Federata PanShqiptare VATRA mbajti Kuvendin e saj në Nju Jork – Kryetar i ri u zgjodhë Dr Gjon Buçaj

Raport special nga Beqir SINA

VATRA: “Një jetë të tërë, në shërbim të Kombit”!

YONKERS NEW YORK : Hapja e Kuvendit të Fderatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, u bë nëpërmjet një përshëndetje të posaçme të derguar nga Kryetari i Nderit, i kësaj shoqate shqiptare, fatlume, zoti Agim Karagjozi, i cili, është tërhequr për asrye të forta shëndetësore. Zoti Agim Karagjozi, gjithashtu është shpall kryetar nderi i përjetshëm i Vatrës, titull, që deri tani i është dhënë vetëm të ndjerit Anthony Athanas.

Në këtë Kuvend, morën pjesë dhjetra delegatë, dhe mysafirë të nderuar dashamirë të Vatrës, nga Nju Jorku, dhe zona e “Tri Shteteve”, Detrioiti, Uashingtoni, Florida, Bostoni e të tjerë. Kuvend i 27 prill 2013, në Yonkers New York, u mbajt 20 vjetë mbasi inxhinier Agim Karagjozi u zgjodhë kryetar, detyrë të cilën e kreu me një vullnet dhe përkushtim të pashoqë, deri në dorëheqje.

Mbas zgjedhjes së Komisionit prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve, Kryetari i Kuvendit të Vatrës, u votua zoti Asllan Bushati, sekretar u zgjodhën Mondi Rakaj dhe Naze Veliu, të cilët ndoqën dhe procedurën e këtij Kuvendi në bazë të Kanunores së shoqatës VATRA.

Më pasë u kënduan Hymnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili, lujtur në firsamonik nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni. Kurse, udhëheqësi i këtij Kuvendi, kryetari i saj, zoti Aslan Bushati, kërkojë që me një minutë heshtje të pranishmit të nderonin të gjithë të rënët e Kombit amerikan dhe të Shqipërisë.

Ministri i Diasporës së Kosovës, zoti Ibrahim Makolli, duke i uruar punë të mbarë këtij Kuvendi, tha se Vatra ishte adresa e vetme që u drejtuan shqiptarët, prej kolonive të para dhe ishte institucioni i vetëm shqiptarë në botë që mbajti gjallë frymën kombëtare., Sot ne kemi nderin të kujtojmë të gjithë atat Vatranë, veprimtarë dhe aktivistë të çështjes tonë kombëtare, që nuk janë më në mesin tonë. Të kujtojmë, dy kolosët e Vatrës, Nolin e Konicën, të cilët më mirë se secili tjetër shqiptarë, e jetësuan thënjën në praktikë të rilindasve tanë, “Një jetë të tërë në shërbim të Kombit”.

“Vatra dhe vatranët e vunë një jetë në shërbim të kombit, theksoi në fjalën e tij ministri Makolli dhe prandaj ne sot duke iu faleminderuar gjithë këtij kontributi të madh, kemi shënuar 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptarë, dhe kemi shënuar gjithashtu edhe 14- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 5 vjetorin e pavarësisë së saj.

Në fund zoti Makolli ka shtuar se Vatra paraqet një pjesë të realizmit të idealit të vatranëve, të atyre të cilëve asnjëherë nuk pushuan në drejtim të realizmit të idealit të tyre kombëtar, rilindasëve tanë dhe Lidhjes Shqiptare të Prizerenit – me lejtmotivin e tyre: ” Një Komb dhe një Qëndrim”.

Asambleisti i parë dhe i vetëm shqiptarë në Amerikë, zoti Mark Gjonaj, duke përshëndetur Kuvendin e Vatrës, urojë që Vatra të punojë mbas këtyre 100 vjetëve edhe për një jetëgjatësi tjetër 100 vjeçare.

“Unë, tha zoti Gjonaj si shqiptarë dhe si një Vatran i mirë, e kam përkrahur dhe do të përkrah Vatarën për rolin dhe kontributin e saj, në vite për çështjen tonë kombëtare, dhe kërkojë nga ju të gjithë vatranët që së bashku me ne të mendojmë seriozisht për të ardhmen e Vatrës, për vazhduar veprën e atyre burrave dhe grave që u dedikuan gjatë gjithë kësa kohe për Kombin tonë”.

“Vatra me vite të tëra u shëndërrua me të vërtet në një “Vatër zjarri” u shpreh në fjalën përshëndetëse, Ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, atë të përpjekjeve të mëdha dhe të parreshtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që bënë shqiptarët, prej themelimit të saj. Ajo, u gjend në ditët më të vështira për kombin tonë, atëhere kur mungonte shteti shqiptarë, dhe udheheqësit e parë të saj Noli, Konica, Peci, Koçi, Vasili, Çerkezi, e shumë të tjerë, i prinë çështjes tonë, në SHBA”

Ambasdori Sejdiu, vuri në pah se Vatra qëndron sot si simbol i përpjekjeve të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’i dalë zot shqiptarëve në trojet e tyre dhe atdheun e tyre. Për më tepër, tha ai, Vatra, vazhdon të mbetet një shtyllë, që ka edhe një simbolik të veçantë, përsa i përket përpjekjeve të shqiptarëve të Amerikës, për t’i ruajtur vlerat e traditat tona kombëtare në diasporë.

” Duke shfrytëzuar rastin, tha Sejdiu, i bëjë thirrje Vatrës, dhe nëpërmjet saj në këtë Kuvend edhe organizatave të tjera, në SHBA, që veprimtarinë e tyre, le t’a përqendrojnë tash e tutje, tek brezat e ri, shqiptaro – amerikanët e rinjë, ata që bartin tek këta virtytet dhe vlerat tona kombëtare, ata që bartin edhe atë përkrhajen e madhe, që i erdhi kombit shqiptarë, në ditët më të vështira nga përtej Atlantikut, dhe këndej – qoftë nga shqiptaro amerikanët, edhe nga SHBA, nga ky vend i madh dhe mik i madh i Kosovës dhe Shqipërisë, ” ka përfundur fjalën e tij – përshëndetëse ambasadori Bekim Sjediu, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Kuvendin e Vatrës e përshëndeti edhe Konsulli i Përgjithëshëm i Shqipërisë në Nju Jork, zoti Dritan Mishto, i cili tha se “Ato thinjat e juaja mbi kokë, janë energjia dhe puna e madhe që keni bërë ju dhe të gjithë vatranët prej themelimit të saj – I dëshirojë punë të mbarë këtij Kuvendi të madh dhe suksese në të ardhmen, tha zoti Mishto.

Zoti Hafiz Shala, një veprimtari i njohur, dhe anëtari i Bordit të Drejtorëve të Lidhejs Qytetare Shqiptaro Amerikane -LQSHA, e quajti përvilegj dhe nder, që ai po e përshëndetëte në këtë Kuvend të shoqatës Vatra, në emër të LQSHA, lobit të parë shqiptarë në Amerikë, dhe të vetëmit dedikuar çështjes kombëtare dhe presidentit të saj Joe Dioguardit, si u shpreh ai.

Zoti Idriz Lamaj lexoi një mesazh nga z. Mal Berisha, Anëtar Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër, autor i botimit mbi jetën dhe veprën e Amerikanit “Charles Telford Erickson, mik i madh i shqiptarëve”. Kuvendin e Vatrës e përshëndeti gjithashtu edhe nga Shoqata Kombi në Massachusetts, zoti Artu Vrekaj, iniciatori për krijimin e degës së Vatrës në këtë shtet.

Kuvendin e Shoqatës PanShqiptare të Amerikës, VATRA, e përshëndeti edhe Mayori i Qarkut të Yonkersit, zoti Mike Spano, dhe asambleistia e Nju Jorkut, Shelley Mayer, dhe miku i madh i shqiptarëve në kongresin Amerikan, Eliot Engël.

Seanca e parë e Kuvendit të Vatrës, vazhdoi punën e saj me leximi i mesazheve përshëndetëse: Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack( u lexua në mungesë), Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens, NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markolaj; Dega Neëburgh, NY, dr Nexhat Kalici.

Më pasë u lexua raporti i kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj

Një Raport mbi gjëndjen financiare u mbajtë nga Arkëtari i deritanishëm, z. Deni Blloshmi ndërsa Raporti i tjetër i përgjithëshëm, u mbajt nga Kryetari i Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici. Kurse, Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foundation” u mbajt nga z. Mithat Gashi dhe Raporti i i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca, mbylli punën e Seancës së parë.

Seanca e dytë:

Me shpalljen e dy kandidaturave, atë të kryetarit të dorëhequr, dr Gjon Buçaj, dhe oponetit të tij – Nick Markolaj, kryetar i degës së Westcheterit, u shpalosën pikpamjet e tyre për Vatrën, dhe u folë gjerësiht për të ardhmen e Vatrës, në kushtet e një zhvillimi dhe përparimit të saj bashkëkohor, me qëllim që Vatra të forcohet edhe me shumë, duke ia besuar të ardhmen e saj, brezit të ri, të shkolluar dhe edukuar në SHBA, intensifikimin e përpjekjeve për gjallërimin e aktivitetit të Federatës më të vjetër të shqiptarëve në diasporë.,

Rradhët e Vatrës u tha në Kuvend, duhet të mbushen me të rinjët shqiptarë në Amerikë, që duke ndjekur rrugën e vatranëve, të vjetër, të cilët duhet të jenë në krye të saj dhe flakadani i Vatrës 100 vjeçare. kësaj shoqate që lindi pak më parë se pavarësia e Shqipërisë.

Kreu i Vatranëve në veri të Nju Jorkut, zoti Markola, bëri një prezantim jashtëzakonisht të shkëlqyer për projektin e tij, për të ardhëmen e Vatrës, me titull “Vatra nesër – VATRA Tomorrow ” nëpërmjet një video projeksioni, interesat, duke marrë me vete një respekt dhe mirënjohje të thellë nga të gjithë delegatët e Kuvendit, por, edhe nga vetë kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili e përgëzojë Markolën, për idetë e tija për të ardhmen e Vatrës.

Markola, tha se “në rrethanat e reja, ku kërkohet një ritëm i ri pune në përshtatje me kohën tekonologjinë dhe mënyrën e re të organizmit, për ta gjallëruar Federatën Panshqiptare “Vatra”, pikësë pari duhet për të shtuar me anëtarë të rinj dhe për të ngritur edhe më shumë degë nëpër shtete të Amerikës e Kanada, rritur anë finanaciere dhe duhet futur një frymë e re”, tha Markola.

Më pasë u kalua në diskutimet e kryetarëve të degëve dhe anëtarve të Vatrës, të cilët dhanë dhe disa propozime per ndryshimet në Kanunoren e Vatrës.

Në seancën e dytë të këtij Kuvendi nisi proceduar për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili u propozua vetë-kandidim. Me “tërheqjen” në momentin e fundit të votimit, nga Nick Markola, Dr Gjon Buçaj, u shpall Kryetari i ardhëshëm i Federatës PanShqiptare Vatra nga Kryetari i Kuvendit të Vatrës, zoti Asllan Bushati, në mes duratrokitjeve.

Me këtë rast Kuvendi i Vatrës, vlerësoi kontributin e dr. Gjon Buçaj, i cili realisht ka qenë një ndihmës i afërt i kryetarit Karagjozi, dhe ka kryer disa vite detyrën e nën/kryetarit të Vatrës, dhe është treguar i palodhur dhe i përkushtuar. Në këtë mynyrë Kuvendi i Vatrës, votoi unanimisht dr. Gjon Buçajn si kryetar të Vatrës, deri në Kuvendin e ardhshëm..

Kryetari i ri Dr. Gjon Bucaj, i cili është kryetari i parë në historinë e Vatrës, i besimit katolik, vuri në dukje “vlerën e lartë të urtësisë dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të zotit Agim Karagjozi, në udhëheqjen e Vatrës”, dhe falënderoi atë dhe të gjithë vatranët për besimin që i dhanë, duke e ngarkuar me drejtimin e Vatrës deri në Kuvendin e ardhshëm. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë e rëndë të kësaj detyre” shtoi ai, ” e pranoj duke u mbështetur në besimin e të gjithë Vatranëve se do të punojmë edhe më shumë së bashku “.

Për nder të mbylljes me sukses të punës së Kuvendit të Vatrës, në lokalin e bukur Lighthouse Restaurant – në City Island Avenue, Bronx, NY, u shtrua një darkë. Gjatë darkës u dhanë çmimet “AWARD OF MERIT” disa vatranëve, të dalluar për merita në 30 vitet e fundit.

Foto nga Beqir Sina:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *