HISTORIKISHT NJELLOJ A DYLLOJ! (Te debatojme! )

Genc Pollo

Dje ne faqen zyrtare time ne facebook postova nje shenim, ku argumentoja se zgjedhjet e qershorit 2013 (dhe rotacioni si pasoje e tyre) nuk mund te jene historikisht te krahasueshme me zgjedhjet e vitit 1992, pasi keto te fundit shenuan ndarjen me nje regjim totalitar komunist dhe nisjen e nje epoke te demokracise. Me sakte, shenimi merrte spunto nga deklarata e nje personazhi public, sipas te cilit keto dy ngjarje ishin te ngjashme.
Sot paradite, duke pare komente ne fb e blogje, vura re se reagimet negative ndaj shenimit, ( hiq menjane sulmet e zakonshme personale), ishin te tipit:  ” Po ju humbet keq, tani qepeni gojen!”, ” Ju qeveriset mysybet dhe moret faturen, pse nuk pranoni zgjedhjet?”, ” Po nuk e di se ai flet ne emer te shefit, ne mos me porosi te Atit te perjetshem.”, deri tek groteskja:  ” Pse doni te na prishini me Aleatet”. Mendova, se shembull me te mire te paaftesise per te arsyetuar mbi thelbin e ceshtjes dhe te zotesise per t’u arratisur ne gjera anesore e pa lidhje, veshtire se gjendet.
Edhe njehere per thelbin: Kam besim se si socialistet jonostalgjike per PPSh, si josocialistet e merzitur a inatosur me PD, si dhe cdokush qe ka respekt edhe publik per inteligjencen e vet, nuk do ta krahasonte rotacionin e pushtetit permes kutise se votimit te vitit 2013 (do te shtoja edhe 2005 ketu) me perfundimin e regjimit komunist e fillimin e eres se demokracise, qe shenuan votat popullore te 22 marsit 1992. Kjo ceshtje mund te mos jete me aktualja e dites, por eshte themelisht e rendesishme per te patur vemendjen tone.
——-
Ky ishte shenimi i djeshem:
Lexova sot ne gazete se nje personazh publik i Tiranes kishte deklaruar dje ne plazh, qe zgjedhjet parlamentare, te cilat sapo lame pas, jane njelloj per nga rendesia me ato te vitit 1992. Shpresova qe citati te ishte i pasakte, apo qe atribuimi i deklarates te ishte i rreme. Por deri ne keto ore te mbremjes, kur po shkruaj keto rradhe, nuk kam verejtur asnje pergenjeshtrim apo rektifikim nga ana e personazhit. Dhe, meqe kesisoj me duhet ta marr gazeten per te vertete, po kesisoj me duhet te them se personazhit dikush duhet ti shpjegoje se kalimi nga nje regjim totalitar ne nje sistem demokratik nuk eshte i krahasueshem me nje ndryshim te pushtetit, qe ne demokraci ndodh rendom dhe permes kutise se votimit.

Nga profili i autorit ne fb, 22 Gusht 2013

Shtesa ne titull eshte nga administratori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *