ndërkohë, ishte nën mbikëqyrje nga ana e Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare . Duke humbur rastin e saj për azil , ajo ishte vendosur në një urdhër dhe është detyruar të paraqitet një herë në muaj në zyrën e SHBA për emigracionin në Detroit . Ajo e ndjente se dëbimi ishte urdhëruar. E vetmja gjë që nuk dinte ishte koha se kur do të ndodhte kjo.
Të hënën , ajo mori lajmin. Ajo u kthye në shtëpi dhe i tha burrit të saj , i cili emigruar nga Jugosllavia (Kosova) 40 vjet më parë. Çifti ka tërhequr fëmijët nga shkolla dhe ua kumtuan lajmin. Fëmijët nuk pushojnë se qari. Ajo filloi paketim e çantave të saj. Ka në plan të jetojë me prindërit e saj të vjetër, në një fshat në Shqipëri. Duket se nuk ka zgjedhje tjetër.
Pjeter Grajçevci (burri i gruas) i ka thënë gazetës se nuk mund të imagjinojë fëmijët e tij të rriten larg tij. Ai është edhe i habitur ngase ka besuar në politikat e proklamuara nga Presidenti Barack Obama se SHBA do të deportojnë vetëm emigrantët me të kaluar kriminale, por jo edhe nënat me fëmijë. Avokati i kësaj familje pritet pikërisht të shfrytëzojë këtë pikë si arsyetim kryesor për mosdeportim.
Grajçevci ka përshkruar familjen tij si një shtëpi që paguan taksat dhe zbaton ligjet amerikane. Shpresa e tij është qeveria do të dëgjojë lutjen e tij.
(B.Salihu) Illyriapress.com