Bruksel, zyrtare: Arrihet marrëveshja Kosove-Serbi

PRISHTINE-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar tekstin e marrëveshjes, e cila i është afruar nga shefja për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.
Këshilltari i kryeministrit Thaçi, Bekim Çollaku, tha se i mbetet palës serbe që gjatë orëve të ditës së sotme të vendose nëse do ta pranojë këtë marrëveshje, e cila do të çoj në normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja është arritur”, ka thënë Çollaku për Express e RTK.

Edhe Ministrja Vlora Çitaku ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes. “And the white smoke is out! Habemus pactum! Happy”, ka shkruar ajo në Twitter, që shqip perkthehet, “Doli tymi i bardhë, kemi marrëveshje. E lumtur”.

NATO?
Lajmet e fundit nga Brukseli thonë se në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë përveç Bashkimit Evropian do të nisin pergatitjet per aderimin edhe ne NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Anders Fogh Rasmussen do të takohet me të dyja delegacionet, atë të Prishtinës dhe të Beogradit.

Raportohet se delegacioni serb kërkon siguri nga Rasmussen, sidomos për prezencën e FSK-së në veri të Kosovës.

Takimi tek Sekretari Rasmusen vjen pasi tek marrëveshja e arritur, NATO do të këtë rol implementues. Kjo është edhe kërkesë e të dyja palëve, asaj serbe dhe asaj kosovare.

balkanweb.com / 19 Prill 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *