Lidhur me reagimet e botuara sot në disa portale shqiptare, e që kanë të bëjnë me atë që ka thënë Kim Mehmeti gjatë promovimit të librit të tij “Shkupi” në Prishtinë, Mehmeti thotë se askujt nuk ia ndalon që deklaratat e tij apo atë që ka shkruar ta interpretoj si t’ia dojë qejfi. “Unë them e shkruaj atë në çka besojë dhe ashtu siç mendoj, e ata le thonë atë që mendojnë dhe aq sa u pret rradakja” , pohon Mehmeti për portalin Telegrafi.
I pyetur se si do i komentojë deklaratat e disa opinionistëve kosovarë si dhe të Kancelarit të Ipeshkvit të Kosovës Kim Mehmeti thotë: “Që të mos harxhoj as unë kohë dhe që të mos u marr kohë as lexuesve tuaj, do ua japë një përgjigje të shkurtë që vlen për të dy këta zotërinj: Nuk debatoj me ata që lexojnë vetëm tituj nëpër portale informative e që bëjnë çmos të dalin nëpër media!”
Pastaj Kim Mehmeti shtonë se nuk debatonë as me ata që mbahen gjallë duke ia lexuar tjetrit mendimet, e jo atë që ai ka shkruar apo ka thënë! Nga kjo metodë diskualifikimi, shton Mehmeti, jam ngirë gjatë viteve të komunizmit, raporton Telegrafi!
“Pastaj në garën se cili religjion i ka më shumë hije shqiptarisë, unë nuk marr pjesë as si lojtar as si gjyqtar: le të maten mes veti në atë garë të gjithë “buzhallat e budallat” që ka shqiptaria, po pa mua si lojtarë në të! Unë ndjehem madhërishëm në shumëngjyrësinë religjioze të shqiptarisë. I qëndroj mbrapa çdo fjale që kam thënë apo rreshti që kam shkruar në cilindo artikull apo libër, por jo edhe titujve të gazetave apo portaleve që në emër të lexueshmërisë, apo të mbrojtjes së interesave partiake, janë të gatshëm të shkelin edhe mbi kufoma njerëzish. Pra, këta dy zotërinjtë le të mësohen të lexojnë libra e jo tituj portalesh, e pastaj le të komentojnë. Më në fund, nuk dua që në këtë moshë të tradhtojë parimin të cilit i kam qenë besnik që nga rinia: Atij që kupton, s’ke ç’ka i shpjegon, e atij që nuk merr vesh mos i shpjego asgjë, ngaqë ai i dinë të gjitha”, thotë Kim Mehmeti/
Almakos.com
Publikuar/modifikuar 25/03/2013 21:58:00
Duke ia fillu nga pamja mandej nga perberja. Qe ne pamje te pare Kim Mehmeti, dallohet prej ballkanasve e aq me teper prej shqiptareve nga ngjyra e lekures, ngjyra e syve dhe kocka e hundes (antropologjikisht) te duket si jevg arab. Vijme tek feja e tij: Ne fene islame , ne Kuran, asht i daluar cdo lloji arti, cdo lloji talenti, cdo lloji krijimi deri edhe me e thjeshta krejt, fotografia. Kim Mehmeti si musliman, e ka shkel kuranin jo vetem me kembe por edhe me b. Sepse e para del ne foto perdite, cka ne kuran fotoja asht e ndalueme. Shkruan libra. Cka ne islam ‘ denohet me zjarr cdo lloji libri pos Kuranit. Dalim tek ceshtja qe ai mbron, se islamizmi paska shpetu shqiptaret pa u asimilu ne serb. Ne fund te fundit dhe pike se pari, nuk ka si shpetohen prej asimilimit te asimiluemit. (ne turq). Se dyti, serbia kurre nuk e ka shemb nje xhami ne shkup as gjetke ku kane banuar shqiptar. Perkundrazi serbia ka shemb e ka djeg kisha, katolike shqiptare…. po kurre nje xhami nuk e ka shemb, vec ne i paste ndihmu. Serbia nuk e ka ndalu as nuk e ka sulmu kurre fene islame ne shkup e gjetke ku ka shqiptare, sepse xhamia dhe feja islame ka ba bash ate qe ka pase per qellim serbia. I ka deshqiptarizu shqiptaret, e ka dite se ne xhamite e shkupti besimtaret e atyshem nuk luteshin shqip por arabisht. Kjo i ka interesu e i ineterson vazhdimisht serbise, qe banoret e shkupit te mos flasin shqip…. e te mos thone se jane shqiptare. Krejt sulmet e serbise jane perqendru ne Kishat, ku lutjet behen shqip, ku gjuha shqipe mesohet e trashegohet. Serbia nuk i ka shpall asnje lufte religjioneve , por gjuhes shqipe, shkolles shqipe , rraces shqipe. Sherbim me te denje nuk mund ti baje Kim Mehmeti serbise me keto deklarata gjoja pro islame e puro antishqiptare. Une bahem kurioze te di kujt i asht shit Kimi? Serbise a djallit. Kujton Kim Mehmeti se ka fitu perjetesine me librat e tij , dhe tash shitet me mbush barkun per vitet qe i kane mbet. Ku ku ku.!!
Të lumtë për mendimin që ke dhënë
Kim Mehmeti duket sikur kerkon me e ba te lumtur skajshmerisht Serbine. E per ta lumturu serbine, nuk asht nevoja me i asimilu shqiptaret ne serb, por mjafton me i asimilu ne turq e ne cfare te duash, vec jo me i lane shqiptare. Kete kerkon Kim Mehmeti, qe ne mos serb, turq me i ba te tan shqiptaret, e te mos u mbese kund rrenje as fare. Kete kerkon edhe serbia, te mos u mbese kund rrenje as fare.
Hajde e merre vesh se cfare llogjike : une u bana turk per me mbet shqiptar. hahahahaha. Ti ishe shqiptar, s’kishe pse baheshe turk per me mbet shqiptar. Ose ne rastin tjeter nese ka : une u bana serb per mos me u ba turk. Po, sikur te mbeteshe vetem shqiptar pa u ba serb e pa u ba turk a nuk do te ishte jo vetem ma e drejte por edhe ma e kollajte.?!
LETËR KIM MEHMETIT
Përshëndetje!
Nuk më njeh, as të njoh. Por, me gjithë respektin, desha të të them që konsideroj se i ke grah llugave me idenë se islami e ka shpëtuar kombin shqiptar në Maqedoni.
E vërteta shkencore është që kombi shqiptar pati natyrisht edhe të mira nga perandoria osmane e nga diferencimi fetar, po. Por të njëjtin efekt diferencues kjo perandori do ta luante edhe po të kish patur si fe zyrtare, ta zëmë, hebraizmin, protestantizmin, shintoizmin, taoizmin, budizmin, hinduizmin, ndonjë nga llojet e animizmit, apo edhe po të kish qenë konsekuent atheiste. Meqë shtysat për konvertim ishin të natyrës sociale e ekonomike, është sigurtë të gjykosh se kombësia shqiptare do ta zgjedhte cilëndo prej këtyre – pra jo vetëm ekskluzivisht islamin! – si rrugë të vetërealizimit, e të daljes nga kulari i dinastive fqinje. Secila nga këto sisteme të vlerave do ta ndante e dallonte kombësinë shqiptare prej fqinjve njësoj siç e dalloi islami.
Ishte tërësia e perandorisë osmane pra, me specifikat e veta ushtarake, ekonomike, sociale, kulturore etj që herë-herë ndihu në mbijetimin e kombit shqiptar, e jo ekskluzivisht feja universaliste islame: tërë perandoria, e jo sall feja e saj. Harrohet shpesh p.sh. rolin që e luajti paranoja e familjes sulltanore, që rrethohej nga joturq për ta siguruar prentendimin e vet ekskluziv mbi fronin: kjo mundësoi që 40 vezirë të ishin etnikisht, nëmos me vetëdije, shqiptarë. Në kalifatin arab, ku postet të gjitha okupoheshin nga arabë e familjarë të dinastisë, islami ishte mjet i asimilimit të pamëshirshëm, siç e tregojnë biblioklazmat e përsëritura gjatë pushtimeve araboislame. Të njëjtat specifika fiks otomane vëren kudo në çdo dimenzion të perandorisë. Po e përsëris: ishte tërë perandoria, jo sall feja e saj!
Kur ta kesh kuptuar që ishte perandoria, e jo sall feja e saj, atëhere mund t’i vësh në kandar vlerat kontra antivlerat e saj. Sepse një gjykim i balansuar duhet ta peshojë edhe faktin se teokracia perandorake, me pabarazitë e veta të qëllimshme, i poshtëroi e tëhuajsoi përditë për 500 vjet ngjim dhjetëramijëra shqiptarë kristianë që prej Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi, e deri në Greqi: në esencë, perandoria osmane ia amputoi këtij kombi përdhunshëm pjesët e veta kristiane. Pastaj, se rënia e perandorisë la pas vëllavrasje gjer në nivel të luftës civile mes shqiptarëve muslimanë e kristianë kudo në Ballkan. E se e njëjta perandori, në prag të fundosjes, u kujdes ta godet qëllimisht e sistematikisht me top barkën e shpëtimit që po e embarkonin nacionalistët shqiptarë me ideologjinë e vet suprafetare, në formën e bashkimit të vilajeteve.
Ai imazh që të del në fund është, natyrisht, goxha kompleks. Goxha larg prej atyre punchlines simplistike si “islami i shpëtoi shqiptarët”, a “perandoria i shpëtoi shqiptarët”. Imazhi që të del në fund është një vërshim i forcave të huaja, që i kishin vorbat i interesat e inatet e hujet e veta, në të cilën shqiptarët u detyruan të notojnë ashtu si ditën e si mundën. Valët e tyre, herë na hodhën në rërë të butë, e herë na përplasën në shkëmbinj. Është absurde të thjeshtësosh sot e t’i jesh mirënjohës një lumi vërshues. Është mazohizëm.
Të fala,
Shqiptar Oseku
500 vjet: Na la vjedhjen si profesion kombetar; na la pabesine si baze te karakterit; na la injorancen si institucion intelektual dhe genjeshtren si institucion moral; na la ndjenjen e provincialit; na la izolimin si instikt mbijetese; na ndau ne pese vilajete; na ndezi edhe me keq sherret me te gjithe fqinjet rreth e rrotull; perdhunshem na e shkaterroi DNA-ne; na mesoi t’i themi derrit daje…dhe tani do qe t’i quajme vellezer. (Arben Kallamata)
http://sq.wikipedia.org/wiki/Masakra_e_Manastirit