Dy skica meditative

Meditim

 

Dom Nosh Gjolaj


Kam mësuar nga një tregim imagjinuar se shumë njerëz harrojnë se ka gjithmonë një mënyrë për të kaluar të papriturat në shkretëtiren e ndjenjave, krizave të llojllojshme, mizoritë që kalojnë dhe trondisin qetësinë e ekzistencës sonë. Në jetën tonë shpirtërore duhet të ia lejojmë vetes transoformimin që Zoti na e bën duke na transportuar nëpërmjet Shpirtit Shenjtë aty ku ne mund të kthehemi sërisht në jetë, përkatësisht në realitetin tonë të përditshme për tu aktualizuar. Por ështe një rrezik, që jo të gjithë e pranojnë këtë udhëtim, duke mos ia lejuar diellit që ështe Zoti, të ngrohë me rrezet e Tija shpirtin tonë, përkatësisht nëpër vuajtje dhe orvatje si dhe djerës, fitojmë atë forcë për t’u ngritë në lartësrinë e shndërrimit tonë jo vetëm shpirtërore, por edhe kulturore, shoqërore, kombëtare, krijuese, komunikuse për ta ruajtur identitetin tonë si dhe për ta realizuar apo aktualizuar dhuratat përkatësisht talentat.

 

UDHETIMI I LUMIT

Një lumë gjatë rrugës së tijë të qetë për në det, arrin në një shkretëtirë dhe ndalet. Tani përpara kishte vetëm rërë të etur, e gropa të fshehura shpellash. Duna e rërës humbiste thellë në horizont. Lumi ishte tmerrësisht i friksuar. Eshtë fundi im tha me vete, nuk do të arrij ta kaloj këtë shkretëtirë, pasi rëra do të më përpijë të gjithin, nuk do të arrijë kurrë në det. Dështova në gjithçka dhe u trishtua. Ngadalë uji i tijë filloi të përpihej nga rëra. Lumi ngadalë po bëhej si një moçal. Ishte duke vdekur. Por era që kishte degjuar rënkimet e tija vendosi të ia shpëtoj jetën. I tha : lejoje diellin të të ngrohë dhe do te ngjitesh në qiellë në formë avulli, por lumi edhe më i friksuar i tha erës, se unë jam bërë për të vershuar nëpër të çarat e tokës, nuk jam bërë për të fluturuar nëpër ajër. Era i u përgjigj: Mos ki frikë, kur të ngjitesh në qielle në formë avulli do te kthehesh në një re dhe unë do të transportoj deri në detë dhe pastaj do të biesh në tokë në formë shiu, e të kthehesh përsëri në një lumë për tu bashkuar me ujrat e detit, por lumi kishte shumë frikë dhe humbi në shkretëtirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *