Kisha e Shën Palit në Detroit, me e madhja në Diasporen Shqiptare jashtë atdheut, me madheshtinë e një katedraleje, ka më shumë se dy dekada që mban Festivalin e përvitshëm në javën e parë të korrikut, me rastin e Pavarësisë së Amerikës. Këtë vit, ndoshta për të parën herë, ky festival zgjati më shumë se tri ditë. Festivali i këtij viti startoi diten e dielë, me 30 Qershor 2013, për ta vazhduar pesë ditë, deri ditën e Pavarësisë, me 4 Korrik , ku me një mbrëmjë madhështore festive, pati një dyndje të shqiptarëve për të përjetuar , jo vetëm muzikën e ushqimin tardicional, por edhe bisedat e njohjet me njëri –tjetrin, si në një dehje të butë, që vjen gjithnjë e më shumë duke të marrë në kënaqësinë marramendëse të njerëzve të qeshur, që nuk kanë të mbaruar. I gjithë stafi i kësaj Kishe është vënë në dispozicion të sistemit të të ardhurve, në mënyrë që secili të ndjehet mirë, të parkoi makinën dhe të leviz në mjediset e jashtëme, të përshtatura për të gjitha moshat. Fëmijët kanë këndin e tyre të lojrave, edhe të apasionuarit pas muzikës mund të kërcejnë e këndojnë, të moshuarit kanë pjesën e vet në qadren e madhe për të luajtur domino, shah e lojra të tjera. “Festivali është i të gjithëve”, – na thotë Don Fran Kola,- famullitari i kësaj Kishe, teksa leviz nga njëra punë te tjera, duke pasë në rend të parë sherbimet fetare, meshën e mbrëmjës, detyrimet ndaj të sëmurëve dhe përgaditjet për dasma.
Na mbetet në mëndje shprehja e vetme e Don Franit, “ Festivali është i të gjithëve” dhe, teksa levizim përmes turmës, takohemi me Pirron nga Korca, Gjergjin nga Tirana, Luvigjin nga Dukagjini, duke u interesuar për Shoqatën “ Dukagjini” dhe mbrëmjen e saj festive që kishte disa ditë më vonë, Antonin nga Lezha, Aliun nga Kosova, Manin nga Kukësi, Edin nga Gjirokastra, Bardhokun e Doden nga Mirdita, Ardianin nga Kelmendi, Muhametin nga Çamëria e shumë e shumë të tjerë, që mirëfilli plotësonin gjeografinë e Shqipërisë, në të gjitha trojet e saj. Ata defrehen jo vetëm duke kërcyer vet, por edhe duke ndjekur vallet e bukura të fëmijëve dhe të rriturve, realizuar nga Joli Papristo. Vallet e bukura me motive të Tropojës dhe të Jugut, ta lehtësojnë mbrëmjen vezulluese të kësaj Qendre patriotike, atdhetare dhe fetare, duke plotësuar të gjitha ngjyrat, jo vetëm të veshjeve të bukura, por edhe të vendeve prej nga vijmë. Vazhdojmë me shprehjen e vetme: “ Festivali është i të gjithëve” , edhe kur takohemi me Tomë Sinishtaj që po pret të shoh nipin e mbesen në vallen e radhës. Të gjithë do të kënaqeshin, në pesë netët e festivalit, me muziken e të gjitha trevave. Aktivistët e këtij komuniteti do takoheshin me nëjri-tjetrin edhe për të këmbyer ndonjë mendim, si përherë të gatshëm për të ofruar zgjidhjen e tyre. Gjokë e Mark Sinishtaj, Zef Lulgjuraj, Kujtim Qafen, Alfons Grishaj, Kanto Dushaj, Luigj Gjokaj, Kolë Gjokaj e Rrok Junçaj, Petrit Dodaj, Mondi Rakaj e shumë të tjerë do të takoheshion në mjediset e këtij festivali, tashmë tradicional.
Festivali të jep edhe mundësinë e vizitës në mjediset tregtare të tij. Të intersuarit do të gjejnë aty instrumenta popullor të traditës, CD, DVD e veshje kombëtare të Studio “ Malësisë” dhe pronarit të saj Dod Nikprelaj, i cili për vite me radhë e kryen këtë shërbim, do të gjesh reklama të disa shërbimeve që i kryejnë shqiptarët në Realstate etj, por edhe reklamimin e Festivalit të Rapshës së Hotit, që do bëhët pak muaj më vonë.
Festivali është i të gjithëve, të gjithëve u jepet mundësia të paraqesin punët e tyre, te reklamojnë bizneset e tyre, të ndihmojnë njëri-tjetrin, por edhe aktivitetin më të mirë të vitit: “ Festivalin e Kishës së Shën Palit!”
Foto nga Festivali: