Një kordinim i frikshëm i Serbisë përmes ish presidentit Tadiç, i Greqisë përmes Papandreut dhe Internacionales Socialiste, duke angazhuar renegatë shqiptarë si argatë të dreçit të tipit Rexhep Qose, me qëllimin e vetëm final rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti dhe instalimin në pushtet në Shqipëri të socialistëve shqiptarë.
Shkaku i vërtetë është që të mos lejohet Shqipëria të ecë përpara, të mos bëhet ajo faktor qendror në rajon dhe të mos ngjallë shqiptarinë në rajon, të mos mundet askush nga shqiptarët të mendojë dhe ëndërrojë bashkimin kombëtar për të cilin punon Sali Berisha dhe nuk e përllom me fjalë.
Sinjalet u dhanë që në festimet e 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Përveç grekëve dhe maqedonasve, më me vrull kundër nacionalizmit të shëndetshëm shqiptar u hodh kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, të cilit, siç po del këto ditë, serbët dhe grekët i kanë premtuar si këmbim se e sjellin në pushtet në Shqipëri kundër Sali Berishës, i cili në gjithë projektin e tij politik afatgjatë ka punuar për bashkimin kombëtar. Dhe puna më e vështirë që ai e kreu me sukses në shërbim të bashkimit kombëtar ishte ndertimi i Udhës së Kombit që e bashkoi fizikisht kombin shqiptar, Shqipërinë me Kosovën, projekt kombëtar që u kundërshtua fort nga Edi Rama dhe një çetë e tij.
Për Tadiçin nuk kam dilemë se ai e din dhe njeh mirë historinë e krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë nga Miladin Popovici, Dushan Mugosha dhe serbë të tjerë nën këshillimin e Titos. Dhe atij, si nacionalist serb, i intereson më së shumti që pasuesit e partisë së Enver Hoxhës të jenë në pushtet në Shqiëpri.
Për shokun Rexhep Qose nuk kam dilemë se ai me ndërgjegje i shërben projektit të Tadiçit dhe internacionales socialiste që të rrëzojë nga pushteti Sali Berishën i cili është problematik për Serbinë e Greqinë sepse kërkon dhe punon për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në trojet e tyre dhe si figurë shqiptare len nën hije Qosen, I cili urren Berishën dhe Kadarenë, të cilët ia zënë diellin.
Për Edi Ramën druaj të them se është në shërbim të serbëve e grekëve, por lakmia për pushtetin e bën të verbër.
Për socialistët e ndershëm shqiptarë, patriotë, atdhetarë, nacionalistë nuk dyshoj se s’janë kundër Serbisë e Greqisë, por tronditem si nuk kuptojnë e mendojnë se nuk bëhet fjalë për të ardhë në pushtet PS apo Edi Rama, por bëhet fjalë dhe synohet të rrëzohet Berisha.
Edi Rama e din më mirë se unë se Berisha është lider rreth të cilit bashkohen shqiptarët e rajonit më shumë se sa u bashkohen gjithë liderve të tjerë shqiptarë të marrë së bashku.
Por për hir të asaj që të bëhet kryeministër, Edi Rama bëri gabim të madh, vetvrasje politike në Shkodër, duke marrë zvarrë edhe Ilir Metën, në sy të Tadiçit dhe të gjithë opinionit. Rama u bekua nga Tadiçi për pushtet. Mungonte kryeprifti serb aty.
Edi Rama mund të bëhet dhe do të bëhet një ditë kryeministër, por jo shqiptar i madh, jo patriot. Sepse çdo ditë, unë dhe çdo shqiptar, nuk do të mund të harrojmë se Edi Ramën e solli në pushtet dhe e bëri kryeministër Serbia dhe Tadiçi, Papandreu dhe Greqia dhe Internacionalja Socialiste, duke përdorë edhe politikanin Rexhep Qose, i cili urdhërohet nga Serbia të luftojë e vrasë Sali Berishën.