Letrarishtja e gjithë Shqipërsë në stilin e veprimtarisë shtetërore e administrative

(Veçori filologjike të fjalimit të Ismail Qemalit  në Shpalljen e Pavarësisë)

Prof.dr.Nexhip Mërkuri

                                                                                        Universiteti “Ismail Qemali”

                                                                                                       Vlorë

Abstrakt

Hulumtimet filologjike realizohen për herë të parë  për 4 dokumentet që u shkruan pasditen e 28 Nëntorit 1912  sipas radhës: fjalët e Ismail.Qemalit para 83 delegatëve nga e gjithë Shqipëria, Akti i Pavarësisë, Dokumenti i parë si qeveri që u drejtohet   popullit, nënprefekturave  dhe krahinave,  Akti diplomatik ( telegrami)  drejtuar fuqive të mëdha europiane. Ballafaqimi  me politikën gjuhësore  të Rilindjes të të gjithë teksteve realizohet  në  disa drejtime kryesore. Këto  dokumente  të formuluara dhe të shkruara  nga dy personalitete të mëdhenj që nga Vlora, e tjetri nga Shkodra, Luigj Gurakuqi,  janë një model gjuhësor  modern edhe për kohën e sotme. Ky përfundim  është arritur   pas vështrimit  të detajuar të  morfemave  që tërheqin më shumë vëmendjen: mos, pa, me, shtrirjen  gjeografike, prodhimtarinë e tyre  në diakroni dhe sinkroni.

Po kështu  argumentet shtohen duke marrë në shqyrtim  edhe njësi më të mëdha se morfema deri tek fjalitë  e domosdoshme për  ndërtimin e teksteve shtetare. Kemi për herë të parë dokumente të shkruara  me alfabetin shqip  të vendosur  në Kongresin  e Manastirit(1908) dhe Kongresin e Elbasanit(1909). Po kjo politikë gjuhësore e Rilindjes  vështrohet  edhe në aspektin e purizmit tek këto tekste.

Veçoritë   gjuhësore, përdorimi e tri shtresave  të leksikut të fushës, leksiku i emërtesës që përdor, ndërtimi i njësive më të mëdha  gjuhësore i Dokumenteve të Qeverisë së Ismail Qemalit, në  pasditen e 28 Nëntorit 1912, shënojnë hyrjen në fuqi të  stilit të veprimtarisë shtetërore e administrative në funksionin e vet kryesor. Mbështetja nga  hartuesit  e këtyre dokumenteve  në vlerat pozitive të  traditës shkrimore të shekujve  të kaluar, pasqyroi modelin e zbatimit të  kufizimit e  mundësisë të dualizmit gjuhësor në Shqipëri. Argumentohet plotësisht,  duke këndvështruar këto 4 tekste  për  veçoritë filologjike, se  politika  gjuhësore  dhe planifikimi gjuhësor i Rilindjes i  zbatuar në këto tekste  janë moderne. U shkruan  që t’i jepej fund  dualizmit gjuhësor dhe Shqipëria të kishte si gjuhë zyrtare kombëtare vetëm shqipen, gjuhën e lashtë amtare të shqiptarëve. Me këto dokumente u ngrit flamuri i  “ letrarishtes  së gjithë Shqipërisë”.

Përfundimet  janë realizuar duke u mbështetur edhe në zbatimet informatike  në tekstologji.

 

Letrarishtja  e gjithë Shqipërisë në stilin  e veprimtarisë shtetërore e administrative

 

(Veçori filologjike të fjalimit të Ismail Qemalit  në Shpalljen e Pavarësisë)

Kërkimet për prirje gjuhësore  duke u përqëndruar  tek analiza filologjike  e teksteve, dokumenteve  në pika kulmore të kombit shqiptar[1] janë shumë efektive.  Teknologjia e informacionit, korpuset elektronike janë  mundësi tjetër  për tekstologjinë e trashëguar, të arkivuar me kujdes me mjeshtëri e kulturë të lartë gjuhësore.

Sot pas 100 vjetësh  i krahason lehtë dokumentet e hartuara, me ligjërimet para përfaqësuesve  të popullit nga të gjitha krahinat, në Kuvendin e Shqipërisë. Natyrshëm lindin pyetjet për të krahasuar: A janë pasqyruar  në  këto katër dokumente politika dhe planifikimi  gjuhësor   që kishin parashikuar, hartuar  dhe luftuar autoritet më me zë të  Rilindjes ? U mbështetën hartuesit  e këtyre dokumenteve  në vlerat pozitive  të traditës shkrimore të shekujve  të kaluar? E kufizoi mundësinë e dualizmit gjuhësor në Shqipëri modeli gjuhësor i shkrimit  në këto dokumente ?

Hulumtohet  dhe argumentohet  prirja dobiprurëse për kombin, sepse kemi një reflektim të plotë   në këto dokumente  nëpërmjet lëvrimit sa më të dendur të varianteve letrare të Jugut e të Veriut,  të afroheshin sa më shumë dhe të shkohej drejt një gjuhe letrare siç nënvizonte  Sami Frashërit.

 

 

Mjeshtëria dhe kultura e lartë gjuhësore   mund të këndvështrohet tek dokumentet të Shpalljes së Pavarësisë  nga ana filologjike,  mund të  realizohet me shumë sukses duke i parë  në prerjen diakronike. Mund të bëhen edhe kërkime të tjera me synime të tjera  duke zbritur  100 vjet më parë në pasdreken e madhe  të 28 Nëntorit, apo 28 të vjeshtës së tretë. S’kishte shumë vite nga përfundimi i një  faze të rëndësishme, alfabetizimit siç  shkruajnë  gjuhëtarët që janë marrë  me politikën gjuhësore dhe planifikimin gjuhësor. Por përpjekjet  që shqipja  të shkruhej dhe me një alfabet  të njëjtë, të përbashkët, të bëhej  gjuhë e shtetit shqiptar, të bëhej  shprehëse  e vlerave  dhe interesave të kombit shqiptar, ishin shekullore.

Kishin kaluar pak vite  nga vendimi për  alfabetin e përbashkët, i cili   u shpall në mbledhjen e hapur të Kongresit të Manastirit, më 20 nëntor1908 paradreke.  Mund të shtypeshin libra jashtë Shqipërisë si dhe për telegrame jashtë vendit, vetëm me një alfabet  thjesht latin. Zgjidhja përfundimtare u dha  një vit më vonë në shtator 1909 në Kongresin e Elbasanit, duke u dhënë fund  bashkëjetesës së dy alfabeteve. U pranua alfabeti latin me dyshkronjëshat. Merr udhë të mbarë prirja, alfabeti latin, sepse vinte nga thellësia e shekujve  siç dëshmonte murgu Brokard (1332) i cili pohonte:”Shqiptarët përdorin shkronja latine në të gjithë librat e tyre.”   Me këtë alfabet u shkruan 4   dokumentet e para të shtetit shqiptar[2] : fjalët e Ismail Qemalit para 83 delegatëve nga e gjithë Shqipëria, Akti i Pavarësisë, Dokumenti i parë si qeveri që u drejtohet   popullit, nënprefekturave  dhe krahinave,  Akti diplomatik ( telegrami)  drejtuar fuqive të mëdha europiane, pasditen  28 Nëntorit 1912.

U pasqyrua  në këto dokumente që nëpërmjet lëvrimit sa më të dendur të varianteve letrare të Jugut e të Veriut,  të afroheshin sa më shumë dhe të shkohej drejt një gjuhe letrare siç nënvizonte  Sami Frashërit  “të pandame dhe të njëjtë, sikundër duhet të jetë edhe Shqipëria, se shumë gjuhë e dialekta sjellin ndarje e mërgim”.

 

Ndërtimi e fjalimeve  dhe i dokumenteve të 28 Nëntorit 1912 ishin fryt i përvojës së fituar të Ismail Qemalit  dhe Luigj Gurakuqit.

Si pjesëmarrës,  i ri 20 vjeçar tek shoqatat në Stamboll, më vonë formimi i si jurist, deputet e poste të tjera, e dha provën e parë  në ndërtimin  e manifestit programatik mbajtur  në tetor të vitit 1900 mbi varrin e Naim Frashërit. Këtë manifest e ndërtoi pa i ndryshuar thelbin  programit politik të hartuar nga rilindësit e mëdhenj. Provën e dytë  si truri i lëvizjes kombëtarë  e paraqiti  në memorandumin e Gërçes në qershor të vitit 1911 dhe realizoi idenë  e thirrjes së Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Vuri në dukje ëndrrën shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi.

Fjalën para 83 delegatëve nuk e ndërtoi as me të folmen e Vlorës,  të Shkodrës, të Prishtinës, të Manastirit, të Elbasanit… por si zbatues  i planifikimit gjuhësor të Rilindjes, krijimin e një teksti”letrarishte  të gjithë Shqipërisë”. Ishte vullneti, aftësia gjuhësore, për t’u paraqitur para shqiptarëve  si zbatues  i atyre fjalëve që kishte nënvizuar Sami.Frashëri fare qartë në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”, ku thotë:

“Në mest të gegëvet e të toskëvet nukë ka ndonjë ndarje me rrënjë. Të gjithë janë një komp, flasin e një gjuhë me fort pak të ndryshuarë, të cilët do të ngrihetë fare përs’afri duke ndërtuarë gjuha”[3]

Si djalë i Vlorës  që vinte pas udhëtimit  në kombe të qytetëruara e ndërtoi vullnetshëm fjalën e dokumentet e kësaj ngjarje të madhe  me koncept modern  të Rilindjes për gjuhën si tipari themelor i kombit. Nuk rendi të fliste nga ishte shumica e delegatëve  të ardhur, por projektoi fjalë që përdoreshin  sa më dendur në variantet letrare të Jugut e të Veriut.  E vetmja rrugë shpëtimi ishte shikimi nga e ardhmja e këtij kombi që fjala dhe tekstet të afroheshin sa më shumë dhe të shkohej drejt një gjuhe letrare “të pandame dhe të njëjtë”.

Kjo dukuri e re  duhet parë edhe në stilet e tjera të gjuhës.  Për të arritur plotësisht tek   teoria e gjuhëtarit Ferguson, i cili shkruante se qëllimi dhe politika varen nga stadi në të cilin ndodhet gjuha që bëhet objekt i planifikimit, kurse procedurat janë të njëjta për të gjitha stadet. Ai dallon tri stade apo, me termat e tij, rezultante sociofunksionale të zhvillimit. Gjuha shqipe kishte kapërcyer me shumë sukses fazën e grafizimit,dhe  synonte sukses në stadin e dytë. Duke pasur alfabet të përbashkët latin  si kombet e përparuara u shkruan libra për shkollat, u hartuan memorandume  e dokumente të tjera  që nuk janë objekt i këtij shkrimi. Me hapa të shpejtë tekstet po hartoheshin me “ letrarishte  të gjithë Shqipërisë” ose të një gjuhe standarde  mbirajonale me norma të përcaktuara;[4] të cilat paraqiten  më poshtë.

 

Shkruesi i procesverbalit i shton tre përcaktorë për lexuesin “kuvendim të nxehtë, të lidhur e të arsyeshëm”. Në këtë fjalim  të bie në sy fryma e Rilindjes se besimi i madh  për të vazhduar përpara, ndjenja e pastër e krenarisë dashuria për liri dhe  drejtësi shoqërore. Përmbajtja i përgjigjet stilit  shtetëror dhe administrativ. Ajo është një ligjëratë  që mbahet  me përfaqësuesit  e  të gjithë zonave të Shqipërisë ata përfaqësues që kanë luftuar brez pas brezi për lirinë  dhe që duan të gëzojnë  frytet e gjakut të derdhur nga etrit dhe vëllezrit e tyre, të mos lënë t’u rrëmbehet  buka e fëmijëve që nxjerrin  me djersë e mundime dhe të jetojnë me nder  si kombet e përparuara të Europës.

 

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar në Vlorë u hap më 28 Nëntor 1912, ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Vlorës. Me një kuvendim të nxehtë, të lidhur e të arsyeshëm, Ismail Qemali tha këto:

“Shqiptarët, ndonëse besnikë kurdoherë te Mbretëria Osmane, nuk e kanë harruar kurrë as gjuhën, as kombësinë e tyre. Prova më e mirë janë përpjekjet dhe kryengritjet që kanë bërë herë pas here, sidomos në këto katër vitet e fundit për të ruajtur të drejtat dhe zakonet e veta. Qeveria osmane nuk e vështroi kurrë interesin e saj. Nuk deshi kurrë t’ua shpërblejë me të mirë shqiptarëve shërbimet e mëdha që i bëjnë. Kohët e fundit dëfteu ndopak dëshirën që të merrej vesh me kombin tonë.

Por prapë nuk vuri të gjithë vullnetin e mirë dhe nuk mori të gjitha masat e nevojshme që të paqësonte dhe kënaqte shqipëtarët. Në këtë kohë krisi lufta me të katra mbretëritë e Ballkanit, të cilat kërkonin përmirësime e të drejta për vëllezërit e tyre të një kombi e një feje. Më vonë Mbretëritë e Ballkanit e harruan qëllimin e parë dhe pasi lufta u vajti mbarë, u morën vesh për copëtimn e ndarjen midis tyre  të mbretërisë, pra dhe të Shqipërisë. Shqiptarët, të cilët kishin marrë pjesë në luftë më fort se si ushtarë, si të zotët e vendit për të shpëtuar veten e tyre, kur e panë se ushtria e Turqisë u mund e se Mbretëria nuk mund të qëndronte më, vrapuan të merrnin masat që koha u kërkonte. Me këtë qëllim, -tha ai, -zotnia e tij Ismail Qemali beu, pasi u mor vesh me shqiptarët e Bukureshtit, u nis e vajti për në Vjenë, ku nisi marrëveshjet e tij me ato mbretëri të mëdha që kanë interesa më të gjalla në punët e Ballkanit. Pasi nuk mbetej më as ndonjë shpresë për ta shpëtuar Shqipërinë me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia. Këtë mendim e këtë qëllim vuri përpara Ismail Qemai Beu, mendim e qëllim të cilët u pranuan me simpati nga të gjithë qeveritë e mëdha e sidomos nga Austria e nga Italia. Për të mbaruar këtë qëllim, -vazhdoi ai, -zotëria e tij ftoi të gjithë shqiptarët të mblidheshin në Vlorë e sot është i gëzuar që thirrja e tij nuk vajti më kot, po nga të gjitha anët e Shqipërisë u dërguan delegatë që të mendoheshin e të përkujdeseshin së bashku për shpëtimin e atdheut. Pas Ismail Qemal Beut masat më të para e më të nevojshme që duhet të marrë sot kombi shqiptar, janë këto: Të bëhet Shqipëria më vete, nën një qeveri të përkohshme, të zgjidhet një Pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë, të dërgohet një komision në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare përpara Mbretërive të Mëdha.” [5]

Nga procesverbali i mbledhjes së parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës më 28 Nëntor 1912, botuar në “Përlindj e Shqipniës”, Vlorë 1913.

 

 

Akti i  shpalljes së  Pavarësisë

 

Në Vlorë, më 28 të vjeshtës së tretë  1912.

Pas fjalëve  që tha Z.Kryetar Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e madh në të cilën  ndodhet sot Shqipëria të gjithë delegatët me një zë vendosën që Shqipëria  me sot  të bëhet më vehte , e lirë  e e mosvarme.[6]

 

 

Mesazhi i Ismail Qemalit drejtuar popullit më 28 Nëntor 1912

 

“Sot u hap Kuvendi Kombëtar. Pasi u vendos  shpallja e Pavarësisë,  që është i vetmi mjet shpëtimi për ne,  u ngrit flamuri. Kryesia e Qeverisë së Përkohshme që do të formohet, m’u ngarkua mua. Lutemi, shpalleni aty, nëpër nënprefektura  e krahina dhe përpiquni  të siguroni mirë qetësinë e vendit”. [7]

Ismail Qemali

 

Akti i  diplomacisë (telegrami)

 

“Vlorë, 28 Nëntor 1912. Ministrit të Punëve te Jashtme, Romë, Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Petrograd. Asambleja kombëtare e përbërë prej delegatësh nga të gjitha viset e Shqipërisë, pa dallim feje, të mbledhur sot në qytetin e Vlorës, tashti sa proklamoi pavarësinë politike të Shqipërisë dhe ngriti një qeveri të përkohshme të ngarkuar, për t’u dalë zot të drejtave të qënies së popullit shqiptar, të kanosur me shfarosje prej ushtrive serbe dhe për të çliruar truallin kombëtar, të shkeluar prej ushtrive të shteteve aleate. Duke i njoftuar Shkëlqesisë suaj çfarë u bë, kam nderin t’u lutem… që të kini mirësinë ta njihni këtë ndryshim të jetës politike të kombit shqiptar. Shqiptarët, duke hyrë prapë në familjen e popujve të Evropës lindore, me të cilën mburren se janë më të motshmit dhe duke mos ndjekur veçse një qëllim të vetëm: të jetojnë në paqe me gjithë shtetet ballkanike dhe të bëhen një element ekuilibri, janë të bindur se qeveria juaj ashtu dhe gjithë bota e qytetëruar do t’i presë me sy të mirë, duke ia mbrojtur qenien e tij kombëtare nga çdo mësymje dhe tokën e tyre nga çdo copëtim.”[8]

Kryetari i Qeverisë së Përkohshme

Ismail Qemali

 

Fjalët e para  të secilit dokument: shqiptarët,  fjalëve, sot , Vlorë… 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali,  janë të zgjedhura me shumë kujdes për këtë stil me të drejtë Xh.Lloshi  kur trajton stilin e veprimtarisë shtetërore e administrative shkruan: ”Dokumentet e qeverisë së I.Qemalit në nëntor 1912 shënojnë hyrjen në fuqi të këtij stili në funksionin e vet kryesor.”[9]

 

Dokumenti i parë  që i drejtohet popullit atë mbasdite, u bën të njohur, fillon me një rrethanor kohe : Sot,  tregohet me përbërësit :  u vendos shpallja e Pavarësisë, u ngrit flamuri, u formua qeveria e përkohshme, m’u ngarkua mua. Në vend të fjalës “urdhëroj”  zgjidhen  fjalë të tjera  me shumë etikë: lutemi, shpalleni; duke përcaktuar qartë  rrethanorët  ku do të kryhet veprimi; pas fjalës përgjithësuese: aty;  shtjellohet  me rrethanorë homogjenë. Po fjalën “urdhëroj:  e zëvendëson me zgjedhjen e fjalëve : përpiquni, foljen që shpreh mundësi e shoqëron me një ndajfolje mënyre e më tej tregon objektin e këtyre veprimeve  shumë të rëndësishme: qetësinë e vendit.

 

Akti i  diplomacisë(telegrami) ka një mënyrë të veçantë ndërtimi dhe zgjedhja e fjalëve  shihet e plotë, stilemat e komplimentit, të mirësjelljes e të mënyrave të drejtimit sipas një etike. Që këtej rrjedhin klishetë e njohura dhe kombinimi me situatën e Shqipërisë të atyre viteve:

Duke i njoftuar Shkëlqesisë suaj, kam nderin t’u lutem, të kini mirësinë, duke hyrë prapë në familjen e popujve të Evropës, janë më të motshmit, të jetojnë në paqe me gjithë shtetet ballkanike, bota e qytetëruar do t’i presë me sy të mirë, duke ia mbrojtur qenien e tij kombëtare etj.[10]

Ndërtimi i fjalës  para delegatëve  fillon me  kryefjalë identifikimi, ose  kryefjalë  e cila në periudhën pasardhëse mund të mungojë, nuk rimerret me përemër; thënie të plota me paraqitje objektive,  të lidhura e të arsyetuara që ngjeshin në një vend  rrethanat dhe marrëdhëniet e tyre logjike dhe me përfundimin ose parashikimin përkatës: Por prapë nuk vuri të gjithë vullnetin e mirë dhe nuk mori të gjitha masat e nevojshme që të paqësonte dhe kënaqte shqiptarët.

Periudhat e ndërtuara  fillojnë me një  fjali kryesore, mund të bashkërenditen një ose më shumë fjali bashkërenditje të të gjitha llojeve  e më tej  ndërtohen me fjali të varura  përcaktore dalluese, shtesore, ftilluese (8), kryefjalore, kundrinore, lejore, qëllimore etj.      Të rralla janë fjalitë  ku mungon  gjymtyra  kryesore, kallëzues. Po të rralla  janë edhe periudhat që fillojnë me një fjali të varur. Fjalitë e thjeshta janë të vogla  në numër (2):  Pasi nuk mbetej më as ndonjë shpresë për ta shpëtuar Shqipërinë me armë, e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia. Këtë mendim e këtë qëllim vuri përpara Ismail Qemal Beu, mendim e qëllim të cilët u pranuan me simpati nga të gjithë qeveritë e mëdha e sidomos nga Austria e nga Italia.”[11]

 

Edhe në tekstet e shjelluara ndeshen shumë gjymtyrë homogjene  për shkak të enumeracioneve. Gjymtyrët kryesore dhe të dyta, përcaktor, kundrinor, rrethanor dalin edhe si gjymtyrë homogjene:

Shqipëria  me sot  të bëhet më vehte , e lirë  e e mosvarme, kanë harruar kurrë as gjuhën, as kombësinë e tyre, mendim e qëllim, të mendoheshin e të përkujdeseshin, për të ruajtur të drejtat dhe zakonet e veta, vëllezërit e tyre të një kombi e një feje, në luftë më fort se si ushtarë, si të zotët e vendit, këtë mendim e këtë qëllim.

Lidhja e veprimit  me diçka tjetër me ndonjë kushtëzim sjell që rrethanorët të priren, të ngjishen  në fillim të periudhës si: kohët e fundit, në këtë kohë, më vonë etj.

Po për shkak të lidhjes  me veprimin ngjishen në krye të periudhave kundrinorët:

me këtë qëllim, këtë mendim e këtë qëllim, pas Ismail Qemal Beut, Ministrit të Punëve te Jashtme, pas fjalëve  etj. 

Në të gjithë tekstin  vihet re  vendosja e kundrinave  pas kallzuesit, kur folja  është në diatezën veprore. Në qoftë se  folja është në diatezën pësore  vendin pas saj e zë kryefjala: u dërguan delegatë, të bëhet Shqipëria më vete, të zgjidhet një Pleqësi, të dërgohet një komision, u hap Kuvendi Kombëtar, u vendos  shpallja e Pavarësisë, u ngrit flamuri.

Synimi duket qartë edhe në sintaksë në bashkëpërkimin  e mbiemrave me emrat  sipas gjinisë dhe rasës, në ndërtimin  e njësive më të mëdha.

Tendenca mishërohet edhe në ndërtimit të sintagmave  më të mëdha se fjala : Shqiptarët, besnikë, te Mbretëria Osmane, kanë harruar kurrë, kanë harruar as gjuhën, as kombësinë e tyre, prova më e mirë, janë përpjekjet dhe kryengritjet, janë përpjekjet,  janë kryengritjet, që kanë bërë, kanë bërë herë pas here, në këto katër vitet, në këto  vitet e fundit, për të ruajtur të drejtat vitet e fundit, për të ruajtur të drejtat, për të ruajtur zakonet, zakonet e veta, nuk e vështroi kurrë, interesin e saj, nuk e vështroi kurrë interesin e saj.

Nuk deshi kurrë, t’ua shpërblejë me të mirë, t’ua shpërblejë shqiptarëve, shërbimet e mëdha, që i bëjnë, i bëjnë, kohët e fundit, dëfteu ndopak, dëfteu  dëshirën, të merrej vesh,  me kombin tonë, kënaqte shqiptarët, vullnetin e mirë, masat e nevojshme, të gjitha masat, mori të gjitha masat etj.

 Ndërtohen rregullisht në gjuhën shqipe si modele me prirje të plotë  edhe me strukturën emër+ mbiemër   ose emër + përemër që pasohen prapavendosjen mbiemrit ose të përemrit: qëllimin e parë, zotnia e tij, marrëveshjet e tij, ato mbretëri të mëdha, interesa më të gjalla, qeveritë e mëdha, qeveri të përkohshme, çështjen shqiptare, rrezikun e madh, pavarësinë politike, qeveri të përkohshme, popullit shqiptar, truallin kombëtar, ushtrive serbe, shteteve aleate, jetës politike të kombit shqiptar, qëllim të vetëm, shtetet ballkanike, bota e qytetëruar, sy të mirë, qenien e tij kombëtare etj. Takohen edhe  ndonjëherë  me paravendosje të mbiemrit me funksion të veçantë stilistikor: e vetmja udhë, i vetmi mjet etj.

Zakonisht përveç fjalës përcaktuese mbiemër, ose përemër  përdoren gjerë edhe fjalë përcaktuese  me emër  në rasa të tjera e sidomos në gjinore. Por nevoja për të  emërtuar llojet e  veprimtarive ka sjellë togje me emër përcaktues me një emër në rrjedhore pa parafjalë, kur do të duhej emër në rasën gjinore: një element ekuilibri,  i vetmi mjet shpëtimi.

 

Një pjesë e këtyre formimeve  edhe  për kohën kur shkruajmë   ndikohej nga publicistika, prandaj mjaft stilema të tyre së bashku me veçoritë që mbartin  depërtojnë edhe në tekstet e kësaj fushe.

Megjithatë  dallohen leksiku i kësaj fushe  me tri shtresat kryesore: leksiku i përgjithshëm  letrar, leksiku terminologjik dhe leksiku i emërtesës.

Tek të tria këto shtresa vihet re  tendenca e pasurimit të këtij leksiku nëpërmjet formimit të fjalëve, krijimi i togfjalëshave, sintagmave  me lidhje  specifike dhe krijimi i emërtimeve togfjalëshorë së bashku me disa zhvendosje  të kuptimeve.

Fjalët dhe togjet e emërtesës shpesh përdoren në pozicion të pavarur si gjymtyrë të veçuara : të kanosur me shfarosje prej ushtrive serbe, të shkelur prej ushtrive të shteteve aleate, e përbërë prej delegatësh nga të gjitha viset e Shqipërisë, të mbledhur sot në qytetin e Vlorës.

 

Grupime fjalësh, togfjalësha të rëndësishëm për këtë te stili mund të vështrohen  edhe sipas pjesëve të shjellimit : për fillimin,  për paraqitjen,  për të saktësuar, kufizuar zgjeruar idenë e duke kaluar tek diçka tjetër: janë të bindur se, tashti sa proklamoi, për t’u dalë zot të drejtave të qënies së popullit shqiptar, duke i njoftuar, çfarë u bë, duke mos ndjekur veçse një qëllim të vetëm, ashtu dhe gjithë bota e qytetëruar, pas fjalëve  që, me sot,  pas fjalëve  që, me sot etj.

Fjalët e shqipes të zgjedhura tek të 4 tekstet  janë nga të gjitha  pjesët e ligjëratës dhe përbëhen  në radhë të parë nga njësi të fondit themelor të leksikut  të përgjthshëm letrar duke e ndërthurur me terma  specifikë dhe leksik të emërtesës  të këtij stili.

Qartësia  e mrehtësia e fjalëve në të 4 tekstet përforcohen nga përpjekjet dorëmbara për normëzimin e  shqipes së shkruar  në  këto dokumente e për ta ngritur në shkallën  e një varianti gjuhësor të përpunuar nga ana letrare  duke zbatuar edhe në drejtshkrim një  normë e caktuar. Kjo vihet re në fushën e morfologjisë:  trajtat e njëjësit  e të shumësit të emrave, të mbiemrave e të përemrave, trajtat foljore etj, ndërtohen rregullisht sipas tipave strukturorë të shqipes. Tekstet  e këtyre dokumenteve tregojnë qartë se struktura morfologjike e shqipes edhe për këtë stil hartohet  shumë mirë, e cila pasqyrohet edhe gjatë zbatimit  të programeve të gjuhësisë informatike.

Pjesët e ligjëratës  të zgjedhura për ndërtimin e teksteve  kanë denduri  si më poshtë. Denduria e fjalës në mbledhjen  e Kuvendit Kombëtar në Vlorë,

Denduria e fjalës në mbledhjen  e Kuvendit Kombëtar në Vlorë, i cili u hap më 28 Nëntor 1912, ora 4

 

 

44 e

38 të

25 ,

14 .

10 për

10 më

9 që

8 u

8 nuk

8 me

7 në

6 dhe

5 një

5 nga

5 këtë

4 tyre

4 tij

4 qëllim

4 mëdha

4 –

3 vesh

3 vajti

3 shqiptarët

3 Shqipërisë etj.

 

Denduria e fjalës tek telegrami dërguar fuqive të mëdha të kohës

23 të

18 ,

7 e

6 dhe

5 .

4 me

3 prej

3 një

3 nga

3 në

3 duke

2 ushtrive

2 t’u

2 shqiptar

2 Shqipërisë

2 se

2 politike, etj.

 

Denduria e fjalës tek mesazhi drejtuar popullit

 

5 ,

4 e

4 .

3 u

2 të

2 që

1 vetmi

1 vendos

1 vendit

1 Sot

1 siguroni

1 shpëtimi

1 shpallja

1 shpalleni

1 së

1 Qeverisë etj.

 

Denduria e formave gramatikore të fjalëve tek këto dokumente

“ Shqiptarët ,

Shqiptarët , ndonëse

, ndonëse besnikë

ndonëse besnikë kurdoherë

besnikë kurdoherë te

kurdoherë te Mbretëria

te Mbretëria Osmane

Mbretëria Osmane ,

Osmane , nuk

, nuk e

nuk e kanë

e kanë harruar

kanë harruar kurrë

harruar kurrë as

kurrë as gjuhën, etj.

 

Lidhja e fjalëve, kombinimi në tekstet e marra në shqyrtim:

 

1              zotnia e tij Ismail Qemali beu , pasi u mor

1              – zotnia e tij Ismail Qemali beu , pasi u

1              , – zotnia e tij Ismail Qemali beu , pasi

1              zotët e vendit për të shpëtuar veten e tyre ,

1              zotëria e tij ftoi të gjithë shqiptarët të mblidheshin në

1              – zotëria e tij ftoi të gjithë shqiptarët të mblidheshin

1              , – zotëria e tij ftoi të gjithë shqiptarët të

1              zgjidhet një Pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë ,

1              zakonet e veta . Qeveria osmane nuk e vështroi kurrë

1              vuri të gjithë vullnetin e mirë dhe nuk mori të

1              vuri përpara Ismail Qemai Beu , mendim e qëllim të

1              vullnetin e mirë dhe nuk mori të gjitha masat e

1              vrapuan të merrnin masat që koha u kërkonte . Me

1              , vrapuan të merrnin masat që koha u kërkonte .

1              vonë Mbretëritë e Ballkanit e harruan qëllimin e parë dhe

1              Vlorë e sot është i gëzuar që thirrja e tij

1              Vjenë , ku nisi marrëveshjet e tij me ato mbretëri  etj.[12]

 

Pra, fjalët “të gjithë”, “këtë qëllim” (të përdoruara bashkë) … kanë përdorim të madh, sepse  “të gjithë” tregon, thekson”unitetin”, ndërsa “këtë, qëllim” tregon, thekson, forcon
me  referencë”këtë” qëllimin…e shpalljes së Pavarësisë.

 

Në tekstin e parë (D-Freq_caseSens.utf8), fjala qëllim(4) e përdorur shumë , pasi ajo hyn në radhën e fjalëve funksionale(nyjave lidhëzave,parafjalëve…) përdoret më shumë se fjala “Shqipëria(vetëm 1).Ose në rast tjetër.  Trajta “Shqipërisë”(3)përdoret tri herë më shumë së trajtat”Shqipërinë” dhe “ Shqipëria”. Ndërsa trajtat “shiptarëve , shqiptarët, shqiptare, shqiptar “ janë të përdorura nga një herë.Sasinë e fjalëve për 4 dokumentet e paraqitim në mënyrë grafike.

 

Fjalët e Ismail.Qemalit para 83 delegatëve nga e gjithë Shqipëria , 426 fjalë

Akti i shpalljes Pavarësisë                                                                 51 fjalë

Dokumenti i parë (mesazhi) si qeveri që u drejtohet  popullit, nënprefekturave  dhe krahinave                                                                                49 fjalë

Akti diplomatik ( telegrami)  drejtuar fuqive të mëdha europiane     188 fjalë                                                                                               

 

Nga ky leksik mund të veçojmë  termat , leksikun  i emërtesës sipas dokumenteve:

Kuvendi Kombëtar i Vlorës,  Mbretëria Osmane, Qeveria Osmane, ushtria e Turqisë, mbretëritë e Ballkanit, shqiptarët e Bukureshtit, Vjenë, Austria , Italia, Vlorë, Shqipëria më vete,  qeveri të përkohshme, komision në Evropë, Mbretërive të Mëdha, qeveritë e mëdha, Pleqësi për ndihmë e kontroll,  çështjen shqiptare, kombi shqiptar, marrëveshjet, delegatë,  gjuhë,  kombësi, të drejta, kryengritjet, procesverbali.

 

Z.Kryetar, delegatët, Shqipëria më vehte , e lirë   e mosvarme

 

Kuvendi Kombëtar, shpallja e Pavarësisë, Kryesia e Qeverisë së Përkohshme, nënprefektura, krahina.

Ministrit të Punëve te Jashtme, Romë, Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Petrograd, Asambleja kombëtare, pavarësinë politike të Shqipërisë, qeveri të përkohshme, të drejtave të qënies së popullit shqiptar, ushtrive serbe, ushtrive të shteteve aleate,  truallin kombëtar, familjen e popujve të Evropës lindore, kombit shqiptar, Shkëlqesisë suaj.

 

Krahas krijimit  të  leksikut të emërtesës përdoret me sukses edhe formimi i fjalëve të reja. Kryesisht do të ndalemi tek disa mjete fjalëformuese tek parashtesat: mos, pa dhe prapashtesa m(ë) të përdorura  në formime të reja. Argumenteve të mëposhtme  për këto parashtesa e prapashtesa të cilësuara nga A.Xhuvani dhe E.Çabej për shtrirjen gjeografike, për autorët që e kanë përdorur, në gegërisht, e Himarë, tek arbëreshët e Italisë; si mjete  fjalëformuese të mbarë shqipes, të cilat kishin zënë vend në fjalorët e botuara në atë kohë. Rreshtave të cituar mund t’u shtojmë se janë përdorur me mjaft sukses edhe në dokumentet  që u shkruan pasditen e 28 Nëntorit për Shpalljen e Pavarësisë 1912.

-Mos     e mosvarme[13]

Kjo parashtesë e cila ka kuptim privativ ashtu si edhe parashtresa pa-,  është e rrallë në gjuhën popullore. Si e tillë formon  ndonjë emër, si : mosmerë”përbindësh” në Gegërishten  Veriore ku ndërkaq ka kuptim intensiv. Më shpesh gjendet  nëpër të folmet e toskërishtes, në përemrin e pakufishëm (për) mosgjë e në  ndajfolje (si) moskurrë,(si)moskund (Himara); fjalët mosgjë ”asgjë” e mosnjëri ”asnjëri” përdoren rëndom  në të folmen e arbëreshve të Italisë te Variboba  gjejmë  dhe mosgjakun.

Në gjuhën e shkrimit kjo parashtresë është bërë produktive duke modifikuar disi funksionin e saj  në krahasim me atë të gjuhës popullore. Le të përmendim ndër të tjera: mosardhje, mosbesim, moskuptim, mosmirënjohje, mospërfillje, mosplotësim, mosrealizim , mossulmim. Sikundër shihet funksioni i saj këtu është të formojë emra duke konkuruar me parashtesën pa-. Një krahasim  i fjalorëve të sotëm  me fjalorë të vjetër, si p.sh., me Kristoforidhin a Bashkimin, na dëfton qartë  se të gjitha këto fjalë  janë neologjizma të sajuara në këta brezat e fundit. Ato kanë zënë vend në tërë sistemin e gjuhës.[14]

 

Pa- (Shpallja e Pavarësisë) [15]

Kjo parashtesë gjendet në disa fjalë të gjuhës popullore, kurse në gjuhën e shkrimit është bërë produktive duke iu ngjitur  emrave, mbiemrave, ndajfoljeve.

Ndërsa në të gjitha këto fjalë –pa– ka kuptim privativ ose kuptim antonimi, te pathellim’thellësi e pafund, humnerë” ka kuptim intensiv.

Sa produktiv  është bërë ky element  morfologjik tregojnë këta shembuj:

Emra: paaftësi, padrejtësi, pamundësi, pasiguri, pandëgjesë, padijë,paskajore, paturpësi, pavarësi.

Mbiemra  e pjesore:, i paaftë, i pabindur, i pacaktuar, i paditur, i pashquar,  i patëkeq, i patrembur,  i pavarur, etj. Ndajfolje: paanësisht, pavarësisht etj.

Sa për etimologjinë e parashtesës- pa– kjo lidhet sanskrit,apa, lat.-po në positus etj.[16]

 

m(ë)  (e mosvarme)[17]

Me këtë parapashtesë formohen emra mashkullorë e femërorë ose abstraktë dhe emra veprimi prej emrash e foljesh, edhe mbiemra prej emrash dhe mbiemrash foljesh e ndajfoljesh.

Mbiemra prej  temës së përgjithshme  të një foljeje a prej pjesores, p.sh.:i patreguarm (patreguar), i veçëtuarm(veçëtuar)…në femërore këta mbiemra mbarojnë me –me, si: e këtejme, e veçëtuarme, e mosvarme etj. Është e përdorur te Buzuku,  tek e folura e arberëshëve, në Polis të Elbasanit. E gjejmë të përmendur nga autorë si Leake, Kristoforidhi,Kamarda,  Dozon, Meyer, N.Frashëri,Tagliavini etj.

Kjo prapashtesë, sikundër e pa së pari F. Boppi, N. Jokli, është autoktone në  gjuhën shqipe dhe është refleks i parapshtesës indoeuropiane-mo,  qoftë  me funksion nomial, qoftë me funksion participor sikundër e gjejmë edhe në sankritisht.[18]

Mbiemri “ e mosvarme” , është një fjalë e re  që  duhet të zërë vend  si formim, por edhe si fjalë , si sinonim,  në fjalorët  që do të hartohen. Duhet të zërë vend  si fjalë e dokumentuar në Aktin e parë të shtetit shqiptar, e formuar me   brumin e shqipes,  nyje + parashtesë + fjalë rrënjore var + parashtesën  m , e–  formant trajtëformues për mbiemrat e gjinisë femërore.

 

Krahas përdorimit me sukses i  leksikut të emërtesës, leksikut terminologjik, përdoret në harmoni të plotë  me këto dy shtresa  edhe shtresa e tretë  që zë  numrin më të madh të fjalëve,  leksiku i përgjithshëm letrar. Të gjitha fjalët e përdorura në këto dokumente ruhen dhe përdoren edhe sot pas 100 vjetësh. Është zgjedhur ai leksik që lidhej me psikologjinë popullore, me ndjenjat e delegatëve, me botëkuptimin e shqiptarëve. Secilit dëgjues, delegatë, marrës i mesazhit  nëpër krahina  nuk i lind nevoja të kërkojë  shpjegim  të kuptimit të fjalëve, pasi tekstet e ndërtuar me këto fjalë janë   shumë të qarta e të kuptueshme  dhe i japin  fuqi të madhe shprehëse e ndikuese  te popullsia shqiptare.

Fjalët “të gjithë”, “këtë qëllim” (të përdoruara bashkë) … kanë përdorim të madh, sepse  “të gjithë” tregon, thekson”unitetin”, ndërsa “këtë, qëllim” tregon, thekson, forcon
me  referencë”këtë” qëllimin…e shpalljes së Pavarësisë.

 

Arsyeja kryesore e ndërtimit  të 4 teksteve  edhe për shtresën e leksikut të përgjithshëm letrar si edhe për dy shtresat e tjera është mëshimi, pasqyrimi  i politikës gjuhësore , i thelbit të saj   që të nxirreshin nga gjuha letrare shqipe fjalët që ndiheshin si të huaja, sidomos turqizmat, greqizmat e sllavizmat dhe në vend të tyre të përdoreshin fjalë shqipe nga gjuha e gjallë popullore, ose të krijoheshin fjalë të reja nga vetë brumi  shqipes. Kjo kërkesë zinte një vend të dukshëm në politikën gjuhësore dhe në veprimtarinë letrare e shkencore të rilindësve tanë dhe është pasqyruar  me shumë sukses në këto dokumente. Nuk mund të flitet për purizëm gjuhësor atë mbasdite të madhe siç është shprehur ndonjë gjuhëtar për këtë politikë gjuhësore  të zbatuar.

Politika gjuhësore, veprimtaritë  letrare dhe shkencore të rilindasve  pasqyroheshin në këto dokumente. U shkruan  t’i jepej fund këtij dualizmit gjuhësor dhe Shqipëria të kishte si gjuhë zyrtare kombëtare vetëm shqipen, gjuhën e lashtë amtare të shqiptarëve, “ letrarishte  të gjithë Shqipërisë”.

Ky konceptim  mbetet modern  jo vetëm  për kohën  kur u zbatua para 100 vjetësh,  por e  ruan edhe sot  zbatimin  e mënjanimin e politikës gjuhësore policentriste që vihet re në shkrimet e disa gjuhëtarëve. Me këto dokumente të shkruara  një shekull më parë nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi   ngritëm flamurin e  “ letrarishtes  së gjithë Shqipërisë[19]..

 

 



[1]. Shkrimi është pjesë e studimit të gjerë për të argumentuar politikën gjuhësore në shekullin që lamë pas dhe fillimin e mijëvjeçarit të ri në tre stilet e gjuhës, duke realizuar hulumtime krahasuese filologjike.

 

[2] Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Ismail Qemali

(Album)

Përgatitur nga:

Prof.Kristo Frashëri

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.71,73,78,79.

 

[3]. Frashëri,S. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë. Vepra II,1988, f. 42.

[4]. Për E. Haugenin ky stad është një procedurë e veçantë, të cilën ai e quan elaborim (elaboration), shih E. Haugen, Language Planning, Theory and Practice, art. cit., f. 702-707.

 

[5] Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Ismail Qemali

(Album)

Përgatitur nga:

Prof.Kristo Frashëri

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,Tiranë, 2012.

Po në këtë album autori  shkruan se Akti i Shpalljes  së  Pavarësisë së Shqipërisë nga Kuvendi i Vlorës u shpall si tekst(pa fax-si mile), në gazetën “Përlindj e Shqipniës” në janar 1913. Ajo u ribotua përsëri si tekst nga Lef Nosi në “Dokumente  historike për t’i shërbye historiës  tonë kombëtare” nr.4, Elbasan  qershor 1924 , f.119-122.

Fraza shqip  që përmnban Akti i Pavarësisë është shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit. Kjo vërtetohet nga ngjashmëria  e dorëshkrimeve  në orgjinal i epistolarit të Luigj Gurakuqit dhe i dorëshkrimeve  të tjera  që ruhen  në Arkivin  Qëndror Shetëror të Tiranës. f.72.

[6] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.73.

 

[7] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.78.

 

[8] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.79.

 

[9] Lloshi,Xh. Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. Tiranë, 2004,f.214.

 

 

[10] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.79.

 

[11] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

 

[12]. Materialet e realizuara me programet e gjuhësisë  informatike  janë paraqitur pjesërisht  duke shënuar “ etj.” , për të mos kaluar përmasat e një artikulli.

[13] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.73.

 

[14] Xhuvani,A.; Çabej,E. Parashtesat e gjuhës shqipe, në Aleksandër Xhuvani, V.I.Tiranë, 1980. f.386-387.

17. Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.78.

 

 

[16] Xhuvani,A.; Çabej,E. Parashtesat e gjuhës shqipe, në Aleksandër Xhuvani, V.I.Tiranë, 1980. f.393-394.

[17] Frashëri,K. Ismail Qemali (Album)

Botohet me rastin e 100-vjetorit  të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 2012.f.73.

 

[18] Xhuvani,A.; Çabej,E. Parashtesat e gjuhës shqipe, në Aleksandër Xhuvani, V.I.Tiranë, 1980. f.516.

[19]. Frashëri,S. Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë. Vepra II,1988, f. 42.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *