Ne nje atmosfere te gezueshme u festua 40 Vjetori i shugurimit meshtar te Don Ndue Gjergjit dhe Don Lush Gjergjit, ne sadhen e kishes se Zojes Pajtore. NDER DHE RESPEKT PERJETE PER KETA FIGURA TE SHQUARA TE KISHES DHE TE KOMBIT. Pershendetja e plote ne hapje te meshes shenjte per nderim te Dom Ndout dhe Don Lushit:
“I nderuar, Don Ndue Gjergji, I nderuari Don Lush Gjergji, te nderuar meshtare dhe te ftuar nderi, Te nderuar vllezer dhe motra besimtare. Sot per Kishen tone, per komunitetin dhe sidomos per famullitaret Don Ndou dhe Don Lushi eshte nje dite e vecante, sot ata kremtojne 40 vjetorin e shugurimit meshtare si dhe te meshes se tyre te pare. Vellezer dhe motra, nuk eshte rastesi, qe historia e Shqiperise, mbas Gjergj Kastriotit, ne te gjitha stacionet e kryesore te ekzistences se saj, identifikohet me figura te shquara kishtare, duke filluar nga Buzuku tek Budi dhe Bogdani, Mjeda dhe Fishta, e deri tek shenjtersha Nena Tereze. Nga ky kendveshtrim, ne kete rrjedhe te ndritur te historise shqiptare te shekullit te 20 dhe 21, vecojme edhe vepren dhe jeten e Don Lush Gjergjit dhe Don Ndue Gjergjit. Keta dy njerez te medhenj, te dale nga nje familje paster dhe fisnike shqiptare, nen driten e Krishtit, gjithe jeten dhe vepren e tyre ja kane kushtuar Zotit dhe njerzimit.
Dy fjale er Don Lushin:
Don Lush Gjergji, u lind në Stubëll të Epërme të Vitisë. Shkollën fillore i kreu në vendlindje. Gjimnazin klasik e kreu në Dubrovnik, magjistraturën në filozofi në Romë, si dhe ka diplomuar ne teologji dhe sociologji. Ne vitin 1975 në universitetin shtetëror të Romës ka fituar titullin Doktor i Shkencave në psikologji. Eshte shuguruar meshtar në Binçë më 11 gusht 1973, ndërsa Meshën e Parë e ka kremtuar në Stubëll më 12 gusht 1973. Qysh mbas shugurimit Dr. don Lush Gjergji ka sherbyer pa nderprerje ne Kosove, pikerisht ne Ferizaj, në Binçë, në Prizren dhe sot është vikar i pergjithshem i Ipeshkvisë së Kosovës, dhe sherben ne katedralen e re Nene Tereza ne Prishtine. Vite me rradhë ka qene redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetaro-kulturore i shtëpisë botuese “Drita” me seli në Ferizaj. Është njohës i gjuhës së vjetër latine, i gjuhës së vjetër greke, i gjuhës italiane, gjermane, frenge, angleze dhe i gjuhëve sllave që fliten në Ballkan. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolik të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane. Don Lush Gjergji është njëri nga intelektualët tonë me te njohur në të gjitha viset shqiptare, dhe në diasporë. Deri më tash ka kontribuar në disa fusha të jetës e të dijes. Përveç që është çmuar në misionin meshtarak, per te cilen edhe është shkolluar, aktiviteti i tij ka qene i dalluar sidomos në misionin humanitar e fisnik, në pajtimin e gjaqeve, e atë të peshës së fjalës së gjallë, që e bëri të dalluar me aftësitë oratoriale e njerëzore, e cila i prek majat e ndërgjegjës së njerëzimit. Po ashtu Don Lush Gjergji eshte edhe nje shkrimtar the publicist i njohur. Deri me tani ka botuar 60 libra shumica prej të cilave janë përkthyer në më se 35 gjuhë te botes. Don Lush Gjergji eshte studiuesi me i mirfillte i vepres dhe jetes se Nene Terezes, nga e cila ai u frymezua qysh nga takimi i tyre i pare ne vitin 1968. Jeta, vepra dhe mendimi i Don Lush Gjergjit eshte i lidhur ngushte me figuren e Nene Terezes.Te flasesh per Nene terezen, nuk mund te rrish pa folur per Don Lushin, dhe anasjelltas. Prandaj 13 nga librat e tij i kushtohen shenjtereshes Nene Tereza te cilin Don Lushi e quan simbol i rilindjes, depërtimit dhe shpresës. Te gjithe jeten deri me sot, Don Lushi ia kushtoi ne shërbim ndaj Zotit, Kishës dhe Njerezimit dhe thelbi i vepres se tij eshte sic ai thote: e vërteta në dashuri dhe për dashuri!
Per Don Ndoun: Don Ndue Gjergji Lindi ne Stubullen e Eperme. Shkollen fillore dhe gjimnazin i kreu ne vendlindje. Eshte diplomuar ne Rome ne degen e teologjise ne vitin 1973. Eshte Shuguruar meshtar ne Komunen e Binçës më 11 gusht 1973, nga i ndjeri ipeshkëv Mons. Nikë Prela. Pas shugurimit meshtar Dom Ndou, ka sherbyer, me përkushtim e dashuri në famullinë e Binçës vite me radhë, nga viti 1975 – 1993. Famulli te cilen me pas e drejton Don Lushi deri ne 2007. Ne Vitin 1997 Don Ndue Gjergji emerohet ambasador i Kishës Shqiptare të Kosovës në SHBA, pikerisht ne Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila per 20 vite me rradhe udhehiqej nga famullitari i perndershem, i ndjeri Ndreke Ndrevashaj. Qysh nga ajo kohe Kisha jone nen drejtimin e don Ndue Gjergjit ka njohur rritje te vazhdueshme, si ne aspektin e fetar e shpirteror te predikimit te fjales se Zotit, or edhe ne aspektin e jetes shoqerore, Letraro-artistike, e atdhetare te komunitetit shqiptar ketu ne Michigan. Permend ketu, traditen e festivaleve te pervitshme, kremtimit te vazhdueshem te festave kombetare shqiptare, promovimeve te veprave te shkrimtareve, fejesa, dasme dhe hatrave. Tek personi i Don Ndue Gjergjit shohim njeriun e mire, te mencur, i paqte, stoik dhe qendrestar i se drejtes dhe te vertetes njerezore. Si njeri publik Don Ndou lehtesisht mund ta quajme strateg i paqes ne mes shqiptareve te permbledhur ne kulte te ndryshme fetare, shoqata dhe parti.
Si merite e punes organizuese se Don Ndout dhe pergjigjes ne kohe te komunitetit, u be e mundur sigurimi i ketij ambienti te ri kishtar qe kemi sot. Ne kulmin e aktivitetit te tij, ne shtator te ketij viti, per here te pare kishen tone te Zojes Pajtore e viziton nje President i Shqiperise, ku me te njejtin rast Kisha jone vleresohet me titullin e larte “Nderi i Kombit”. Dhe me merite te plote nderin tone dhe nderin i Kombit ia percjellim famullitarit tone Don Ndue Gjergji. Tek keta dy vellezer, sherbetore te Krishtit dhe prinjes te komunitetit, ne shohim, dashurine deri ne perkushtim, perkushtimin deri ne lodhje, lodhjen deri ne dhimbje, dhimbjen deri ne pervujtni, pervujtnine deri ne dashuri. Ne fytyrat e ketyre meshtareve, ne shohim shembelltyren e Jezu Krishtit. Prandaj nga ky shembull, te prirur nga virtyti i dashurise, ta duam dhe ndihmojme shoqi-shoin, ne menyre qe te shohim dhe te gjejme tek njeri tjetri shembylltyren e Jesu Krishtit. Don Ndue Gjergji dhe Dom Lush Gjergji,ne emer te Keshillit te kesaj kishe dhe te anetareve te kesaj Famullie, me zemer dhe me gojen plot ju themi: Faleminderit. Zoti kjofte me ju ne cdo dite te jetes tuaj, Krishti ua shndrite, ua bafte te bardhe dhe te mbare rrugen tuaj ne sherbim te Kishes dhe njerezimit. Zoti i bekofte nanen dhe baben qe ju linden dhe ju rriten, Zoti ju bekofte juve.
Nga Valentin Lumaj Kisha Zoja Pajtore, 01 Dhjetor 2013″