Ne sheshin “Nene Tereza” ne Shkoder ku asht monumenti i Nene Terezes dhe monumenti i Luigj Gurakuqit duhet te shtohet edhe monumenti i Merin Barletit.
Ne qender te qytetit 2500 vjeçar te Shkodres gjendet “Sheshi Nene Tereza” ne te cilin asht vendose monumenti i humanistes se madhe dhe nobelistes se pare shqiptare Nane Tereza (1910-1997) . Kjo grue e madhe shqiptare ia ka perkushtue jeten e vet BAMIRSISE te varfenve pa shikue perkatesine etnike apo te bindjeve fetare. Asht per kete arsye qe kjo grue shtatvogel dhe me zemer te madhe nderohet nga e gjithe bota. Asht kjo grue shtatvogel me zemer te madhe qe ka nxjerre populli shqiptar te rritun dhe te edukuem me traditat fisnike te gjakut shqiptar dhe qe njikohesisht e ka ba te njoftun ne mbar boten popullin e vet.
Po ne kete shesh asht vendose edhe monumentit i birit te famshem te Shkodres Luigj Gurakuqit (1879-1925), per te cilin mund te flitet me faqe te tana qofte per patriotizemin e Tij, per ndershmeni dhe si perhapes i kultures dhe edukimit te brezit te ri.
Por ne kete shesh mungon edhe nji figure tjeter shume e randesishme qe ka nxjerre populli i Shkodres, qe ka dhane kontribut teper te madh jo vetem per Historine e Shkodres, por edhe per Historine e mbar popullit shqiptar. Pra mungon monumenti i humanistit te shquem, historianit, te parit autor te njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare Marin Barletit (rreth 1460 Shkodër – 1512-1513 ).
Veprat e Marin Barletit qëndrojnë si një burim i dorës së parë e të pazëvendësueshmit për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t’i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t’i mësonte njerëzit për «të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit. «Historia e Skënderbeut» e Barletit u bë burimi më i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyre për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Me librin e tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.
Nji veper tjeter e ketij shkodranit te madh Marin Barletit asht edhe “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romë midis 1508 dhe 1510). Është vepra madhore e Marin Barletit. Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të lartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe, me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjera për «Ç’ka ngjarë në shek.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë, fshatarësia shqiptare, jo vetëm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime të tjera». Autori mbron të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve. Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t’i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t’a ushqejnë edhe sot.
Vepra tjeter me randesi te madhe asht edhe “Rrethimi i Shkodrës” (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504). Ne kete veper Ai jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të Shkodres së rrethuar për një vit nga osmanët në vitin 1478–79. I mbështetur në shënimet e kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë, libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos të aspektit të brendshëm, të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit. Shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latinisht tri herë dhe u përkthye në disa gjuhë evropiane. U përkthye në anglisht për herë të parë në vitin 2012 si “The Siege of Shkodra” nga intelektuali i mirefillte amerikan me banim ma se 20 vjeçar ne Shkoder zotni David Hosaflook.
Ky bir madh i Shkodres dhe i mbar popullit shqiptar me veprat e tij i ka dhane shume Shkodres dhe shqiptarve, prandej Shkodra ia ka borgj nderimin tue i vendose nji monument ne sheshin qendror “Nene Tereza”.
Paul Tedeschini, 27-10-2013 Itali
Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=25914