Dr. Rovena VATA ka kryer studimet për Gjuhë-Letërsi shqipe pranë Universitetit të Tiranës, në fakultetin Histori-Filologji, ku realizoi edhe studimet e Masterit Shkencor në degën e Shkencave Letrare në specialitetin “Letërsi e Përgjithshme dhe Letërsi e Krahasuar” me mikrotezën me temë: “Frymët, demonët dhe besëtytnitë në rrëfenjat e Kutelit, Gogolit dhe Turgenievit”, (Aspekte të demonologjisë krahasuese).
Me datë 17 qershor 2013 mori gradën shkencore “Doktor” në fushën e Studimeve Letrare, në specialitetin “Letërsia dhe mitologjia”, pranë Qendrës Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjikë në Tiranë, ku edhe punon aktualisht.
Rovena Vata jep mësim si pedagoge e ftuar pranë Universitetit të Arteve (Akademia e Arteve) si dhe pedagoge e jashtme pranë Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës.
Struktura e studimit paraqitet mjaft efikase për të realizuar qëllimin e synimin e shprehur. Niset me Mitin e malit në Kanunin e Lekë Dukagjinit, e më pas në letërsi: Mali si traditë në letërsinë e vjetër: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. Miti i malit në letërsinë romantike, duke u përqendruar në vijim tek 4 autorë: Fishta, Koliqi, Migjeni e Camaj si dhe në vija të përgjithshme në letërsinë e Realizmit Socialist.
Prof. dr. Laura Smaqi
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Miti i malit në antropologji e letërsi (gojore ose të shkruar) vazhdimisht ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, qofshin këta të huaj ose vendës. Edhe më parë janë bërë studime në fusha të veçanta për praninë e këtij miti në veprën letrare ose në ndonjë tregim, novelë, poemë a roman të ndonjë autori, por në studimet mitologjike, teorike e historike letrare shqiptare kanë munguar studime të mirëfillta shkencore me një shtrirje kaq të gjerë të lëndës dhe me një hulumtim të rrëmuar kaq shumë në thellësi. Ndaj studimi i Dr. Rovena Vatës me përmasa të kësaj gjerësie e thellësie mbetet prijatar dhe shembull i mirë për t’u ndjekur nga të tjerët.
Prof. dr. Zeqirja Neziri
Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi”, Shkup-Maqedoni
Rovena Vata eshte anetare e Keshillit Botues te Revistes ” Kuvendi”. Disa prej studimeve te paraqitura ne kete liber jane botuar edhe ne Revisten ” Kuvendi”.
Ne foto Rovena Vata