(Reagim i SHSHA-së në Çikago lidhur me fjalimin e Zëvendeskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë Musa Xheferi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë)
Diskursi për aktualitetin politik në Maqedoni dhe faktori i orkestruar i BDI-së e ka vendosur mos të ndryshojë qendrimin karshi problemit shqiptar të pazgjidhur dhe që ka mbetur në margjinat e kohës.Nuk është hera e parë që Musa Xhaferi si përfaqësues politik i këtij subjekti dhe njeriu në ulësën pranë Kryeministrit Nikolla Gruevski,në skajshmëri të injorancës të padijës,të mos guximit dhe të gadishmërisë për të hapur çështjne e kauzës shqiptar të mbetur pezull dhe me po ato (standarde)që dikur i akordojë sistemi sllavo-komunist,ka mbetur i vetmi njeri dhe avokat i Marrëveshjes së vdekur të Ohrit për të cilën ky përfaqësues me ritmin kandaloz dhe manipulues sjell me vete një gotë ujë për diplomacinë e qetësisë në rajon(!).
Musa Xhaferri
Është për të ardhur keq,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago,që në tërë fjalimin e Musa Xhaferit në lokalet e tempullit të dijes shkencore e të kulturës së brezave të këtij universiteti nuk pati guximin që të përmend fjalën (populli shqiptar)dhe disa segmente tjera të konfliktit në Maqedoni duke shantazhuar sakrificën e djelmenisë shqiptare që kishin dalur maleve për të lirinë dhe demokracinë si të barabartë me të tjerët.Kujt i shërben kjo thënie e Musa Xhaferit,,Është kjo një çështje e cila gjithmonë imponohet në vende(duke anashkaluar popullin shqiptar në Maqedoni(sic!)për të vazhduar ku për arsye të ndryshme kanë lindur konflikte(në cilin vend dhe në cilën kohë Musa Xhaferi??)dhe në këtë mënyrë gjatë dy dekadave të fundit në rajonin tonë,,.
Asnjëri prej subjekteve politike shqiptare në Maqedoni nuk e ka guximin që të thotë haptas fjalën e kauzës kombëtare shqiptare se e drejta dhe aspiratat kombëtare dhe demokratike të një populli duhen të kalojnë në dispozitat e Kushtetutës si organi më sublim dhe verdikti i së drejtës së mbrotjur me ligjet në parim në kuadër të vijave të kodeve të shtetit.E gjithë kjo po i tregojmë Musa Xhaferit dhe të tjerëve në Maqedoni se nuk ka popull në botë që vetëm përmes marrëveshjeve zhvillon aspiratat e veta kombëtare.Kjo mund të ndodhë vetëm me popullin shqiptar në Maqedoni,ku pushteti aktual sllavo-maqedonas i Nikolla Gruevskit me vete e ka në tovolinë dhe gjithandej kodet dhe dispozitat e ligjit që dalin nga Kushtetuta e Maqedonisë,ndërkaq popullit shqiptar dhe Musa Xhaferit(BDI-së)ua ka lënë dy-tri faqe të një letre pa asnjë vlerë dhe jo obliguese të dofarë dispozitave të Marrëveshjes së vdekur të Ohrit që për popullin shqiptar nuk ka asnjë përspektivë hiqë më shumë do të thoshim se sa një buletë autobusi nga Kërçova për të shkuar deri në Shkup(!).
Prandaj në mungesë të përfaqësimit të popullit shqiptar në Maqedoni në dispozitat dhe kodet e Kushtetutës,me gjasë ata kanë mbetur si në kohën komuniste të kohës së Angel Çemerskit dhe të Llazar Kolishevskit,si qytetarë të rendit të dytë,për këtë nuk e dimë e është krejt në dijeni Musa Xhaferi që po trumbeton ,,qetësinë dhe rahatinë,,(sic!)të popullit shqiptar që sot ka një përbereje kombëtare 40%(të dhënat NATO-në Samitin e Çikagos 2012).Meqë populli shqiptar ka mbetur jasht kornizave të Kushtetutës së Maqedonisë,po i tregojmë Musa Xhaferit se busti i luftëtarit të tri luftërave opër liri dhe mëvetësi në Kosovë,Preshevë dhe Maqedoni të Nuri Mazarit ka mbetur në podrumet e pluhurit të turpit të subjektit të BDI-së që i harroi dhe ua kthej shpinën djelmensië shqiptare të pushkës për liri dhe barazi kombëtare në trojet e veta etnike.
Çështja e pa zgjidhur shqiptare Musa Xhaferi do të zgjidhet nëse keni guximin dhe gadishmërin që të sakrifikoheni që të gjithë për ndryshimet e Kushteturës së Maqedonisë,ku populli shqiptar do të avansohej si i barabartë me të tjerët dhe do të jetë subjekt i shtetndërtimit dhe të kaheve të reja të vlerave të lirisë e të demokracisë.Me sjelljet e deritashme,mund të themi më përgjegjësi të plotë politike dhe pse jo edhe kombëtare se po me këto ,,avansim politik,,të popullit shqiptar dhe po me këto kontura të ,,dispozitave të të drejtave të shqiptarëve,,me Marrëveshjen e vdekur të Ohrit,shqiptarët do ti realizonin vetëm me një urtësi dhe politikë të ,,hollë,,të ditës pa bërë asnjë luftë dhe pa i vrarë djelmeninë shqiptare për të mbetur nën konturat e mrrëveshjeve dhe jashtë kodeve të Kushtetutës që nuk pritet ndonjë ardhmëri kombëtare.Për fund po i themi Musa Xhaferit a jeni përfaqësues i popullit shqiptar në Maqedini,prandaj në fjalimin tuaj në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë,asnëherë nuk e zutë në gojë fjalën populli shqiptar dhe me shumë keni ,,elaboruar,,politikat gjoja aktuale në rajon jasht kontestit kohor dhe pa shqiptarët,thuhet në reagimin e SHSHA-së Në Çikago,që për mjetet e informimit e ka nënshkruar drejtori ekzekutiv Prof.Skënder Karaçica.