Presidenti i Republikes se Shqiperise, Z. Bujar Nishani vizitoi komunitetin shqiptar ne Detroit ne datat 22 dhe 23 Shtator 2013. Gjate kesaj vizite u krye edhe dekorimi i kater institucioneve fetare te Michiganit me medaljen e larte “Nderi i Kombit”, propozuar nga Dega e Vatres Michigan, qe para nje viti. Institucionet te cilat u nderuan me kete dekorate te larte ishin: Teqeja Bektashiane e Baba Rexheb-it ne Taylor Michigan, Kisha e Shen Palit ne Rochester Hills, Qendra Islamike Shqiptare ne Harper Woods dhe Kisha Zoja Pajtore ne Southfield.
Ne darken solemne organizuar nga Dega e Vatres Michigan ne bashkepunim me bashkesite fetare, posaçerisht per kete rast, me daten 22 shtator, ne hotel “Marriot”, ne qytetin e Troy-t ne Michigan, ishin te ftuar edhe politikane si: Perfaqesuesi i Shtetit te Michigan-it ne Kongresin Amerikan, z. Gary Peters, Kryetaret e bashkive te qyteteve: Sterling Heights, Rochester Hills, Southfield si dhe administratori i qytetit Shelby Township, perkatesisht: Bryan Barnett, Mayor i Rochester Hills,Richard Notte, Mayor i Sterling HTS, Rick Stratakis, Supervisor i Shelby Twp, Brenda Lawrence, Mayor e Southfield
Darka solemne per dhenien e dekoratave.
Ceremonia filloi ne oren 9:00 PM ne nje salle te dekoruar me shije ku spikasnin ngjyrat kuq e zi te flamurit kombetar. Pas hyrjes se presidentit Nishani i shoqeruar nga zonja e pare dhe ne mes te duartrokitjeve te qindra te pranishmeve, te ftuarit perjetuan me emocion te veçcante dy hymnet kombetare te SHBA-ve dhe Shqiperise te interpretuara me mjeshteri nga sopranoja Ermelinda Paparisto.
Me pas, moderatori i darkes, z. Nevrus Nazarko iu drejtua President Nishanit me fjalen e meposhtme:
Z. President, ju urojme mireseardhjen ne mesin e komunitetit Shqiptar ne Detroit dhe njekohesisht ju falenderojme per vleresimin Tuaj per kontributet e ketij komuniteti, ne mbeshtetje te çeshtjes shqiptare qe e ka zanafillen qysh pas luftes se Pare Boterore me perfaqesuesit e saj ne Federaten Panshqiptare Vatra e deri ne ditet e sotme. Z. President, komuniteti shqiptar ne Detroit eshte nje komunitet solid dhe qe gjithmone ka vene çeshtjen shqiptare mbi çdo interes te çastit, apo mosmarreveshje sporadike, ndaj eshte nder per ne qe t’ju kemi sot ne mesin tone dhe te jemi pjesemarres ne kete ceremoni Tuajen ne mirenjohje te ketyre kontributeve.
Me pas z. Nazarko ia dha fjalen per te pershendetur Kongresmenit dhe kandidatit per ne Senatin Amerikan, z. Gary Peters, i cili falenderoi Presidentin per viziten dhe theksoi lidhjet mjaft te ngushta qe egzistojne midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjithashtu, z. Peters si anetar i kaukusit te Shqiperise ne kongresin Amerikan, theksoi mbeshtetjen e tij per proceset demokratike ne Shqiperi dhe falenderoi komunitetin shqiptar te Michigan-it per dinamizmin e tij dhe mbeshtetjen qe ky i fundit jep ne jeten politiko sociale te shtetit.
Ne pershendetjen e tij konsulli i nderit te Shqiperise ne Michigan, z. Ekrem Bardha falenderoi Presidentin per viziten dhe theksoi kontributin e paçmueshem te diaspores ne ngjarjet madhore te kombit tone qysh nga lufta e pare boterore, permbysja e diktatures ne Shqiperi dhe se fundmi Pavaresia e Kosoves.
Kreret e komuniteteve fetare, te cilet moren pjese ne kete ceremoni dekorimi ishin: Udheheqesi shpirteror i kishes se Shen Palit, Dom Fran Kola, udheheqesi shpirteror i Qendres Islamike ne Detroit Imam Shuaip Gerguri, i Kishes Ortodokse Father Dimitrie Vincent, i kishes Zoja Pajtore Dom Ndue Gjergji , dhe ne emer te Teqese Bektashiane dhe te Baba Arshiut, Dervish Eliton Pashaj.
Ne fjalen e tyre, te gjithe kreret e komuniteteve fetare falenderuan Presidentin per nderin e madh dhe vlersimin qe po ju behet institucioneve te cilat drejtojne dhe theksuan historikun e mardhenieve shume te mira nder-fetare te ketyre komuniteteve. Po ashtu, ata vleresuan edhe nevojen e vazhdimit te kesaj tradite te mrekullueshme, e cila karakterizon gjithe kombin tone.
Presidenti Nishani ne fjalen e , mes te tjerash tha: “Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarët në Detroit si pjesë e saj, kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e lirisë së pafund dhe shpirtin Uillsionian të kombit të madh amerikan, për të mbështetur aspiratat liridashëse të shqiptarëve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje. Dora e fortë e diasporës dinamike shqiptare të Amerikës është ndjerë në të gjitha ngjarjet me përmasa historike, si: mëvetësimi i Republikës së Shqipërisë, Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe çdo përpjekje e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre dhe zgjerimin e hapësirës demokratike, kudo ku ata jetojnë…”
Pas dhenies se dekoratave “Nderi i Kombit” nga Presidenti per kater institucionet e lart permendura, te pranishmit kaluan çaste te bukura ne darken e shtruar me kete rast. Te pranishmit perjetuan çaste emocionuese kur president Nishani, duke “shkelur” paksa protokollin e paralajmeruar, shkoi ne çdo tavoline dhe shterngoi duart me te gjithe pjesemarresit nje e nga nje. Ne kete rast nuk munguan edhe fotografi te çastit, te cilat kane kryer tashme “paraden” e rradhes ne faqet e facebook. I gjithe aktiviteti u pasqyrua edhe nga dy televizionet lokale ne Michigan, Televizioni i Shqipetareve te Amerikes me pronar z. Gani Vila dhe Albanian Community Television me pronar z. Armando Shtiza
Koressp. i “Kuvendit”
Kronika e plote e vizitave ne Qendrat Fetare do publikohet se shpejti
Disa foto nga darka: